Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fluturon, Fluturon...Piramida! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fluturon, Fluturon...Piramida! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fluturon, Fluturon...Piramida!

Shko poshtë

Fluturon, Fluturon...Piramida! Empty Fluturon, Fluturon...Piramida!

Mesazh nga WebMaster Sun 7 Nov 2010 - 9:58


Ka qenë një modë, një aksesor i domosdoshëm, madje një mënyrë e vërtetë jetese në vitet ’90, atëherë kur Shqipëria dilte nga tuneli i errët i një diktature thuajse 50-vjeçare. Është rikthyer megjithatë edhe herë të tjera, por e sforcuar, jashtë kohe dhe e pse jo, e dalë boje. Fjala është për terminologjinë prej Lufte të Ftohtë, të antikomunizmit, për këtë arsenal sjelljesh, deklaratash publike e polemike false, që është ringjitur edhe një herë në tribunën e politikës shqiptare këto orë.
Në verë kishim para syve një listë koncesionesh e nderesh nga më të ndryshmet, për zyrtarët e maxhorancës dhe të afërmit e tyre. Në vjeshtë u kthyem tek sherri i zgjedhjeve të vjetra dhe së fundi po ndjejmë të gjithë sesi po trokasin në derë votimet e reja. Pamë gjithashtu ministra të flaken në rrugë, e të akuzojnë më pas ish-shefat e tyre për fakte që do të mjaftonin për një dyzinë arrestimesh e dorëheqjesh. Ka pasur në të njëjtën kohë edhe një tendencë pas perdeve, për të shit-blerë deputetë, e cila vazhdon akoma, duke i çuar shifrat e qeverisë në Parlament, në kufirin e tyre historik. Pa folur dimrin si zakonisht të zymtë shqiptar, që i rrëzon rregullisht aksionet e qeverive në popull.
E gjitha kjo vitrinë e zhurmshme krize, vendos në pozitë të vështirë më së pari kryeministrin dhe partinë e tij, që po e përtypin pa qejf dhe pa shije mandatin e dytë, në një simbiozë ende të habitshme me partinë e Ilir Metës. Peripecitë që kanë dalë rrugës janë jo të vogla, pozitat e qeverisë zor se do të rregullohen edhe me “ampulën” e liberalizimit të vizave. Në këto kushte, ajo që duket se ka fituar edhe një herë terren brenda partisë në pushtet, për të disatën rradhë rresht, është politika e diversivit. Një linjë logjike e cila thotë se po të bërtasësh, duke treguar me gisht një drejtim të caktuar, të gjithë do të kthejnë sytë andej, megjithëse para këmbëve shtëpia e tyre ka marrë flakë.
Për ta konkretizuar këtë taktikë tashmë të rëndomtë në jetën tonë politike, mjafton të shohësh atë që bënte dikur regjimi komunist në momentet e vështira ekonomike, me grupet armiqësore dhe pas viteve ’90, qeveritë postkomuniste, për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga çështje konkrete, që mund të sjellin humbjen e mbështetjes së zgjedhësve. Nëse historitë e grupeve armiqësore e kanë mbyllur tashmë kapitullin e tyre të dhimbshëm, loja që luhet në kushtet e politikës së sotme vlen të vërehet me kujdes e të komentohet.
Lista e mësipërme e problemeve që qeveria Berisha po has në vitin e dytë të mandatit të dytë, ka bërë që popullariteti i saj të vijë në rënie. Qeveria e ka humbur të paktën dy herë në Kuvend maxhorancën e numrave, ka pasur një konflikt të ndezur me një ish-ministër dhe ka disa prej anëtarëve të kabinetit nën presion të hapur publik dhe juridik, lidhur me akuza të rënda korruptive. Kryeministri e ndjen prej disa javësh këtë “rrymë të ftohtë” që i vjen pas shpine. Ai është përpjekur të kompensojë situatën, duke glorifikuar liberalizimin e afërt të vizave, por paralelisht me të, edhe duke hedhur në tregun e politikës dhe mediave, disa tema diversive, që kërkojnë të evitojnë debatin e ditës nga lista e problemeve të njohura.
Piramida dhe fati i saj është njëra ndër temat kryesore, e cila ngërthen në vetvete disa qëllime të natyrës taktike. Së pari, me projektin e shembjes së kësaj ndërtese, lidhen aktualisht të paktën dy akuza të natyrës abuzive: rikonstruksioni i parlamentit aktual dhe shpenzimi i një pjese të 5 milion eurove që janë akorduar kohë më parë për ndërtimin e teatrit në ambjentet e saj. Së dyti, “kryqëzata” kundër këtij simboli të së keqes, siç e konsideron shumica (por që mban emrin Pjetër Arbnori), po shërben për të rindezur edhe një herë zjarrin e fikur prej kohësh që s’mbahen mend, të antikomunizmit. Kjo është një fushatë, në të cilën PD ka mobilizuar të gjitha energjitë e saj njerëzore, duke i shtyrë deputetët, zyrtarët e përfaqësuesit politikë që të krijojnë edhe një herë nga e para flluskën propogandistike përkatëse. Mediat janë mbushur me deklarata të përditshme rreth pasojave negative që Piramida i sjell peizazhit të Tiranës, rreth urgjencës së shembjes së saj një orë e më parë dhe për pasojat pozitive që do të ketë për të gjithë heqja qafe e kësaj godine. Duket sikur asgjë s’ka qenë siç duhet deri më sot në këtë qytet, pikërisht sepse kemi pasur para syve ish-muzeun e Enver Hoxhës. E tepërt të thuhet se kjo propogandë në stil të vjetër, është e sforcuar dhe si e tillë, edhe e pavërtetë. Por është gjithaq e vërtetë të vihet në dukje sesi kjo tezë e vjetër dhe tashmë e (keq)përdorur e antikomunizmit, po motivon nga e para një maxhorancë, e cila mesa duket nuk gjen të tjera motive për të ecur përpara.
Për të kuptuar këtë, mjafton të shihet sesa larg është caktuar afati i shembjes (20 shkurti i ardhshëm), mesa duket pwr ta mbajtur sa mw gjatw nw lojw debatin mbi kwtw objekt.
Krahas Piramidës, politika e diversivit ka identifikuar të tjera objektiva, për të ushqyer skemën e saj taktike. Rasti i masakrës së Tivarit është një tjetër shfaqje flagrante e politikës së diversivit. Shpluhurosja e kësaj dosjeje më shumë se gjysëm-shekullore, ka si qëllim primar edhe një herë, politikën e diversivit. Pra, mënjanimin e vëmendjes publike, devijimin e debatit qytetar dhe hutimin e panelit politik, me tema që nuk lidhen aspak me dinamikën konkrete të punëve të ditës. Ky spostim i dhunshëm i vëmendjes, ka si objektiv të vetëm shpenzimin e energjive të klasës politike dhe institucioneve, në afera që herë janë pronë e historinavëe e akademikëve, herë e arkitektëve dhe urbanistëve, por jo e politikanëve. Futja e hundëve e politikës kudo, është rruga më e mirë që ajo të mos merret pikërisht me atë për të cilën është votuar dhe paguhet.
Një pyetje e natyrshme, në kufijtë e naives, të lind tek sheh këtë rikthim të papritur të “zjarrit antikomunist” në rreshtat e sa djathtës qeveritare: ku kanë qenë më parë këta që sot bërtasin rrugëve për skandalin? A s’ka qenë aty Piramida njëzet vjetët e fundit, kur PD ka fituar, ka humbur, ka fituar sërish, ka pasur qeverinë, presidentin, parlamentin, ka dalë në opozitë, është bërë sërish maxhorancë dhe qeveris prej gati gjashtë vjetësh, pa ia vrarë sytë aspak ndërtesa e degraduar ku rrëshqasin jetë e mot fëmijët? Po Tivari ku ka qenë më parë, a ka pasur njohje maxhoranca aktuale për të vërtetat apo misteret historike të këtij evenimenti? Pse pikërisht tani, pas dy dekadash, shfaqet ky angazhim kaq i ethshëm, me kaq pathos dhe urgjencë?
Hapja në këtë moment politik, e temës së të shkuarës, rikthimi në fantazmat e një kohe që vetëm politika e risjell në skenë sa herë i intereson, shënon një variacion rreth të njëjtës tezë, tamam si ajo gjilpëra manjetike e gramafonit që gërvisht diskun e vjetër që rrotullohet papushim. Të diabolizosh sot një ndërtesë thuajse të rrënuar, duke u përpjekur hapur që të ndrtosh mbi të një histori suksesi politik dhe një tjetër histori kamuflimi të korrupsionit qeveritar, nuk është gjëja më elegante që mund të prodhojë imagjinata njerëzore. Përdorimi i diversivit si gomë shpëtimi, vështirë se mund të zgjasë karrierat politike, ai vetëm mund t’i shpëtojë ato përkohësisht. Për të jetuar gjatë në politikë, na mëson historia jonë e përbashkët, duhet diçka krejt tjetër.

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi