Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te rejat e fundit nga qielli People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te rejat e fundit nga qielli People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te rejat e fundit nga qielli

2 posters

Shko poshtë

Te rejat e fundit nga qielli Empty Te rejat e fundit nga qielli

Mesazh nga WebMaster Thu 24 Dec 2009 - 5:19

Tornado dhe akuj të thatë në planetin Mars, “damarë” të çuditshëm në Fobos dhe stuhi të mëdha në Saturn
Eklipsi më i gjatë dhe misteret e Diellit
Edhe një herë tjetër, Diellit i është zënë drita nga Hëna: më 22 korrik të këtij viti, në Azi dhe Oqeanin Paqësor ra errësira për shkak të eklipsit më të gjatë të shekullit XXI, i cili zgjati 6‘39‘‘ (eklipsi më i gjatë i regjistruar në shekullin e kaluar ishte ai i vitit 1955, që zgjati 7‘08‘‘).
Dikur eklipset priteshin shumë nga astronomët, sepse ofronin mundësinë për të studiuar yllin tonë, sepse shkëlqen aq shumë sa nuk mund të shihet me sy të lirë. Në fakt, sot, eklipset janë “një takim” për të pasionuarit, ndërsa studimi i yllit arrihet përmes teleskopit.
Përvëlues
Pikërisht një prej satelitëve më modernë, japonezi “Hinode”, ka arritur të zgjidhë një prej mistereve më të mëdha që mbështillte yllin tonë. Pse temperatura e atmosferës më të jashtme, kurora e Diellit, është 10 milionë gradë Celsius, ndërsa ajo më e brendshmja është disa mijëra? Mesa duket, shkaku lidhet me “nanoflare”-t, ose shpërthimet diellore me përmasa të vogla, që deri më sot, askush nuk kishte qenë në gjendje t‘i shihte. Fatmirësisht arriti t‘i shihte sateliti “Hinode”, i cili zbuloi se nga Dielli ngrihen “spërkatje” që formojnë rryma të forta. Këto të fundit, krijojnë “tuba magnetikë”, të quajtura “coronal loop” (gypa koronarë), që shtrihen miliona kilometra larg nga sipërfaqja diellore, duke i dhënë jetë një “guaske” prej materiali shumë të rrallë, me temperaturë disa miliona gradë.
Prova: Kemi qenë në Hënë
Sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” e NASA-s po fotografon sipërfaqen e Hënës me rezolucionin 1 m, që të gjejë vendin më të përshtatshëm për të ndërtuar një bazë. Sonda ka fotografuar edhe format e Hënës të misioneve të mëparshme, duke përgënjeshtruar ata që nuk pranojnë se njeriu ka qenë në Hënë.
Apollo 11
Forma: Shqiponjë (1969)
Vendi: Deti i Qetësisë
Apollo 14
Forma: Antares ose “zemra e Akrepit” (1971)
Vendi: Terrenet e larta të Fra Mauro-s
Apollo 15
Forma: Falkon (1971)
Vendi: Pllaja e “Hadley”-t
Apollo 16
Forma: Orion (1972)
Vendi: Terrenet e larta të Deskartes
Apollo 17
Forma: “Sfiduesi” (1972)
Vendi: Lugina “Taurus-Littrow”
Vrima të zeza dhe meteorë: misteret e Marsit
Akuj të thatë që “avullojnë”, meteorë dhe misteri i metanit. Këto janë disa prej fenomeneve të studiuara gjatë muajve të fundit nga misionet e vazhdueshme në planetin Mars. Një prej fotove më spektakolare është ajo e fotografuar nga sonda e NASA-s, “Mars Reconnaissance Orbiter” në Polin Jug të planetit: në këtë foto dallohet lehtë prania e disa njollave të zeza misterioze. Mendohet se janë pasojë e një fenomeni stinor: gjatë dimrit, në pole, anhidridi karbonik i atmosferës së dendësuar krijon një shtresë të trashë “akulli të thatë”. Hapësirat e zeza prodhohen nga pluhurat e rëna mbi sipërfaqe (ndoshta të ndihmuara nga gazet), përmes të çarave në akull, të cilat zhyten më pas thellë nga erërat, që në imagjinatën tonë fryjnë nga e djathta në të majtë.
I sterilizuar?
Sondat vazhdojnë të studiojnë edhe një mister tjetër, atë të metanit. Në fakt, ky gaz është gjetur edhe në atmosferën e planetit. Gjithsesi mister mbetet jo vetëm prejardhja e tij, por edhe mënyra se si ky gaz shkatërrohet me një ritëm, të paktën 600 herë më të madh se sa pritet. Shkaku është i dyshimtë, megjithatë mendohet të jetë prania e peroksidit të hidrogjenit (uji i oksigjenuar) në ajër. Nëse kjo do të vërtetohej, ambienti i planetit Mars do të ishte “i sterilizuar” dhe pa jetë. Për ta mbyllur, roboti “Opportunity” gjeti një meteor të rënë 3 miliardë vjet më parë: ekzistenca e tij do të vërtetonte se, atëherë atmosfera e planetit Mars ishte më e dendur se sa sot, sepse në të kundërt meteori do të kishte rënë më shpejt dhe do të ishte shpërbërë në përplasje.
Vrazhda nga tornadot
Sipërfaqja e planetit Mars është përshkuar nga shumë tornado (të quajtura “dust devil”) që janë fotografuar nga satelitët në orbitë (fotoja e madhe) dhe robotët që lëvizin në sipërfaqe (fotot e vogla me numra). “Dust devill” janë vorbulla të ngjashme me ato që formohen në planetin Tokë: kur Toka, duke u ngrohur gjatë ditës, ia transferon nxehtësinë ajrit që qëndron përmbi, kjo shtresë e ajrit ngjitet lart, ndërsa shtresa e ftohtë që ka qëndruar lart, zbret poshtë. Më pas “qeliza” fillon të rrotullohet, por kur ka erëra horizontale dhe lëviz për shumë kilometra para se të humbasë qëndrueshmërinë.
Objektivi i fundit: Hëna e Marsit
Fobos është Hëna më e madhe e planetit Mars, me një diametër maksimal që arrin deri në 27 kilometra. Për astronomët është një objekt misterioz, duke filluar që nga “damarët” që e rrethojnë në të gjitha anët. Për shumë kohë janë hedhur hipoteza se është krijuar nga materiali i lëshuar gjatë përplasjes me një asteroid, por sot mendohet se janë rezultati i depozitimit të gazrave të planetit Mars, të shpërndara nga meteorët e rënë mbi planetin e kuq. Së fundmi, mendohet se Fobos, përbëhet nga një aglomerat blloqesh shkëmbore i mbuluar nga një shtresë pluhuri e trashë 1 metër dhe se e ka prejardhjen nga “familja” e asteroideve.
Misioni rus
Për ta studiuar është parashikuar një mision rus, “Phobos Grunt” që do të niset në Mars këtë muaj (ose në vitin 2011 në rast se ka probleme) dhe do të marrë një kampion për ta sjellë në Tokë. Në bord do të jetë i pranishëm edhe një bakter (Deinococcus radiodurants) i quajtur “Conan”, për shkak të rezistencës së tij ndaj rrezatimeve: do të shohim nëse është në gjendje t‘i rezistojë udhëtimit.
Satelitë të rinj dhe stuhi metani
Nuk mungojnë edhe të rejat nga Saturni. Si fillim, është zbuluar një Hënë e re, falë hijes së saj, e gjatë 41 kilometra. Hëna është vënë re mbi unaza gjatë javëve të fundit. Ky satelit i ri e çon në 60 numrin e atyre të njohur, edhe pse pjesa më e madhe e këtyre satelitëve nuk kanë përmasa të mëdha dhe po diskutohet nëse të klasifikohen vërtet si hëna. Gjithashtu është zbuluar se një Hënë e njohur, “Dafne”, për shkak të parregullsisë së saj në orbitë, krijon një valë të vogël mes unazave të Saturnit.
Stuhi të mëdha
Më në fund ka bërë bujë një qelizë stuhie e zbuluar në “Titan”, Hëna më e madhe e Saturnit, e cila zë një sipërfaqe të ngjashme me atë të Indisë, e krijuar mbi një zonë të thatë. Është formuar nga një re metani, që mendohet se mund të prodhojë sasi të mëdha reshjesh. Fatkeqësisht, deri më tani, në Titan nuk janë parë kurrë reshje të mëdha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te rejat e fundit nga qielli Empty Re: Te rejat e fundit nga qielli

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Nov 2012 - 22:19

mir qe na prune lajmet se na kishte marr mallli me ngju naj gja andej nga siper
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi