Letër një fëmije që kurrë s'u lind!
Faqja 1 e 1
Letër një fëmije që kurrë s'u lind!
Mamaja ime, që ju ta dini, nuk më donte. U krijova gabimisht, në një moment shpërqendrimi të të tjerëve. Dhe që mos lindja nëna ime çdo natë treste në ujë një ilaç. Pastaj e pinte, duke qarë. Vazhdoi ta pinte deri natën që unë lëviza brenda në barkun e saj, dhe kur i gjuajta me shkelm për t’i thënë mos më hidhte tutje. Ajo ishte duke çuar gotën në buzët e saj. Menjëherë e largoi dhe e derdhi atë përtokë. Disa muaj më vonë rrotullohesha fitimtare në diell, dhe nëse kjo ka qenë e mirë apo e keqe, këtë nuk e di.
Kur jam e lumtur mendoj që ishte e mirë, kur jam e trishtuar mendoj se ishte e keqe. Megjithatë, edhe kur jam e trishtuar, mendoj se do më vinte keq mos kisha lindur sepse asgjë nuk është më keq se asgjëja. Unë, e përsëris, nuk i druhem dhimbjes. Dhimbja lind me ne, rritet me ne, dhe duhet të mësohemi me të siç mësohemi me faktin që kemi dy duar dhe dy këmbë. Unë, në fund të fundit, nuk i druhem as vdekjes, sepse nëse dikush vdes do të thotë qe ka lindur, që ka shmangur asgjënë. Unë i druhem asgjësë, të mos qenurit, të thënit që s'kam qenë, qoftë edhe rastësisht, qoftë edhe gabimisht, qoftë edhe për shkak shpërqendrimi i të tjerëve.
Shumë femra pyesin veten: Të lindësh një fëmijë, përse? Që të jetë i uritur, që të ketë ftohtë, që të tradhëtohet dhe të ofendohet, që të vdesë i vrarë në luftë ose nga ndonjë sëmundje? Dhe mohojnë shpresën që uria e tij të ushqehet, që i ftohti të ngrohet, që besnikëria dhe respekti t’i jenë miq, që të jetojë aq gjatë për të tentuar të zhdukë sëmundjet dhe luftën. Ndoshta kanë të drejtë! Por asgjëja është më mirë se vuajtja. Unë edhe gjatë pauzave kur qaj mbi dështimet e mia, zhgënjimet e mia, torturat e mia, dal në përfundimin që vuajtja është më mirë sesa asgjëja...
Oriana Fallaci

Sergio- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Zvicer
Postime : 2554
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/08/2010
Mosha : 34
Hobi : Hip Hop
Similar topics
» E pabesueshme! Nje nene lind 11 femije njeheresh!
» Lind jo 1, jo 2, as 3 por plot 11 fëmijë njëherësh, jetojnë (FOTOT)
» Një fëmijë lind në autobuz, për të një abonim për gjithë jetën
» Murgesha lind fëmijë: Nuk e dija që isha shtatzënë
» Cifti “zezak” lind femije te bardhe, terbohet babai

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi