Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të sigurojmë 100 njohje, pastaj të bisedojmë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të sigurojmë 100 njohje, pastaj të bisedojmë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të sigurojmë 100 njohje, pastaj të bisedojmë

Shko poshtë

Të sigurojmë 100 njohje, pastaj të bisedojmë  Empty Të sigurojmë 100 njohje, pastaj të bisedojmë

Mesazh nga Binni Sun 5 Sep 2010 - 6:02

Të sigurojmë 100 njohje, pastaj të bisedojmë  F.0905175301843_m

Bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të ketë, pa marrë parasysh rezolutën e Serbisë, ndryshimin apo mosndryshimin e kësaj rezolute. Kosova duhet ta caktojë një pikë të vetën që të ulet me Serbinë në ato bisedime. Çështja më e rëndësishme është që të rritet numri i njohjeve, që të arrijmë numrin 100, e pastaj të ulemi e të bisedojmë. Kështu ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Ilir Deda.

“Bisedimet Prishtinë - Beograd janë bërë agjendë e bashkësisë ndërkombëtare, e sidomos e Bashkimit Evropian, nga fillimi i vitit 2010. Vetëm se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që e favorizoi Kosovën, e ka zënë në habi edhe vetë BE-në, e cila ka pasur një agjendë tjetër për zhvillim të bisedimeve. Brukseli dëshironte që, në qoftë se mendimi do të ishte neutral, bisedimet të fillonin në gusht, duke marrë parasysh që në rast se mendimi i GJND-së nuk ishte neutral atëherë edhe ngutja për këto bisedime nuk ka kuptim”, ka thënë Deda.

Duke mirëpritur njohjen nga Hondurasi, Deda ka thënë se çështja më e rëndësishme është që të rritet numri i njohjeve, ta mbërrijmë numrin 100 pastaj të ulemi të bisedojmë me Serbinë pa marrë parasysh kur do të ndodhë kjo.

Sipas tij, gjasat janë jashtëzakonisht reale që bisedimet të ndodhin sivjet, duke pasur parasysh që BE-së po i ngutet që të ketë bisedime Prishtinë-Beograd, por “nuk do të jetë kaq lehtë dhe do të jetë shumë më i komplikuar, sidomos draftimi i agjendës për bisedimet e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo duke marrë parasysh kundërthëniet e mëdha që ekzistojnë ndërmjet mes dy vendeve dhe atë se çka dëshirojnë të nxjerrin nga bisedimet Serbia dhe Kosova”.

Deda thotë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është parakusht për zhvillimin e këtyre bisedimeve, por “ndoshta ajo duhet të jetë përfundimi i bisedimeve; normalizimi duhet të jetë një datë kur Serbia do ta njohë Kosovën”. Megjithatë, thotë ai, e rëndësishme është që të jemi të përfaqësuar në mënyrë të barabartë dhe tavolina e bisedave duhet ta reflektojë këtë barazi, domethënë “ne ulemi si shtet i pavarur të bisedojmë me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve fqinjësore”.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sigurojmë 100 njohje, pastaj të bisedojmë  Empty Re: Të sigurojmë 100 njohje, pastaj të bisedojmë

Mesazh nga Vizitor Sun 5 Sep 2010 - 6:07

http://sq.wikipedia.org/wiki/Njohja_e_Kosov%C3%ABs_si_shtet_i_pavarur

Ketu mund te gjejme te dhena dhe analiza fikse, per cdo lloj lajmi besoj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi