Romani me i fundit i Ben BlushiT' TE JETOSH NE ISHULL'
Faqja 1 e 1

Romani i Ben Blushit minon harmoninë fetare në Shqipëri
Nga Saimir Rusheku- Romani i Ben Blushi sjell debat Reagimi i parë vjen prej nënkryetarit të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Saimir Rusheku, i cili e trajton shkrimin e tij si një vështrim kritik, sidomos mbi linjën që trajton çështjet e përqafimit të islamit prej shqiptarëve.
Ajo që pritej po ndodh. Debatet mbi romanin e parë të Ben Blushit me titull "Të jetosh në ishull" sapo kanë nisur. Që prej ditës së promovimit të këtij libri, u paralajmëruan reagimet që mund të lindin pas leximit të këtij romani, i cili në pak ditë ka shitur mbi 3 mijë kopje, një rast tepër i rrallë për një libër të një autori shqiptar. Debatet dhe kundërshtitë e para lidhen me shumë teza, kryesisht fetare e historike të trajtuara në roman. Reagimi i parë vjen prej nënkryetarit të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Saimir Rusheku, i cili e trajton shkrimin e tij si një vështrim kritik, sidomos mbi linjën që trajton çështjet e përqafimit të islamit prej shqiptarëve. Ky shkrim do të pasohet prej reagimesh të tjera nga personalitete të letrave, të cilët janë kontaktuar tashmë nga "Gazeta", ndërsa pritet që javën tjetër Komuniteti Mysliman të dalë me një qëndrim zyrtar mbi këtë roman, i cili na kujton reagimet e librit të Dan Braun, "Kodi i Da Vinçit".
"Në ishullin e zotit Blushi"
Para disa ditësh u bë promovimi i librit të parë artistik të një ndër politikanëve më mediatikë të së majtës shqiptare, z.Ben Blushi i titulluar "Të jetosh në ishull". Autori i këtij libri rrjedh nga një familje intelektuale, që ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare. Para 3-4 muajve doli në shtyp libri "Dokumente për motin e madh" dokumente të mbledhura nga Prof.Dhimitër Shuteriqi dhe të botuara pas vdekjes, nga e bija. Ai është një libër monumental për kohën e Skënderbeut. Edhe z.Ben Blushi, si një gazetar, është paraqitur në rrugën e publicistikës shqiptare. Këtë kulturë familjare dhe këtë përvojë personale e konkretizoi, së fundmi, në librin e tij "Të jetosh në ishull", për të cilin ai vetë ka theksuar se e mirëpret debatin, ndërsa nga ana tjetër botuesit e kanë quajtur befasues.
Po përse është befasues ky libër, mos vallë për vlerat artistike apo për hipotezat tij? Pas përkushtimit të veçantë të disa mediave duke e cilësuar këtë botim të ri, si evenimentin më të fundit politik të javës, u soll edhe një herë në vëmendje në letërsinë e vendit tonë, një ndërthurje e ideve mesjetare të gatuara në kuzhinën politike të syrit të një politikani në shekullin e njëzetenjë, dhe me makijazhin e skupit mediatik të lënë nga libri i Dan Braun "Kodi i Da Vinçit". Ajo konsiderohet një ndërmarrje sa e vështirë, po aq edhe kritike në fushën e krijimtarisë letrare. Të përshkruash zhvillimet historike të procesit të marrëdhënieve ndërfetare, mbi të gjitha duhet të ruash dhe vlerësosh thesarin e çmuar të trashëgimisë ndërfetare në vend. Të shkruash mbi këtë aspekt të karakterit historik, kërkohet një njohje e thellë e periudhës dhe e dokumenteve që hedhin dritë mbi këtë ngjarje, për t'i qëndruar në këtë mënyrë besnik historisë së popullit dhe atdheut tënd.
"Të sakrifikosh ndjenjën e së vërtetës, ndershmërisë intelektuale, çiltërsisë ndaj ligjeve dhe metodave të shpirtit për çdo lloj interesi tjetër është tradhti. Kur në luftën e interesave e parullave, e vërteta rrezikon të zhvlerësohet, shpërfytyrohet e dhunohet njëlloj si individi, detyra jonë e vetme është t'i kundërvihemi dhe të shpëtojmë të vërtetën apo synimin për të arritur atë, si të vetmin ligj të besimit". ("Lexime të çastit"fq 12 Hermann Hesse).
Libri "Të jetosh në ishull" është një krijimtari e ndërtuar mbi imagjinatë, iluzione, e fantazi. Është e natyrshme që njeriu ka dëshirë që për një çast të shkëputet nga realiteti nëpërmjet tunelit të astrofizikës "Wormhole" dhe të udhëtojë për pak çaste në të kaluarën, sigurisht që të rikthehet përsëri aty, sepse e kaluara është e mistershme dhe çlodhëse. Ai do të donte të paraqesë imagjinatën nëpërmjet një shpërthimi rigjenerues të lindur, siç duket nga ndonjë frymëzim, apo "Derdhje Titanike", të gërmonte ca në shënimet dhe materialet e tij dhe të na fliste për disa nga ëndrrat e tij të vjetra. Ëndrra e krijimtarisë së këtij autori është e lashtë dhe e mistershme ajo synohet t'u përçohet lexuesve për interesa të caktuara.
Që të flasim për të kaluarën do të thotë që ta vendosim veten, në një gjendje shpirtërore të pa djallëzuar, - të paktën as në mënyrën më të stërholluar mos të vijë erë "interes" apo "tregti" - do të thotë të besojmë se historia e kulturës dhe e marrëdhënieve ndërnjerëzore, kulturore dhe fetare ne vendin tonë ka njohur këto zhvillime reale - rezultatet e të cilave kanë qenë të njohura apo të fshehura në gropën e madhe të sekreteve shekullore.Në rast se krijimtaria nuk trajtohet në këtë mënyrë libri "Të jetosh në ishull" është fillimi i një historie të gjatë disa shekullore ireale "Na ishte vetëm njëherë".

Similar topics
» Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
» Nuk duhet të përpiqesh të jetosh gjatë,por të jetosh vërtetë.
» Romani-SIKUR T'ISHA DJALË
» Promovohet, romani, “Edhe shiu ka gojë” i Besim Hotit
» 50 vjet i vetëm në një ishull

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi