Studentët e rretheve, korrierë droge në Tiranë
2 posters
Faqja 1 e 1
Studentët e rretheve, korrierë droge në Tiranë
Studentët “korrierë” të lëndëve narkotike drejt Tiranës, alarmojnë skuadrën e antidrogës në kryeqytet, shkruan e përditshmja Gazeta Shqiptare. Vetëm dy javë më parë u arrestuan tre të rinj, me 2.6 kile hashash nga të cilët njëri ishte student dhe një tjetër kishte fituar shkollën dhe ishte nisur të regjistrohej si student në Tiranë.
Burime të besueshme pranë Drejtorisë së Policisë të Tiranës janë shprehur për të përditshmen se janë ngritur ekipe të veçanta agjentësh antidroge, të cilët do të bëjnë shërbim dhe do të mbikëqyrin lëvizjet e studentëve pranë fakulteteve të ndryshme dhe në disa gjimnaze të kryeqytetit. Të njëjtat burime thanë se është bërë një studim i hollësishëm që ka “rifreskuar” hartën e pikave të nxehta të shitjes dhe përdorimit të drogave në Tiranë.
Sipas kësaj harte, zonat meë të nxehta janë zona e Bllokut, kryesisht në orët e vona të natës; zona të veçanta në Laprakë, pranë pallatit me shigjeta, Bërrylit, shkollës së Bashkuar dhe shkollës së Kuqe, te pallatet 9-katëshe, zona e Don Boskos dhe kodrat e liqenit Artificial, janë zonat më problematike të drogës në kryeqytet. Burime të Gazetës thanë se pikërisht në këto zona janë shtuar shërbimet me uniformë që realizohen nga patrullimet e komisariateve, si edhe e agjentëve të skuadrës antidrogë. Agjentë të antidrogës kanë nisur të vëzhgojnë gjatë orarit të shkollës dhe disa gjimnaze.
Re: Studentët e rretheve, korrierë droge në Tiranë
she she she qenkan hap vene pune te reja
Vizitor- Vizitor
Re: Studentët e rretheve, korrierë droge në Tiranë
Nuk eshte per tu qeshur po duhet te jet nje denim sepse po shakterrojne femi jo mo te medhenje
Re: Studentët e rretheve, korrierë droge në Tiranë
..Klea@Love shkruajti:Nuk eshte per tu qeshur po duhet te jet nje denim sepse po shakterrojne femi jo mo te medhenje
femijet nuk kane lek me shku me e ble yllo
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Dhunuan studentët, arrestohen 8 truprojat e universitetit privat
» Lamtumira për studentët
» Italia: Studentët shqiptarë, të dytët nga të huajt e universiteteve tona
» Studentët letër Berishës-Ramës: Harroni konfliktet në emër të së ardhmes
» Studentët, ndihmojnë fëmijet që luftojnë me vdekjen
» Lamtumira për studentët
» Italia: Studentët shqiptarë, të dytët nga të huajt e universiteteve tona
» Studentët letër Berishës-Ramës: Harroni konfliktet në emër të së ardhmes
» Studentët, ndihmojnë fëmijet që luftojnë me vdekjen
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi