Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Shaqiri” shkëlqimi i vetëm i Zvicrës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Shaqiri” shkëlqimi i vetëm i Zvicrës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Shaqiri” shkëlqimi i vetëm i Zvicrës

Shko poshtë

“Shaqiri” shkëlqimi i vetëm i Zvicrës Empty “Shaqiri” shkëlqimi i vetëm i Zvicrës

Mesazh nga Binni Fri 10 Sep 2010 - 10:20

“Shaqiri” shkëlqimi i vetëm i Zvicrës 1232065_full-prt-282x300

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri ishte shkëlqimi i vetëm i Zvicrës në disfatën që pësuan “helvetikët” të martën mbrëma në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2012 nga Anglia me rezultatin 3:1.

Shaqiri, 18-vjeçar, u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi golin më të bukur të ndeshjes, duke e mposhtur portierin e Manchester Cityt, Joe Hart, me një goditje të fuqishme nga 25 metra. Ky gol i Shaqirit mund t’ia ketë hapur dyert drejt një transferimi disamilionësh në Premier Leaguen e Anglisë. Për Shaqirin ky ishte goli i parë në fanellën e Zvicrës.

“Për Shaqirin goli me Anglinë mund të sjellë një situatë tejet të lakmueshme. Ata që e njohin politikën e transferimeve të skuadrave anglezeve, janë edhe në dijeni se një gol i tillë në shumicën e rasteve është fillimi i një transferimi disa milionësh. Ndoshta goditja e Shaqirit ka qenë një goditje milionëshe”, shkruan gazeta zvicerane “Aargauer Zeitung”.

Shaqiri ishte shqiptari i vetëm në radhët e Zvicrës për ndeshjen kundër Anglisë. Njëherësh ishte edhe lojtari më i mirë te “helvetikët”.

“Në humbjen 1:3 kundër Anglisë vetëm Shaqiri tregoi zemër”, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.
Shaqiri vetë ndonëse ishte shumë i lumtur për golin e shënuar, prapë nuk mundi t’i gëzohej shumë, pasi që përfaqësuesja e tij pësoi.

“Edhe pse goli ishte mjaft i bukur, atij nuk mund t’i gëzohem. Kemi mundur të nxjerrim më shumë. Por, me përformancën e pjesës së dytë mund të jemi të lumtur. Pas përfundimit të ndeshjes portieri anglez Joe Hart më përgëzoi për golin që shënova”, ka thënë Shaqiri.

Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, po ashtu ka përgëzuar Shaqirin për performancën e treguar, njëherësh edhe ka arsyetuar vendimin e tij për të mos aktivizuar kosovarin që nga fillimi.
“Unë e kam parashikuar që ta aktivizoj Shaqirin në pjesën e dytë, që të mund të bëj ndryshimin. Po ta aktivizoja nga fillimi, atëherë nuk do të luante kështu si luajti. Por, Xherdani për moshën e tij është mjaft para. Këtë e ka treguar edhe kundër Anglisë”, ka thënë Hitzfeld.
Shaqiri me Përfaqësuesen “A” të Zvicrës debutoi në mars të këtij viti. Ai ishte pjesë e “helvetikëve” në Botërorin 2010 të futbollit të mbajtur në Afrikë të Jugut, ku u aktivizua disa minuta në ndeshjen e fundit të fazës grupore kundër Hondurasit.

Shaqiri stinorin e kaluar me Baselin e fitoi titullin e kampionit të Zvicrës dhe Kupën e Zvicrës. Ai u shpall edhe lojtari më i mirë i ri i vitit në Zvicër.
Me Baselin do të luajë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi