Dhjetë ditë fushatë
Faqja 1 e 1
Dhjetë ditë fushatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hartuar të mërkurën planin operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit, të cilat një ditë më parë u caktuan nga presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media tha se bazuar në rregulloret dhe ligjet në fuqi, të gjitha afatet kohore për këto zgjedhje janë shkurtuar.
Këtu përfshihen certifikimi i partive politike, deklarimi për koalicionet si dhe procedura tjera teknike.
Prej sot deri më 11 nëntor partitë politike do të kenë mundësi të aplikojnë për tu certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit.
Gjithashtu fushata parazgjedhore, do të fillojë prej 1 deri më 10 dhjetor.
Kryetarja e KQZ-së, Daka, gjithashtu ka lexuar një deklaratë në emër të KQZ-së, përmes së cilës ka garantuar se në bashkëpunim me partitë politike, procesi zgjedhor do të jetë demokratik, i rregullt dhe transparent.
Similar topics
» Ditë e keqe në punë, hedh skrivaninë nga kati i dhjetë
» Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat
» Fushatë për personat me sindromin Down
» Mbeturinat, fushatë sensibilizimi në Tiranë
» Partitë politike të zhvillojnë një fushatë të ndershme
» Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat
» Fushatë për personat me sindromin Down
» Mbeturinat, fushatë sensibilizimi në Tiranë
» Partitë politike të zhvillojnë një fushatë të ndershme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi