Penat Korçare që heshtin
2 posters
Faqja 1 e 1
Penat Korçare që heshtin
(Në kujtim të poetëve dhe shkrimtarëve korçarë që s'jetojnë mes nesh)
Nga Ylber Merdani & Agim Bacelli
Klubi i Shkrimtarëve "Bota e Re", Korçë, tetor 2008
Deri në vitet '20 të shekullit XX, qyteti i Korçës ka qënë qyteti m’i madh shqiptar, ka qënë qyteti m'i paster, ka qënë qyteti m'i kulturuar, ka qënë djep i vetëdijes dhe zhvillimit kombëtar, po ashtu ka qënë edhe vatër e zjarrte e Rilindasve Kombëtarë por edhe kazani ku valoi llava komuniste. Po thuajse çdo gjë e mirë apo e keqe për Shqipërinë ka zënë fill aty në Korçën pa bedena dhe kështjella ku korçarët kanë rrojtur të paizoluar nga njëri tjetri pasi korçarët janë zogj të lirë që s’mund të rrojnë dot në kafaze.
Sot Korça rënditet në vëndin e tetë nga popullsia si një qytet, që perveç emrit qytet, ka pak gjëra qytetare. Korça e serenatve dergjet moralisht dhe fizikisht e rënë për tokë ku çdo gjë është e tradhëtuar dhe e braktisur, ku dhe shpresa, kjo veti besnike e çdo qënie njerzore, është duku u tretur...Dikur, korçarët mburreshin me "Parisin e Vogël" sot atyre u vjen turp ta bëjnë këtë krahasim, bile, të rinjëve u vjen çudi sesi prindërit e tyre e kanë krahasur dikur Korçën me Parisin!!
Një ditë pyetëm një artist korçar, Shkëlqim Jaupin, "Pse tërë këto rrugë nuk meremetohen?" Ai qeshi hidhur dhe na u përgjigj me ironi, "Nuk e dini se ne korçarët kemi marrë vendim që Korçën ta ruajmë ashu siç ka qënë?! Çu pa puna ta bëjmë të re e të zhdukimim traditën dhe tok me të Korçën e Vjetër! Mos e dhëntë Zoti! Korça do të ruhet e gjitha si qytet muze ku ne korçarët nostaligjikë të jetojmë vetëm të kaluarën..."
Vilat më të bukura që ka sot Korça janë ato të ndërtuara në kohën kur ky qytet qe autonom (1916-1920) dhe varej nga Qeveria Franceze dhe më pas nga vetë Republika Korçare me Kryetar Th. Grëmënjin, pastaj janë edhe ato që nderoi Italia dhe disa Enver Hoxha. Në atë lulëzim dhe begati ('16-'20) ndodhi ajo që ja rriti famën dhe namin këtij qyteti si asnjë qyetet tjeter. Një ditë Qershori te vitit 1917 i ra zjarri Selanikut i cili u dogj pothuajse i gjithë. Menjëherë u vu në lëvizje e tërë Korça dhe emigrantët e saj, brenda një viti (1918) Selaniku u rindertua edhe më i bukur seç kishte qënë më përpara! Prandaj edhe sot e kësaj dite ka ngelur ajo shprehja e famëshme, "Korça e bën Seleanikun dhe Selaniku nuk e bën dot Korçën" e cila shprehje interpertohet keq nga që nuk dihet mirë ky fakt. Që të mos shkojmë larg, duamë të përmëndim një fakt kuptimplotë më të ri për ta illustruar këtë që thamë. Në vitin 1979, pas tërmetit të madh që ra në Shkodër dhe Lezhë, si tërë shqiptarët e Shqipërisë që ngritën grupe pune për ta rindërtuar Shkodrën dhe Lezhën, një grup të tillë ngritën dhe korçarët. A e dini se çfar ndodhi në Lezhë me korçarët që punonin në atë kohë? Ata braktisën punën dhe u kthyenë në Korçë, pasi punëtorët lezhianë të furnizimit me materiale ndërtimi, nuk arrinin dot ti furnizonin rregullisht duartë shumë të shkathta të punëtorëve korçarë dhe ata ngeleshin pa punë! Në shënjë proteste ata u larguanë por u desh ndërhyrja e shtetit komunist (Pali Miska u muarr me këtë çështje) që të ktheheshin mbrapsht!
Në shkrimin e sotëm nuk kemi ndërmënd të flasim shumë për Korçën por për poetët dhe shkrimtarët korçarë, penat e të cilëve sot heshtin por jo jeta dhe vepra e tyre artistike të cilat kujtohen me nderim dhe respekt të veçantë nga Klubi “Bota e RE” i shkrimtarëve dhe artistëve korçarë.
Ndoshta pak njerëz e dinë që krijuesit korçarë qenë të parët që u shkëputën nga Lidhja e Shkrimtarëve shqiptarë për degën e Korçës pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe krijuan Klubin e Shkrimtarëve korçarë "Bota e Re". Kjo ndodhi në 12 Nëntor 1991 dhe mban firmen e ministrit të kulturës së asaj kohe, të ndjerit Vath Koreshi. Nismëtari i këtij klubi qe shkrimtari punëtor Guri Miçinoti i mbështetur nga dramaturgu Skënder Demolli dhe liriku më i madh korçar, poeti Skënder Rusi.
Po ashtu duhet të kujtojmë kryetarin e parë të këtij klubi, (i cili vazhdon të jetë akoma) z. Ylber Merdani i cili ka meritën që nxiti e afroji çdo krijues korçar, pamvarsisht bindjeve politike, që të antarësohet në këtë klub. Ky poet fisnik e rebel, i persekutuar, intrenuar, burgosur si antikomunist do të shpalosë fisnikërinë e tij të faljes dhe vëllazërimit për çdo krijues dhe do të caktojë një ditë në çdo muaj Tetor për të kujtuar të gjithë ata artistë, poetë, shkrimtarë, publicistë korçarë që nuk jetojnë më mes krijuesve korçarë.
Penat që flasin që përtej amëshimit janë:
Bledi Llangozi
I ndjeri Bledi Llangozi u lind më 14 shkurt të vitit 1979 në Korçë prej dy bashkëshortëve intelektualë. Që fare i vogël Bledit iu shfaqën prirjet për poezi e pikturë. Vdiq në moshen 18 vjeçare në vitin 1997.
Bledi qe një poet dhe piktor i lindur. Ai shkruante vargje pa pushim dhe pikturonte çdo ditë. Na ka lënë një thesar në poezi dhe pikturë. Ishte një natyralist i shkëlqyer dhe natyra e fshehu në gjirin e saj.
Një nga librat e tij më të bukur është "Sinfonia e jetës sime", një libër poetik me rreth 100 faqe me poezi të përmbledhura në tre kapituj me tema të ndryshme. Adoleshenca e tij kaloi në një periudhë tepër të vështirë siç qe tranzicioni post komunist që ende ska mbaruar dhe që i krijoi atij një ndjenjë frike e pasigurie për jetën dhe për gjithëçka. Ishte njeri pesimist pasi vetë koha në të cilën ai jetonte kishte shumë probleme dhe ai me padurim nxitonte të shkruante çdo shqetësim të tij me frikën se një ditë do të ikte në ujrat e detit si bir i Poseidonit...
Libri poetik hapet me kapitullin "mall dhe lotë" ku përmbledh poezi për vëndin e vet që heq e vuan. Provoi si shumë të rinj shqiptarë që të shtegëtoi që në moshën 13 vjeçare në Greqi, në Kallamata. Atje poeti i vogel shqiptar ruante bagetitë e një pronari shpirtkeq. Tërë vuajtjet e tij i hodhi në vargje dhe i futi në një kapitull më vete që e quajti "Larg Atdheut tim" për të cilin e digjte një mall i madh. Kapitulli i tretë mbyllet me poezitë e moshës së tij që janë poezi shpirtërore të mbushura me dashuri dhe që e titullon "Lirika Dashurie".
Paçka se Bledi iku shpejt, 18- vjeçar la pas pavdekësinë e tij; vëllime të tëra me poezi dhe piktura të mrekullueshme. Me plot bindje themi se ishte një talent i mrekullueshëm, që perënditë, ndoshta e patën zili dhe e muarën pranë tyre. Shpresa e tij për t’u kthyer në atdhe, të cilit i këndoi me një dashuri e frymë ëngjëllore, humbi përgjithnjë një ditë papritur nën dallgët e detit të brigjeve të Halkidhikisë së mallkuar.
Një poezi e Bledit, e vënë nën nota muzikore nga kompozitori lezhjan Altin Volaj, në një konkurs në SHBA ka zënë vend të parë.
Altin Volaj, In Memoriam Bledi Llangozi for solo cello (2004)
Një poezi e Bledit:
Ç’ ishte?
Ç’ishte vallë ai mendim?
Nga erdhi e ku më gjeti,...
Ishte shpresë, apo besim,
Pse më dha një rrugë derti?
Ah, ti hije e varfërisë,
Pse më ngre nga vëndi im,
Nga pragu im i dashurisë,
Nga gjej prehje dhe gëzim?
Pse më hedh në shtegëtim,
Më çon atje ku s’ka mëshirë,
Ku s’ka shpresë, as besim,
Ku humbas në shkretëtirë?!...
Gëzim Medolli
Lindi ne Trestenik te Devollit me 1949. Ka qene i burgosur politik qe ne moshen 20 vjecare per 15 vjet me motivacionin "Tradheti ndaj Atdheut". Ne burg denohet edhe disa here te tjera dhe denimi vajti 135 vjet! vdes ne burg por frymezimi i tij vuri krahe dhe doli nga ferri enverian dhe sot ne kemi ne dore ditarin e tij i cili po te kishte rene ne doren e pushtetit komunist, Gezimi do te qe grire me ne makinen grirese te sillazhit sic shporehej ai.
Jane botuar pas vdekjes:
1-Globi ne Rjete
2-Tri here i pushkatuar
3-Vargje-Vargje
Guri Miçinoti
Lindi në Voskopojë më 15 Shtator 1936. Punoi shofer në parkun e mallrave "Raqi Themeli" në korçë. Tregimet e para ka filluar ti shkruajë nga viti 1959. Po në këtë vit ka fituar çmimin e dytë në 25 vjetorin e Çlirimit me novelën "Jurkani". Vdes papritur
Ka botuar:
1-Junkani, Novelë
2-Në rrugën me akull, novelë
3-Nëntë Ballë, roman
4-Brigada e Shtatë, tregime
5-Gjilpëra, roman
6-Njerzit që shpejtojnë vitet, publicistikë
Ilir Belliu
Lindi rreze malit Morava, ne Korce, dhe u zhduk ne vitin 2001 ne rrethana te panjohura ne nje rezervuar natyror ujor nen kembet e malit te Dajti. Ai u lind fukara si femije por i pasur si natyre e bukur, u rrit jetim si njeri por gur briland si shpirt qe ka per nene natyren dhe per baba Diellin. Vdiq i braktisur nga njerzit pasi ai ishte bir i natyres dhe hapsires pa kufi se cilave ju kthye ne heshtje pa bujen njerzore nen melodine e nje puhize ere qe perzihej me valza uje te cilat shkelqenin nen diellin qe ishte babai i tij i perjetshem.
Nje lume i vogel
rrjedh ne kafken time!
Oh, po s'mund te duroj
i pavarrosur ne mjegull!
Ka botuar:
1-Vetmi me njerez
2-"Nje lume i vogel rrjedh ne kafken time", ky liber u botua me shpenzimet e poetiti me te madh lirik korcar Skender Rusi...
Izet Murataj (Klosi)
Lindi ne Klos te Mallakastres ne vitin 1932. Vdiq ne Korce. Ka qene partizan dhe i persekutuar. Eshte marre me publicistike. Bashkepuntor ne gazetat "Rilindja Demokratike", "Rimekembje" dhe "Gazeta 55", "Korca Demokratike", Republika", "Ushtria dhe Koha",etj.
Ka botuar:
1-Per te drejten dhe verteten shqiptare
2-Tranzicioni ne Shqiperi
3-E dua Pranveren, poezi
Ne vitin 1990 del ne pension dhe ne vitin 1996 i njihet e drejta e grades Gjeneral Brigade.
Lulezim Progeri
Ka lindur ne Korce ne vitin 1940 dhe vdiq papritur po ne Korce.
Ka botuar:
1- Vellimin poetik, « Mos »
2- Ka shkruar shume artikuj studimore sidomos ne drejtim te pedagogjise
Petrit Avdo
Lindi ne Berat ne vitin 1931 dhe vdiq ne Korce ne vitin 2000.
Ka botuar:
1- Ne kerkim te filozofise
2- Lexime qe nga avioni
3- Dy vellime poetike
La te pabotuar romanin voluminoz "Kush jeni ju?" me subjekt nga vitet '47-'48 ne Kosove.
Riza Hyso
Nje burre i vogel dhe i heshtur qe erdhi dhe iku nga jeta pa buje.
Nje nga kritiket me te mire ne Shqiperi dhe kritiku me I mire korcar. Mesues letersie dhe mik i te gjithe letrareve korcare. Shume prej nxenesve te tij jane bere poete e shkrimtare.
Robert Grabocka
Lindi ne Korce ne 16 gusht 1932 ne nje familje qytetare qe kishte tradita ne poezi. Bir i nje emigranti ne Amerike, anetar i "Vatres" dhe admirues i Nolit dhe veprave te tij. Kete dashuri dhe frymezim i jati ja ka transmetuar te birit, Robertit i cili nuk vonoi dhe filloi te shkruaje poezi nen ndikimin e te jatit. Ne poezite e tij spikat dashuria per natyren shqiptare,per femijet, per dashurine, per Prespen Shqiptare ku ai punoi per 15 vjet si peshkatar. Idhulli i tij ishte Lasgushi i Madh te cilit i ka kushtuar disa poezi.
Ka botuar:
1-Ate emer te dashur, Adelina, poezi
2- Ka shkruar ne gazeten Korca dhe Nositi
Sotir Andoni
Lindi ne Zicisht te Devollit me 1925. Ka qene partizan dhe i burgosur politik.
Ka shkruar qysh ne radhet e partizaneve kur bashke me traktet dhe komunikatat komuniste shkruante dhe skica te vogela artistike. Ne vitin 1957 boton vellimin e tij te pare "Maleve ne Shendre", nje vit me von botoi nje liber me kujtimet e luftes partizane. Vdiq ne Korrik 2003 ne Boston ne moshen 78 vjecare. I larguar nga Shqiperia pak vite me pare, ai ishte vendosur ne Worchester te Bostonit.
Ishte nga nje familje e nje tregtari te mesem dhe patriot, ai u shkollua ne vendlindje. Shkollen teknike e nderpreu, sepse u bashkua me rezistencen antifashiste. Pas vitit 1944, ishte drejtor i shtepise se Kultures ne Korce dhe kryeredaktor i gazetes "Perpara". Ne vitin 1945, ai arrestohet dhe denohet me akuzen "veprimtari armiqesore dhe tentative arratisje". Ben burg. Libri i tij i pare me tregime eshte "Maleve ne Shendre". E pas gjysem shekulli, kur mbaroi edhe kalvarin e burgut, u be i njohur si tregimtar. Vijues i shkolles kuteliane, ai u dallua per origjinalitetin e shprehjes artistike, humanizmin, dashurine per vendin dhe njeriun e thjeshte. Ai ishte nje njeri i thjeshte , qe jetoi aktivisht edhe pas viteve '90. Nga viti 1992 deri ne vitin 1996 eshte zgjedhur anetar i Keshillit bashkiak te qytetit te Korces.
Ka botuar:
1-Maleve ne Shendre
2-Tregime nga Morava
3-Kandili i Shuar
4-Dasme e Cuditeshme
5-Kur merrnin fluturimin
6-Shenime te shkruara naten
7-Gugucja
8-I vogli mund te madhin
9-Tregime nga Voskopoja
10-Pranvera e madhe
11-Tri novela
Thoma Kosta Bezhani
Lindi në Bezhan të Kolonjës. Ka qënë partizan dhe i burgosur politik.
Ka qënë diplomuar në shkencat ekonomike. Ka marre pjese aktive ne luften antifashiste. Ne vitin 1944 eshte zgjedhur Anetar i keshillit Antifashist NCL te Prefektures se Korces dhe ne vitin 1953 eshte zgjedhur ne forumin e qarkut. Ai kurre nuk u pajtua me padrejtesite shoqerore dhe politike qe ndiqeshin nga KQ i PPSH ndaj ne qershor te vitit 1964 u distancua plotesisht nga partia. Duke filluar qe nga shtatori i vitit 1961 ka paraqitur per botim disa libra te tij me anen e te cilave ai mendonte te luftonte padrejtesite ne Shqiperine komuniste si dhe libra per organizimin finaciar te ekonomise bujqesore si dhe nje sere studimesh per riorganizimin e punes, pages dhe shperblimin ne ndermarjet e reja ekonomike.
Krijmtaria e tij letrare qe e shumte dhe e gjithellojshme por e papranueshme nga intacoret komuniste.Ka derguar ne ndermarjen e librit politik "8 Nentori" librin "Grupi Klandestin ne veprim" dhe vellimin me kujtime "Lajmetaret e Stuhise". Ka derguar ne Shtepine Botuese "Naim Frasheri", dramen "Ngjarje qe nuk duhen harruar" dhe vellimin me tregime, "21 Tregime". Po ashtu ka derguar ne "Shtepine Qendrore te Krijmtarise Popullore" dramat "Clirimtaret e Qytetit", "Vajza me koncepte te reja" dhe "Ekonomisti" por sigurisht qe censura nuk ja botoi.
Ne prill te vitit 1976 arrestohet nga DPB Korce dhe i sekuestrohen e asgjesohen te gjitha librat e tij qe u cilesuane me permbajtje teper armiqesore pasi ato libra synonin te ngrinin popullin kunder udheheqjes dhe sidomos Enver Hoxhes. Me vendim te Gjykates e Korces Nr. 233 data 11 Tetor 1976, marre ne mungese te tij, eshte deklaruar fajtor per vepren penale te agjitacion-propogandes antikomuniste.
Ka botuar:
1- Vajza e Luleve
2- Enver Hoxha, Mjeshter i prapaskenave, ne dy vellime.
3- Brenga dhe Plage
4- Proces i Zi
5 -"Shkenca, Letresia dhe arti ne pranga"
6- Nje nate e gjate dhe e rret
Po ashtu kemi dhe tre krijues qe nuk lane ndonje veper te vecante por qe krijuane krijime te vecanta artistike dhe qe u dalluane shume ne shoqerine e tyre per talentin e bukur prej poeti, kritiku, publicisti, etj.
Keta jane:
Albert Gora
Ilia Grabocka
Sami Larti
Te gjithe i kujtojme me dhimbje dhe respekt per te mos i harruar kurre. Per ata, po sjellim disa vargje biblike:
LUMTURITË
(Luka 6, 20 23)
Lum skamnorët në shpirt
sepse e tyre është Mbretëria e qiejve!
Lum ata që qajnë
sepse do të ngushëllohen!
Lum ata që janë të butë
sepse do ta trashëgojnë tokën!
Lum ata që kanë uri e etje për drejtësi
sepse do të ngihen!
Lum të mëshirshmit
sepse do të gjejnë mëshirë!
Lum ata që janë të pastër në zemër
sepse do ta shohin Hyjin.
Lum pajtuesit
sepse do të quhen bijtë e Hyjit.
Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon
sepse e tyre është Mbretëria e qiejve.

Ermanda- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne shtepine e Burrit
Postime : 109
Gjinia :
Anëtarësuar : 24/09/2010
Mosha : 37
Hobi : Infermjere
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Serbia përvetëson monumentet e Kosovës - institucionet heshtin
» Dasma korcare....
» Serenata Korçare
» Viola dhe Petrula, Fiks korcare
» Historia e dhimbshme e 17-vjeçares korçare që u lidh me beratasin me anë të gazetës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi