Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut

3 posters

Shko poshtë

Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut Empty Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut

Mesazh nga Era Thu 16 Sep 2010 - 3:45

Grupet e Gjakut, Percaktimi i Grupeve te Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut
Zbulimi i Grupeve te Gjakut

Eksperimentet me Transfuzionin e Gjakut, transferimi i gjakut apo komponenteve te gjakut nga nje person ne tjetrin, ka qene nje brenge e madhe pe qindra vjet. Shume pacient kane vdekur, por kjo ka ndodhur vetem deri ne vitin 1901, kur shkencetari Austrian Karl Landsteiner zbuloi grupet e gjakut te njerezve, me te cilat transfuzionet e gjakut kane qene me te sigurta.
Perzierja e gjakut te dy njerezve mund te shkaktoj bllokimin dhe aglutimin e gjakut. Kjo mund te shkaktoj reaksione toksike dhe mund te kete reaksione me pasoja fatale. Karl Landsteiner zbuloi se ky eshte nje reaksion imunologjik, i cili ndodh kur marresi i gjakut ka antitrupa kunder qelizave te gjakut te dhuruesit.
Puna e Karl Landsteinerit e beri te mundshme te percaktohen grupet e gjakut dhe kjo e shtroi rrugen qe transfuzioni i gjakut te jete i sigurte. Per kete zbulim ai u shperblye me emimin Nobel ne Mjekesi ne vitin 1930.


Cila eshte perberja e gjakute

Njeriu i rritur ne qarkullimin e gjakut ka rreth 4–6 litra gjak ne trup. Ne mes tjerash, gjaku ben transportimin e Oksigjenit ne te gjitha pjeset e trupit.
Gjaku permban disa tipe te qelizave, te cilat notojne neper lengun e quajtur Plazma.

Eritrocitet (Qelizat e kuqe te gjakut) permbajne hemoglobine, nje proteine e cila e lidh oksigjenin. Qelizat e kuqe te gjakut transportojne oksigjenin dhe e largojne dioksidin e karbonit nga indet e trupit.

Leukocitet (Qelizat e bardha te gjakut) i luftojne infeksionet e ndryshme.

Trombocitet bejne mpiksjen e gjakut, p.sh. kur shkaktohet ndonje plage me gjakderdhje.

Plazma permbane kripera dhe proteina te ndryshme.


Cilat jane grupet e gjakute

Dallimet ne gjakun e njeriut jane ne prezencen ose mosprezencen e molekulave te caktuara proteinike te quajtura antigjene dhe antitrupa. Antigjenet jane te lokalizuara ne siperfaqe te qelizave te kuqe te gjakut (eritrocite), ndersa antitrupat jane ne plazme te gjakut. Individet kane tipe dhe kombinime te ndryshme te ketyre molekulave. Grupi i gjakut, te cilit ju i perkisni, varet nga trashegimia prinderore.
Jane rreth 20 sisteme gjenetike te grupeve te gjakut te njohura deri me sot, por sistemi ABO dhe Rh i grupeve te gjakut eshte me i rendesishmi i shfrytezuar per transfuzionet e gjakut. Jo te gjitha grupet e gjakut jane kompatibile me njera-tjetren. Perzierja e grupeve jokompatibile te gjakut shkakton aglutinimin e gjakut, i cili mund ta rrezikoj jeten e pacientit.
Laureati i emimit Nobel, Karl Landsteiner ishte i perfshire ne zbulimin e te dy sistemeve te grupeve te gjakut ABO dhe Rh.
Era
Era
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 64
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut Empty Re: Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut

Mesazh nga Era Thu 16 Sep 2010 - 3:46

Grupi i Gjakut A

Nese ju i takoni grupit A te gjakut, atehere ju keni A antigjenet ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut dhe B antitrupat ne plazmen tuaj te gjakut.

Grupi i gjakut B

Nese ju i takoni grupit B te gjakut, atehere ju keni B antigjenet ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut dhe A antitrupat ne plazmen tuaj te gjakut.

Grupi i Gjakut AB

Nese ju i takoni grupit AB te gjakut, atehere ju keni te dy A dhe B antigjenet ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut ndersa nuk keni as A as B antitrupat ne plazmen tuaj te gjakut

Grupi i gjakut 0

Nese ju i takoni grupit O (zero) te gjakut, atehere ju nuk keni as A as B antigjenet ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut,por ju keni te dy A dhe B antitrupat ne plazmen tuaj te gjakut.


Transfuzionet e gjakut
kush mund te pranoj gjak nga kushe


Natyrisht edohere mund ti dhurohet gjak i grupit A personit qe e ka grupin A te gjakut, gjakun e grupit B personit qe e ka grupin B te gjakut dhe keshtu me radhe. Por nganjehere pacienti mund te merr gjak edhe te ndonje grupi tjeter.

Nje transfuzion do te ishte i sukseshem nese nje person, i cili do te merr gjak e ka nje grup te gjakut qe nuk ka asnje antitrup kunder antigjeneve te gjakut te dhuruesit. Por ne te kunderten mund te kete pasoja per pacientin.


GJAKU-roli i tij


-Gjaku eshte ind i lenget i cili me qarkullimin e vet te panderprere siguron lidhjen humorale ne mes te organeve te organizmit tone.Qarkullimi i gjakut ne sistemin e eneve te gjakut eshte mundesuar me punen e drejt dhe punen ritmike te zemres,integritetin dhe elasticitetin e eneve te gjakut.Roli kryasore i gjakut eshte t'ua mundesoje jeten qelizave,njesive themelore,anatomike dhe funkisonale te oragnizmit tone.
Vellimi-Vellimi i gjithembarshem i gjakut te njeriut te rritur me pesh 70kg perafersishte arrine 5 litra.Nese njeriu eshte i trash,vellimi i gjakut eshte me i vogel,sepse ind vjamor ka fare pak ne enet e gjakut.Rritja e vellimit te gjakut (deri 30%) manifestohet gjate shtatzanise,edhe kjo ne tre muajt e fundit.Kjo rritje me te vertete kontribone qe lehona ti perballoje mire edhe humbjes se madhe te gjakut gjate lindjes.Nese humbja e gjakut eshte me e madhe se sa 30%,e sasise se tersishme te gajkut,atehere paraqiten simptomat e "shokut" psthemorragjike.
-Gjaku pra ka ngjyre te kuqe ne te cilin notpjne qelizat e gjakut.Pamja e gjakut nvaret prej perqindjes se oksigjenit d.m.tm sasise se oksigjenit (HEMOGLOBINES),qe eshte e vendosur ne qelizat e kuqe.
Peberja-gjaku ndahet ne dy pjese perberese te veta:plazmen e gjakut dhe qelizat e gjakut.-Plazma e gjakut perben pjesen e lenget te gjakut.
Qelizat e gjakut-Ekzistojne disa tri lloje te qelizave:
ERITROCITET-(qelizat e kuqe)-paraqesin numrin me te madh te qelizave ne organizem.Numri i tyre eshte me i madh te meshkujt por numri i tyre mund te ndryshoje edhe ne kushte fiziologjike (rritja e punes muskulore,jeta ne lartesi te medha,klima etj)nderkaq ndikim me ta madh ka mosha e organizmit.
funksioni-me i rendesishme i qelizave te kuqe te organizmit eshte se bejne bartjen e oksigjenit prej mushkerive e deri ne inde,dhe bartjen e karbondioksidit pj indeve ne mushkeri.(hemoglobina)
LEUKOCITET-apo qelizat e bardha te organizmit,ndahen ne grupe te ndryshme te cilat ne menyra te caktuar marrin pjese ne mbrojtjen e organizmit.Deri te rritja e numrit te Leukociteve mund te vie ( ne kushte fiziologjike:gjat puneve te renda fizike,gjate shtatzanise etj.Leukocotet ne gjak jetojne 3-5 dite.
TROMBOCITET-apo pllakezat e gjakut,jane elementet me te imta te gjakut.Jeta e tyre eshte 4-8 dite.Ne organizem kane role shume te rendesishme,prej te cilave me i rendesishmi eshte roli ne pengimin e gjakederdhjes pas lendimit.
Era
Era
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 64
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut Empty Re: Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut

Mesazh nga albushi Thu 16 Sep 2010 - 6:19

Dhuro Gjak ... Shpeto Nje Jete
albushi
albushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : GJakove
Postime Postime : 306
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 13/09/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Skijatore ne breg te detit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut Empty Re: Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut

Mesazh nga Anakonda Wed 1 Feb 2012 - 7:57

Dhuro gjak,dhe ndihmo njerezit ne nevoje...........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut Empty Re: Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi