Manikyri, ngjyrat dhe përshtatja me duart
2 posters
Faqja 1 e 1
Manikyri, ngjyrat dhe përshtatja me duart
Është vënë re se një nga detajet më të rëndësishme për një mashkull, kur sheh një femër, janë duart ato që bien menjëherë në sy. Për këtë arsye, femrat përpiqen që t’u kushtojnë më tepër vëmendje duarve, përzgjedhjes së manikyrit dhe ngjyrës së duhur. Nuk është e tepërt që edhe ju t’i mësoni të rejat e fundit për manikyrin.
Manikyr i kuq i ndezur
Kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mëson edhe të bëni disa truke siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.
Manikyr rozë dhe perlë
Është i rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.
Manikyr i purpurt dhe vishnje
Janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.
Manikyr violë
Nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur, duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit. Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit. Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa tek ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta.
Lëkura
Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh që ngjyra e portokalltë tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj.
Thonjtë e zverdhur nga duhani
Një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta. Ose vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve. Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqeji thonj me vaj ulliri.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Manikyri, ngjyrat dhe përshtatja me duart
manikyr i zi mpelqen(sepse adhuroj ngjyren zi)
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Blu dhe portokall, ngjyrat e këtij sezoni
» Ngjyrat e vjeshtës
» Ngjyrat e jetës
» Ngjyrat e flokëve, kancerogjene?
» Duart dhe burimi i energjise
» Ngjyrat e vjeshtës
» Ngjyrat e jetës
» Ngjyrat e flokëve, kancerogjene?
» Duart dhe burimi i energjise
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi