Blu dhe portokall, ngjyrat e këtij sezoni
Faqja 1 e 1
Blu dhe portokall, ngjyrat e këtij sezoni
Tendencat e modës pranverë/verë 2014 janë dominuar nga ngjyrat blu dhe portokalli, tonalitete me shumë "karakter" për veshjet. Për sezonin e ngrohtë, firmat më të famshme të modës kane vendosur të na japin disa ide me fantazi tradicionale dhe njëngjyrëshe. Fjala kyç është: ngjyra! Fantazitë shumëngjyrëshe dhe tonalitetet e ndezura në shumë gradime ngjyrash do të jenë të preferueshme. Veshjet janë krijuar duke sjelle shpirtin diellor dhe misterioz te ngjyrave blu dhe portokalli te cilat nxjerrin ne pah feminilitetin. Ngjyra e natës dhe ajo e diellit të perëndimit, janë protagonistët e vërtet të tendencave të modës në pranverë/verë 2014. Ngjyrat sensuale të blusë dhe të portokallisë karakterizojnë veshjet dhe aksesorët, një miks ngjyrash intriguese. Fantazia e ngjyrave të ngrohta në stilin jungle dhe stampat frymëzuar nga pop art, influencojnë pasarelat e Dior, Prada, Prabal Gurung dhe Celine Paris. Një trend shume cool për sezonin tjetër, madje as Dolce & Gabbana nuk ka ditur ti rezistoje. Për dashamirëset e ngjyrave të zbehta, prerjet e thjeshta dhe të rregullta të Liu Jo janë shfaqur në një gamë të madhe ngjyrash, nga ato më të theksuara deri tek më delikate, për të krijuar një outfit shumë të rafinuar. Stampat grafike të thjeshta nga Fausto Puglisi dhe në versionin sporty chic nga Tommy Hilfiger, janë dedikuar të pasionuarave pas elegancës më të sofistikuar. Pinko propozon kombinime të bukura për një look miks për ato qe nuk kane frikë të guxojnë. Christopher Kane dhe John Galliano propozojnë look metalizato që nuk ndalen së habituri me shkëlqimin absolut të ngjyrave, në linjë me protagonistët e vitit, Radiant Orchid.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dieta me portokall
» F1- Sezoni i ri i F1
» Divjakë, nis sezoni turistik pa ujë
» Celet sezoni turistik
» Ngjyrat e vjeshtës
» F1- Sezoni i ri i F1
» Divjakë, nis sezoni turistik pa ujë
» Celet sezoni turistik
» Ngjyrat e vjeshtës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi