Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
YouTube dhe Guggenheim shfaqin video artistët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
YouTube dhe Guggenheim shfaqin video artistët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

YouTube dhe Guggenheim shfaqin video artistët

Shko poshtë

YouTube dhe Guggenheim shfaqin video artistët Empty YouTube dhe Guggenheim shfaqin video artistët

Mesazh nga Alberti Sat 25 Sep 2010 - 0:21

YouTube dhe Guggenheim shfaqin video artistët Thumbnail.php?file=youtube3_546228441

Muzeu Guggenheim është bashkuar me YouTube në një partneritet që pasqyron ndikimin në rritje të medias së re si një formë arti.
Kështu, së bashku kanë krijuar “YouTube Play” që të zbulojnë dhe t’i shfaqin artistët duke punuar online në video.
Një listë e shkurtër prej 125 artistëve dhe videove të tyre janë plasuar në ueb faqen YouTube.com dhe në kioskat e Guggenheimit në New York, Berlin, Venecia dhe Bilbao. Ata ishin përzgjedhur në mesin e më shumë se 23 mijë aplikuesve në YouTube, nga 91 vende të ndryshme të botës.
Nancy Spector, zëvendësdrejtoreshë dhe shefe kujdestare e Fondacionit Guggenheim, ka thënë për Reuters, se muzeumi ishte futur në këtë projekt sepse ata ishin të mahnitur me “idenë e të parit nga shtëpia video online që po lind si një formë arti me të drejtën e vet.”
“Kjo është një pyetje, e jo një deklaratë,” ka thënë ajo. “Kështu që për këtë ia vlen të eksplorosh.”
YouTube Play është përpjekja më e fundit e sajtit për shpërndarjen e videove për të shtyrë kufijtë e formave të ndryshme të artit, dhe pason “YouTube Symphony Orchestra” dhe projektin filmik “Life in a Day.”
Një juri prej 11 vetash – e ndër ta edhe regjisori i filmit, Darren Aronofsky, muzikantët e SHBA-së, Animal Collective, dhe artisti vizual japonez Takashi Murakami – do t’i përzgjedhin për finale 20 nga 125 videot.
Më 21 tetor, këta 20 emra do të publikohen dhe do të mund të shohin punën e tyre të prezantuar në muzeun Guggenheim në New York. Poashtu edhe muzetë Guggenheim në Berlin, Venedik dhe në Bilbao do të prezantojnë këto vepra.
Murakami ka thënë se risitë teknologjike kanë bërë “ndryshime drastike në të dyja format, dhe në shpërndarjen e shprehjes artistike.”
YouTube është një medium për komunikim me botën në përgjithësi, dhe ne nuk mund ta quajmë veten atistë thjesht duke zbuluar diçka speciale, dhe vetëm duke e prezantuar në publik,” ka thënë Murakami.
“Në këtë drejtim, YuoTube, ka nxitur një revolucion,” ka vazhduar ai.
Ndërmjet 125 gjysmë finalistëve janë: rok bendi “OK Go”, dy herë kampionia amerikane e shahut, Jennifer Shahade, dhe Joe Penna, si dhe ndër 8 më të kërkuarit në YoyTube, i njohur më mirë si MysteryGuitarMan.
Gjithashtu përfshihen edhe artistët holandezë si, Evelien Lohbach, fotografin Keith Loutit nga Sydney, shfaqjet e grupeve artistike njujorkeze, “Improv Everywhere” dhe animatori holandez, Sjors Vervoot.
“Përzgjedhja ësht e larmishme në teknikë, subjekt, vend dhe status profesional, që reflekton në rritjen e qasjes në teknologjinë e mediumeve te reja në tërë botën,” ka thënë Spector.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi