Italia: Studentët shqiptarë, të dytët nga të huajt e universiteteve tona
2 posters
Faqja 1 e 1
Italia: Studentët shqiptarë, të dytët nga të huajt e universiteteve tona
Romë, 25 nëntor, NOA - Në kontingjentin e studentëve të huaj në Itali, shqiptarët renditen të dytët, pas atyre kinezë. Kjo është e dhëna më e fundit që mbërrin nga statistikat italiane të arsimit, sipas të cilës, kjo kategori në tërësi zë 3.6% të totalit të studentëve të huaj që preferojnë universitetet italiane për të marrë një diplomë.
Raporti në fjalë, i cituar nga e përditshmja “Repubblica”, pohon sesi numri i tyre në klasat e universitetit, rritet vit pas viti. Dhe degët që studentët shqiptarë preferojnë më shumë në Itali, janë ajo e Ekonomisë, ndjekur nga Mjekësia dhe Inxhinieria.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se studentët e huaj të regjistruar në vitin akademik 2010-2011 kanë shënuar një një rritje në krahasim me vitet e mëparshme. “Pas Italisë, Kina dhe Shqipëria janë dy vendet më të përfaqësuara në auditoret e universiteteve tona”, citojnë ekspertët italianë të arsimit.
Duke vijuar më tej me faktin se në total, numërohen 61.777 studentë të huaj në universitetet italiane; duke u renditur gjithsesi pas Gjermanisë ku studentët e huaj zënë 10.9% të totalit, apo në Francë ku zënë 11.2% dhe pothuajse 20% në Mbretërinë e Bashkuar.
Në Itali, të dhënat zyrtare flasin për një rritje të këtij treguesi me shifrën e qëndrueshme prej 0.2% në vit. Kjo mund të shpjegojë edhe faktin se përse punësimi i të huajve me diploma universitare ka qenë në rritje në vendin përtej detit, nga 3.8% në vitin 2008 në 4.6% në vitin 2010.
Ku mund të studioni? Ndër studentët e huaj, 33% preferojnë Italinë e Qendrës. Një përqendrim i tyre që shpjegohet nga prania e tyre në qytete të tilla si Roma (9449 studentë të huaj), Firence (2942) dhe Piza (1427) etj.
Ndërsa sa i përket zgjedhjes së degëve, statistikat e arsimit të lartë italian tregojnë se studentët e huaj që studiojnë ekonomi numërohen 18.2% të totalit. Ata për Mjekësi dhe Kirurgji numërojnë 13.8% të totalit, ndërsa shkencat e Komunikimit janë të fundit në renditjen e preferencave, me vetëm 0.6% të frekuentimit në total të tyre.
n.e/NOA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Italia: Studentët shqiptarë, të dytët nga të huajt e universiteteve tona
Yes yes yes hahahahaha celebrate005
Similar topics
» Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po kontrakton maredheniet sociale
» Me shume na germojne te huajt
» Lamtumira për studentët
» Lighthill: Mos prisni filma për Kosovën nga të huajt
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi