Lumi i Vlorës, turizëm arkeologjik dhe natyror
Faqja 1 e 1

Bukuria natyrore, pyjet, malet, traditat në gatime dhe në veshje, përbëjnë ato vlera që kanë nisur të ngacmojnë kuriozitetin dhe vëmendjen e turistëve. Mjaft të huaj, kanë mbërrritur dhe kanë kaluar në fshatrat e kësaj zone, ditë të këndshme, të mbushura me surpriza.-Reportazh-
H.Koçi
-Zona e Lumit të Vlorës, një pjesë e të cilës përfshihet në atë që njihet me emrin Krahina e Labërisë, është një nga hapësirat më me vlerë në rrethin jugor. Resurset natyrore dhe ato kulturore-arkeologjike, spikasin në këtë territor, që përmbledh 58 fshatra me një popullsi prej rreth 50 mijë banorësh. Kjo zonë nis me Kurveleshin e Poshtëm tek Buronjat dhe gryka e Kuçit dhe vazhdon deri në Myzeqenë e Vlorës, në një gjatësi të përgjithshme prej rreth 80 km dhe një sipërfaqe 332 km katrorë. Në Lumin e Vlorës përfshihen shtatë komuna, mes të cilave, Horë-Vranisht, Brataj, Kotë, Sevaster, Vllahinë, Shushicë, Armen.
-Resurset natyrore, vlera të rëndësishme për turizmin
Bukuria natyrore, pyjet, malet, traditat në gatime dhe në veshje, përbëjnë ato vlera që kanë nisur të ngacmojnë kuriozitetin dhe vëmendjen e turistëve. Mjaft të huaj, kanë mbërrritur dhe kanë kaluar në fshatrat e kësaj zone, ditë të këndshme, të mbushura me surpriza.
Në muajin shtator, të vitit të kaluar dhjetra turistë italianë, u bënë protagonistë të një udhëtimi të paharruar me mushka, që nisi nga Lapardhaja e përfundoi në bregdet, duke kaluar mespërmes për 5-6 ditë, të gjithë zonën deri tutje në Kuç, në atë që emërtohet Qafa e Dërrasës.
Hodoja, një nga ata që i shoqëroi në këtë shtegtim, tregon se, "për turistët italianë, Lumi i Vlorës, ishte një zbulim i vërtetë. Kaluam në vende ku rrallë shkel këmba e njëriut. Shuan etjen në ujrat e burimeve. Hëngrën mish qengji të pjekur e disa pinë edhe raki të vërtetë, nga ajo që vetëm ne dimë ta ziejmë".
Por, ky shembull nuk është i vetmi. Në muajin tetor, një grup anglezësh nga Londra, përjetuan një befasi mjaft të këndshme. Ata qëndruan për disa ditë në fshatin Vranisht, ndër më të bukurit e krahinës. Shijuan gjalpin dhe kajmakun e sapobërë, qumësht dhe kos të freskët deleje, reçel fiku e mjaltë, të gjitha të përgatitura në shtëpi. Kushdo do të nginjej me këtë shumëllojshmëri produktesh të qumështit të tufës së dhënve të familjes. Xhoni një nga pjesëtarët e këtij grupi, u shpreh se, do të vijë verën e ardhshme së bashku me familjen, madje do të bëjë edhe "lobing", për këtë vend, tek bashkatdhetarët e tij.
Xha Selmani, pronar i një lokali mes fshatrave Vranisht dhe Mesaplik, thotë se, mishi i pjekur i qengjit dhe rakia, janë dy nga asortimentet bazë dhe më të kërkuara, për të gjithë ata që vijnë për të kaluar një ditë apo disa orë në këtë zonë. "Vijnë nga Vlora, nga Tirana, por edhe të huaj, që u pëlqen bukuria e këtij vendi", thotë ai.
-Qytezat antike të Amantias dhe Olimpes, rikonceptim në funksion të turizmit-
Qytezat antike të Amantias dhe të Olimpes, përbëjnë dy nga vlerat më të spikatura kulturore-arkeologjike, në funksion të zhvillimit të turizmit.
Qyteza antike e Olimpes, ndodhet në afërsi të fshatit Mavrovë, në një lartësi prej 285 metra mbi nivelin e detit, rreth 40 km në lindje të qytetit të Vlorës. Ajo është një nga qytetet antike, të zonës së luginës së lumit Shushicë, krahas Çerjes e Hadërajt, që banoheshin në antikitet nga amantinët. Në vitin 1963, kalaja e kësaj qyteze, një nga elementët më të mirëmbajtur të saj, ka marrë statusin e trashëgimisë kulturore.
Sipas arkeologëve, Olimpe është populluar nga fiset ilire qysh në epokën e bronxit, ndërsa qyteza e Amantias, shumë pranë saj është themeluar themeluar në shekullin V para Krishtit. "Të dyja këto qyteza, për vlerat e tyre arkeologjike e historike, mund të shndërrohen në një hapësirë funksionale me interes për turistët e huaj, që gjatë viteve të fundit, kanëqenë në rritje", thotë Gëzim Llojdia, drejtor i Parku Arkeologjik të Amantias.
Sipas tij, për këtë, është punuar në terren dhe është përgatitur një studim i detajuar, përmes të cilit do të rakordohet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.
-Një studim për perspektivën e zonës-
Lumi i Vlorës është bërë, objekt i një studimi me perspektivë shndërrimin në një projekt për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit, që do të financohet nga partnerë italianë. Arjana, drejtuese e një agjencie zhvillimi, shprehet se, vlerat e Lumit të Vlorës, janë pjesë e këtij studimi, që pritet të konkretizohet në një të ardhme të afërt.
Në prioritetet përkatëse, mendohet të përfshihet edhe zhvillimi i telefonisë fikse, internetit, etj, si dy elementë që janë të nevojshëm në standardet aktuale të turizmit, qoftë edhe atij natyror.

Vizitor- Vizitor
Re: Lumi i Vlorës, turizëm arkeologjik dhe natyror
sa pamje te bukura qe ka;pavarsisht se un skom shku kurr mir me vlonjatet
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Bodrumi i Muzeut Arkeologjik si thesari i Ali Babait
» Krizë e thellë në hoteleri dhe turizëm
» Turizëm dhe pelegrinazh në malin e Skënderbeut
» Kullat e moçme të Drenocit, si ofertë për turizëm kulturor
» Del nga shtrati lumi Vjosë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi