Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
Faqja 1 e 4
Faqja 1 e 4 • 1, 2, 3, 4
Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
1.
Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej në pazar dhe çlodhej në kishë. Por ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një ditë pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin ditën e tyre të punës. Qytetarët kishin ditën e kishës dhe të pazarit. Gratë dilnin nga mesha e mëngjesit, shkonin në pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin në shtëpi. Kur ato vonoheshin pas gjërave të panevojshme, fëmijët i prisnin me gojë hapur. Burrat pinin duhan në hije dhe shikonin gratë. Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të shiteshin, shikonin burrat. Ata që kishin vapë freskoheshin në liqen. Por qyteti ishte në mes të maleve dhe jo të gjithë dinin not.
Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratë që kishte fituar dhe u nis.
Xhamia ishte në të dalë të qytetit. Në dimër ajo rrugë ishte e pushtuar nga balta, por atë ditë bënte zheg dhe toka digjte mbi kokë dhe nën këmbë. Dera e xhamisë ishte e mbyllur. Ai trokiti me një gur mbi portën e vogël. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokën e rruar. Alekum Selam. Mirëdita, i tha ai. Dua të bëhem mysliman. Urdhëro, e ftoi imami. Je i pari që vjen sot. Të krishterët merren me tregti të dielave. U fut brenda dhe pati ftohtë. U ulën të dy përballë njëri-tjetrit mbi një rrogoz, i cili në anën e tij dukej më pak i përdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katër kamare të vogla, të shpërndara nga një në çdo faqe muri. Në një cep të errët mezi dukej një tenxhere e madhe dhe pranë saj bukë dhe disa kokrra ullinj. Je në shtëpinë e Zotit, i tha imami, si për t’i thënë mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u përpjekur ta ngrohte xhaminë me shaka. Imamit nuk i lëvizi asnjë muskul. Ullinjtë i ha unë. Doktorët thonë se bëjnë mirë për veshkat.
Pse do të vish në Islam, e pyeti thatë imami, pa e lënë të vazhdonte udhëtimin e tij nëpër muret bosh të xhamisë. Aliu iu përgjigj se nuk kishte ndonjë shkak, por mendonte se Islami është një gjë që duhet provuar. Unë fitoj sa për t’u ushqyer, nisi të shpjegonte. Nuk kam ndonjë arsye të veçantë. Islami është feja e Perandorisë dhe unë e respektoj si një shtetas i rregullt. Nga Islami vijnë ligjet, taksat, ushtria dhe drejtësia. E këto nuk mund t’i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre të vërtetë. Shpejt ose vonë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Babai më ka thënë që punën e sotme mos e lër për nesër. Unë zgjohem herët në mëngjes, si kafshët që shes dhe shëroj, prandaj nuk e kam vështirë të falem në oraret që përcakton feja juaj. Njoh shumë të tjerë që do të ishin bërë myslimanë në qoftë se do të kishin regjimin e bagëtive.
Sa vjeç je? Tridhjetë e nëntë i mbusha në korrik. Ka myslimanë të tjerë në fshatin tënd? Jo, tha ai, unë do të jem i pari. Njeh ndonjë mysliman tjetër? Kroi kokën dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenën. Ç’është ky, tha imami. Aliu është kusar. I zë pritë karvanëve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshë, që pastaj i shet. Kohët e fundit ka marrë një titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thërrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugët dhe grykat nga kalojnë karvanët dhe i ka bërë zap gjithë kusarët e tjerë. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh në shtëpinë time se e ndiqnin ushtarët e Kurt Pashës për ta vrarë. Kuajt i sjell tek unë për t’i shëruar dhe prandaj jemi njohur. A të ka folur Aliu për Islamin? Po. Njëherë ai më tha se sikur Muhamedi të ishte shqiptar, grekët do ta kishin vrarë atë. Imami nuk lëvizi, por diçka mërmëriti. Në qoftë se Muhamedi do të ishte shqiptar, grekët do të ishin çifutë dhe çifutët nuk e vranë dot Muhamedin. Megjithatë, Muhamedi nuk mund të ishte shqiptar. Të gjithë profetët kanë lindur në shkretëtirë aty ku nuk ka ujë dhe nuk ka dimër. Ne kemi shumë ujë dhe shumë dimër.
Imami futi dorën poshtë rrogozit dhe nxori një libër të verdhë me shkronja të mëdha arabe. Ky është Kurani. Është libri me porosi që Allahu i dha Muhamedit përmes të dërguarit të tij, engjëllit Xhebrail. Këtu tregohet se çfarë duhet të bëjë një mysliman. Dhe po ashtu se çfarë nuk duhet të bëjë. Mos harro se gjërat që nuk duhet të bësh, janë më të rëndësishme se ato që duhet të bësh. Kurani është libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unë do të të them disa gjëra, të cilat, nëse i pranon, do të të dallojnë ty nga të tjerët, nga të pafetë.
Islam do të thotë paqe. Paqja mund të mbretërojë mes njerëzve nëse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat që ai ka përcaktuar. Këto rregulla Zoti ia tha Muhamedit që ky t’ia thoshte njerëzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithëse deri 40 vjeç nuk dinte as shkrim, as këndim, njësoj si ti sot. Kjo është një nga dëshmitë se ai ishte i dërguar i Allahut, porositë e të cilit për herë të parë i erdhën rreth vitit 610 kur ai jetonte në Mekë, me gruan e tij Hatixhe. Gjatë jetës së tij Muhamedi pati shumë gra të tjera. Kur ai vdiq, në prehrin e gruas së tij më të dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisë kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur të gjithë profetët e tjerë përpara Muhamedit, përfshi Musain, profetin e çifutëve dhe Isain e të krishterëve. Por Muhamedi është profeti i fundit. Prandaj dhe Islami është feja e vetme e Allahut. Qëllimi i profetëve të tjerë ka qenë të paralajmëronin dhe të bënin gati botën për misionin e Muhamedit, kështu që të krishterët e kanë detyrim që të kthejnë fenë e tyre në Islam. Jezu Krishti po të ishte gjallë do t’i bashkohej fesë së Muhamedit.
Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nën rrogoz. Këto që po them duhet t’i dish sepse të krishterët e fshatit do të të prozvalin dhe do përpiqen të të poshtërojnë kur t’u thuash se je mysliman. Mos u mërzit. Të gjithë profetët janë sharë nga fshati i vet. Ti më the se do të bëhesh mysliman. Unë të pyeta pse. Më the se Islami është një gjë që duhet provuar sepse herët apo vonë të gjithë do të vijnë në Islam. Kjo është e vërtetë. Një ditë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Por jo për arsyet që the ti. Unë do të t’i jap arsyet, ti do t’i jetosh dhe më pas do t’ia japësh të tjerëve.
Islami ka pesë kushte. Nëse ti i pranon, atëherë je mysliman. I pranoj, tha ai me një frymë. Ishte ftohtë dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisë kishte nisur të dobësohej. Duro, i tha imami. Do të t’i them një nga një. Ngrihu në këmbë.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
Ai u ngrit dhe pas tij u ngrit dhe imami. Gjysma e fytyrës i ndriçohej akoma nga drita e pasdites. Gjysma tjetër po kridhej gradualisht në errësirë. Islami dhe Krishterimi janë si hëna dhe dielli, mendoi ai. Të dyja kanë marrë përsipër të ndriçojnë botën, por kur njëri ikën vjen dita dhe kur ikën tjetri vjen nata. Tani jam në muzg. Dielli me hënën po ndërrojnë vendet si Krishterimi me Islamin në shpirtin tim. Deri në fund të jetës do të përpiqem të kuptoj kush është dielli dhe kush është hëna nga të dy, u zotua ai me vete dhe u përqendrua prapë tek imami, fytyra e të cilit kishte hyrë në hije.
A pranon se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i tij?
Bota është më e qetë tani që e udhëheq vetëm një Zot. Në kohën e grekëve të lashtë kishte shumë zota që bëheshin xhelozë për njëri-tjetrin dhe bota ishte lëmsh. E pranoj, tha ai.
A pranon t’i falesh Allahut, pesë herë në ditë namaz? E pranoj, por ç’më ndodh nëse falem gjashtë herë? Nuk të ndodh gjë, i tha imami, por nuk duhet ta bësh. Në fillim Zoti i tha Muhamedit se myslimanët duhet të faleshin pesëdhjetë herë në ditë, por Musai, profeti i çifutëve i tha Muhamedit t’i kërkonte më pak falje sepse kjo do të ishte e lodhshme për besimtarët. Pas shumë kërkesave që bëri Muhamedi, numri i faljeve u vendos të ishte pesë. Kjo në saje të çifutëve që bëjnë tregti edhe me faljet për Zotin. Ka pasur të drejtë Musai, i tha ai. Pesëdhjetë herë në ditë do të thotë që mos bënim asgjë tjetër, por veç të faleshim. Allahu na i njeh dobësitë tona, prandaj korrigjon ndëshkimet, sqaroi imami dhe vazhdoi.
A pranon të mbash ramazan? Ç’është ramazani, pyeti ai. Ramazani është muaji i nëntë i vitit. Është muaji kur Muhamedit iu shfaq për herë të parë engjëlli me porositë e Allahut. Ky është dhe muaji i agjërimit, muaji kur myslimanët i dedikohen Zotit të tyre, duke mos ngrënë, duke mos pirë dhe duke mos i prekur me dorë gratë e tyre. Ramazani përbën agjërimin kryesor, ndërsa gjatë vitit Islami ka edhe shumë lloje të tjera agjërimesh, si agjërimi i muajit të shabanit, agjërimi i gjashtë ditëve të muajit sherval, që është muaji që vjen pas ramazanit, agjërimi i ditës së ashures, agjërimi i xhumasë, i ditës së premte etj. këto do t’i mësosh me kohë dhe unë do të të kujtoj herë pas here, por mos harro se agjërimi i ramazanit është kusht për ty si për çdo mysliman tjetër. Gjatë ramazanit as duhet të shash, as të bërtasësh, as të zihesh, as të shpifësh apo të theshmosesh. Nëse të godasin, mos u kthe dorë dhe thuaju se je në agjërim. Agjërimi është shkëputja e njeriut nga kërkesat e trupit, nga stomaku dhe epshet që ndjellin gratë. Ramazanin do ta nisësh pas disa ditësh, sapo të shikosh hënën e re të muajit shtator. Po në qoftë se ka re si ta dalloj hënën, pyeti ai. Asnjë re nuk mund të ndalojë takimin e një myslimani me Zotin e vet, u përgjigj imami. Të krishterët hanë diçka kur agjërojnë, pyeti prapë ai. Si mund të duroj një muaj pa ngrënë? Të krishterët agjërojnë 40 ditë rresht përpara Pashkës dhe po ashtu gjatë vitit kanë agjërime të tjera. Megjithatë, ti mund të hash dy herë në ditë. Do hash diçka të ëmbël, mundësisht hurma me ujë kur perëndon dielli, dhe ky është iftari. Pastaj do falësh namazin e mbrëmjes. Ndërsa në mëngjes, kur fillon agimi, gjithnjë përpara namazit të parë, mund të fusësh një kafshatë në gojë dhe ky është syfyri. Agjërimi është sakrifica më e madhe që një mysliman bën për të respektuar Zotin e vet. Kur agjëron, ti i thua Allahut se nuk ke ardhur në jetë vetëm për të mbushur stomakun tënd me mish kafshe dhe për të fryrë barkun e sat shoqeje me mish njeriu. Po lopët, viçat, delet dhe qengjat e mi a duhet t’i detyroj të mbajnë ramazan, tha ai pafajësisht. Imami bëri një ngërdheshje si i bezdisur e megjithatë vazhdoi. Agjërimi është një sakrificë e ndërgjegjshme. Ty nuk të kontrollon kush nëse ha, nëse pi apo nëse kënaq gruan tënde. Gjatë agjërimit je përballë Zotit dhe ndërgjegjes tënde. Kafsha ka shpirt, por nuk ka ndërgjegje, prandaj vetësakrifikimi i saj nuk parashikohet në Kuran. As Muhamedi nuk e detyronte devenë e tij, Kasun që të agjëronte. Kafshët e tua nuk do të bëhen myslimane sepse edhe para kësaj dite nuk janë të krishtera, shtoi imami. E pranoj, tha ai. E pranoj ramazanin. Kur t’i them gruas se është një kusht ajo do të më kuptojë, kurse kafshët e mia nuk do kuptojnë asgjë dhe do vazhdojnë të më duan njëlloj. Vazhdojmë, nxitoi imami duke parë diellin që fshihej pas dritareve. Pas pak duhet të jap ezanin.

Kushti i katërt i islamit është dhënia e zekatit. Zekat do të thotë që t’u japësh të varfërve ushqim, rroba dhe t’i ndihmosh. Zekati nuk është lëmoshë, por është ndarje pasurie. Muhamedi mendonte se i varfri ka të drejtë të përfitojë nga pasuria e të kamurit. Zakonisht zekati shpërndahet pas sakrificës, pas agjërimit, pra në fund të ramazanit. Mund të japësh edhe para. Ai u mendua një copë herë dhe tha: Në fshat ka shumë të varfër. Nëse unë u jap të gjithëve zekat ç’më mbetet për vete? Ramazani më duket më i arsyeshëm se të detyron të kursesh, kurse zekati paska shumë harxhe. Po a nuk do varfërohem unë një ditë duke i falur vazhdimisht të tjerëve pjesë nga pasuria ime? Atëherë ti do të jetosh duke u ushqyer nga zekati që do të shpërndajnë të tjerët, u përgjigj imami. Ky është Islami. Jep pasuri që të marrësh paqe. A e pranon këtë kusht? Imami po humbte durimin. Atij iu duk se, sikur të rezistonte dhe pak imami do ta nxirrte jashtë duke mos e përzgjedhur si mysliman. Megjithatë, vendosi të bëjë edhe një përpjekje. Përmbushja e këtij kushti, siç ia kishte përshkruar imami, nuk e bindte. Si mund të falte nga një dele, apo një viç në fund të çdo agjërimi? Ti më the se që të bëhem mysliman duhet të plotësoj kushtet e Islamit, guxoi ai të pyeste imamin. Po, i tha imami, ashtu është. Që unë të bëhem mysliman duhet të jap zekat, apo jo? po, tha imami i çuditur nga ngulmimi. Po ai që përfiton zekat a duhet të jetë mysliman? Besoj se po, u përgjigj imami i hutuar. Në fshat unë jam myslimani i vetëm dhe nuk e di sa kohë do të vazhdojë të jetë kështu. Të gjithë të varfrit e fshatit janë të krishterë. A duhet t’i fal pasurinë që Allahu ma dha mua atyre që nuk i falen Allahut? Imami nuk foli, pro instinktivisht vuri dorën mbi Kuranin e mbuluar me rrogoz. A duhet të përfitojnë zekat të krishterët, këtë dua të them, përfundoi ai kur kuptoi se kishte fituar superioritet logjik që në ditën e parë të abetares islame. Këtë nuk e di, i tha imami që u ndie keq. Ndoshta duhet të presësh derisa në fshat të vijnë myslimanët e tjerë. E pranoj, shpejtoi ai. Pranoj se do filloj të jap zekat ditën që në fshat një i varfër do të bëhet mysliman. E pranoj kushtin. Ka akoma? Edhe një, u çlirua imami.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
Duhet të shkosh të paktën një herë në jetë në Mekë dhe të rrotullohesh shtatë herë rreth gurit të Qabesë. Sa larg është Meka, pyeti ai. Meka është në Arabi, tha imami. Ky udhëtim zgjat një muaj, duke kaluar nëpër Stamboll. Çdo mysliman duhet të shkojë një herë atje, në Gurin e Qabesë, që është vend i shenjtë për myslimanët. Ai gur është adhuruar që në kohët e lashta, por Muhamedi e ktheu atë në kërthizën e botës islame. Muhamedi u përzu nga Meka prej çifutëve dhe arabëve paganë dhe atij iu deshën disa luftëra, në të cilat u derdh gjak myslimani, për t’u rikthyer në mekë me kokë të rruar siç duhet të bësh edhe ti kur të shkosh. Kur duhet të nisem? Këtë e vendos ti, tha imami. Para se të vdesësh duhet të shkosh. E pranoj, u qetësua ai. Paskam edhe tridhjetë vjet kohë për të shkuar.
Pas kushtit të pestë ndihej më i sigurt. Xhamia ishte pothuajse e errët dhe jashtë zhurmat e qytetit ishin dobësuar. Ai i kishte pranuar të pesë kushtet dhe po priste që imami ta shpallte vendimin e tij. Ka dhe diçka tjetër, u kujtua imami. Çfarë, u acarua ai. Më the se ishin pesë kushte për t’u bërë mysliman dhe unë i pranova. Imami dukej i lehtësuar, si një mami. Sot është dita e parë e lindjes së një myslimani dhe ti duhet të kesh një emër që mund ta zgjedhësh vetë. Nuk ka rëndësi, tha ai. Më thirr si të duash ti imam. Ibrahim, tha imami. Do quhesh Ibrahim. Ibrahimi nuk ka qenë as i krishterë, as çifut dhe as mysliman. Ai është një nga profetët e mëdhenj që Zoti i mësoi të parashikonte të ardhmen. Në kohën e Ibrahimit, njerëzit jetonin më shumë se sot. Ibrahimi rrjedh nga fara e Noes dhe ky rrjedh nga Ademi, që ishte njeriu i parë që Zoti krijoi mbi dhe nga dheu. Nga një brinjë e Ademit Zoti krijoi Havanë që është gruaja e parë në këtë botë. Ademi dhe Havaja patën në fillim dy djem Kainin dhe Abelin. Kaini e vrau Abelin dhe kjo është vrasja e parë e njeriut nga njeriu. Më vonë pema e Kainit u shua nga mëkati i tmerrshëm i vëllavrasjes. Ademi dhe Havaja patën një djalë të tretë Sethin, nga trungu i të cilit buron gjithë njerëzimi. Ibrahimi është degë e këtij trungu. Nga fara e Ibrahimit rrjedhin myslimanët, çifutët dhe të krishterët. Kurani thotë se Ibrahimi pati një fëmijë me skllaven e tij Hagar dhe ky fëmijë u quajt Ismail, që do të thotë i egër dhe fortë. Mirëpo gruaja e tij Sara, që më vonë lindi Isakun, që i dha farë Moisit të çifutëve dhe Jezuit të kaurëve, e zboi skllaven me gjithë Ismailin dhe këta jetuan në shkretëtirë. Ismaili u rrit si njeri i egër në mes të rërës dhe urisë. Dikur, Ibrahimi shkoi në shkretëtirë, takoi të birin dhe të dy ngritën Gurin e Qabesë ku u themelua Meka, vendi ku lindi Muhamedi. Sot, ne myslimanët jemi pasues të kësaj fare. Historinë e Ibrahimit e njohin edhe të krishterët nga Bibla. Ata i thonë Ademit, Adam, Havasë, Eva dhe Ibrahimit, Abraham. Më pëlqen, tha ai. Bukur, tha imami. Mirë se erdhe në islam, Ibrahim i Abdullahut. Çfarë është Abdullahu, u nxi ai. Pranova emrin tim të ri, por im atë ka vdekur dhe unë nuk mund t’ia ndërroj emrin pas vdekjes, ndjesë pastë. Abdullah do të thotë rob i Zotit dhe ky mbiemër i jepet gjithë myslimanëve të rinj si ti, baballarët e të cilëve kanë mbiemra të krishterë që Islami nuk i pranon. Jo, tha Ibrahimi duke e parë imamin në sy. Pranova emrin tim të ri, por mbiemrin nuk e ndërroj. Abdullah duket si budalla dhe nuk mund t’ia lë peshqesh këtë tallje fëmijëve të mi. Nuk e pranoj sikur ta di se kthehem i krishterë siç isha sot në mëngjes. Imami buzëqeshi, por nuk këmbënguli. Iu afrua dhe e puthi në të dy faqet. Paqja qoftë me ty Ibrahim. Shpresoj të jesh një mysliman i mirë. Do përpiqem, tha Ibrahimi dhe u drejtua nga dera e xhamisë. Pa kapërcyer pragun, imami e thirri nga errësira: Ibrahim, ti mund të marrësh deri në katër gra sepse kjo i lejohet çdo myslimani. Është një kusht, pyeti Ibrahimi pa u kthyer. Nuk është kusht, por në qoftë se ty të pëlqejnë gratë Islami ta lejon. Do mendohem, tha Ibrahimi duke dalë. Natën e mirë imam. Mirupafshim, tha imami. Mos harro të bëhesh synet Ibrahim.
Kishte dalë nga xhamia. Nata ishte e gjitha përpara tij.

2.
Ibrahimi arriti në të gdhirë në fshat. Gruaja flinte dhe ai nuk e zgjoi. Pranë vatrës gjeti darkën që ajo i kishte lënë gati. Mishi ishte akoma i ngrohtë. E zbrazi shpejt kusinë dhe doli jashtë të pinte ujë pusi. Agimi ishte i freskët. Ngriti kokën lart dhe hëna iu duk si një sy deleje i mbyllur. Pasi piu ujë hoqi këmishën dhe lau sqetullat e barkun. Pastaj zbathi opingat dhe fërkoi këmbët me ujë. Bagëtia ishte zgjuar dhe delet lëvizën nën zhurmën e ujit që derdhej. Ai u afrua te vatha dhe ato u gjallëruan. Një shqerrë ende e përgjumur ishte ulur në gjunjë me kokën përmbys dhe atij iu duk sikur po falej. Iu kujtua imami dhe pesë porositë e tij. Ishte dita e tij e parë si mysliman. U fut brenda në shtëpi dhe u ul në gjunjë të falej, por u kujtua se imami nuk i kishte mësuar asnjë lutje. Ndenji ashtu për pak kohë. Duhet të thoshte diçka. Mblodhi fort gjunjët poshtë barkut dhe me fytyrë të kthyer nga vatra tha me zë të ulët, por të plotë: Zoti im i vetëm. Dje isha pa ty. Sot jam me ty. Nesër do të jem te ty. Dje nuk të dëgjoja. Sot të dëgjoj. Nesër më dëgjo. Unë të zgjodha ty para të tjerëve dhe kërkoj që ti të më zgjedhësh mua mes të tjerëve. Më bëj mua më të mirin që unë t’i bind të gjithë se ti je më i miri. Jepi ushqim, shëndet dhe bollëk familjes sime. Sa të më japësh do t’i shumoj dhe do t’i kthej prapë ty, se ti je burimi dhe unë jam uji. Ashtu si uji edhe unë kam vetëm një qëllim, që të kthehem prapë në burim më i pastër dhe më i rëndë.
E përsëriti tri herë lutjen që kishte krijuar vetë. Kur pushoi, fytin e kishte të thatë. Ishte lutja e parë dhe atij i ishte dukur shumë e gjatë. Besoj se mjafton, mendoi dhe lëvizi gjunjët për të qarkulluar këmbët e mpira. Nga pas i erdhi një zhurmë e butë. Çfarë të ka ndodhur, i tha e shoqja. Ai u ngrit, u afrua afër vatrës dhe u shtriq. U bëra mysliman, tha. Ajo hapi gojën sikur të përjetonte një mynxyrë, por nuk foli dot. Ta shpjegoj kur të zgjohem, i tha ai. Tani më sill një jastëk se dua të fle. Gruaja ia solli jastëkun dhe para se të mbyllte sytë ai pa qerpikët e saj që dridheshin.
Gjatë gjithë natës kishte ndjesinë se po flinte nën shi. Kur u zgjua kuptoi se kokën dhe qafën e kishte të qullur. Balli i pikonte pa pushim dhe hunda ishte kthyer në një trampolinë nga ku uji i derdhej në gjoks. Gruaja me sy të skuqur e shikonte me pikëllim. Ç’po bën këtu, e pyeti Ibrahimi. Je sëmurë, iu përgjigj ajo me zë të fikur. Të kam vënë gjithë natën lecka me ujë dhe uthull në kokë për të të qetësuar ethet. Mos lëviz. Do një çaj trëndafili? Jo, i tha ai, dua qumësht. Gruaja u çel dhe nxitoi drejt sepetit. Dora i dridhej kur i dha qumështin. Ai ktheu një gllënjkë dhe mbështeti kokën në jastëk. Gruaja e përpinte me sy. Nuk e beson dot e shkreta, mendoi ai. Si mund ta besonte?
E shoqja ishte nga fisi i krishterë i Xhavellave të Sulit. Këta malësorë kishin luftuar prej shekujsh me turqit dhe nuk e kishin pranuar Kuranin as me shpatë, as me ofiqe. Suljotët ishin krenarë për fenë e tyre dhe besonin se ishin garda e krishterë e shqiptarëve. Ata kishin vrarë në disa raste shqiptarë që kishin ndërruar fenë dhe këtë e bënin për të frikësuar të gjithë ata që, sipas tyre, shisnin fenë te turqit. Ekspeditat e këtyre malësorëve në fshatrat e fushës ishin gjithnjë e më të dhunshme. Herën e fundit, përpara disa muajsh, daja i gruas, Llambro Xhavella, në krye të 100 trimave, kishte djegur dhjetë shtëpi myslimanësh të rinj dhe i kishte detyruar ata që ose të mohonin fenë e re, ose çdo shtëpie do t’i rrëmbehej nga një mashkull. Llambro kishte bindur familjet e mëdha të Sulit që të strehonin djem të vegjël të krishterë, të cilët, sipas tij, duhet t’i shpëtonin nga pabesia e baballarëve frikacakë. Djemtë e Ibrahimit shkonin çdo vit për verim te dajat, në malet e Sulit dhe kur ktheheshin tregonin se kolonia e vogëlushëve të rrëmbyer bëhej çdo vit e më e madhe. Dhe janë çdo vit e më të egër, i kishte thënë një herë i biri, a thua se dajë Llambro i ushqen me barut. Nuk mund ta bëjë këtë dhe me fëmijët e mbesës, mendoi dhe pa gruan që nuk ia ndante sytë duke pritur që ai të fliste. Piu dhe pak qumësht, zgjati dorën dhe e afroi gruan nga vetja.

Nuk jam sëmurë, i tha, jam mysliman. E shoqja nuk lëvizi, por ai ndjeu një ngurtësim në lëkurën e saj. Ajo ishte ftohur papritmas dhe Ibrahimit iu duk sikur po përqafohej me një skelet. Nuk ke pse idhnosesh me mua, vazhdoi të fliste ai. Nuk do ndryshojë asgjë në jetën tonë. Ti je gruaja ime dhe unë do vazhdoj të kujdesem dhe të të mbaj si më parë. Katandia jonë do të shtohet sepse unë besoj se disiplina e Islamit do t’i sjellë mbarësi kafshëve tona. Fshatit do t’i dal për zot vetë dhe ty nuk ka pse të të vijë turp nga unë. Sot, unë jam myslimani i parë në fshat, por do ta shohësh se shpejt shumë të tjerë do të bëjnë si unë. Të krishterët dhe myslimanët kanë një mijë vjet që jetojnë bashkë dhe ne të dy nuk jemi të vetmit që flemë bashkë, por lutemi veç e veç. Kur ika dje në qytet nuk e kisha vendosur dhe prandaj nuk të thashë gjë. U binda kur isha në pazar duke shitur. Shikoja burra dhe gra të krishterë që blinin dhe shisnin me nxitim, a thua se ishin në ditën e fundit të jetës së tyre. Aty pata një ndjenjë përkohshmërie që nuk e kisha provuar kurrë më parë. Këta njerëz e ndiejnë se ajo që po jetojnë është shumë e përkohshme dhe duan ta shijojnë atë që kanë përpara se bota të ndryshojë. Ata e dinë se era që po fryn nga Lindja do ndryshojë jetët e tyre. Veç t’i kishe parë dje gratë që dilnin nga kishat. Dukeshin si në ditën e tyre të fundit të lirisë. Islami po afron dhe era që fryn mbi qytet po sjell rërë shkretëtire. Islami ka rregulla të tjera për burrat, për gratë dhe në përgjithësi për lirinë. Kjo fe vjen si një ushtri që ka ndërtuar perandorinë më të madhe të botës në Stamboll dhe forca e saj është vetëm në fillimet e veta. Në qoftë se nuk e pranon duhet ta luftosh dhe në qoftë se vendos të luftosh mund edhe të humbësh, e në qoftë se humb ke vdekur. Ne shqiptarët e fshatrave të varfër, nuk i rezistojmë dot asnjë ushtrie, sepse në mijëra vjet kurrë nuk kemi pasur ushtrinë tonë që të na mbrojë nga fetë e ushtrive të tjera. Fati ynë dihet. Ne kemi lindur për t’i shërbyer ushtrive dhe feve që kalojnë nëpër tokat tona. Krishterimi ka mijëra vjet që i ka mësuar shqiptarët me rregullat dhe zakonet e veta. Mos kujton se të gjithë shqiptarët u bënë të krishterë duke qeshur në këto 1700 vjet? Jo. me hell dhe me shpatë janë bërë pagëzimet e para. Sa familje janë shkatërruar dhe janë ndarë kur krishterimi erdhi me ushtritë e veta pushtuese. Ne nuk kemi qenë gjithmonë të krishterë dhe nuk kemi pse të jemi të tillë deri në fund të kohës. Tani është koha e Islamit. Paratë, fuqia dhe shteti e kanë qendrën në Stamboll. Kjo u vendos qysh se turqit pushtuan Kostandinopojën në kohën e katragjyshit tim. Që atëherë Islami nuk është ndalur. Edhe grekët do ishin bërë myslimanë nga frika. Por ata kanë një pakt me turqit, sepse kur i dorëzuan Kostandinopojën u vendos që grekët të ishin kombi më i preferuar pas myslimanëve dhe kështu është akoma. Turqit kanë nevojë për artet dhe dijen e grekëve, ndërsa nga ne nuk kanë çfarë të përfitojnë dhe prandaj do të na detyrojnë me hir apo me pahir të marrim fenë e tyre. Në qytet takova një imam, i cili më shpjegoi islamin. Krishterimi dhe Islami, sipas tij, burojnë nga i njëjti trung. Mijëra vjet më parë dy vëllezër, Ismaili, i madhi dhe Isaku, i vogli, u ndanë sepse nënat e tyre ishin të ndryshme. Babai i tyre zgjodhi të jetonte me gruan e tij të ligjshme dhe me djalin e saj, Isakun. Ismaili jetoi me të ëmën skllave në shkretëtirat e Arabisë, aty ku më pas lindi Islami. Nga pasuesit e Isakut lindi Krishti, ndërsa nga pasuesit e Ismailit lindi Muhamedi. Porositë që Zoti i dha Muhamedit dallojnë myslimanët nga të krishterët. Imami m’i tha të pesë porositë dhe unë i pranova sepse m’u dukën të lehta, të shëndetshme dhe pa harxhe. Unë duhet të falem pesë herë në ditë, duhet të agjëroj më shumë se një muaj në vit, duhet t’i jap ushqim dhe veshje të varfërve dhe në qoftë se kam mundësi të shkoj para se të vdes një herë në Mekë ku është vendi i shenjtë i myslimanëve. E ç’bën tjetër një burrë i krishterë, përveçse falet më pak, agjëron më shumë dhe nuk është i detyruar të shkojë në Mekë. Unë mund të kem edhe tri gra të tjera nëse dua. Ti nuk duhet të kesh turp nga unë. Shpejt do bindesh se unë kam bërë zgjedhjen e duhur. Ndoshta zgjedhja ime nuk sjell më shumë lumturi, por unë besoj se ajo sjell më pak dhimbje. Do isha një njeri me fat sikur babai im të ishte bërë mysliman për të mos ma lënë mua barrën e zgjedhjes. Djemtë tanë do ta kenë jetën më të lehtë, ta dish. Kjo sepse babai i tyre mori përsipër ta përballojë vetë sikletin e ndryshimit të fesë duke mos ia lënë atyre.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
Kur foli për djemtë, gruaja nisi të merrte frymë. Skeleti i saj u ngroh dhe ai ndiente se si gjaku i saj gurgullonte nëpër kocka si uji i mëngjesit nëpër tubat e çezmës. Pas pak gruaja lëvizi këmbët e ftohta. U shkëput nga ai dhe u ngrit. Sytë i kishte të fryrë, por të thatë dhe pa lot. Më vjen turp nga fshati, tha ajo. Njerëzit e mi në Sul do të më mohojnë dhe ne do të mbetemi fillikat. As do na hyjë njeri në derë dhe as do na pranojnë nëpër dasma dhe morte. Nuk do na shesin më kripë, as bukë, as vaj dhe do na i helmojnë bagëtitë. Gratë do ndërrojnë rrugën kur ti t’u dalësh përpara, burrat do pështyjnë në tokë kur t’i takosh. Më vjen të vdes, rënkoi ajo. Të kishe pritur dhe pak. Kisha dëgjuar se Mihali i Zoicës do bëhej mysliman sepse kadiu i qytetit që ai e furnizon me bulmet ia kishte vënë kusht. Të kishim parë ç’do t’i thoshte fshati Mihalit pastaj të vendosje. Pse duhet të ishe ti i pari?
Ai e piu deri në fund qumështin që ishte ftohur dhe mendoi se ndoshta gruaja kishte të drejtë. Kishte bërë një kapërcim ylberi, por tani nuk mund të kthehej më pas. Nuk e di a duhej të isha i pari, por nuk mund të isha i dyti, tha ai duke u çuar. Atëherë gruaja iu afrua dhe iu ngjit për trupi. Unë jam martuar me një të krishterë dhe do vdes me një mysliman, u zotua ajo duke ia hedhur krahët rreth belit. M’u beto për Krisht që nuk do t’i bësh djemtë myslimanë dhe nuk do marrësh gra të tjera, siç thotë feja jote. Gruaja i kishte mbështetur kokën në sup dhe atij iu dhimbs. Në fund të fundit ajo ishte si gjithë gratë e tjera, myslimane apo të krishtera. Skeleti i saj ishte dashuria, mishi i saj ishte xhelozia. Vetëm vdekja mund të ndajë xhelozinë nga dashuria, mendoi ai dhe u ndie më i qetë. Sikur gruaja të mos ishte xheloze do ta kisha jetën më të vështirë, ngushëlloi veten. Ta premtoj, i tha ai duke e shtrënguar pas kurmit të vet dhe shtoi: Djemtë që kanë lindur nuk do bëhen myslimanë dhe unë nuk do marr grua tjetër deri ditën që ti do lindësh një vajzë.
Nuk do t’i gëzohem asaj dite, tha gruaja dhe vuri dorën mbi bark sikur po i jepte një urdhër mitrës së vet.
Më quaj Ibrahim, i tha ai. Është emri i profetit të parë që ishte babai i Ismailit dhe i Isakut. Ti mund të më thërrasësh Abraham.

3.
Kur prifti hyri në fshat pas tri ditësh, pleqësia e priste e mbledhur. Kolera islame ju hyri në shtëpi, i tha burrave të fshatit pa i përshëndetur. Në qoftë se nuk e izoloni, do t’ju përpijë të gjithëve një nga një.
Lajmi se një nga burrat ishte bërë mysliman e tronditi fshatin.
Gratë ndezën qirinj që nuk u shuan për shtatë ditë me radhë. Burrat, të cilët ndiheshin më fajtorë për tradhtinë e një anëtari të gjinisë së tyre, e mbytën hidhërimin e ditëve të para me raki. Dikush betohej se, nëse pleqësia e lejonte, ai do shkonte natën dhe do ta vriste Ibrahimin. Një tjetër tha që shtëpia e myslimanit të rrethohej me një kanal të lartë dhe kështu ai do jetonte në një ishull të pakalueshëm brenda fshatit. Të thërrasim priftin, propozoi një tjetër. Atij i takon të na thotë se çfarë duhet të bëjmë kur delet braktisin vathën e Zotit dhe shkojnë të ushqehen me dorën e turkut.
Kur prifti, që u bënte mesha një herë në katër të diela, erdhi nga qyteti, i lodhur dhe i pluhurosur, shumicën e burrave e gjeti të pirë. Ata filluan të flisnin të gjithë njëherësh dhe në atë rrëmujë priftit iu desh të ndërhynte disa herë për të shuar zënkat mes tyre. E tregonin në mënyra të ndryshme historinë e Ibrahimit, pastaj kundërshtonin versionet e njëri-tjetrit, bërtisnin, akuzonin shoku-shokun dhe pastaj priftin se indiferenca e tij ndaj fshatit do t’i joshte njerëzit avash-avash drejt fesë tjetër.
Pushoni kaurë të dehur, bërtiti prifti që kishte humbur durimin. Një ditë kjo do të ndodhte e ju nuk mund të bënit përjashtim. Islami është një kolerë që ka një mijë vjet që përhapet me majën e shpatës. Miliona njerëz në Lindje jetojnë nën këtë epidemi, por duke qenë të gjithë njëlloj të sëmurë nuk kuptojnë se nga se vuajnë dhe as nuk përpiqen ta shërojnë veten. Fshati juaj është një pikë uji në oqeanet e feve të mëdha. Zoti përcaktoi kufijtë mes këtyre oqeaneve dhe ky kufi ishte Kostandinopoja. Myslimanët e shkelën kufirin që Zoti kishte vendosur mes territoreve fetare kur pushtuan këtë qytet grek aty ku takohen oqeanet. Qysh nga ajo ditë ujërat e papastra të Islamit derdhen në oqeanin tonë dhe sot ato ndotën dhe fshatin tuaj. Kur linda unë, vetëm një në dhjetë shqiptarë ishte mysliman. Tani që jam në mes të jetës, myslimanët bëjnë tre shqiptarë në dhjetë. Shpresoj që kur të vdes të mos e kenë kaluar gjysmën e dhjetës.
Prifti ndaloi dhe mori frymë thellë. Burrat dukeshin më të vegjël nën mjegullën e duhanit që pinin pa pushim.
Ju e dini se çfarë i tha Jezu Krishti Pjetrit natën e fundit, vazhdoi ai. Kur gjeli të këndojë tri herë do më kesh mohuar tri herë. Edhe unë shoh mohues midis jush. Shumë shpejt në këtë fshat do ketë myslimanë të tjerë dhe unë dua të kuptoj pse. Pse, o shqiptarë, e keni kaq të lehtë të mohoni fenë e parë? Mohoni për para, apo mohoni nga frika? Mohoni nga padija, apo mohoni nga varfëria? A e keni pyetur veten pse nuk keni pasur kurrë shtetin tuaj, pse nuk keni pasur kurrë shenjtorët tuaj, pse nuk keni akoma libra në gjuhën tuaj, pse nuk keni shkollat tuaja dhe pse nuk keni flamurin tuaj? Jua them unë pse. Sepse ju nuk e keni besuar Krishtin. Atë e keni pranuar si një nënshtrim ndaj perandorive që ju kanë qeverisur. E keni pranuar fenë si të ishte një taksë shpirtërore, së cilës mund t’i shmangesh me dredhi. Perandoritë, deri ditën kur ra Kostandinopoli, ishin të krishtera dhe ju ishit të krishterë. Tani perandoria juaj është myslimane dhe ju po mbani radhë në Islam. Ju bëheni me fenë e pushtuesit tuaj dhe prandaj nuk do keni kurrë shtetin tuaj sepse kur pushtuesit të ikin, ju do të bëheni me pushtuesin e ri.
Burrat ishin lëshuar në stolat e tyre. Ligjërata e priftit i kishte bërë esëll. Mos na fyej, o grek, i tha dikush. Ne të kemi thirrur të na ndihmosh. Ti po na thua që të bëhemi grekë që të mos bëhemi myslimanë?
Ishe shumë i hidhur hirësi, foli burri më i moshuar që ishte dhe kryetari i pleqësisë. Dhoma ra në qetësi. Zotrote na the se shqiptari nuk është një i krishterë i pastër dhe një ditë mëkati do ta çojë atë në Islam. Unë kam vendosur të jem edhe pak kohë në këtë botë. Gjithë jetën time i jam lutur Zotit që t’i jepte paqe dhe bukë fëmijëve të mi dhe fëmijëve të fëmijëve të mi dhe Zoti shpesh më është përgjigjur. Sa jam gjallë kam pasur bukë, por kurrë nuk kam pasur paqe. Bukën e kam fituar vetë, paqen ma kanë marrë një herë grekët dhe një herë turqit. Ne jemi të krishterë, grekët janë të krishterë dhe paqe nuk ka. Tani po vijnë turqit që thonë se bukën duhet ta sigurojmë vetë, ndërsa paqen do të na e sjellin ata. Turqit thonë se, nëse nuk e pranojmë paqen e tyre, do të na e marrin dhe bukën dhe tokën. E ata me paqe kuptojnë Islamin, apo jo? unë sa të vdes do mbetem i krishterë, siç kam lindur. Turqit thonë se toka është e perandorisë, ndërsa ju grekët thoni se feja jonë është feja juaj sepse ungjijtë janë shkruar në greqisht. Unë nuk do jem gjallë, por di që një ditë stërnipërit e mi do t’i kenë të dyja dhe askush nuk do mund t’ua marrë më, as fenë, as tokën dhe as gratë. Prandaj të kemi thirrur, të na thuash se ç’duhet të bëjmë që myslimani i fshatit tonë mos shumohet me vajzat tona dhe mos ushqehet me bukën tonë, megjithëse ti nuk beson se Krishti dhe shqiptari mund të jetojnë në të njëjtin trup, pa e tradhtuar njëri-tjetrin. Plaku pushoi nën vështrimin admirues të burrave të tjerë.
Prifti u mendua një copë herë dhe foli. The atë që mendoj prej disa kohësh, i tha plakut. Shqiptari dhe Krishti nuk jetojnë dot bashkë përjetësisht. Shqiptari beson se është i varfër sepse Krishti nuk kujdeset për të siç kujdeset për grekët dhe prandaj ai e tradhton Krishtin sepse ndihet i tradhtuar. Koha do na e thotë se kush ka tradhtuar i pari ndër të dy dhe atë ditë ky gjykim do jetë ose një ngushëllim i madh, ose një pikëllim i madh për shumë myslimanë shqiptarë. Por sot ne kemi shumë pak fakte për të provuar çka po them. Tradhtia është në ditët e saj të para. Megjithatë, detyra ma do që unë të përpiqem që ajo që besoj të mos ndodhë. Prandaj kam ardhur. Në qytet ka shumë shqiptarë që janë bërë myslimanë. Ne vendosëm që t’i izolojmë dhe prandaj të krishterët nuk janë më gjitonë me myslimanët. Ata jetojnë në një lagje të veçantë, e cila po rritet përditë. Kanë çezmat dhe dyqanet e tyre. Të krishterët po ashtu. Takohen vetëm të dielave në ditën e pazarit. Fise të tëra janë ndarë sepse një vëlla është bërë mysliman dhe të tjerët kanë mbetur të krishterë. Martesat mes fëmijëve të dy feve nuk lejohen më. Ju thashë se kjo do të ndodhë edhe në fshatin tuaj sepse myslimani ka pas tij kadiun, asqerin, dervenxhiun dhe pashain. Sot, ata janë më të fortë. Por ju duhet të jeni më të zgjuar. Turqit kanë shpatën, por të krishterët kanë mendjen. Ky ballafaqim mes shpatës dhe mendjes do bëjë që ju të mbeteni shumicë në fshatin tuaj. Duhet ta izoloni Ibrahimin që të gjithë të kuptojnë se në këtë fshat nuk mund të jetosh dot si mysliman. Por edhe në qoftë se të tjerë do t’i bashkohen Islamit, shumë shpejt ata do kacafyten. Turqit janë si ujqit. Pasi shumohen vrasin njëri-tjetrin. Ju duhet ta ushqeni zjarrin që ata kanë në shpirt. Kjo është dredhia që duhet të përdorni

Do t’ju rrëfej një histori për fëlliqësitë e tyre, tha prifti. Përpara njëqind e tridhjetë vitesh, të parët e fesë myslimane në Stamboll dërguan një dervish për të përhapur islamin ndër shqiptarë. Pasi mori fermanin e Sulltanit, ky u nis për në Berat. Qëndroi një kohë aty, mësoi shqip dhe më pas u vendos në Tepelenë. Aty filloi të ndihmonte jetimët, sakatët dhe të varfrit. Shpërndante ushqim dhe ndihma që turqit ia dërgonin nga Stambolli për të joshur të krishterët. Shumë shpejt emri i Demir Hanit u përhap në të gjithë zonën dhe njerëzit filluan ta besojnë si të ishte shenjt. Madje, ndjekësit e tij, që ai i kishte kthyer në myslimanë, hapën fjalë se Demir Hani bënte mrekullira dhe kishte aftësi të shëronte njerëz, vetëm duke i prekur. Të sëmurë, të gjymtuar dhe gra gdhiheshin në radhë që Demir Hani t’i prekte me dorë dhe t’i nxirrte xhindet nga trupat e tyre, siç thoshte ai vetë. Dikur, një bajraktar mysliman, gruaja e të cilit nuk pillte, vendosi të dërgojë të shoqen te Demir Hani. Ajo ishte e re dhe shumë e bukur. Demiri e mbajti gruan një muaj dhe përditë mbyllej me të në dhomat e veta larg syve të dervishëve të tjerë. Pas një muaji, e dërgoi në shtëpi dhe i tha burrit të saj se e shoqja ishte shëruar. Burri i gëzuar ra me gruan e vet dhe pas nëntë muajsh lindi një djalë. E ëma dhe babai kishin qëlluar të dy të verdhë, të gjatë dhe me sy blu si gjithë malësorët shqiptarë, ndërsa djali doli i shkurtër dhe pis i zi. Fshati filloi të përqeshte bajraktarin. Gruaja u shastis, ndërsa burri e rrahu dhe e la pa bukë që t’i tregonte të vërtetën. Pas tri javësh pa bukë dhe pa ujë, e rrahur dhe e poshtëruar gruaja tregoi se kur ishte në Tepelenë Demir Hani e kishte detyruar të binte me të duke i thënë se ky është vullneti i Zotit dhe asgjë e keqe nuk do t’i ndodhte asaj. Bajraktari i çnderuar u nis në Tepelenë për të vrarë Demir Hanin. E rrethoi teqenë dhe i bëri thirrje të dilte jashtë që të merte ndëshkimin e merituar. Për dhjetë ditë Demir Hani rezistoi. Teqeja ishte e mbushur me ushqimet që ai ua shpërndante njerëzve. Një natë, Demir Hani e ftoi bajraktarin të takoheshin që t’i shpjegonte çfarë i kishte ndodhur gruas së tij. I përvëluar për të marrë vesh të vërtetën bajraktari u fut në teqe dhe aty Demir Hani e vrau me sëpatë. Viktima ishte njeri me influencë dhe gjithë tepelenasit filluan të flisnin kundër Demir Hanit. Po ashtu gra dhe vajza të tjera, e madje dhe djem të vegjël rrëfyen se kur ata shkonin për t’u shëruar, Demir Hani i prekte me dorë në vende të ndaluara dhe disa prej tyre i kish fëlliqur. Fjala shkoi deri në Stamboll dhe paria myslimane u ankua te Sulltani se Demir Hani po përdhoste Islamin me veprime, të cilat i trembnin shqiptarët që donin të bëheshin myslimanë. Për shkak të turpeve të Demir Hanit shumë myslimanë e braktisën Islamin. Fshati i bajraktarit u mblodh dhe më shumë se 50 burra myslimanë dogjën Kuranin dhe u betuan se kurrë më nuk do tradhtonin Jezu Krishtin. Pas disa kohësh, Sulltani dërgoi një ferman ku ngarkohej një nga dervishët e afërt të Demir Hanit që t’i priste atij kokën. Ky e zbatoi. Thonë se atë ditë Demir Hani vrapoi nëpër teqe deri në mbrëmje duke mbajtur kokën e tij në duar. Muaj më vonë edhe dervishit që vrau Demir Hanin iu pre koka po me urdhër të Sulltanit. U tha se ishte ky që kishte sajuar dhe shpifur gjithë ato histori të fëlliqura që t’i zinte vendin Demirit dhe t’i rrëmbente pasurinë që kishte fituar.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
Kur prifti pushoi, burrat dukeshin të lodhur. Kishin tri ditë pa gjumë dhe prifti akoma nuk po iu thoshte se ç’duhej të bënin me Ibrahimin.
Gjatë tri ditëve që ata rrekeshin të gjenin një mënyrë për të përballuar bashkëjetesën me të, Ibrahimi vazhdonte jetën e tij qetësisht sikur asgjë të mos kishte ndryshuar. Çdo mëngjes herët ai shtronte një rrogoz në oborrin e shtëpisë, ulej në gjunjë dhe falej. Ata që e kishin parë këtë rit tregonin se myslimani falej pa zë. Lutja e tij ishte shumë e shkurtër. Më pas, Ibrahimi merrej me kafshët e veta. Ditën e dytë ai kishte shkuar të shihte vëllanë e tij, Vasilin. Ky, në mungesë të një vendimi të pleqësisë, i kishte hapur derën e shtëpisë dhe e kishte pritur. Vasili iu tha burrave të pleqësisë se Ibrahimi dukej i qetë dhe në humor. Qetësia e tij e kishte shpërqendruar Vasilin, i cili priste që i vëllai të shfajësohej për damkën që i kishte vënë familjes. Për një kohë të gjatë, të dy kishin biseduar për thatësirën e gjatë të atij gushti dhe për asgjë tjetër. Pastaj Ibrahimi e kishte pyetur se çfarë vendimi kishte marrë pleqësia. Vasili ishte bërë nervoz dhe i kishte thënë se shumë anëtarë të pleqësisë donin ta dëbonin nga fshati. Ibrahimi rinte përballë të vëllait dhe nuk fliste. I qetë dhe pa e ngritur zërin i tha: Ti je mbyllur në fshat dhe nuk di ku po shkon bota Vasil. Turqit janë sot fuqia më e madhe që ka parë njerëzia. Shumë shpejt dallga e Islamit do të mbysë fshatrat tona. Ata kanë para dhe asnjë ushtri nuk mund t’iu bëjë ballë. Në Janinë të gjithë e dinë se herët apo vonë turqit do të kenë gjithçka në dorë. Shqiptarët atje çdo ditë bëhen myslimanë. Për ne shqiptarët Islami është e vetmja rrugë për të na dalluar nga grekët. Turqit na kanë me sy të mirë dhe unë besoj se ata do të na e lënë ne në dorë këtë vend, për inat të grekëve. Por që kjo të ndodhë ne duhet të marrim fenë e tyre. Është e vetmja mundësi që ne të bëjmë prokopi dhe pas qindra vjetësh të qeverisim veten tonë dhe grekët. Ky fat nuk troket çdo ditë në derë. Asnjë shqiptar me mend në kokë nuk duhet ta humbë këtë mundësi.
Vasili nuk fliste, por e shihte vëllanë si i ndërkryer. Koha do tregojë nëse kam pasur të drejtë, kishte vazhduar Ibrahimi. Ti je vëllai im e unë jam vëllai yt dhe feja nuk mund të na ndajë. Megjithatë, unë jam i vendosur të pranoj çdo vendim që do të marrë pleqësia, por nëse dikush prek familjen time, apo më kërkon të iki nga fshati, ta dini se unë do luftoj. Nuk mund ta shkulësh rrapin nga rrënjët pa gjakosur dorën. Ti mund të vish kur të duash në shtëpinë time dhe unë do të vij nëse më pranon.
Kështu ishin ndarë dy vëllezërit. Kur Vasili ia tregoi priftit dhe pleqësisë së fshatit takimin me Ibrahimin, burrat u xhindosën dhe thanë se ata nuk mund të pranonin kërcënimet e një myslimani prandaj vendimi duhej marrë një orë e më parë. Vasili nuk fliste, por dukej se e vuante gjyqin që fshati po i bënte të vëllait.

Mëkat, tha prifti, pasi dëgjoi shpjegimet e Ibrahimit. Më i zgjuari prej jush qenka bërë mysliman. Nuk do ta keni kollaj ta thyeni këtë njeri. Ç’duhet të bëjmë, e pyeti Vasili që rrinte në këmbë sikur priste një urdhër. Ky njeri nuk mund të mposhtë një fshat, foli prifti. Fuqia e tij qëndron te dobësia juaj. Ju e keni dashur dhe e keni respektuar prandaj sot jeni të përçarë dhe të pavendosur. Betejën e parë me ju sapo e ka fituar. Jam i bindur që ai fle tani i qetë me Zotin e tij të ri, ndërsa ju keni tri ditë që nuk dini çfarë të bëni për të mbrojtur Zotin tuaj. Fol, i thanë burrat priftit. Ç’të bëjmë?
Si në një sallë gjyqi, prifti u çua në këmbë dhe ashtu bënë të gjithë burrat pas tij, përveç kryetarit të pleqësisë.
Ibrahimi duhet të vuajë për fyerjen që i ka bërë fshatit, shpalli prifti. Atij as nuk do t’i shitet, as nuk do t’i falet grurë, kripë, bukë, miell, vaj dhe asgjë tjetër që hahet. Askush nuk do të prekë mish nga kafshët e Ibrahimit. Askush nuk do të çojë kafshët e veta për t’i shëruar tek Ibrahimi. Askush nuk do të martojë vajzat e veta me djemtë e Ibrahimit. Askush nuk do të ngrejë shtëpi pranë Ibrahimit. Gjitonët do t’i mbyllin dritaret që shohin nga shtëpia e tij. Rruga përpara shtëpisë së Ibrahimit nuk do të shkelet nga asnjë i krishterë. Atij do t’i mbyllet dera e shtëpisë së të krishterit, përveçse kur ka morte. Gratë e krishtera nuk do t’i japin dorën Ibrahimit. Burrat do ta qëllojnë Ibrahimin vetëm nëse ai do të hyjë në kishë apo në qoftë se ai sulmon një të krishterë. Nëse Ibrahimi vdes, ai nuk do të varroset bashkë me të krishterët. Vajzat e Ibrahimit, të krishterët do t’i respektojnë sepse ato janë viktima të tradhtisë së babait. Djemtë e tij do vuajnë ndëshkimin njëlloj si i ati i tyre. Ata zhvishen nga të drejtat për t’u zgjedhur në pleqësi dhe për të ndjekur meshat dhe shkollat e krishtera. Duke filluar nga sot, për dyzet ditë, asnjë i krishterë nuk do t’i thotë Ibrahimit mirëmëngjesi dhe natën e mirë dhe po ashtu askush nuk do t’i flasë gjatë kreshmës. Nuk ka urim për myslimanin.
Kur prifti mbaroi, burrat u panë në sy. Ata prisnin ndëshkime më të rënda. Ishin përgatitur ta dëbonin dhe disa do ishin të gatshëm ta vrisnin myslimanin. Por i vëllai i Ibrahimit ishte aty dhe ata nuk folën për ndëshkime më të ashpra. Prifti e ndjeu se pleqësia mbeti e pakënaqur. Kur njëri prej tyre tha nëpër dhëmbë se kisha po toleronte Islamin, prifti i tha: Biri im, myslimanin po e vrave, të vret; po e le pa bukë, të vjedh; po nuk i fole, çmendet. Më mirë një i çmendur se një mysliman.
Duke dalë, Vasili iu afrua priftit. Babai na la një tokë mua dhe vëllait. Ne e kemi punuar bashkë dhe familjet tona kanë ndarë të korrat përgjysmë. Si thua a duhet ta punoj tokën me Ibrahimin tani që ai është mysliman? Prifti ndaloi dhe u përgjigj: Babai juaj e kishte përfituar atë tokë si i krishterë. Ju e keni trashëguar si të bijtë e një të krishteri. Vëllai yt nuk është më i krishterë dhe ajo tokë është e jotja, sa kohë që ti nuk je mysliman.

4
Pleqësia u shpërnda menjëherë dhe prifti e la fshatin. Kjo është nata e tyre e fundit në paqe, mendoi. Çdo gjë do jetë ndryshe nesër. Mbi qytet hëna e re shtrihej si një kumbull mbi një kadife blu. Kur prifti hyri në shtëpi imami kishte filluar të këndonte majë xhamisë. Ishte dita e parë e ramazanit. Ibrahimi nuk kishte fjetur gjithë natën duke pritur që Vasili të vinte për t’i treguar vendimin e pleqësisë së fshatit. Por i vëllai nuk u duk. Ulur në oborr vështronte hënën e re. Ishte shenja që lajmëronte ramazanin siç i kishte thënë imami. U ul në gjunjë dhe u fal, pastaj shkoi të flinte vetëm pranë vatrës. Kur u zgjua, e shoqja e pyeti se pse nuk kishte ardhur në shtrat dhe ai i tha se kishte filluar ramazani dhe gjatë këtij muaji myslimani nuk ha, nuk pi dhe nuk e prek gruan me dorë. I mjeri ti, i tha gruaja. Ku e gjete këtë fe që të ndalon gjërat që do më shumë në jetë?
Kur dielli u ngrit mbi çati, një zhurmë e madhe dërrasash dhe gozhdësh që nguleshin mbi to e nxori Ibrahimin me nxitim në oborr. Gjitoni i tij, Mihali i Zoicës bashkë me të vëllanë dhe dy të tjerë kishin marrë disa dërrasa të mëdha dhe po ia vinin dritares. Mirëmëngjesi, i tha Ibrahimi dhe u afrua. Asnjëri prej tyre nuk u përgjigj. Mirëmëngjesi, i tha ai prapë, ku i keni lënë veshët, or miq? Sërish as Mihali dhe as të tjerët nuk reaguan. Ç’ju kam bërë, u çor Ibrahimi, ju kam ngrënë bukën? Katër burrat vazhdonin punën. Ibrahimi rrinte pa lëvizur dhe i shikonte. Pas pak dritarja e Mihalit ishte e mbyllur. Atë ditë, gjashtë dritare të fshatit që shikonin shtëpinë e Ibrahimit u zhdukën. Nga rruga e tij nuk kaloi askush.
Pasdite, Ibrahimi, i lodhur nga agjërimi dhe i mërzitur nga poshtërimi, doli të bëjë një shëtitje nëpër fshat. Kushdo që rastisi as e pa në sy dhe as i foli. Dy djem të vegjël që luanin cinglash sa e panë, hodhën shkopinjtë dhe hynë në shtëpi duke thirrur në panik: Nënë myslimani, erdhi myslimani. Dera u mbyll me forcë.
Kur u kthye në shtëpi, e shoqja po qante. Çfarë ke, pyeti ai. Shkova të marr kripë, nuk më dhanë. Kërkova miell për bukë, nuk më dhanë. Kërkova vaj, po ashtu. Ç’po ndodh me ne Ibrahim? Të folën, i tha ai. Më nxinë, jo më folën, rënkoi gruaja. Më thanë se nuk ka bukë dhe vaj për familjen e myslimanit. Renda te Hana, gruaja e tët vëllai dhe më nxori me duar bosh. Yt shoq na ka turpëruar, më tha. Për ju nuk ka ushqim në fshatin tonë. Asnjë vajzë nuk do t’i jepet djemve të tu. Tani toka i përket Vasilit sepse burri yt ka humbur të drejtën e trashëgimisë. Kur e pyeta se kush i ka vendosur gjithë këto, më tha se këtë vendim e ka marrë pleqësia dhe gjithë fshati e ka pranuar.
Ibrahimi mbylli derën e shtëpisë me shul dhe i kërkoi gruas një lugë sheqer. Ka dhe pak për nesër, i tha ajo duke i dhënë sheqerin. Është koha e iftarit dhe imami më tha se duhet të fus në gojë diçka të ëmbël, u justifikua ai. Lëpiu buzët dhe u ul për t’u falur në sy të gruas që e shikonte me dhimbje.
Atë natë i vunë fëmijët për të fjetur më herët dhe secili u shtri në dhomën e vet. Kur u zgjua në mes të natës për t’u bërë gati për syfyrin, ndjeu në hundë erën e diçkaje që digjej. Vatra ishte e pandezur dhe ai hapi portën e shtëpisë. Disa metra jashtë oborrit, në mes të rrugës, digjej një kryq i madh i ngulur vertikalisht në tokë. Ibrahimi u frikësua se mos zjarri i merrte drutë që kishte në cep të oborrit dhe u afrua. Katër burra që ishin fshehur pas zjarrit ia dhanë vrapit. Kur u larguan, në një distancë që ai nuk mund t’i shquante, njëri prej tyre ndaloi dhe i thirri: Ibrahim, o derr, Muhamedi të pret në ferr. Tre të tjerët e përsëritën si refren disa herë dhe të gjithë bashkë u zhdukën, pas një muri. Ibrahimi iu avit kryqit, që kërcente pa ritëm mbi kokën e tij. Mendoi ta shkulte nga toka dhe ta shuante zjarrin, por e tërhoqi dorën dhe nuk e preku. Tymi ngrihej lart dhe pas pak e mbuloi hënën si një perçe gri. Kryqi u dogj i patrazuar deri në mesditë. Kur u zgjuan, djemtë filluan të loznin rreth kryqit. Ibrahimi i ndiqte rrotullimet e tyre dhe mendonte me vete se jeta e njeriut duhet të ishte si kjo lojë kalamajsh. I vjen rrotull kryqit gjithë jetës që të mos digjesh në zjarr.

Kur djemtë u futën në shtëpi e pyetën Ibrahimi se kush e kishte ngulur kryqin e djegur para shtëpisë së tyre. Fshati, u përgjigj Ibrahimi. Djemtë panë njëri-tjetrin të hutuar. Ishte përgjigjja që prisnin më pak. E ka ngulur fshati që të ruhet nga rrufetë e Zotit, shtoi i ati.
Për një javë Ibrahimi nuk doli nga shtëpia. Falej në orët e caktuara, nuk hante, nuk pinte, merrej me kafshët e veta dhe kalonte kohën duke biseduar me djemtë. E shoqja shkoi dhe një herë tek e kunata, por ajo sërish e nxori me duar bosh. Fshati i mbeti besnik vendimit të pleqësisë. Askush nuk kaloi përpara shtëpisë së Ibrahimit. Në kohën që Ibrahimi falej, kambana e kishës së vogël gjëmonte pa pushim. Çdo natë, katër burrat shfaqeshin përpara shtëpisë, ngulnin një kryq të ri që shkëlqente në errësirë dhe pastaj i vinin flakën. Pas një jave, rruga përpara shtëpisë dukej si varrezë me kryqe të rrëzuar. Ushqimet e tyre pothuajse kishin mbaruar. Gruaja i dha djemve kos dhie dhe mollë të pjekura nga të shtëpisë dhe filloi të qante. Do iki në qytet, tha Ibrahimi. Do gjej diçka për të ngrënë. Kthehem në darkë. Thirri djemtë dhe i porositi se pa ardhur ai askush nuk duhej të dilte nga shtëpia. Do vij me ty, i tha djali i madh. Jo, i tha Ibrahimi. Sa kohë nuk jam unë, ti je i zoti i shtëpisë, por mos e kalo derën e oborrit pa u kthyer unë. Po nëse ti nuk kthehesh, e pyeti i biri. Ibrahimi bëri sikur nuk e dëgjoi dhe u nis.
Kur hyri në qytet, dielli po perëndonte. Frymën e mbajti te xhamia. Imamin e gjeti të ulur mbi rrogoz me një tas hurma përpara. Selam Alekum, Ibrahim. Bujrum në iftarin tim. Ibrahimi u ul mori një hurmë dhe goja e tharë nga rruga iu ndez më keq. Fëmijët e mi janë pa bukë, i tha Ibrahimi dhe i tregoi javën e tij të tmerrshme. Jam gati të vras për të shuar urinë e tyre. Imami e dëgjoi deri në fund dhe kur mbaroi i tha: Zoti po të vë në provë. Të ka lënë pa bukë, pa miq dhe pa vëlla që të kuptojë se sa mund të sakrifikosh për të fituar dashurinë e tij të mëshirshme. Muhamedi vuajti 20 vjet, më keq se ti, që të fitonte emrin që i njohim sot. Mbaje ramazanin deri në fund që të pastrosh shpirtin tënd nga urrejtja dhe mëkati. Mos harro se gjatë këtij muaji të shenjtë nuk duhet të mallkosh dhe as të vrasësh njeri. Zoti ka gjithmonë bukë për robtë e tij. Imami u ngrit, shkoi në cep të xhamisë dhe i mbushi një torbë me miell, sheqer, vaj, kripë dhe ullinj. Merri dhe këto hurma që aq shumë i pëlqenin profetit dhe çoja fëmijëve të ëmbëlsohen. Po si mund të vazhdoj kështu, i tha Ibrahimi. Këto ushqime nuk zgjasin më shumë se disa ditë dhe djemtë do të m’i marrë prapë uria. Duro, i tha imami. Kur t’i mbarosh këto, Zoti do të të dërgojë një shenjë. Nisu tani se vajti vonë dhe të presin.
Ibrahimi u përshëndet me imamin dhe doli nga xhamia. Pas pak u errësua. Dielli perëndoi dhe u fut në torbën e tij të mbushur. Rrugën e bëri thuajse me vrap.
Në mesnatë, arriti në fshat i rraskapitur, por i çliruar. Një turmë me burra dhe gra ulërinin përpara shtëpisë. Sapo panë Ibrahimin u bënë si të tërbuar. Gratë filluan ta shanin, burrat e shtynë dhe e goditën. Ibrahimi nuk ktheu dorë, por shtrëngoi torbën fort dhe eci drejt shtëpisë. Nuk po kuptonte gjë, por mendonte për djemtë dhe për gruan. Duke ecur mes grushteve të burrave dhe mallkimeve të grave i doli përpara i vëllai, Vasili. Edhe ti Vasil, e pyeti Ibrahimi. Unë po i mbaj, u përgjigj i vëllai duke mos e parë në sy. Do ishte bërë hataja. Yt bir është çmendur. Thuaji të lirojë Mihalin se ka gjithë natën që e mban brenda dhe thotë se do ta vrasë. Ibrahimi nuk donte të dëgjonte më dhe u sul drejt shtëpisë. Gruaja e kishte parë dhe i hapi derën. Pa e lënë të fliste, i tregoi me zë të fikur ç’kishte ndodhur. Katër burrat kishin ardhur në mes të natës për të djegur kryqin. Atë natë, ata duket se kishin pirë sepse qeshnin dhe shanin me të madhe dhe duke bërë shenja në drejtim të shtëpisë këndonin me sa kishin në kokë: Ibrahim, o qafir, do të zhdukim me pahir, mysliman nga taksirati, nuk ka vend për ty fshati, Muhamedi është synet, Ibrahimi është lanet. Kur kryqi filloi të digjej deri në majë, burrat u larguan si përherë dhe unë u shtriva të fle, tha gruaja. Pas pak, dëgjova të bërtitura në oborr dhe kur dola pashë tët bir, që mbante për zverku njërin nga burrat dhe e tërhiqte për nga shtëpia. Duhet të ketë dalë nga dritarja dhe i është vënë pas nëpër fshat derisa e ka zënë, shtoi ajo. Ku është futur, e pyeti Ibrahimi. Në qilar i ke të dy, bëri me kokë ajo.

Kur Ibrahimi hyri në qilar, i biri me një thikë në dorë ishte ulur në shesh. Në fund të qilarit, në errësirë, Mihali i Zoicës ishte i lidhur si bagëti nga këmbët. Gomar, i thirri të birit, të thashë të mos dilje nga shtëpia pa ardhur unë. Djali u ngrit në këmbë dhe faqja e njomë iu djersit. I ati e kishte fyer në sy të presë së tij dhe kjo e kishte zhburrëruar. Ibrahimi e kuptoi dhe iu drejtua Mihalit. Ç’pate me familjen time, o bukëshkalë? Më liro, iu lut Mihali. Për atë Zot nuk kam më punë me ty. Edhe dritaren që zura me dru do ta hap, le të thotë ç’të dojë pleqësia. Mos e beso baba, i foli i biri nga prapa. Po e lirove, ata do të vijnë prapë nesër të djegin kryqin dhe do të të shajnë ty. Ky të ka sharë qafir në mes të fshatit. Unë nuk duroj dot të më thonë djalë qafiri. Po e lirove ti, unë do ta vras nesër, siç na kanë vrarë këta.
Ibrahimi u ftoh. Kur kishte ikur, djali ishte një kalama, ndërsa tani ai kishte përpara një burrë, i cili i vinte kushte. Ma jep thikën, i tha të birit. I biri rezistoi një çast dhe pastaj, duke e parë në sy të atin, i tha: Po e lirove fshati do mendojë se jemi frikësuar. Ma lër ta ruaj unë këtë kërmë dhe shko të bisedosh me pleqësinë. Në qoftë se ata duan që të na ngordhin për bukë le të vdesë ky para nesh. Ibrahimi nuk i besonte veshëve. Nga jashtë të thirrurat e turmës po shtoheshin dhe ai nuk kishte kohë të arsyetonte nëse pjekuria e të birit ishte fryt i moshës apo i urisë së ditëve të fundit. Pemët piqen duke u ushqyer, mendoi, njerëzit piqen nga uria. Më jep thikën dhe shko lart, i thirri. Djali i zgjati thikën. Merre, i tha, kryqe dhe thika gjen sa të duash në fshat. Ibrahimi iu afrua Mihalit dhe ia liroi pak litarët. Sonte do flesh këtu, i tha. Liria jote nuk varet më nga unë. Mos luaj me zjarrin dhe më lër të shkoj në shtëpi, u përpoq ta bindte Mihali. Ka kohë për të ikur, iu përgjigj Ibrahimi që shoi qiririn dhe e la tjetrin në errësirë.
Doli në oborr dhe të bërtiturat e njerëzve që e prisnin pushuan për një çast, por kur e panë vetëm, familjarët e Mihalit nuk u përmbajtën dot. Ibrahimi ngriti dorën, për t’i lënë të kuptonin se kishte për të thënë diçka, dhe ata pushuan. Mihali do të rrijë në shtëpinë time. Dua të flas me pleqësinë dhe ta zgjidhim gjithçka në paqe, si vëllezër të një fshati.
Turmën e përshkoi një mërmërimë, por askush nuk e sulmoi Ibrahimin. Qetësia e tij i kishte ngurtësuar të gjithë. Çfarë do nga pleqësia, pyeti dikush nga turma. Unë nuk ika nga fshati dhe djemtë e mi meritojnë të hanë dhe të martohen aty ku kanë lindur. Iknë në shtëpi dhe mos kini merak. Mihalin nuk e gjen gjë në shtëpinë time, por jeta e tij varet nga ju, më shumë se nga unë. Pleqësia të ndryshojë vendimin dhe ne mbetemi gjitonë siç ishim më parë.
Kaq tha Ibrahimi dhe u drejtua nga shtëpia. Turma mbeti jashtë si e ngrirë. Myslimani po i vinte kushte fshatit dhe kjo ishte një situatë që askush nuk mund ta përtypte. Vëllai i Mihalit nuk e mbajti dot zemërimin dhe thirri: Ibrahim, o derr, me dorën time do të ther. Por të tjerët iu hodhën, e kapën nga krahët dhe e detyruan të pushojë. Mendo për tët vëlla, i thanë. Ik qetësohu sonte, nesër mblidhemi në pleqësi. Turma u shpërnda në errësirë dhe atë natë fshati nuk fjeti duke menduar për të nesërmen.

Pleqësia u mblodh në mëngjes. Burrat dukeshin të dërrmuar. Plani i tyre nuk kishte ecur. Vëllai i Mihalit i kishte sytë e kuq. Ai u thërriste të gjithëve dhe kundërshtonte çdo propozim që i dukej se e vononte lirimin e Mihalit. Të shkojmë tani, ta nxjerrim me forcë. Ibrahimi dhe kalamajtë e tij nuk mund t’i bëjnë ballë njëzet burrave të armatosur. Burrat dukeshin të heshtur. Frikacakë, i kthehej ai. Im vëlla e ka kokën nën thikë, ju tirrni lesh këtu. Menduat se do ta qëronit Ibrahimin duke e lënë pa bukë dhe pa kripë. Por ai shkoi në qytet dhe myslimanët e tjerë ia mbushën torbën. Por derri nuk zbutet nga uria. Kur ju gërhisnit çdo natë, unë dhe im vëlla shkonim dhe e kërcënonim me zjarr. Ibrahimi do dorëzohej po të mos e zinte ai kalama Mihalin në mes të natës. i zuri pusi, njëlloj si xhaxhai i të atit atëherë. E priti te dera e shtëpisë dhe i vuri thikën në fyt. Do ta vras atë bir bushtre. Vasili, që deri atë kohë nuk e kishte hapur gojën, nuk duroi dhe kërceu nga vendi. Mos i hap plagët e vjetra se nuk ndahemi mirë, iu hakërrye ai. Të dy burrat u shanë dhe desh nxorën thikat, për të tjerët ndërhynë për t’i ndarë.
Kryetari i pleqësisë u çua në këmbë dhe mjekra e tij e moçme i bëri të gjithë të heshtin. Ti dhe Mihali nuk keni respektuar vendimin e pleqësisë, tha ai. Ne nuk ju thamë që të digjnit kryqe në oborrin e Ibrahimit. Tani, ai ta ka marrë vëllanë dhe ti na kërkon ne ta lirojmë sepse e di që vetë nuk ia del dot. Por, edhe sikur t’ia dalësh, ne nuk do të lëmë sepse në fund të këtij sherri ka gjak. Nuk duhet të derdhim gjak në fshat sepse hasmëria do të zgjerohet si rrathët e ujit dh e pastaj fshati do të prishet. Vasil, shko fol me tët vëlla dhe na thuaj çfarë kërkon që të lirojë Mihalin që fshati të qetësohet. Çfarë t’i premtoj, pyeti Vasili. Thuaji se do t’ia falim rrëmbimin e Mihalit. Ai është i lirë të lëvizë nëpër fshat dhe askush nuk do ta prekë me dorë atë dhe familjen e tij. Po bukë, tha Vasili. Ai do kërkojë që fshati t’i shesë bukë si më parë. Nuk kemi bukë të tepërt, u hodhën burrat, por ai mund të shkojë sa herë të dojë në qytet të mbushë torbën e tij dhe ne nuk do ta pengojmë. Po nëse nuk pranon? Nëse nuk e dorëzon Mihalin deri nesër, shtëpia e tij do rrethohet dhe as miza nuk do të hyjë më në atë xhami. Ai nuk do lejohet të shkojë në qytet për ushqim dhe bagëtia e tij do ngordhin se ne nuk do t’i lëmë të kullotin. Po qe se nuk pranon, rrethimi fillon nesër në mëngjes dhe ai do dorëzohet që të mos vdesë urie.

Vetëm kaq, pyeti Vasili që nuk dukej i bindur. Premtoji edhe tokën që i ke marrë, tha kryetari i vendosur. Vasili donte të thoshte diçka, por ata nuk e lanë dhe ai u nis. Jashtë kishte zënë shi. Kur hyri në oborr, thirri të vëllanë. Ibrahimi hapi derën dhe e ftoi brenda. Je lagur, Vasil, tha ai dhe i kërkoi të shoqes një peshqir. Vasili e mori, fshiu kokën dhe filloi të fliste. Duhet ta lirosh Mihalin, ndryshe ata do të të rrethojnë shtëpinë derisa të dorëzohesh nga uria. Po dole, do të të rrëmbejnë dhe do të të lidhin ty dhe fëmijët. Bagëtinë nuk do ta lënë të kullosë. Duhet ta lirosh deri sot natën. Kaq, pyeti Ibrahimi që rrinte me kokën ulur, ndërsa e shoqja i solli të dyve nga një kafe. Nëse liron Mihalin, pleqësia do të lejojë të lëvizësh nëpër fshat dhe të shkosh në qytet sa herë të duash. Askush nuk ka punë me ty dhe djemtë e tu dhe kurrkush nuk do të djegë më kryqe natën. Nuk mjafton, tha Ibrahimi. Ky fshat nuk do gjejë qetësi në qoftë se çdo gjë nuk kthehet si më parë. Im bir, i madhi është rritur për një ditë. Ai nuk harron fyerjen që na kanë bërë dhe unë kam frikë se ai do vrasë këdo që nuk i jep bukë dhe nuk i flet të atit. Në qoftë se ai vret do ta vrasin, tha Vasili. Në qoftë se ata vrasin dhe unë do të vras. Edhe ty do të të vrasin Ibrahim, i tha i vëllai. Po ti Vasil, iu kthye Ibrahimi me inat. Do shohësh se si unë dhe djemtë e mi theremi si kafshë pa i bërë keq askujt? Unë nuk kam vjedhur dhe nuk kam vrarë, dhe nuk i kërkoj gjë njeriu. Dua të jetoj si gjithë të tjerët. Po ti je mysliman, i tha Vasili dhe kjo i frikëson të gjithë. Prifti thotë se nëse ne lejojmë që djemtë e tu të martohen me vajzat tona, atëherë fara jote do ta kthejë siç ishe më parë, i krishterë? Të gjithë do të ta falin dhe çdo gjë do të kthehet si më parë. Mendohu, i tha Vasili dhe i vuri dorën mbi sup.
E shoqja, që e ndiqte bisedën pa folur, lëvizi për herë të parë dhe Ibrahimit iu duk sikur ajo po e miratonte Vasilin. Ai e pa ashpër në sy dhe ajo nuk e hapi gojën. Gjërat kanë shkuar larg, Vasil. Unë nuk jam më ai që isha dhe fshati nuk është më i pari. Kam një muaj që unë i lutem Zotit tim të ri. Nëse unë kthehem i krishterë siç isha as Zoti i parë që e tradhtova dhe as i dyti që ti më kërkon ta tradhtoj nuk do jenë më me mua. Fshati do të tallet njëlloj dhe unë nuk mund t’u lë këtë turp djemve të mi. I thuaj fshatit që Mihali do të lirohet vetëm nëse vendimi i pleqësisë ndryshon. Kush nuk do të më flasë le mos më flasë, por pleqësia nuk duhet të detyrojë askënd të mos më thotë mirëmëngjes. Djemtë e mi do të martohen në fshat aty ku një ditë bashkë me fëmijët e tyre do nderojnë varrin tim. Unë kam lindur shqiptar dhe jo mysliman. Dua që fshati të më respektojë siç kam lindur dhe jo si do vdes.
E shoqja, që e ndiqte bisedën pa folur, lëvizi për herë të parë dhe Ibrahimit iu duk sikur ajo po e miratonte Vasilin. Ai e pa ashpër në sy dhe ajo nuk e hapi gojën. Gjërat kanë shkuar larg, Vasil. Unë nuk jam më ai që isha dhe fshati nuk është më i pari. Kam një muaj që unë i lutem Zotit tim të ri. Nëse unë kthehem i krishterë siç isha as Zoti i parë që e tradhtova dhe as i dyti që ti më kërkon ta tradhtoj nuk do jenë më me mua. Fshati do të tallet njëlloj dhe unë nuk mund t’u lë këtë turp djemve të mi. I thuaj fshatit që Mihali do të lirohet vetëm nëse vendimi i pleqësisë ndryshon. Kush nuk do të më flasë le mos më flasë, por pleqësia nuk duhet të detyrojë askënd të mos më thotë mirëmëngjes. Djemtë e mi do të martohen në fshat aty ku një ditë bashkë me fëmijët e tyre do nderojnë varrin tim. Unë kam lindur shqiptar dhe jo mysliman. Dua që fshati të më respektojë siç kam lindur dhe jo si do vdes.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
Vasili dukej i përlotur. Ata nuk do pranojnë, tha ai. Mos i bjer murit me kokë, Ibrahim. Do të të kthej edhe tokën që na la babai. Mos m’u lut, i tha prerë Ibrahimi. Thuaj këto që të thashë, përndryshe Mihali do të vdesë këtu bashkë me ne të tjerët. Sa për tokën, nuk po të them faleminderit sepse më ke kthyer atë që e kam pasur. Edhe kur të vdes toka nuk do të jetë e jotja.
Vasili u ngrit të dilte, ndërsa e shoqja kishte mbuluar sytë me duar. Djali i madh, që kishte dëgjuar të gjithë bisedën mes vëllezërve, hyri në dhomë dhe i përqafoi këmbët Ibrahimit.
Pleqësia e priti Vasilin e mbledhur. Nuk pranon, tha ai sa u duk te dera. Ç’të tha, e pyetën burrat. Do që çdo gjë të kthehet siç ishte. Ai ju jep mish dhe fshati duhet t’i japë bukë. Kush do t’i flasë le t’i flasë, por pleqësia nuk duhet të detyrojë askënd që të mos e përshëndesë rrugës. Kërkon po ashtu që mos ndalojmë vajzat të martohen me djemtë e tij. Përndryshe, më tha që Mihali do të vdesë bashkë me të, sepse ai nuk dorëzohet. Burrat rënduan më shumë mbi jastëkët ku ishin ulur. Ata e ndienin se vendimi i tyre tani do të ishte edhe më i rëndë për fshatin.
Nuk kemi rrugë tjetër, tha kryetari duke u ngritur dorën sikur po shpallte luftë. Ibrahimi zgjodhi më të keqen. Bëhuni gati për rrethimin. Asnjeri të mos hyjë me forcë në shtëpinë e tij. Nëse Ibrahimi apo dikush del nga shtëpia do ta marrim dhe do ta lidhim derisa të lirohet Mihali. Bagëtinë po ashtu.
Burrat nuk pritën të nesërmen, por e rrethuan shtëpinë e Ibrahimit që në mbrëmje. Shiu nuk kish pushuar gjithë ditën dhe ata kërkuan velenxa të mëdha nën të cilat u shtrinë gjatë natës. gratë u çonin për të ngrënë dhe burrat pinin raki që të duronin lagështinë që i kishte mbërthyer gjymtyrët. Shiu vazhdoi pa pushim.
Të nesërmen në mëngjes burrat dukeshin të lodhur, por të vendosur ta vazhdonin rrethimin. Ibrahimi i shikonte nga brenda shtëpisë. I shikonte ashtu të shtrirë në shi dhe mendonte se si i kishte ndryshuar jeta, pasi hyri në Islam. Njerëz me të cilët familja e tij kishte jetuar për qindra vjet, duke ndarë lindje dhe varrime, tani torturoheshin në shi, duke uruar që ai të vdiste sa më shpejt për t’i lënë rehat të ktheheshin në shtëpitë e tyre të ngrohta.
Ditën e tretë të rrethimit shumë nga burrat filluan të kolliteshin dhe të teshtinin. Ibrahimi shikonte gratë që vinin dhe i sillnin burrave kupa të nxehura me raki që ata i përpinin për të ngrohur barqet e plevitosura. Shumica ishin ftohur e megjithatë asnjeri nuk e kishte lënë rrethimin.
Ditën e gjashtë shiu vazhdonte. Burrat kishin ndërtuar një tendë me kashtë dhe ishin futur poshtë saj për t’u mbrojtur nga uji që derdhej nga qielli me ibrik. Tenda ishte e vogël dhe nuk i nxinte të gjithë burrat. Ata kishin vendosur ta bënin rrethimin me turne. Kur disa shtriheshin nën tendë, të tjerët i vinin rrotull shtëpisë duke parë me inat nga dritaret e Ibrahimit. Natën ndiznin zjarr, mbi të cilin piqnin gështenja që i pinin me raki. Një natë, Ibrahimi hapi derën e shtëpisë dhe burrat brofën në këmbë të alarmuar. Po del, thirrën ata. Kujdes ta kapim. U vunë në pozicion sulmi dhe pritën gjahun. Pas pak një domate kërceu në errësirë dhe u zgërlaq në këmbët e njërit prej burrave. I zënë në befasi, burri u tremb dhe ra përmbys mbi purenë e kuqe të domates. Ibrahimi me të birin filluan të qeshin nga brenda. Le të mendojmë se kemi ushqim më shumë se ç’kanë ata durim, i tha Ibrahimi të birit që rritej çdo ditë. Po tallet me ne myslimani, thanë burrat dhe filluan të këndojnë për të nxjerrë dufin dhe të ftohtin: Ibrahim, o lamash, sot ti qesh, nesër do qash. Ibrahim ha domate, je i skuqur me mëkate.

5
Ditën e dhjetë të rrethimit Ibrahimi ra më herët për të fjetur. Ishte dita e fundit e ramazanit dhe ushqimet pothuajse kishin mbaruar. Edhe sikur të mos agjëroja për ramazan përsëri nuk do të kisha ngrënë këtë muaj, mendoi ai para se ta zinte gjumi.
Nga mesi i natës i biri e tundi fort. Ngrihu, i tha, se ç’po ndodh aty jashtë. U afruan të dy te dritarja dhe panë burat që po flisnin me një djalë të ri të armatosur, i cili tundte një kërbaç. Pas tij, dhjetëra burra të hipur në kuaj kishin mbushur rrugën përpara shtëpisë. Zjarret nuk ishin shuar ende dhe djaloshit i dukeshin flokët e verdhë.
Kush është ky, e pyeti i biri. Është Ali Tepelena, tha Ibrahimi. Megjithëse binte shi, Aliu rrinte serbes majë kalit. Burrat e pleqësisë e kishin rrethuar dhe duke i bërë shenja me duar nga shtëpia e Ibrahimit diçka mundoheshin t’i shpjegonin. Pa i dëgjuar, Aliu i grahu kalit dhe hyri në oborr. Shokët e tij, në fillim i shtynë, pastaj i goditën burrat, të cilët pa kundërshtuar vrapuan dhe humbën në errësirën e fshatit.
Ibrahimi hapi derën dhe doli përpara. Mirë se erdhe në shtëpinë time Ali Tepelena. Pa ia kthyer përshëndetjen Aliu i tha; Ç’donin këta burra nga ty? Duan të më zbojnë nga fshati. Kanë dhjetë ditë që më kanë rrethuar. As më flasin dhe as më japin bukë. E ka vendosur pleqësia.
Ke vrarë njërin prej tyre, pyeti Aliu. Jo. jo, i tha Ibrahimi duke e ftuar brenda. Jam bërë mysliman. Aliu u drejtua dhe e pa në sy. Nuk e meriton ky fshat këtë nder, tha. Kush të detyroi? Askush, tha Ibrahimi. Bashkë me dimrin po vjen Islami, kjo dihet. Për t’u mbrojtur nga dimri kam dru. Por për t’u mbrojtur nga Islami pyeta imamin. Pranova kushtet e tij dhe u bëra mysliman. Ibrahimi u habit dhe vetë nga shpjegimi që i bëri Ali Tepelenës. Gjatë ramazanit ai ishte menduar shumë të kuptonte se çfarë e kishte shtyrë të shkonte në Islam. Herë pas here mendonte se ditën që ishte bërë mysliman shpirti i tij i rrumbullakët ishte palosur në dysh dhe kishte marrë formën e një gjysmëhëne, që tani varej e paushqyer brenda kafazit të brinjëve të tij.
Të kërkoi para imami kur hyre në Islam? Ibrahimi u habit nga pyetje e Ali Tepelenës. Jo, i tha. Po ti i dhe para imamit? As unë nuk i dhashë. Ai më dha një tas me hurma për kalamajtë. Pse më pyet, Ali? Duhet të kisha paguar para që të hyja në Islam? Nuk ma tha njeri.
Aliu filloi të qeshte. Islami nuk është cirk jevgjitësh, tha ai. Nuk ka nevojë të paguash për të hyrë atje. Kam dëgjuar se imamët u marrin para shqiptarëve që t’i pranojnë në Islam, ndaj të pyeta. Të dy burrat ishin ulur dhe dukeshin më të shpenguar. Ibrahimi e shikonte. Aliu ishte ulur mbi fustanellë, kindat e së cilës ishin nxirë nga balta. Hoqi shapkën e kuqe që mbante në kokë dhe flokët e lagur iu derdhën mbi jelek. Kur shtriu këmbët, Ibrahimi pa që mbi kundrat e tij të zeza shkëlqente një kopsë argjendi. I paskan vajtur mbarë kusaritë, mendoi.

Jashtë, në oborr, kuajt dhe shokët e Aliut lageshin në shi. Sonte do të rri këtu, i tha Aliu. Kuajt janë të lodhur. Hoqi jelekun dhe u mbështet pas murit. Këmisha e lagur i ishte ngjitur pas trupit. Ashtu i zhveshur dukej si një fëmijë. Ibrahimi e shikonte dhe rrinte gojëkyçur. Kam ditë që nuk flas me njeri, i tha si për t’u shfajësuar. Burrat e fshatit nuk më flasin dhe po të rrija dhe ca vetëm, do harroja të bëja muhabet. Ata më thanë se ti ke marrë peng një të krishterë dhe nuk e dorëzon, tha Aliu. Ibrahimi u skuq dhe filloi të tregonte. Kur e morën vesh se isha bërë mysliman u tërbuan. Pleqësia vendosi që fshati mos më jepte më bukë dhe ushqim. Unë shes mish, por ata nuk e pranojnë më mishin e kafshëve të mia. Kur mbeta pa gjë, shkova në qytet dhe mora ushqim tek imami. Natën që u ktheva në shtëpi im bir nuk i kishte duruar sharjet e tyre, e kishte zënë për gryke njërin, që e kemi dhe gjiton, dhe ata vendosën të më rrethojnë derisa ta liroj. Ka dhjetë ditë që flenë jashtë shtëpisë dhe presin që të dorëzohem kur të më mbarojnë ushqimet. Ke më ushqime, pyeti Aliu. Shumë pak miell për bukë ka mbetur. Nuk kam marrë dot as qumësht nga delet e mia, se po të dilja do më kishin qëlluar. Pse nuk e liron të krishterin? Nuk e liroj nëse pleqësia nuk nderon vendimin që kam marrë. Je bërë pishman? Përse, pyeti Ibrahimi. Që u bëre mysliman. Ibrahimi u mendua pak. Akoma, tha. Por më duket se fshatin e kam humbur. Asgjë nuk do jetë më siç ka qenë edhe nëse pleqësia e ndryshon vendimin. Nuk je i pari dhe nuk do jesh i fundit, kërkoi ta qetësonte Aliu. Shumë shqiptarë po bëhen myslimanë. Mua më duket se shqiptarët tani e kanë kuptuar se ata nuk mund të jenë në një shtet me grekët dhe që të ndajnë shtetin duhet në fillim të ndajnë fenë dhe pastaj tokat dhe pasuritë. Aliu, i mbështetur pas murit, dukej sikur fliste me vete. Megjithatë, ne shqiptarët duhet të dimë të zgjedhim. Jo çdo lloj islami i shkon shqiptarëve. Ne nuk jemi as turq dhe as arabë, prandaj duhet të gjejmë islamin që na rëndon më pak dhe na kënaq më shumë. Mushka dhe kali janë nga një familje. Por mushka ngarkohet me dru, ndërsa kali ngarkohet me njerëz. Ibrahimi e shikonte dhe dukej gjithmonë e më i hutuar.
Ç’të tha imami për Islamin? Më tha se që të jem mysliman duhet të falem pesë herë në ditë, të mbaj ramazan, të jap zekat dhe të shkoj në Mekë. Jam falur çdo ditë dhe kam agjëruar. Kafshët nuk duhet të mbajnë ramazan, më tha imami. Mushka dhe kali nuk kanë detyrime përballë Islamit. Të pyeta nëse imami të rrëfeu për historinë e Islamit, u nxeh Aliu. Ibrahimi mblodhi supet dhe Ali Tepelena vazhdoi:
Islami ka 12 degë që quhen tarikate. Dega më e madhe është ajo e sunitëve. Por mes tyre më e veçanta është dega e bektashinjve. Islam, vërtet do të thotë paqe, por myslimanët nuk e kanë zbatuar kurrë njëlloj Islamin dhe për këtë shkak mes tyre nuk ka pasur kurrë paqe. Bektashizmi ka lindur si një degë e jeniçerëve myslimanë. Më shumë se njëqind vjet përpara pushtimit të Kostandinopojës, që është vepër e jeniçerëve, Sulltan Orhani themeloi urdhrin e jeniçerëve. Këta u betuan se do ishin besnikë deri në vdekje ndaj sulltanit dhe u bekuan nga Haxhi Bektashi, i cili në atë kohë ishte një nga krerët e Islamit. Që nga ajo kohë bektashizmi ka lindur dhe ka udhëtuar nëpër botë bashkë me jeniçerët, të cilët e kanë mbrojtur dhe e kanë ushqyer këtë tarikat. Jeniçerët nuk ishin të gjithë djem të lindur myslimanë. Shumica e tyre ishin fëmijë që turqit ia rrëmbenin familjeve të krishtera ruse, greke, armene apo dhe çifute. Por shumë prej tyre ishin shqiptarë. Ti e di që turqit na quajnë arnaut? A e di ç’do të thotë arnaut? Arnaut, osmanët quanin dikë që nuk di të kthehet prapa. Meqë radhët e jeniçerëve ishin të mbushur me shqiptarë të paepur, të cilët nuk ktheheshin të gjallë pa fitore, ata u quajtën arnautë. Siç të thashë, këta djem edukoheshin për t’u vrarë dhe prandaj trajtimi që u bëhej atyre ishte i ndryshëm. Ata toleroheshin më shumë dhe kishin më tepër liri se gjithë ushtarët e tjerë. Por këta djem kishin nevojë për një besim të ri. Plaçka e luftës dhe besnikëria ndaj Sulltanit nuk u mjaftonte më atyre. Haxhi Bektashi e kuptoi këtë dhe mënyra se si ai e lexonte Islamin u kthye në frymëzim për jeniçerët. Ata mendonin se ishin të ndryshëm në gjithçka në krahasim me njerëzit e tjerë dhe feja e tyre e re e shprehte këtë ndryshim. Kur Haxhi Bektashi iu kaloi atyre bekimin, ai ishte 80 vjeç. Jeniçerët besonin se ai rridhte nga Fatimja, që ishte vajza e Muhamedit dhe kjo i dha më shumë forcë bektashizmit. Kudo ku shkonin jeniçerët merrnin me vete edhe dervishët bektashinj. Në pushimet mes betejave ata ndërtonin teqe. Teqetë e bektashinjve janë gjithnjë 6 orë larg njëra-tjetrës në mënyrë që në fund të çdo rruge udhëtari të çlodhej në një vend që e mban gjithmonë derën hapur. Bektashinjtë janë të butë dhe mikpritës. Turqit e sotëm janë të egër dhe mizorë. Ata janë sunitë dhe nuk i pranojnë bektashinjtë. Por frika që kanë në Stamboll nga jeniçerët i ka detyruar të heshtin dhe të mos i sikterisin dervishët. Jam i bindur se bektashizmi është myslimanizmi që i shkon më shumë shqiptarëve dhe sidomos atyre që kanë qenë të krishterë. Bektashinjtë mund të pinë dhe gratë e tyre mund të dalin zbuluar përpara burrave. Ata besojnë se Jezu Krishti ka qenë i pari që ka predikuar Islamin, dhe, po të mos ishin jeniçerët vetëm për këtë mendim ata do të ishin shkuar të gjithë në hell. Turqit e quajnë bektashizmin si një islam i krishterë dhe prandaj e luftojnë.

Skënderbeu ka qenë bektashi dhe prandaj u bë aq kollaj i krishterë për së dyti, megjithëse kishte jetuar shumë vjet si mysliman. Nastradini që tregon histori për të qeshur nga Persia, po ashtu.
I pari që e solli bektashizmin ndër shqiptarë ishte Demir Hani. Ky ishte dervish dhe ngrit në Tepelenë teqenë e parë përpara njëqind e kusur vjetësh. Bëri shumë të mira: ndihmoi jetimët, shpërndau para, shëroi njerëz dhe qindra shqiptarë i ktheu në myslimanë. Njerëzit besonin se ai ishte njeri i shenjtë dhe tregonin se e kishin parë që shëronte të sëmurët vetëm duke i prekur. Demir Hani grumbulloi dhe shumë pasuri nga dhuratat që i vinin prej shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë që ai ndihmonte. Pasuria e tij u bë aq e madhe, saqë një dervish tjetër, njeriu që Demir Hani i besonte më shumë, u bë lakmitar dhe mendoi t’i zinte vendin. Ai hapi fjalë se Demir Hani ngacmonte gratë dhe fëmijët dhe se natën merrte djem të rinj ën dyshekët e tij. Me një ferman të Sulltanit Demir Hani u dënua me vdekje. Sulltani ngarkoi dervishin që e spiunoi t’i priste atij kokën dhe ky zbatoi fermanin. Ky dervish ishte vëllai i stërgjyshit tim, Hysenit. Më vonë edhe vëllanë e Hysenit e vranë, por që nga ajo kohë ne trashëguam pak pasuri dhe emër në Tepelenë.
Aliu pushoi pak dhe kontrolloi këmishën me duar. Më është tharë, tha dhe vazhdoi.
Ne shqiptarët nuk besojmë sa duhet, sepse mendojmë më shumë për sot se për nesër. Ne i duam gjërat sot dhe na duket pa kuptim që të falemi gjithë jetën për t’u shpërblyer kur të vdesim. Një fe që të lodh ne e braktisim. Zoti na ka lënë mes grekëve dhe turqve. Këta i vodhën fenë të tjerëve. Grekët ia morën çifutëve dhe turqit ia morën arabëve. Pastaj të dy ngritën perandori për të sunduar popujt e tjerë. Grekët e mbajtën Bizantin një mijë vjet dhe pushtuan turqit, shqiptarët dhe arabët. Tani turqit kanë gati 500 vjet që me perandorinë e tyre po qeverisin grekët, arabët dhe ne shqiptarët. Shumë shqiptarë bëhen myslimanë se nuk duan të kenë fenë e grekëve. Por ata nuk pranojnë kur grekët u thonë se duke u bërë myslimanë në të vërtetë janë bërë turq. Dhe kanë të drejtë. Shqiptarët nuk e njohin mirë Islamin. Islami është një pjatë ku mund zgjedhësh. Unë kam zgjedhur bektashizmin. Jam shqiptar dhe nuk jam grek. Jam bektashi dhe nuk jam turk. Imami nuk t’i ka thënë gjithë këto, sepse ai nuk i pranon bektashinjtë. Por duke mos të treguar të vërtetën mbi Islamin ai nuk të ka dhënë mundësi të zgjedhësh atë që do. Pa e kuptuar ti ke bërë zgjedhjen që ka dashur imami. Të dha një emër? Si quhesh tani? Ibrahim, u përgjigj ai. E zgjodhe ti apo ta dha ai? Ma dha imami. Do ta mbash? Ibrahimi nuk dinte ç’të thoshte. Mbaje, iu përgjigj Aliu. Nuk të beson njeri po të ndërrosh emrin tri herë në muaj.
Të dy mbetën gjatë duke u menduar. Nuk kishin gjumë. Para se të flinin Aliu e pyeti se çfarë do të bënte me të krishterin. Kur të iki unë, i tha, ata do ta rrethojnë prapë shtëpinë po nuk e lirove. Nuk e liroj nëse fshati nuk ndryshon vendimin, iu përgjigj Ibrahimi. Mirë, i tha Aliu, nesër njofto pleqësinë. Do shkoj vetë t’i takoj.

Kur u zgjua të nesërmen dhe hyri në dhomën e oxhakut, Ibrahimi gjeti aty të birin dhe Aliun. Ky ishte gjysmë i zhveshur dhe kofshët e bardha i kishin dalë nga velenxa. I kishte vënë dorën djalit mbi flokë dhe ky e shikonte si i magjepsur. Djalë trim, i tha Ibrahimit. Më tregoi si e kishte zënë për gryke kaurin që të kishte sharë ty. Thanasi u ngrit në këmbë kur hyri i ati dhe mbeti ashtu, pa ia ndarë sytë Aliut që nuk po vishej. Dërgoje Thanasin të lajmërojë pleqësinë. Ata janë shpërndarë, tha Ibrahimi, ku t’i gjej? Kush është i pari i tyre, pyeti Aliu. Arianit Komneni, u përgjigj Ibrahimi dhe i bëri shenjë djalit. Thuaji që e pret Ali Tepelena, beu i Tepelenës. Thanasi fluturoi. Mbiemër i dëgjuar ky, tha Aliu duke veshur fustanellën. Ibrahimi kishte kthyer kokën nga muri që të mos e shihte lakuriqësinë e Aliut. Thonë që familja e tyre është shquar që në kohën e Skënderbeut. Këtu ku jemi sot, të parët e tij kanë pasur zotërimet e veta që ia kanë marrë turqit. Plaku thotë se kur të ikin turqit, atij do t’i kthehen tokat dhe nderet. Pse është kryetar i pleqësisë, pyeti Aliu. Edhe babai i tij, edhe i gjyshi kanë drejtuar pleqësinë. Fshati i ka respektuar dhe u ka njohur drejtimin, tha Ibrahimi.
Kur Ibrahimi ktheu kokën, Aliu i veshur kishte dalë jashtë. Shiu kishte pushuar pas më shumë se një jave dhe dielli i mëngjesit po i thante pellgjet në oborr. Aliu iu afrua kalit të tij të bardhë që ishte lidhur pranë plevicës dhe nisi t’i shkundte jelet e lagura. Kali llastohej nga dora e të zotit dhe tundte bishtin. Qimet e tij të gjata që bëheshin blu nga dielli i mëngjesit i rrethonin supet e Aliut, si një shall. Aliu nuk ishte i gjatë. Koka e tij mbaronte aty ku niste hunda e kalit. Kur kali nxirrte frymë nga hojëzat, flokët e verdhë të Aliut hapeshin në ajër dhe po të mos kishte mustaqe, ai do dukej si një vajzë. Pasi rregulloi shalën prej lëkure, Aliu i kërceu kalit dhe me shpejtësi doli nga oborri dhe u zhduk pas shtëpisë së Mihalit. Rrugët ishin bosh dhe trokitja e potkonjve të kalit ngjante si një muzikë e luajtur mbi kalldrëm.
Fshatit akoma nuk i kishte dalë frika nga prishja e dhunshme e rrethimit të një nate më parë. Burrat tymosnin nëpër shtëpi pa folur, gratë gatuanin në heshtje, fëmijët luanin pa zhurmë. Pas shumë ditësh, Ibrahimi dhe e shoqja dolën të lirë në oborr. Rruga e shtëpisë ishte e mbushur me kryqe të djegur dhe me mbeturinat e burrave që kishin rendur nëpër natë. Gruaja filloi të pastronte. Mblodhi mbetjet e bukëve, kuleçve dhe lakorëve që ishin shpërndarë dhe shkelur nga kuajt e njerëzit dhe ua hodhi bagëtive të uritura. Pastaj thirri Ibrahimin dhe të dy bashkë mblodhën kryqet e djegur. Njëri prej tyre nuk ishte shkatërruar dhe gruaja me kujdes ia pastroi blozën që e kishte nxirë deri në majë dhe e mbështeti në murin e shtëpisë. Pjesët e mbetura Ibrahimi i mori dhe i hodhi në vatër dhe ndezi zjarr. Gruaja po e shihte nga prapa kurrizit të përkulur mbi vatër sesi i rregullonte copat e druve duke i kryqëzuar njërin mbi tjetrin. Ibrahimi e ndjeu, u kthye nga ajo dhe me ëmbëlsi i tha: Ata për t’i djegur i prunë këta kryqe. Do e ushqejnë mirë zjarrin. Gruaja nuk foli dhe vazhdoi të pastronte oborrin e lagështitur. Balta ishte e butë dhe e mbushur me gjurmë njerëzish. Po t’i ndiqje ato nuk shkoje asgjëkund. Njëlloj si jeta, mendoi gruaja dhe u lut pa zë, ndërsa një kalë i bardhë po afrohej me shpejtësi në drejtim të shtëpisë.
Dita ishte e bardhë dhe gruaja hapi sytë për të kuptuar kush po vinte. Nga larg dukeshin dy figura që kalëronin bashkë. Si dielli dhe hëna mbi kalë, mendoi ajo, kur kali hyri në oborr, gruaja pa të birin që mbante në dorë kapistallet dhe pas tij kokën e verdhë të Aliut që varej mbi supin e Thanasit. Flokët e tyre ishin ngatërruar. Të dy qeshnin dhe Aliu e shtrëngonte Thanasin fort për beli. E gjeta rrugës dhe e mora, i tha ai gruas që vrapoi të ndihmonte të birin për të zbritur.
Pleqësia nuk mblidhet, i tha Aliu Ibrahimit kur hyri brenda. Arianit Komneni i tha tët biri se është i sëmurë dhe nuk mund të ngrihet sot nga shtrati. Burrat e tjerë nuk kanë dalë nga shtëpia. I kemi tmerruar Ibrahim. Janë zhdukur kaurët.
Ibrahimi nuk tha gjë. Thanasi kishte hyrë brenda në shtëpi dhe duke parë të atin sikur të merrte leje iu drejtua Aliut: Ali bej do ikësh? Aliu iu afrua aq shumë Thanasit, saqë dukej sikur po i merrte erë, dhe tha: Nuk shkoj pa u mbledhur pleqësia. Do pres sa t’i thahen kockat e lagura Arianit Komnenit. Shko prapë në shtëpinë e tij dhe i thuaj që dua ta takoj me çdo kusht. Pyete kur më pret në shtëpi.

6
Arianit Komneni e priti Ali Tepelenën të nesërmen. Gjatë ditës, Aliu kishte dërguar shokët e tij nëpër fshat dhe këta kishin marrë bukë, vaj, kripë, sheqer dhe fruta. Burrat e krishterë nuk kundërshtuan dhe shtëpia e Ibrahimit u mbush me ushqime. Pasi kishin ngrënë e kishin pirë, Aliu i tha Ibrahimit se donte të takonte Mihalin në qilarin e shtëpisë. Kur zbritën, Mihali po rrinte i kërrusur. Duart i kishte të lidhura dhe fytyrën shumë të zbehtë. Ngriti kokën dhe pa Aliun drejt në sy. Të ka vënë poshtë mëkati, i tha Aliu. Mihali nuk foli, por dha të kuptonte se nuk e njihte. Aliu u afrua, e zuri nga flokët dhe i tha: Jam Ali Tepelena. Ibrahimi është miku im. Ka qenë miku im edhe kur ishte i krishterë, por tani e kam dy herë mik sepse ka ardhur në rrugën time. Unë do shkoj të takoj pleqësinë. Ata kërkojnë që ti të lirohesh, por, pa ndryshuar vendimin që kanë marrë, ti nuk do dalësh nga ky qilar. Çfarë do t’i them atyre në emrin tënd?
Mihali dukej i pashpresë, por ndiqte me kujdes çdo fjalë të Aliut. U thuaj që në qoftë se nuk ndryshojnë çka kanë vendosur unë do vdes këtu. Jam shumë keq. Më ka hyrë pleviti në palcë dhe këmbët nuk më mbajnë më. Bota ka myslimanë në çdo cep. Edhe nëse unë vdes, prapë do ketë myslimanë. Ndoshta edhe më shumë. Vdekja ime nuk e ndryshon dot përhapjen e Islamit në Shqipëri dhe prandaj do ishte e kotë. Nuk dua të vdes, tha Mihali dhe filloi të qante. Ibrahimit iu dhimbs.
Nuk është e nevojshme të bëhesh mysliman, tha vrazhdë Aliu. Të paktën jo sot. Unë dua që ky fshat të mësohet t’i pranojë myslimanët sepse kështu respekton ekuilibrat e botës. Kjo botë ka të bardhë dhe të zinj, ka të drejtë dhe të shtrembër, ka të djathtë dhe të mëngjër, ka lindje dhe perëndim, ka dimër dhe verë, ka femra dhe meshkuj dhe ka kaurë e myslimanë. Fshati do ishte i pajetueshëm sikur të kishte veç meshkuj që kishin vetëm dorën e djathtë, të kishte vetëm dimër, të kishte vetëm desh dhe të gjithë këta të ishin të zinj. E kupton ç’po të them? Mihali vari kokën dhe tha: Po kush na thotë çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe? E mirë është çdo gjë që na shërben për t’u bërë më të fortë se të tjerët. Po të mos kishte krishterim nuk do kishte myslimanë. Ibrahimi u bë mysliman sepse u ndie i kotë kur shkoi në Pazar dhe pa sesi të gjithë fitonin, por ai jo. sikur në këtë fshat të gjithë të bëhen myslimanë, atëherë punët do jenë më zi se sot. Kjo do të ndodhë dikur, por ti nuk do t’ia arrish asaj dite, tha Aliu duke dalë. Kali e priste jashtë, por ai vazhdoi në këmbë.

Dielli i pasdites i hynte në kraharor duke e ngrohur të gjithin. Stomaku i mbushur, i shpërndante fuqi kockave të tij të reja, ndërsa zemra i rrihte si një daulle bajrami që lajmëron besimtarët se ka ardhur ora për të shijuar të mirat e kësaj bote. A do bëja të njëjtën gjë, për të mbrojtur një të krishterë nga myslimanët, mendoi me vete dhe i dha vetes përgjigjen që i kishte thënë Mihalit. Ia vlen të bësh çdo gjë që të bën më të fortë se të tjerët.
Ali Tepelena shihte larg. Deri para disa vitesh, ishte një kusar që vidhte bagëti nëpër fshatra dhe sulmonte karvanët. Në qoftë se nuk sulmon, të sulmojnë. Ky ishte predikimi që ai mbante mend nga e ëma, të cilën për këtë arsye e konsideronte si të vetmin profet të dobishëm të jetës së vet. Duke sulmuar, kishte bërë emër dhe pasuri dhe kjo ishte një rrugë nga e cila ai besonte, se mund ta ndalte vetëm vdekja. Vetëm një herë ishte tërhequr Aliu. Në atë kohë nuk ishte më shumë se dhjetë vjeç. Sipas zakonit, djemtë e vegjël në fshatin e tij luftonin se cila familje do të merrte dashin e madh të ngjyer me bojë të kuqe, të pashkës. Ai i mundi një nga një të gjithë moshatarët e vet, të cilëve ua vinte shqelmin në fyt, derisa ata dorëzoheshin nga mungesa e frymës. Kur të gjithë prisnin që të njëjtën gjë t’i bënte edhe kundërshtarit të fundit ai e fali, i hoqi këmbën nga zverku dhe pastaj djali tjetër e shtriu dhe e poshtëroi në mes të fshatit. Familja e tij e humbi dashin e pashkës atë vit. E ëma e rrahu në shtëpi kur ai i tha se nuk e kishte mundur djalin sepse ishte shumë i bukur dhe atij i kishte ardhur keq. Më vinte ta puthja dhe jo t’i merrja firohen, i tha Hankos që e shikonte si egërsirë. Vish një nga fustanet e sat motre dhe futu në harem, e kishte përqeshur ajo.
Aliu ia njihte këtë dobësi vetes. Atë e ndalte vetëm bukuria. Pushteti dhe paraja e joshnin dhe e ndërsenin. Ku po shkoj kështu, tha me vete të mbroj një mysliman? A kishte vërtet rëndësi për të fati i një myslimani në një fshat të humbur si ky? Iu kujtua Demir Hani që para njëqind vjetësh bridhte fshatrave të Shqipërisë për t’i bërë të krishterët t’i faleshin Muhamedit. Sa pa kuptim e kishte harxhuar jetën Demir Hani. A ia vlen të vdesësh për t’i kthyer njerëzit nga Jezu Krishti te Muhamedi dhe anasjelltas? Dy profetët ishin në qiell: njëri me një gotë qumësht e tjetri me një gotë verë, ndërsa shqiptarët grinden se gota e secilit prej të dyve zbrazet e para. Grinden sepse u mungon dikush, dikush prej mishi dhe kocke, dikush që të mund t’i drejtojë dhe që ata ta shohin me sy dhe ta prekin me dorë. Profetët janë të dobët sa janë mes njerëzve, por ata forcohen kur ngrihen në qiell. E kundërta ndodh me prijësit. Kur janë në tokë ata janë zot, kur ngrihen në qiell, harrohen. Sidomos myslimanët i harrojnë shpejt prijësit e tyre. Kjo sepse fuqia e tyre nuk trashëgohet, por jepet ose merret nga Porta e Lartë. Të krishterët e trashëgojnë pushtetin nga baballarët te bijtë dhe kjo i lidh njerëzit me emrin e të parit të tyre.
Teksa përsiatej kështu i doli përpara një vajzë e vogël me sy të zinj dhe faqe të kuqe. Gërsheti i zi pas koke i varej deri te beli. Rruga ishte bosh dhe vajza nuk po luante me asnjeri.
Si të quajnë, iu përkul Aliu. Sara, u përgjigj vajza. E kujt je ti Sara? Jam e Arianit Komnenit, tha vajza dhe tundi gërshetin siç tundte kali bishtin kur i kujtohej i zoti. Aliu u ngurtësua në fytyrë dhe vajza i tha: Mysliman je ti? Pa kuptuar, Aliu u skuq dhe ndoshta kjo ishte e para dhe e fundit herë në jetë që i erdhi turp të pohonte se ishte mysliman. Sara nuk priti që ai t’i thoshte po. u zhduk pas një dere të madhe druri që dukej si derë kishe. Gërsheti e tërhiqte vajzën si një litar, të cilin Aliu e ndoqi pas. Duke ecur nëpër oborrin e gjatë të shtëpisë iu duk vetja si një njeri që kërkon të lidhë hënën me litar, për ta futur në trup.

Arianit Komneni i mbuluar me një velenxë të kuqe dhe të trashë nuk u ngrit nga vendi kur Ali Tepelena u fut në dhomën e tij. Mjekra e tij e bardhë zgjatej si një njollë qumështi mbi të kuqen e velenxës. Kur Aliu u afrua për ta takuar, Arianiti u kollit fort. Aliu mendoi se plaku u kollit për të mos i uruar mirëseardhjen. Poshtë velenxës fshihej trupi i një burri të gjatë dhe kockëmadh, të cilin pleqëria e tregonte edhe më të madh. Flokët e bardhë dhe të lëshuar i binin mbi fytyrën pa rrudha gjë që të krijonte përshtypjen e një njeriu që mendohet në errësirë. Këtë fytyrë do desha të kem në moshën e tij, mendoi Aliu dhe vendosi të flasë i pari.
Kam ardhur të flasim për Ibrahimin, i tha. Ai është bërë mysliman pa e detyruar kush. Pleqësia ka vendosur ta zhburrërojë ose ta detyrojë të largohet nga fshati. Ai nuk do të largohet sepse këtu ka gjithçka. Ju duhet ta pranoni myslimanin siç e pranon gjithë bota.
Arianit Komneni nuk lëvizi, por velenxa e kuqe u duk sikur u fry kur ai u përgjigj. Pleqësia ka vendosur atë që gjykoi se ishte e drejtë, tha ai dhe u kollit prapë. Fshati nuk i do myslimanët. Ne kemi katërqind vjet që nuk pranojmë Islamin. Burra e gra janë therur nga turqit dhe nuk kanë pranuar të ndërrojnë fenë. Ibrahimi nuk mund të ndryshojë drejtimin e varreve tona. Në qoftë se do të jetojë si mysliman të gjejë një vend tjetër.
Ali Tepelena e kishte menduar më të lehtë bisedën me Arianit Komnenin dhe kur e dëgjoi që foli ashtu ndjeu një flakë që i dogji gjoksin. E nxori pa zhurmë frymën që i digjte kraharorin, por në vend të tij, u kollit Arianiti.
Islami ka një mijë vjet që pushton fshatra dhe qytete dhe miliona burra dhe ushtri janë përpjekur, por të gjithë kanë dështuar ta ndalin, tha Aliu. Mos mendo se je më i fortë se ata Arianit. Një pikë ujë nuk e kthen dot drejtimin e dallgës Skënderbeu i rezistoi Islamit 25 vjet dhe në fund dështoi dhe ai. Jam i bindur që ka vdekur duke menduar se sakrifica e tij ishte e kotë sepse jo vetëm që shumë shqiptarë vdiqën, por se lufta e tij i nxiti turqit të mendojnë se shqiptarët nuk i duan dhe prandaj kemi qindra vjet që përpëlitemi pa ushtri dhe pa shtetin tonë. Në qoftë se Skënderbeu do t’i ishte bindur turqve, shqiptarët nuk do kishin humbur kaq kohë dhe në paqe me islamin do kishin shtetin e tyre tri herë më të madh dhe më të fortë. Në fund të fundit ç’rëndësi ka nëse je mysliman apo i krishterë. Rëndësi ka si jeton. Më mirë një i krishterë i varfër dhe i mjerë apo një mysliman i pasur dhe i fortë? Unë zgjedh të dytën dhe këtë duhet të kishte zgjedhur dhe Skënderbeu e pas tij të gjithë ne të tjerët. Ne shqiptarët nuk kemi ditur të bëjmë paqe me kushtet tona me perandoritë, por si një tufë e përçarë dhe pa bari kemi pranuar një nga një zakonet dhe fenë e tyre. Këtë nuk e kemi bërë me marrëveshje dhe prandaj perandoritë, përfshi dhe Turqinë nuk na e kanë njohur nënshtrimin si pranim të arsyeshëm, por si detyrim të shkaktuar nga frika dhe varfëria.

Arianiti po e ndiqte me të njëjtën qetësi, por Aliu e kuptoi se kjo temë i kishte prekur një tel të fshehtë të shpirtit të tij që ashtu si pamja e tij profetike jetonte në historitë e lashta.
Skënderbeu nuk luftoi Islamin dhe kjo është një nga mashtrimet më të mëdha të historisë sonë, tha plaku qetësisht. Dikur e ka pohuar dhe vetë se nuk luftonte Islamin, por turqit. Duhet të dish se ai luftoi për pushtet, jo për besim. Gjatë gjithë jetës ëndërroi të ishte mbret i Shqipërisë dhe në qoftë se turqit do t’ia kishin njohur mbretërimin ai do të ishte bërë prapë mysliman siç ishte gjatë gjithë rinisë së tij. Skënderbeu, si gjithë shqiptarët deri më sot, besonte se mund të krijonte perandorinë e tij të vogël brenda perandorisë së madhe, por kjo ishte dhe është e pamundur dhe kushdo që do të përpiqet do të dështojë njëlloj si ai. Dështimi i Skënderbeut ishte dështim i racës sonë, e cila për fat të keq beson se mund të pasurohesh si turk duke jetuar si i krishterë. Shqiptarët e kanë të vështirë të zgjedhin dhe këtu u ngatërrua edhe Skënderbeu. Ai donte të kishte mbretërinë e tij brenda Islamit, por me kusht që atë ta qeveriste në stilin e evropianëve të krishterë, të cilët i trashëgojnë mbretëritë e tyre brez pas brezi. Por kjo është e pamundur, sepse Islami nuk ia njeh të drejtën e trashëgimisë njeriut. Islami beson se gjithçka ta jep dhe ta merr Zoti ose ai që përfaqëson Zotin mbi tokë dhe kësisoj shuan çdo ambicie të njeriut për të ndërtuar diçka që ia vlen ta lësh pas vdekjes, që njerëzit ta kujtojnë dhe ta nderojnë, kur ti të mos jesh më mes tyre. Islami e mëson njeriun të mendojë se në këtë tokë ai ka ardhur vetëm për të nderuar Allahun dhe për asgjë tjetër dhe prandaj myslimanët nuk punojnë, nuk pikturojnë dhe nuk kanë art, si të krishterët. Nga myslimanët, vetëm Muhamedi trashëgoi te pasardhësit e tij pushtet dhe pas tij edhe sulltanët e askush tjetër. Skënderbeu e kuptoi me vonesë se kjo e drejtë atij nuk do t’i njihej. Ambicien e tij prej të krishteri të dështuar e kuptuan shpejt edhe venecianët dhe me gjithë lutjet e tij, ata nuk e ndihmuan të krijonte një mbretëri të krishterë në Shqipëri. Venecianët kuptuan se shqiptarët nuk e kanë shqisën e të jetuarit nën një zot dhe nën një mbret të vetëm, të cilit i binden etër e bij. Këtë ata e kishin mësuar nga bizantinët dhe ata e kishin mësuar nga romakët. Më thuaj, çfarë mbretërish kemi pasur ne nën Bizantin e krishterë, i cili ishte e vetmja perandori e madhe e botës që i lejonte popujt e saj të krijonin mbretëritë e tyre të pavarura. Grekët i patën perandorët e tyre në Bizant. Bullgarët dhe serbët po ashtu. Hungarezët dhe rusët natyrisht. Po shqiptarët pse nuk ndërtuan dot mbretëri gjatë një mijë vjetëve bizantine? Kam gjithë jetën që e mendoj atë që të thashë: shqiptarët nuk dinë të zgjedhin dhe ç’është më e keqja nuk dinë të mbrojnë atë që zgjedhin dhe akoma më keq ata e tradhtojnë shpejt atë që zgjedhin. Ibrahimi është një shqiptar i vërtetë, por historia më thotë se duke qenë kaq i vërtetë, ai është i padobishëm dhe madje është i dëmshëm. Prandaj nuk mund ta pranoj në fshat sepse nuk dua që historia të përsëritet duke e shkatërruar fshatin tim. Jetoj me shpresën se derisa të vdes nuk do të lejoj që Skënderbeu të lindë në këtë fshat.
Ali Tepelena u ndie i dobët kur kuptoi se nuk dinte se si ta kundërshtonte Arianit Komnenin. Ai nuk i njihte si plaku historitë e vjetra dhe gjithnjë kishte menduar se sa më pak prej tyre të dinte aq më të lehtë do ta kishte jetën. Nëna i thoshte gjithnjë se historia e jetës së tij duhej të ishte krejtësisht e ndryshme nga historia e jetës së të atit. Por me kalimin e viteve Aliu ishte bindur se nuk mjafton të bësh pikë për pikë të kundërtën e babait për të qenë i pasur dhe i pushtetshëm. Po qe se ky rregull do të ishte i vlefshëm, historia e njerëzimit do të kishte mbetur në vend si një kalë, të cilit i janë lidhur këmbët. Një hap para dhe pastaj një hap prapa dhe nuk shkon asgjëkund. Tani që Arianiti e kishte lidhur edhe atë pas fijeve të historisë Aliut iu kujtua e ëma. Ndryshe nga Arianiti ai kishte arsye të mendonte se e vërteta e jetës së njeriut nuk mund të gjendet në të vërtetën e jetës së dikujt tjetër, por ndoshta është më lehtë të tentosh të kundërtën e jetës së dikujt, për të arritur tek e vërteta dhe suksesi. Këtë ia tha edhe Arianitit, i cili e shijonte me modestinë e një ikone të varur në mur habinë që i kishte shkaktuar vizitorit të vet.

Dikush duhet të përpiqet të bëjë të kundërtën e Skënderbeut. Përderisa ti mendon se ai dështoi, dikush që bën të kundërtën e tij mund të ketë sukses. Në qoftë se njëri prej nesh bën paqe pa kushte me Islamin në emër të gjithë myslimanëve shqiptarë atëherë mund të arrijmë atë që nuk e kemi pasur kurrë, shtetin tonë, tha ai duke mbyllur sytë kur fliste.
Gabohesh, foli Arianiti. Njeriu nuk e ndryshon dot historinë siç nuk mund të ndryshojë fytyrën e vet. Qindra burra kanë menduar si ti, përfshi edhe Ibrahimin, i cili beson se duke u bërë mysliman mund të mbetet një shqiptar qe e fiton bukën e përditshme në paqe me pushtuesin e vet. Kjo është një paqe e gënjeshtërt që nuk i jep njeriut lumturi, as në këtë botë dhe as në tjetrën, nëse ajo ekziston. Skënderbeu e humbi paqen me veten kur u bë mysliman që i vogël, në oborrin e Sulltanit dhe vuajti edhe më shumë kur u kthye në Shqipëri dhe u bë prapë i krishterë për të bindur shqiptarët e tjerë ta pranonin si mbretin e tyre. Skënderbeu e ndiente se shqiptarët nuk e besonin megjithëse ata iu bindën dhe luftuan bashkë me të duke shpresuar më kot në triumfin e një turku mbi turqit e tjerë. Shqiptarët e kanë parë gjithmonë Skënderbeun si turk prandaj kurrë nuk e besuan me të vërtetë. Por as turqit nuk e besuan Skënderbeun. Të parët sepse ai u bë mysliman dhe të dytët sepse ai u bë i krishterë. Duke kaluar ylberin e Zotit, Skënderbeu u bë i pabesueshëm. Shqiptarët e dinin se ai luftonte për pushtet dhe kjo është një ambicie që ata i lodh dhe nuk i inkurajon për një kohë të gjatë. Prandaj, qëllimi i tij mbaroi ditën që ai vdiq, sepse nuk kishte krijuar një bindje të trashëgueshme. Sot, shqiptarët mund ta duan paqen me turqit, por turqit nuk e duan më këtë sepse ata e dinë që shqiptarët mund t’i nënshtrosh më kollaj pa iu dhënë favoret që garanton paqja. Për faj të Skënderbeut, sot as turqit dhe as evropianët nuk i besojnë më shqiptarët. Në rrugët e historisë sonë gjithmonë kanë ecur burra, të cilët nuk kanë ditur ku shkojnë. Unë mendoj se këtu ka një dorë hyjnore, e cila vendos që shqiptarët të udhëhiqen nga njerëz, të cilët në fund munden nga dilemat e tyre. Ka popuj, të cilëve Zoti nuk i ka dhënë akoma asnjë rrugë, siç janë çifutët. Ka të tjerë, të cilëve ai ua ka përcaktuar rrugën, siç janë të krishterët dhe turqit. Por ka raste kur Zoti vendos të luajë me njerëzit sepse kjo me sa duket i shërben si çlodhje në mes të punëve të shumta që ka.
Kur isha i vogël, unë merrja dy milingona që i vija një hap larg një copë bukë për të kuptuar se kush prej tyre dhe pse do ta gjente rrugën drejt ushqimit. Për çudinë time, të dyja e gjenin bukën me të njëjtën shpejtësi dhe në të njëjtën kohë dhe kurrë nuk më ka qëlluar ndryshe. Milingonat janë një racë, së cilës Zoti i ka dhënë vetëm një drejtim. Por ky nuk është rasti i shqiptarëve. Milingonat kanë më shumë fat se shqiptarët sepse janë më të vendosura. Zoti ka vendosur t’i lërë shqiptarëve dy rrugë dhe argëtohet kur sheh që atje lart se si ata lodhen dhe nuk e zgjedhin dot rrugën që duhet. Deri më sot të gjithë kanë zgjedhur rrugën e gabuar.
Kështu i ndodhi edhe Skënderbeut. Historia do të kishte ecur ndryshe në qoftë se në vend të Skënderbeut do të kishte qenë dikush tjetër, i cili nuk vinte nga oborri i Sulltanit dhe të cilit shqiptarët do t’i kishin besuar bashkë me pushtetin dhe fenë e tyre, deri në atë kohë të papërlyer. Siç tregon historia, edhe venecianët dhe Papa në Romë këtij njeriu i besonin më shumë dhe do ta kishin ndihmuar të krijonte një mbretëri të krishterë, e cila mund t’i rezistonte kohës jo vetëm si kujtim, por si një gjë e gjallë.
Aliu kroi kokën dhe iu duk sikur milingonat e historisë po i vraponin nëpër flokë. Kush ishte ky njeri, pyeti ai.
Ky ishte Arianit Komneni, tha Arianit Komneni. Unë kam emrin e tij. Atij i thoshin edhe Gjergji, por këtë emër e mban im bir i madhi. Aliu nuk pati nevojë t’i kërkojë plakut më shumë sepse ky filloi t’i tregonte për historinë e familjes së vet. Duke dëgjuar, Aliu pati ndjesinë se po jetonte në një kohë tjetër, e cila e ndriçonte kohën e tij ashtu si dielli ndriçon hënën duke perënduar.

Komnenët e kanë qeverisur Perandorinë e Bizantit për më shumë se njëqind e pesëdhjetë vjet. Grekët thonë se ata janë grekë, por unë dua të besoj se janë një racë me shqiptarët që jetojnë sot në Voskopojë. Ata kanë folur dhe kanë shkruar greqisht pa dyshim dhe e kanë drejtuar perandorinë deri kur Kostandinopoja u pushtua dhe u përdhunua nga kryqëzata e krishterë dhe kur Komnenët ikën të përndjekur nga qyteti. Njëri prej tyre, Mihali, i cili ishte nip i Teodorës, vajzës së perandorit të parë Komnen, erdhi në vitin 1204 në Shqipëri dhe u vendos në Janinë. Për shkak të emrit të madh që kishte familja e tij ai u bë princ dhe Janina ishte kryeqytet i kësaj principate dhe unë dua të besoj se kjo është e para mbretëri e pavarur e shqiptarëve. Komnenët e mbajtën principatën e Janinës deri në vitin 1318 me princin e fundit Thoma Komneni, i cili u vra nga djali i motrës së tij. Thoma Komneni, la pas një djalë, i cili, për t’i shpëtuar hakmarrjes së kushërinjve të tij, u fsheh në malësitë që ndajnë Vlorën me Gjirokastrën, në një fshat që quhej Arianit. Aty u martua me një shqiptare nga një derë e mirë e fshatit dhe jetoi pa kërkuar ofiq dhe pushtet derisa vdiq.
Djali i tij, që trashëgoi emrin Arianit, si dhe emrin e fisit, ishte Arianit Komneni, i cili lindi ndoshta në vitin 1400. ky bëri krushqi me një nga vajzat e familjes së madhe të Muzakajve, të cilët i shtrinin zotërimet e tyre nga Korça deri në Gjirokastër.
Arianit Komneni ishte prijësi i munguar i shqiptarëve. Në qoftë se Skënderbeu nuk do ta kishte mashtruar me mënyrën tipike turke, shqiptarët do të kishin gjetur tek ai mbretin e tyre, me prejardhje nga perandorët e Bizantit dhe kjo lidhje nuk do t’i kishte ndarë më ata nga krishterimi evropian dhe sot ne do të jetonim në një mbretëri të krishterë. Arianiti ishte një luftëtar i madh. Ai filloi i pari luftën kundër turqve në vitin 1432, dhjetë vjet përpara se Skënderbeu të kthehej si mysliman në Shqipëri për të ndërruar rrjedhën e gjërave. Arianiti nuk humbi asnjë nga betejat e tij me turqit dhe kryengritjet e tij vazhduan gati gjashtë vjet me radhë nga Voskopoja në Tepelenë, nga Gjirokastra në Elbasan, derisa Sulltan Murati u detyrua t’i njohë zotërimet e tij përgjatë lumenjve të Shkumbinit dhe të Vjosës. Kur Skënderbeu erdhi në Shqipëri, Arianit Komneni ishte kryezoti i Shqipërisë dhe pa dyshim princi, të cilin shqiptarët respektonin më shumë. Skënderbeu e kuptoi se pa mbështetjen e tij nuk mund të kishte sukses dhe në fillim ai u vu nën urdhrat e Arianit Komnenit, i cili vendoste për gjithçka. Arianiti besoi se Skënderbeu mund t’i printe luftërave kundër turqve duke qenë i stërvitur prej tyre si një ushtarak i zoti. Besimi që kishte ndaj tij si luftëtar e bindi ta mbështeste si kapedan të parë, kur në Lezhë u mblodhën gjithë princat e Shqipërisë në vitin 1444. në të vërtetë kjo ishte besëlidhja e Arianitit. Përfaqësuesit e familjeve të mëdha shqiptare erdhën për të shpallur Arianit Komnenin si sundimtar dhe mbrojtës të tyre dhe kërkuan që nën flamurin e tij të luftonin të gjithë bashkë kundër turqve. Por Skënderbeu iu lut Arianitit t’ia ngarkonte atij këtë mision duke i premtuar se në qoftë se do t’i mundnin turqit dhe Shqipëria do të shpallej shtet i pavarur, Arianiti do të ishte mbret i saj. Arianiti pranoi dhe bindi edhe princat e tjerë të vendit, të cilët nuk donin të pranonin një mysliman si Skënderbeu për të parin e tyre. Me ndihmën e ushtrisë që kishte krijuar Arianiti dhe që tani e drejtonte ai, Skënderbeu filloi t’u merrte turqve territore, të cilat më parë kishin qenë në zotërimin e Arianit Komnenit. Ky i kërkoi që këto toka t’i ktheheshin, por Skënderbeu nuk pranoi dhe filloi t’i qeveriste vetëm. Kur Skënderbeu u rrethua herën e parë në Krujë në vitin 1450, ai i kërkoi ndihmë Arianitit. Gjyshi im thoshte se kur të dy burrat u takuan në Durrës, Skënderbeu i kërkoi falje Arianit Komnenit duke i thënë se do t’ia kthente të gjithë tokat dhe sapo të iknin turqit ai do thërriste gjithë princat siç kishin vepruar në Lezhë për ta shpallur Arianit Komnenin mbret të Shqipërisë. Arianiti nuk e besoi Skënderbeun, por megjithatë i premtoi ta ndihmonte me para dhe ushtarë për të përballuar rrethimin. Arianit Komneni në atë kohë nuk kishte djem nga martesa e tij me Maria Muzakën dhe kishte frikë se nëse vdiste apo e vrisnin, askush nuk do të trashëgonte emrin dhe pronat e tij të shumta. Skënderbeu ia dinte këtë dobësi dhe e shfrytëzoi bukur duke i kërkuar dorën e së bijës, Donikës me qëllim që ta zbuste dhe të garantonte aleancën me të. Arianit Komneni i mençur pranoi dhe i tha Skënderbeut: Edhe në qoftë se unë nuk bëhem mbret i Shqipërisë një ditë nipi im do të bëhet. Skënderbeu djallëzor, për shkak të edukatës turke që kishte marrë, ia ktheu: Në qoftë se ti më pengon mua të bëhem Mbret i Shqipërisë djalin tim nuk e pengon dot.

Rrethimi i Krujës u thye dhe po atë vit Skënderbeu u martua me Donikën, por marrëdhëniet me vjehrrin e tij të fuqishëm nuk i përmirësoi. Arianiti e humbi përfundimisht besimin te Skënderbeu kur më vonë mori vesh se ky i kishte ofruar Krujën Venedikut duke kërcënuar se në rast se ata nuk e ndihmonin, ai do t’ua linte atë turqve pa bërë asnjë rezistencë. Ftohja e tyre e dobësoi Skënderbeun, i cili filloi të humbte disa beteja ndaj turqve. Më e rënda ishte ajo e Beratit për të cilën ai akuzoi Moisi Golemin, luftëtarin më të shquar të asaj kohe që ishte nipi i Arianitit dhe që ky e mbante pas dhe e thërriste djalë. Moisiu, që kishte në zotërim Dibrën, i la turqit të kalonin nëpër tokat e tij dhe këta i ranë pas shpine mbrojtësve të kalasë së Beratit duke e shkatërruar ushtrinë e Skënderbeut. Im gjysh thoshte se Arianit Komneni donte t’i jepte një mësim Skënderbeut, i cili në fund të jetës kishte pranuar se prishja e aleancës me vjehrrin kishte shënuar fillimin e rënies së tij. Por Skënderbeu ishte edukuar si mysliman dhe unë nuk besoj se atë e ka vrarë ndërgjegjja, por është e vërtetë se në qoftë se do t’ia kish mbajtur fjalën Arianit Komnenit, ne sot do të jetonim ndryshe.
7
Ndërsa Arianit Komneni rrëfente historitë e tij, Ali Tepelena nuk kishte lëvizur nga vendi duke menduar se ky plak i krishterë kishte vendosur t’i tregonte rrënjët e familjes së tij njëlloj si një rrap i moçëm që i nxjerr rrënjët mbi tokë pas tërmetit. Ndoshta mendon se madhështia e emrit të tij do të më bindë ta lë të qetë për të zotëruar fshatin, siç kishte bërë me sa duket në gjithë këto vite. Arianit Komneni ishte shumë i zgjuar, por vitet ia kishin humbur prakticitetin. Megjithatë, ky arsyetim nuk e ngopi Aliun. Nuk është llafazan, mendoi, diku do të dalë. Ali Tepelenës i kishin bërë përshtypje sidomos historitë mbi Janinën, një qytet që ai e kishte për zemër. Duke u rropatur të nguliste në mendjen e tij të re ato që kishte dëgjuar nga Arianiti, dera u hap dhe vajza e vogël me gërshet të zi u afrua tek i ati dhe i zgjati një enë të mbushur me arra të mëdha bojëkafe. Vajza doli pa ia hedhur sytë, por Aliut iu duk sikur gërsheti i saj filloi t’ia lidhte jetën me historinë e Arianitëve dhe sidomos me Janinën nga ku e kishte zanafillën historia shqiptare e Komnenëve.
Arianit Komneni e tërhoqi nga këto mendime kur i tha: Jam nëntëdhjetë e dy vjeç. Kam tre djem. I madhi quhet Gjergj si Arianit Komneni i madh. I dyti quhet Mihal si Mihali që ngriti të parën principatë shqiptare të krishterë në Janinë. I treti quhet Gjon dhe ka marrë emrin e djalit të Skënderbeut, nipit të Arianitit dhe që përbën të vetmen lidhje mes dy burrave, të cilët Islami i ndau në fe dhe krishterimi nuk i bashkoi dot në pushtet. Sara është vajza ime e vetme. Është pesëmbëdhjetë vjeç dhe besoj se pas saj nuk do kem më fëmijë.
Mori një arrë të madhe dhe, duke e shtyrë me një thikë të vogël që nxori nga poshtë velenxës, filloi ta hapte pa u ngutur. Merr dhe ti një, i tha Aliut. Arianit Komneni i Madh i kishte qejf dhe luante shumë me to. Një herë hapi një arrë më të madhe se kjo, shumë më të madhe, në dysh dhe duke lexuar fletët dhe rrudhat e saj të njoma i tregoi Skënderbeut se njëlloj si arra edhe truri i njeriut formohet nga dy pjesë. Në qoftë se nuk e di ato quhen hemisfera, i tha me modesti Aliut, i cili nuk bëri asnjë shenjë. As Skënderbeu nuk e dinte, por i tha Komnenit se kur kishte vrarë njerëz gjatë betejave shpesh i kishte rastisur të shihte tru të ndarë më dysh që i ngjanin kësaj arre. Arianiti kishte qeshur dhe i kishte thënë: Ja pra, ky është ndryshimi mes ne të dyve. Ti do ta ndash trurin në dysh, kurse unë dua ta lexoj.

Aliu sërish nuk lëvizi dhe Arianiti vazhdoi:
Arianit Komneni nuk pati asnjë djalë me Maria Muzakën dhe kjo e mërziti shumë derisa u tërhoq nga luftërat, të cilat nuk i jepnin më kënaqësi. Besoj se përveç zhgënjimeve familjare dhe ato që gati nga gënjeshtrat e Skënderbeut, ai nuk besonte më se Shqipëria mund t’i rezistonte pushtimit turk. Me Maria Muzakën u mundua, por ajo i dha njëra pas tjetrës nëntë vajza. Kur humbi shpresat, iku në Itali dhe u martua me një italiane, e cila i dha atij tre djem. Por djemtë lindën kur Arianiti ishte në fund të jetës dhe kur mundësitë për të rivendosur pushtetin që kishte ishin zvogëluar sa nga turqit, po aq edhe nga Skënderbeu. Krushqitë që ai bëri për vajzat e tij tregojnë se ishte jo vetëm një strateg i madh, i cili synonte të zbuste gjithë pretendimet për territore që vinin nga brenda dhe nga jashtë Shqipërisë.
Siç të thashë, njërën vajzë, të madhen, ia dha Skënderbeut. Vajzën e dytë, Vojsavën e martoi me princin e Malit të Zi, Ivan Cernojeviçin, i cili ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës së tij. Tri vajza të tjera i martoi në derën e Dukagjinëve, princave të veriut të Shqipërisë duke forcuar kështu aleancën me një nga familjet më të mëdha shqiptare me të cilat nuk kishte lidhje gjaku. Një vajzë tjetër e martoi me Gojko Balshën, edhe ky nip i Gjergj Stres Balshës së madh. Tre të tjera i dha në Itali kryesisht në Venedik dhe Napoli nëpër dyer të mëdha me lidhje politike. Ndërsa Angjelinën, vajzën e tij më të dashur që ai thoshte se i ngjante gjyshes së tij, ia dha Stefan Brankoviçit princit të Serbisë dhe stërnipit të Stefan Dushanit të madh. Kur Stefani u martua, ai sapo ishte qorruar nga Sulltani, të cilin e kishte kunat dhe thonë se Angjelina qau kur e pa ashtu dhe deri në fund të jetës e mbajti për dore.
Krushqitë e Arianit Komnenit ishin krushqi me shije perandori siç ishte në të vërtetë ai. Siç të thashë, vetëm gruaja italiane i dha atij djemtë që i kishin munguar për të mbretëruar Shqipërinë. Ata ishin Kostandini, të cilit Mbreti i Francës i fali një dukat në veri të Italisë, Arianit dhe Thomai. Ky i fundit ishte i vetmi që u kthye në Shqipëri. Me sa duket çdo derë e madhe ka tradhtarët e vet dhe Thomai qëlloi plëngprishësi i Arianitëve sepse u vu në shërbim të turqve, të cilëve u kërkoi pjesë nga zotërimet e shumta që ata i kishin marrë babait të tij. Për t’u bërë më i besueshëm, Thomai u bë mysliman dhe turqit i dhanë Himarën ku ai u bë një sundimtar mizor. Thonë se Thomai natën shkonte dhe i merrte me forcë gratë dhe vajzat fshatarëve të bregut dhe pastaj i ndante ato me ushtarët e tij. Një ditë, fshatarët u mblodhën dhe e vranë. Kjo ndodhi në vitin 1486. Djali i vogël i Thoma Komnenit ishte stërgjyshi im.
Ai bashkë me farefisin dhe të ëmën u fshehën për pak kohë sa të harroheshin zullumet e babait dhe më pas u vendosën këtu ku ngritën këtë fshat, të cilin stërgjyshi e zgjodhi pranë Janinës, duke jetuar me shpresën se kur të ikin turqit ne do t’i kthehemi historisë së Komnenëve shqiptarë, aty ku ajo nisi: në Janinë. Unë nuk e besoj më këtë ëndërr të plakur dhe jam i sigurt se as djemtë e mi nuk do t’ia arrijnë asaj dite. Islami sapo ka ardhur në këto troje dhe dita kur ai të ikë është akoma shumë larg.

Arianit Komneni pushoi, por nuk dukej i lodhur. Pas historive që kishte dëgjuar Ali Tepelena dukej më miqësor se në fillim. Tani ai e shikonte plakun si një libër me shumë faqe dhe me sa duket kjo e zbuti, siç zbutet çdo njeri që lexon mes dy betejave. Kur kishte ardhur ta takonte, Ali Tepelena mendonte se nëse pleqësia do ta kundërshtonte, ai do ta zgjidhte çështjen e Ibrahimit me ndihmën e trimave të tij, të cilët ishin të gatshëm në çdo kohë të masakronin një fshat të krishterë. Por tani Aliu që e kishte ndjekur me vëmendje Arianitin, mendonte se duke e zbutur plakun marrëveshja e tij me fshatin do të mund të ishte më e plotë dhe më e respektueshme nga të gjithë.
Duke marrë arrën e fundit që kishte mbetur, Aliu e pyeti: Po ti Arianit si i ke jetuar këta 92 vjet?
Arianiti që duket se e priste këtë pyetje u përgjigj pa u menduar: Kam jetuar si një Komnen dhe po mendoj se si do të vdes si i tillë.
Kur linda unë, fshati kishte dy herë më pak shtëpi sesa sot. Babai drejtonte pleqësinë, e cila kryesisht përbëhej nga kushërinj ose krushqi të tij sepse siç e thashë, ky fshat u themelua nga stërgjyshi im dhe njerëzit e afërt të tij, prandaj shumica këtu jemi të një gjaku. Por babai vuajti gjithë jetën nga frika e shuarjes së fisit tonë, i cili sipas tij do rrezikohej një ditë në qoftë se ne vazhdonim të jetonim të izoluar në këtë vend. Ai pati pesë djem dhe unë isha më i vogli prej tyre. Im atë jetonte gjithë kohën me lajmet që vinin nga betejat mes të krishterëve dhe turqve, por ato vite ishin kohët kur turqit u forcuan shumë dhe pothuajse e pushtuan gjithë Greqinë, Serbinë, Hungarinë dhe shkuan deri në Vjenë falë Kara Mustafa Pashës që ishte shqiptar nga dera e qyprillinjve. Zoti e desh që ky u mund me turp në Vjenë dhe Sulltani ia preu kokën. Mos ishte për meritë të kryevezirëve shqiptarë qyprillinj Perandoria Turke do të kishte marrë tatëpjetën me kohë e me vakt. Historia do shpjegojë se pse shqiptarët e kanë mbajtur në këmbë Turqinë me jeniçerë dhe vezirë të mëdhenj, të cilët kurrë nuk kuptuan se ky përbindësh me trupin në Azi kishte ardhur të ushqehej në Evropë duke mbajtur me thonj vendin e tyre, pa e lënë të rritej.
Siç të thashë, babai jetonte në fshat, por mendjen e kishte gjetkë. Kur turqit filluan luftën për pushtimin e Kretës, të cilën e mbajtën të rrethuar për 25 vjet, babai mendoi se nëse thyhej ky front, turqit nuk do të ndaleshin më siç po ndodh në të vërtetë edhe sot. Ai ishte i bindur se krishterimi dhe sidomos Venediku, nuk do ta linte Kretën të binte në duar të turqve dhe kërkoi të kishte pjesën e vet në këtë fitore, prandaj dërgoi atje vëllanë tim të madh në krye të dhjetë burrave nga fshati. Asnjëri prej tyre nuk u kthye i gjallë pasi Kreta u pushtua nga turqit në vitin 1669, njëqind vjet përpara. Si për të bindur tim atë se shqiptarët vrasin shqiptarët për një copë dhe të huaj, Kretën e pushtoi një qyprilli tjetër, Fazil Pashai. Im vëlla atë kohë ishte 18 vjeç dhe bashkë me të në Kretë u vra edhe gjyshi i Ibrahimit që sot është bërë mysliman dhe që nuk kupton se eshtrat e të ndjerit, gjyshit të tij, tani po lëvizin atje ku dergjen. Babai u trishtua nga vdekja e vëllait tonë të madh, por besimi se aleanca e krishterimit mund ta detyronte Islamin të tërhiqej në Azi, aty ku Zoti ka parashikuar territoret e tij, nuk iu venit për asnjë çast.

Në vitin 1704 babai vendosi të shkojë në Turqi. Ne nuk e kishim ditur se ai mbante lidhje me një degë tjetër të Komnenëve në Itali. Ata e lajmëruan se në përkujtim të pesëqindvjetorit të rënies së dinastisë Komnene që ndodhi në vitin 1204, të gjithë trashëgimtarët e tyre të shpërndarë nëpër botë kishin vendosur të mblidheshin në Stamboll. Do nisem të takoj kushërinjtë e mi, të cilët, kur turqit të thyhen një ditë, do qeverisin prapë Evropën, thoshte babai dhe kjo ia ktheu gëzimin që kishte humbur prej vitesh. Mirëpo kur po nisej, ai i kishte kaluar shtatëdhjetë vjeç dhe nuk kishte fuqinë e rinisë për të kryer një udhëtim aq të gjatë dhe të vështirë. Nëna këmbënguli që ai të merrte një nga djemtë me vete për ta ndihmuar dhe ai më zgjodhi mua.
Pas dy muajsh arritëm në Stamboll pasi u hodhëm nga Janina në Voskopojë e Kostur dhe prej andej përfunduam në Selanik ku i hipëm një anieje tregtare që na çoi në qytetin e shenjtë. Kur anija jonë iu afrua portit, mbi të cilin xhamitë e Stambollit ngriheshin si direkë, sytë jeshilë të babait u errën. Kam ardhur të ta heq perçen e dashur, pëshpëriti babai me vete, sikur t’i drejtohej një gruaje që e kishte thirrur për ndihmë.
Takimin e Komnenëve e kishte organizuar Gjergj Brankoviçi, i cili punonte si agjent tregtar në një shoqëri angleze, por që në fakt ishte shumë i lidhur me perandorët e Austrisë. Brankoviçi ishte pinjoll i sundimtarëve të Serbisë, të cilët kishin lidhur krushqi me Komnenët, gjë që e bën krushk me ne, por dhe me Skënderbeun, i cili martoi djalin e tij me Irenën, vajzën e princit Llazar Brankoviç. Kur babai ia shpjegoi këtë lidhje, Gjergj Brankoviçi u mrekullua dhe e quajti babanë një vëlla të rigjetur në mes të detit. Është koha për t’u rikthyer në lavdinë tonë, tha ai në fjalimin që mbajti gjatë meshës së kujtimit të Komnenëve në një kishë të vogël greke që shikonte nga deti. Krishterimi humbi përballë turqve për shkak të përçarjeve të veta, por tani ne duhet të bashkohemi nën një flamur të krishterë pavarësisht se jemi shqiptarë apo serbë, apo grekë. Ky ka qenë ideali i Komnenëve të mëdhenj, të cilët ngritën Perandorinë më të madhe dhe më të ndritur të botës. Perandoria e Bizantit ishte e tillë sepse arriti të bashkojë nën një pushtet tre elementë që në rast se pajtohen prodhojnë qenien perfekte: një shpirt grek, një mendje romake dhe një trup mysliman. Ky është ekuilibri më i përsosur që ka parë historia. Çfarë nuk mund të arrijë një njeri që është i fortë si mysliman, i ndjeshëm si grek dhe i mençur si romak? Gjithçka motra dhe vëllezër, kushërinj dhe pinjollë Komnenë. Me këtë koktej pushtetesh, racash dhe dijesh do të ndërtohet Bizanti i ri, themeli i të cilit pa dyshim do të jetë Ballkani dhe çatia e tij do të jetë Evropa. Ne sot jemi mbledhur këtu në Kostandinopojë për të nisur mbledhjen e gurëve të këtij themeli. Le t’i marrim gurët nga Serbia, nga Moreja dhe Rusia, nga Vjena dhe Venecia, nga Jerusalemi dhe Parisi, nga Athina dhe Janina e t’i bëjmë bashkë sepse kështu shtëpia jonë do ketë vend për të gjithë. Komnenët e mbledhur nga gjithë këto vende u frymëzuan dhe e mbështetën një nga një Gjergj Brankoviçin.
Babai i përlotur tha vetëm dy fjalë: Komnenë të nderuar, mirë se erdhët në ëndrrën time!
Më vonë, Gjergj Brankoviçi na shpjegoi se me ndihmën e perandorëve habsburgë po mendohej organizimi i një kryengritje të madhe të të krishterëve në Serbi, Greqi, Shqipëri dhe Bullgari, e cila duke u mbështetur nga Austria, Venediku dhe më pas edhe nga Rusia, do të synonte rënien e perandorisë së lodhur turke në pak kohë. në fakt kjo ishte arsyeja e vërtetë e këtij takimi në Stamboll. Të gjithë mendonin se forcimi i Austrisë dhe Rusisë si Fuqi të Mëdha dhe luftërat e brendshme në Perandorinë Osmane e favorizonin ringritjen e krishterimit. Komnenët nisën t’i japin informacione për mundësitë që kishin për të mbledhur para dhe njerëz, ndërsa Gjergj Brankoviçi me një hartë të Ballkanit përpara caktonte me ngjyrë të kuqe pikat ku fillimisht do të ndizeshin zjarret.
Ato kohë në Stamboll takuan Komnenë nga të gjitha vendet përfshi edhe një stërnip të Skënderbeut, i cili quhej Anton Kastrioti që ishte një burrë i shkurtër dhe i hollë dhe që jetonte në Itali. Edhe Skënderbeu ka qenë i shkurtër, i tha ai babait kur u takuan. Por si ai, thirrjes së Brankoviçit i ishin përgjigjur edhe shumë kontë italianë dhe dukesha bullgare, pasanike greke dhe princa rusë, pinjollë të familjeve mbretërore transilvane, krushq të familjeve mbretërore franceze dhe suedeze si dhe një dukë i gjatë dhe bukurosh, i cili na tha se rridhte nga Huniadi, mbreti i Hungarisë dhe që megjithëse nuk kishte lidhje me Komnenët kishte ardhur të ndihmonte krishterimin. Kur rrinim me këta njerëz, të cilët kishin humbur lavdinë e dikurshme, por sidoqoftë kishin ruajtur pasuritë dhe pronat që i lejonin ta shijonin luksin e Stambollit, mendoja për fshatin tonë të varfër. Po ne pse nuk jemi me tituj si gjithë këta Komnenët e tjerë, pyeta babanë. Në tokën tonë nuk mbin fisnikëria, m’u përgjigj ai, por dukej se kjo diferencë me kushërinjtë e tij nuk e shqetësonte shumë.

Përgjatë një viti, Gjergj Brankoviçi bëri plane për të filluar kryengritjen e tij dhe ndihmat e Austrisë dukej se nuk i mungonin. Në gazetat austriake Brankoviçi ishte shpallur Kont i Perandorisë së Shenjtë. Ai na tregonte se si njerëz të caktuar nga vetë Perandori po rekrutonin me para luftëtarë në gjithë Ballkanin dhe pritej vetëm të ndizej fitili nga Vjena. Atëherë, i thoshte ai babait me sytë që i shkëlqenin, do të nisemi dhe ne dhe ti do të drejtosh kryengritjen në Shqipëri. Disa muaj më parë kishte ardhur në krye të Turqisë Sulltan Ahmeti, i cili njihej si një njeri që harxhonte shumë para për të zbukuruar xhamitë dhe pallatet e tij në stilin francez. Stambolli ndihej më i lirë nga dhuna e sulltanëve të mëparshëm dhe artistë evropianë me gjithë gratë e tyre të pambuluara bridhnin lirshëm nëpër qytet. Nuk e kam parë kurrë tim atë më të qeshur se ato kohë. Stambolli po kthehej në Kostandinopojë, më thoshte dhe pothuajse përditë shkonte në kishë ku lutej për fatin tonë. Por atë vit bëri një dimër i tmerrshëm dhe Stambolli u mbulua nga dëbora dhe ngricat. Duke mos hequr dorë nga rituali i tij i lutjeve në kishë babai mori një plevit. Gjatë një muaji të vështirë unë i shërbeja dhe i jepja çaj të nxehtë, ndërsa ai fliste për betejat e mëdha të Arianitëve dhe më tregonte vende me emra malesh në Shqipëri, në të cilat fillimisht duhet të shiheshin kryengritësit e Gjergj Brankoviçit sipas planeve që ai hartonte nga krevati i Stambollit. Ai ishte një muaj gjeografie për mua. Mësova me dhjetëra emra malesh, luginash, kodrash, lumenjsh dhe fshatrash, të cilat babai më detyronte t’i përsërisja në formën e një itinerari ushtarak. Shqipëria e vogël m’u duk si një dhomë e madhe në të cilën unë dhe babai i zhvendosnim si mobilie malet dhe kodrat e shumta. Shqipëria është e vogël, por është krijuar për të fshehur ushtri, thoshte babai, sytë e çuditshëm jeshilë të të cilit filluan të ngatërronin gjeografinë e mobilieve nga fundi i muajit. Unë nuk kisha ndenjur kurrë aq shumë me tim atë. Besoj se edhe ai zbuloi ato ditë tek unë një djalë, të cilin ëndrrat e tij nuk i kishin dhënë mundësi ta njihte. Sikur të kisha pasur një vajzë do doja ta martoja me një djalë si ty, më tha para se të vdiste. E varrosa me ndihmën e disa grekëve në varrezat e krishtera të lagjes Fanar të Stambollit.
Kur mbeta vetëm, Gjergj Brankoviçi, i cili kish shumë miq me influencë në Stamboll më ndihmoi të punoja si pastrues në shtëpinë e Dragomanit të Madh. Dragomanët janë përkthyesit zyrtarë të Portës së Lartë dhe këtë titull gjithnjë e kanë mbajtur grekët. Ky ishte njeri me influencë dhe me sa duket ishte i përfshirë në heshtje, për shkak të frikës nga turqit në komplotin që Gjergj Brankoviçi donte të organizonte në Ballkan. Aty punova dy vjet dhe mësova turqisht, por arrita të shkruaj edhe greqishten, të cilën e dija shumë pak kur u nisa nga fshati. Ndërkohë, shpresat për t’u kthyer në Shqipëri po më linin. Nuk kisha asnjë lajm nga fshati dhe nuk dija si të lajmëroja vëllezërit dhe nënën për vdekjen e babait. Gjergj Brankoviçi më thoshte se gjërat po vonoheshin për shkak se Rusia, që kishte bërë paqe me Turqinë në dëm të Austrisë, po i sabotonte përpjekjet e tij kryengritëse në Ballkan. Një natë, në shtëpinë e Dragomanit u mblodhën në mënyrë sekrete Gjergj Brankoviçi, disa grekë si dhe ambasadori rus, i cili donte të informohej për mundësitë dhe seriozitetin e lëvizjes së Brankoviçit. Paqja mes Rusisë dhe Turqisë ishte vënë në dyshim në Krime dhe rusët kishin nisur të sabotonin stabilitetin e Portës së Lartë. Mirëpo Gjergji, i cili besonte se mund të manovronte mes interesave të Fuqive të Mëdha u gënjye. Rusët e tradhtuan atë te turqit dhe Gjergji u arrestua për gjashtë muaj. Kur u lirua, u kërkuan të largohej si i padëshirueshëm për të mos u kthyer më në Stamboll. Para se të ikte, më tha se rrugës për në Serbi ai mund të kalonte nga Shqipëria dhe në qoftë se doja mund të shkoja me të. Natyrisht që nuk kishte rast më të mirë për mua për t’u kthyer në fshat. U nisëm një ditë të përvëluar korriku kur hurmat djersinin dhe rrushi digjej në pazarin e Stambollit. Unë kisha qarë gjithë natën mbi varrin e babait tim, të cilit i premtova se do të kthehesha ta merrja sa më shpejt.

Gjergj Brankoviçi nuk mund të kalonte nëpër territoret e Perandorisë Turke që shtriheshin në tokë nëpër gjithë Greqinë Veriore. Vetëm gadishulli i Moresë ishte akoma nën sundimin venecian dhe fillimisht shkuam atje me një galerë që transportonte pambuk. Brankoviçi kishte miq në More, të cilët i thanë se mund ta ndihmonin të kthehej, por vetëm duke kaluar nëpër Itali pasi rrugët e tjera mund të ishin të pasigurta për një njeri të arrestuar për komplot dhe të padëshirueshëm për turqit. Ballkani i jugut ishte i pasigurt për një komplotist. Kështu që pas disa javësh në More gjetëm një anije që shkonte në Napoli, i hipëm dhe u nisëm. Napoli sapo ishte pushtuar nga austriakët, të cilët kishin ndihmuar Brankoviçin dhe ky u ndie më i qetë nga kjo rrugë. Komandanti i trupave austriake të Napolit e priti mirë Brankoviçin dhe i ha një letër me anë të së cilës ai mund të kalonte territorin italian për të mbërritur në Vjenë. Napoli ishte një qytet që nuk flinte ose më saktë ditën flinin marinarët dhe punonin napolitanët, natën këta flinin, ndërsa marinarët pinin dhe gëzonin.
Në Napoli rashë me një grua për herë të parë. Një natë, Gjergj Brankoviçi u zhduk nga hoteli ku ne flinim dhe në të gdhirë u shfaq i dehur bashkë me një grua rreth të dyzetave, e cila e mbante për krahu. Gruaja i kishte lyer sytë me ngjyrë blu dhe mbante një fund të gjerë që e tregonte shumë të shëndoshë. Këtu te ne kësaj femre nuk do ia hidhte njeri sytë, por në Italinë e Jugut kanë shije tjetër për gratë. Ata i duan gratë të shëndosha, me vithe të dala dhe me pak bark mbi të cilin burrat ndihen si mbi një dyshek. Kjo grua, pasi vuri Gjergj Brankoviçin në gjumë në krevatin ngjitur me timin, hoqi fundin e saj të gjerë dhe u fut në krevatin tim. Atë natë m’u duk sikur më doli një zog nga barku dhe puplat e tij më mbuluan të tërin dhe më vunë në gjumë. Një prift që takova njëherë në More më ka thënë se njerëzit përpara se të vdesin kujtojnë ditën e parë që kanë hyrë në kishë sepse ky imazh i afron ata me Zotin. Nuk e di sa është e vërtetë, por di që para se të vdes do doja ta kujtoja edhe një herë ngritjen e fundit të asaj gruaje.
Pasi ikëm nga Napoli, unë dhe Brankoviçi kemi fjetur nëpër hanet e Italisë ngarkuar me plaçkat dhe kujtimet e ditëve në Stamboll. Rruga jonë kaloi nëpër Romë dhe duke u endur nëpër kalldrëmet e këtij qyteti kuptova se çfarë e kishte yshtur Arianit Komnenin dhe familjen e tij të linte Shqipërinë dhe të vinin në Itali. Nuk besoj se ishte vetëm frika nga turqit. Italia, dhe mbi të gjitha Roma, është ndoshta i vetmi vend ku mund të jetosh duke ndjekur gjurmët e veprave të mëdha të lashtësisë, por dhe të krishterimit. Natyrisht edhe ato të ndjekin ty. Në Romë mund të kuptosh se si krishterimi ishte lindur për të çuar më tej oreksin për drejtësi të Perandorisë Romake dhe se si kjo perandori nuk do mund të bashkohej me krishterimin në qoftë se nuk do të ishte ushqyer nga pasioni për të bukurën, që kishin grekët e lashtë.

Kur arritëm në Italinë e Veriut, Gjergj Brankoviçi trokiti te disa miq, të cilët na ndihmuan të kalojmë kufirin pasi pritëm tre muaj të shkrinte bora mes alpeve të Italisë dhe Austrisë. Disa ditë i kaluam në Milano në qiellin e së cilës nuk pashë asnjë ditë me diell, por në këtë vend pashë një pikturë për herë të parë në jetën time. Ishte një beze e madhe e vendosur në një kornizë druri të trashë dhe me brazda. Tregonte predikimin e Shën Markut në Aleksandri. Shën Marku ka qenë njëri nga apostujt besnikë të Krishtit dhe ndoshta i vetmi që nuk e vuri në diskutim natyrën e tij hyjnore. Pas vdekjes së Jezuit ai shkroi ungjillin e tij dhe themeloi krishterimin në Aleksandri. Në pikturë ai është gjysmë i zhveshur me flokë të verdhë dhe me një hundë të gjatë dhe flet i hipur mbi një shkallare në mes të një sheshi të madh. Pas tij ka disa burra të heshtur dhe të veshur me kapela të zeza që duhet të jenë grekë, çifutë ose romakë. Ndërsa përpara tij qëndrojnë arabë me çallma të bardha dhe mjekra të gjata. Arabët diskutojnë me njëri-tjetrin me sa duket për ato që thotë shenjti. Në mes të këtij sheshi të gjerë ngrihet madhërishëm një tempull i rrumbullakët që i ngjan kishave të sotme, ndërsa pas saj është qyteti i ndërtuar nga arabët e i mbushur me minare të larta. Në cep të sheshit një deve mban kokën lart duke parë nga Shën Marku. E gjithë piktura kishte një ngjyrë pjeshkë, por pasi e pashë me kujdes kuptova se e vetmja ngjyrë që i mungon është jeshilja. Sa do të doja ta kishte parë im atë. Me siguri do ta kishte quajtur: Bota siç duhet të jetë. Myslimanët dhe kafshët mësojnë krishterimin.
Pasi shtymë dimrin atje, arritëm në Vjenë në prillin e vitit 1708, por gjërat kishin ndryshuar. Austria nuk kishte më nevojë për Brankoviçin dhe askush nuk denjoi ta priste. Kërkesave të shumta të Gjergj Brankoviçit për të ngjallur interesin e një lëvizjeje ballkanike, e cila do t’i merrte turqve territoret e pushtuara në favor të tyre, austriakët iu përgjigjën me një fletë arresti. Gjergj Brankoviçi mundi ta zbuste arrestin pasi takoi një kushëri të largët të perandorit, i cili kishte ndërmjetësuar përpara dhjetë vjetësh mes tij dhe austriakëve. Arresti u anulua, por jo dëbimi nga Vjena. Përfunduam në një fshat të humbur të Austrisë ku, pas disa muajsh, Gjergj Brankoviçi dha shpirt i zhgënjyer nga lojërat e Fuqive të Mëdha, të cilat ishin tallur me kryengritjen e tij.
Gjatë kësaj kohe unë kisha mësuar pak gjuhën gjermane dhe duke u njohur me fshatarët, i punova tokën për gati një vit një familjeje, së cilës i kishte ikur djali në ushtri. Ky ishte kapiten këmbësorie në Bosnjë dhe i binte violinës që unë e pashë për herë të parë kur ai erdhi në shtëpi për pak kohë. i ati i mbyllte veshët kur i biri i binte violinës, ndërsa mua ato tinguj m’u dukën si e qara e djalit tim që nuk kishte lindur akoma, por që me sa duket ishte gati në barkun tim. Kapiteni, kur u kthye në shërbim më mori me vete.
Bashkë me ushtrinë austriake u afrova deri në Raguzë. Gjatë ditëve që qëndrova atje mësova notin. Ushtarët austriakë dilnin në breg të detit dhe një peshkatar tullac u mësonte atyre si të notonin. Kur më tregonte se si t’i përplasja krahët dhe këmbët dhe si të nxirrja frymën mbi ujë për të mos u mbytur, peshkatari më pyeti se nga isha dhe kur i thashë se jam nga Shqipëria më tha: Do ta mësoj notin se ju keni det dhe ju duhet, por ti mos ia mëso këtë gjë gruas dhe as vajzës tënde sepse në qoftë se ato lahen njerëzit do t’i quajnë të përdala. Në Raguzë gratë nuk laheshin. Kur i pyeta ushtarët austriakë ata më thanë se peshkatari nuk ua kishte thënë atyre të njëjtën gjë. Ndoshta ai mendonte se gratë e tyre duhej ta mësonin notin.
Pas disa javësh në Raguzë, më hipën në një anije, e cila më solli në Shkodër. Atje desh vdiqa nga uria sepse nuk gjeta as punë dhe as strehë për një muaj rresht. Shkodra ishte një vend ku turqit i trajtonin të krishterët si skllevër dhe ku unë pata shumë ftohtë atë dimër.

Që të mos zgjatem, në 1709 përfundova në Janinë dhe erdha në fshat ku të gjithë e kishin humbur shpresën se do të kthehesha. Nëna ishte plakur dhe tre vëllezërit e mi ishin martuar dhe kishin bërë fëmijë. Ashtu bëra dhe unë. U martova me Hënën, një vajzë shumë të bukur, por të imët dhe të dobët, stërgjyshi i të cilës kishte ardhur bashkë me stërgjyshin tim nga bregdeti dhe bashkë kishin ngritur fshatin. Ata nuk ishin Komnenë, por gjithmonë kishin jetuar besnikërisht nën hijen e madhështisë së fisit tonë. Është e bukur si diell, por nuk ka shumë mish dhe do të ketë gjithmonë ftohtë si hëna, thoshte nëna për gruan time. Atë vit lindi Gjergji dhe brenda dhjetë vjetësh Hëna lindi dhe dy djem të tjerë, por ajo thoshte se ne duhet të kishim nëntë djem siç kishte Arianiti i Madh nëntë vajza. Nuk mund t’i ngjaj kaq shumë Arianitit, i thosha unë. Fshati ynë është i vogël dhe nuk do gjejmë nuse për kaq shumë burra. Fshati ishte i qetë në ato vite dhe ne kishim ujë, bukë dhe të mbjellat nuk munguan. Unë i gëzohesha familjes sime që shtohej, ndërkohë që nëna ime zvogëlohej nga mosha dhe hidhërimi i humbjes së babait. Para se të vdiste, ime më më tha se e vetmja gjë që do të donte ishte të shtrihej në një varr me babanë, që unë e kisha varrosur në Stamboll.
Në vitin 1730, kur djemtë ishin rritur, vendosa të kthehem në Stamboll për të sjellë eshtrat e babait në fshat. Shko merre, më tha Hëna, sepse nëna e pret.
U nisa në verë dhe duke kaluar gjithë rrugën që kishim bërë bashkë me babanë përpara 25 vjetësh arrita në Stamboll në shtator, pa e ditur se ç’po ndodhte aty.
Stambolli ishte një ferr. Kishte shpërthyer një kryengritje jeniçerësh dhe gjithë qyteti ishte në flakë. Jeniçerët që ishin rebeluar kundër vezirit të madh vidhnin, përdhunonin gra dhe masakronin nëpunësit e shtetit. Në krye të tyre ishte Halil Patrona, një shqiptar. Halil Patrona që kishte punuar disa kohë në një banjë turke si masazhier, sepse i kishte duart e forta, kishte hyrë në ushtri dhe ishte bërë i pari i jeniçerëve për shkak të egërsisë dhe oratorisë së tij të ashpër frymëzuese. Ditët e para, duke përfituar nga fakti që njihja Stambollin ku kisha ndenjur gati pesë vjet, u fsheha te një familje greke që bashkë me mua kishte punuar për Dragomanin. Një natë jeniçerët e bastisën lagjen dhe na rrahën të gjithëve si të dehur. Unë i thashë se nuk isha grek, por kisha ardhur rastësisht në Stamboll nga Shqipëria dhe kështu më shpunë te Halil Patrona në të gdhirë. Në vitin 1730 unë isha një burrë mbi të pesëdhjetat, i gjatë, me shpatulla të gjera dhe me mjekër të errët dhe shumë të dendur. Halil Patrona ishte më i ri se unë, por dukej shumë më i madh. Ishte i shkurtër, por këmbët e tij të trasha dhe të forta e tregonin më të gjatë. Kokën e kishte të rruar, por ngjyra e mjekrës tregonte se qimja e tij duhej të ishte e kuqe. Halil Patrona ishte kuq. I thanë se i kishin sjellë një shqiptar dhe më priti në bodrumin e një taverne të madhe nga ku drejtonte gjithë bastisjen e Stambollit që ai e quante revolucion. Çdo minutë atje vinin jeniçerë të zbathur që sillnin ora muri si dhe argjend e bizhuteri grash që i shtrinin mbi tavolina në mënyrë që Halili të mund t’i shijonte. Më pyeti turqisht në ishte e vërtetë që isha shqiptar dhe i thashë po. nga cili vend je, më tha. I tregova se isha nga një fshat afër Janinës. Unë jam nga Vlora, më tha. Kam ardhur i vogël në Stamboll. Patrona që ishte tmerri i Stambollit, kishte dy sy të vegjël, por të ëmbël. Mua m’u duk njerëzor kur po fliste për origjinën e tij dhe e pyeta shqip nëse ishte mysliman apo i krishterë. Unë jam jeniçer, ma ktheu turqisht dhe pastaj më pyeti se pse isha në Stamboll. Kur i thashë se unë jetoja në Shqipëri, por kisha ardhur për të marrë trupin e tim eti më tha se edhe ai kishte një djalë, por nuk e dinte nëse i biri do arrinte t’ia gjente trupin kur të vdiste, sepse jeniçerët, tha, nuk kanë varr si gjithë të tjerët, ata ose copëtohen, ose mbeten në fushë të luftës dhe ushtria nuk mund t’i tërheqë dot sepse kur vdes jeniçeri, betejën e ka fituar armiku.

Unë mbeta gati dy javë në bodrumin e Halil Patronës. Megjithëse ishte zot i atij kaosi më tha se nëse dilja në qytet ndoshta nuk do të kthehesha dot i gjallë. As që bëhej fjalë për të zhvarrosur trupin e babait dhe për ta transportuar nga varrezat në port. Ato ditë, duke fjetur mbi një tavolinë të vogël prej druri kuptova se sa e kalbur ishte nga brenda karrigia e Islamit turk, këmbët e së cilës megjithatë kishin qindra vite që na shtypnin. Halil Patrona dhe shokët e tij, kur u lodhën duke grabitur dhe vrarë kaluan në kërkesa të forta ndaj Sulltanit, të nxitur edhe nga disa islamistë fanatikë, të cilët kishin qenë gjatë gjithë kohës kundër stilit evropian dhe artistik të qeverisjes që kishte ushtruar Sulltan Ahmeti. Vitet e fundit, Ahmeti III, siç e quanin, i kishte shtuar shpenzimet për zbukurimin e Stambollit dhe kishte nisur madje të vizatonte portretet e sulltanëve në muret e xhamive, gjë që islamistët e konsideronin një blasfemi të rrezikshme. Ahmeti ishte i dashuruar me lulet dhe për t’u tallur me jeniçerët, të cilët i urrente, i vuri ata të mbillnin kopshtet e Stambollit me tulipanë që ishte lulja që ai dashuronte dhe e quante simbol të sulltanatit të tij gjithë ngjyra. Do t’ia shkul fletët atij tulipani pederast, bërtiste Halil Patrona, sa herë që i thoshin se trupat e qeverisë kishin marrë lagje të ndryshme të Stambollit nën kontroll. Një natë, kur nuk e zinte gjumi, më tregoi se familja e tij kishte qenë e krishterë dhe Halilin e vogël e kishin marrë turqit si devshirme, siç kishin bërë me qindra djem që i marrin dhe sot si taksë nga familjet e krishtera. Atij i kujtohej deti i Vlorës dhe thoshte se ai ishte më i pastër se deti që lagte Stambollin. Llagapin Patrona ai e kishte marrë kur i kishte shërbyer një gjenerali francez, i cili kishte jetuar shumë vjet në Stamboll duke ndihmuar sulltanin të ngrinte armatën e bombardierëve. Ai më mësoi t’i drejtohesha patron dhe kështu më mbeti ky llagap, tha Halili. Ky njeri u soll shumë mirë me mua deri në fund. Nga dita në ditë unë e shihja sesi egërsohej sepse me sa duket po kuptonte se revolta e tij nuk do mund ta rrëzonte shtetin. Vazhdimisht i vinin habere për marrëveshje nga Sulltani, por Halil Patrona i kërkonte shkarkimin e vezirit të madh, të cilin e konsideronte si armik të perandorisë dhe si një njeri të dështuar.
Një ditë në mëngjes më zgjoi nga gjumi dhe më tha të bëhem gati për t’u nisur. Ku të shkoj, i thashë unë. Nisu për Shqipëri, tha ai. Kemi lejuar një anije greke bashkë me konsullin grek që të dalë nga porti, shko dhe ti me ta. Dua të marr eshtrat e tim eti, i thashë, nuk mund të iki duarbosh në fshat. Ik sa nuk është vonë, më tha. Porti do mbyllet dhe unë nuk mund të të strehoj më se duhet të dal dhe të rregulloj ca punë dhe nuk e di a do kthehem më. Kur u ndamë, më dha një nga unazat që jeniçerët e tij kishin vjedhur ato ditë nëpër shtëpitë e qytetit. Unaza ishte shumë e madhe, me fushë të bardhë mbi të cilën skuqte një hurmë prej rubini. Merre këtë, tha, sepse dua që diçka nga unë të kthehej andej nga kam ardhur. Ma futi në gisht dhe iku. Njerëzit e tij më shpunë deri në port dhe pas dy muajsh u ktheva në fshat nga Selaniku dhe Voskopoja. Sulltan Ahmeti dha dorëheqjen për shkak të Halil Patronës pas 27 vjet qeverisje. Sulltani i ri, që erdhi në krye të Perandorisë, në fillim e mashtroi dhe në nëntor të atij viti ia preu kokën Halil Patronës.
Por këto unë i mësova kur shkova në Stamboll për herë të tretë.
Një ditë në mëngjes më zgjoi nga gjumi dhe më tha të bëhem gati për t’u nisur. Ku të shkoj, i thashë unë. Nisu për Shqipëri, tha ai. Kemi lejuar një anije greke bashkë me konsullin grek që të dalë nga porti, shko dhe ti me ta. Dua të marr eshtrat e tim eti, i thashë, nuk mund të iki duarbosh në fshat. Ik sa nuk është vonë, më tha. Porti do mbyllet dhe unë nuk mund të të strehoj më se duhet të dal dhe të rregulloj ca punë dhe nuk e di a do kthehem më. Kur u ndamë, më dha një nga unazat që jeniçerët e tij kishin vjedhur ato ditë nëpër shtëpitë e qytetit. Unaza ishte shumë e madhe, me fushë të bardhë mbi të cilën skuqte një hurmë prej rubini. Merre këtë, tha, sepse dua që diçka nga unë të kthehej andej nga kam ardhur. Ma futi në gisht dhe iku. Njerëzit e tij më shpunë deri në port dhe pas dy muajsh u ktheva në fshat nga Selaniku dhe Voskopoja. Sulltan Ahmeti dha dorëheqjen për shkak të Halil Patronës pas 27 vjet qeverisje. Sulltani i ri, që erdhi në krye të Perandorisë, në fillim e mashtroi dhe në nëntor të atij viti ia preu kokën Halil Patronës.
Por këto unë i mësova kur shkova në Stamboll për herë të tretë.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
8
Kur u ktheva në fshat, njëri nga vëllezërit kishte vdekur. Djemtë m’u dukën më të mëdhenj dhe në mungesën time kishin nisur të punonin tokat tona. Fshati më zgjodhi kryetar të pleqësisë jo vetëm sepse ne e kishim traditë familjare, por edhe sepse si një njeri që kisha parë botën dhe kisha mësuar gjuhë, besonin se unë mund ta drejtoja me urtësi në trazirat që vinin nga të katër anët. Siç të thashë, gjatë udhëtimeve të mia, kisha ndaluar në Voskopojë, ku kisha zënë miq. Në Voskopojë, bashkë me babanë, kishim fjetur në një manastir dhe atje ishim miqësuar me murgun Grigor, i cili më vonë u bë tipografi i parë i shtypshkronjës. Shtypshkronjën unë e pashë vetë kur u nisa për në Stamboll për herë të dytë më 1730. Ajo ishte një makinë e madhe e zezë që Grigori mezi e komandonte me duart e tij të dobëta. Kur fletët me bojë të zezë dilnin prej andej, Grigori dhe ndihmësi i frynin derisa thaheshin dhe pastaj i prisnin me disa thika të posaçme, gjersa ato vinin në madhësinë e një libri. Shtypshkronjën e kishin blerë në Venedik disa pasanikë voskopojarë, për të shtypur librat e Akademisë së tyre. Mirëpo rrugët e tregtisë së Voskopojës, nga Selaniku dhe Rumania filluan të bllokoheshin nga bandat myslimane të Korçës dhe Beratit, të cilat e plaçkitnin herë pas here qytetin, duke grabitur tregtarët dhe karvanët e tyre. Shtypshkronja u bllokua për gjashtë muaj sepse karvanët që sillnin letër nga Rumania u vodhën dhe letra u dogj. Grigori më dërgoi fjalë dhe më kërkoi ta ndihmoja për të sjellë letër nga rruga e Janinës, e cila ishte më e sigurt. Për shumë vjet porosisja letër, e cila vinte nga Venediku në Raguzë dhe prej andej në Durrës nga ku ne e merrnim dhe e nisnim në Voskopojë.
Kur shkova në Raguzë takova në breg të detit sërish peshkatarin që më mësoi notin dhe për disa vjet ai punoi për ne, si agjent në Raguzë, ku siguronte shkarkimin dhe nisjen e letrës prej liri dhe pambuku, të cilën e ruante si shami nga uji. Për gati dhjetë vjet u mora vetë duke ndjekur karvanët që shpesh vidheshin nga kaçakët, por po aq shpesh edhe kuajt ngordhnin apo shkisnin nëpër humnerat e ngrira.
Kur Hëna u sëmur, unë i lashë karvanët dhe me to filloi të merrej im bir Gjoni, që ka një aftësi të madhe për t’u marrë vesh me tregtarët e letrës në Venedik si dhe për të bërë miqësi me hajdutët e rrugëve. Djalin e dytë, kur u ktheva nga Stambolli, e çova në Akademinë e Voskopojës. Ai është akoma atje.
Hëna lëngoi dy vjet në shtrat dhe Gjergji, që gjithmonë kishte qëndruar me të, i shërbeu si një vajzë. E lante, e ushqente, e krihte, e zbukuronte për festa dhe e ledhatonte, por një natë nga ethet e saj, Hëna i thirri: bir kam ftohtë. Djali iu shtri te këmbët për ta ngrohur, por e ëma nuk u kthye më. Kur e varrosëm binte shi. Gjergji nuk qau, por që atë ditë ndryshoi dhe u ftoh me botën sikur të kishte trashëguar dimrin nga trupi i së ëmës. Shkoi në pyll, rrethoi një vend me gurë dhe ndezi një zjarr të madh me shkarpa të thata, sikur donte të thante lotët. Zjarri vazhdoi tri ditë dhe Gjergji duke parë zjarrin qante për të ëmën. Hiri i drurëve të djegur u rrit deri në lartësinë e gurëve dhe atje ka mbetur edhe sot e prandaj atë vend e quajnë Guri i Hirit.
Pasi vdiq Hëna, unë iu kushtova. Drejtua vijën e ujit, ndërtuam disa çezma, shtruam kalldrëm dhe ngritëm një kishë të vogël që prifti e vizitonte një herë në muaj, por që ne na mjaftonte për t’u lutur, për pagëzime, për dasma dhe morte. Gjoni ndiqte karvanët e letrës, Mihali jetonte në Voskopojë, ndërsa Gjergji ngrysej dhe gdhihej duke punuar tokën, si i marrë. U martua me Kostandinën, vajzën jetime me sy jeshilë, që ishte lindur dhe rritur në shtëpinë tonë pasi edhe babai i saj u vra në Kretë. Por as gruaja dhe as toka nuk e ngrohën dhe tim bir dhe vetëm pas shumë vitesh martese atij i lindi një vajzë që ia vuri emrin Hana në kujtim të nënës që e kishte dashur aq shumë. Vajza që tani është gruaja e Vasilit, vëllait të Ibrahimit, i kishte sytë jeshilë si e ëma dhe flokët e zinj si i ati. Kur shikoja sytë e saj jeshilë mua më kujtohej babai.
Kur Hana mbushi dy vjeç, u nisa për herë të tretë në Stamboll, në vitin 1753. Megjithëse isha gati 76 vjeç ndihesha i fortë dhe besoja se do t’ia dilja një aventure të re sepse Turqia ishte qetësuar në ato vite dhe unë isha më i pjekur dhe më i pasur. Mendoja, pra, se me përvojë dhe me para mund t’i kapërceja rreziqet që kisha hasur në dy udhëtimet e mia të para.

Në Stamboll qeveriste Osmani III, të cilin njerëzit e konsideronin si një Sulltan të ngathët dhe dembel që i kishte kufizuar liritë e të krishterëve, por edhe ato të myslimanëve. Osmani i kishte ndaluar gratë të dilnin në shëtitoret dhe lulishtet e qytetit dhe Stambolli në ato kohë ishte një qytet i zymtë burrash. Po ashtu, me një ferman të veçantë ishte ndaluar pirja dhe tregtimi i verës për të gjithë. Mirëpo pranë portit në Stamboll, aty ku mblidheshin marinarët, tregtarët dhe kontrabandistët, mund të gjejë nën banakë verë sa të doje dhe pronarët e tavernave i blinin me bakshishe të mira kontrollet e rrepta të qeverisë. Taverna nga ku, përpara njëzet vjetësh, Halil Patrona drejtoi bastisjen e qytetit, ishte nga më të zhurmshmet. Hija e Halilit të tmerrshëm që rrëzoi Sulltanin e Tulipanëve ishte zhdukur dhe pronari i ri nuk kishte aspak qejf t’ia kujtoje ato ditë terrori. Aty gjeje verë, femra, duhan dhe mund të takoje tregtarë dhe nëpunës të korruptuar me të cilët mund të zgjidhje çdo hall. Një të diel pasdite, me ndihmën e një mbikëqyrësi të varrezave dhe dy turqve të vegjël që pagova për zhvarrosjen, nxora eshtrat e babait, të cilat i pastruam një nga një nga dheu dhe krimbat e viteve. Babai kishte qenë një burrë shtatlartë dhe kockat e tij të gjata mezi u futën në një arkë të vogël të dyllosur dhe të lyer nga brenda me qirinj të shkrirë, të cilën e mbaja poshtë krevatit ku flija. Pa vështirësi, mora një dokument me emrin dhe datën e vdekjes së babait që ishte i domosdoshëm për të kaluar doganën turke. Tani më duhej të gjeja një anije për t’u kthyer. Por Stambolli ishte një qytet që mund t’i falte akoma kënaqësi një shtatëdhjetegjashtëvjeçari të mbajtur dhe të fortë si unë, që e dinte mirë se kjo ishte hera e fundit që vinte në këtë qytet. Prandaj nuk kisha ngut dhe ditën shëtisja në rrugët dhe lagjet e Stambollit, ndërsa natën i jepesha verës së ndaluar dhe miqësive të shpejta, si të gjitha miqësitë që ngjizen në pranverë.
Një nga këto net të gëzueshme u njoha me një tregtar grek, Jorgon Mavromatisin, i cili më tha se kishte ardhur të blinte verë në Stamboll dhe për disa ditë do të nisej bashkë me ngarkesën për në Selanik. Pavarësisht nga konsumi i tavernave të natës, fermani i Sulltanit e kishte kufizuar shumë shitjen e verës dhe tregtarëve të Stambollit i kishin mbetur mijëra fuçi, të cilat kishin nisur t’i shisnin badihava për të zbrazur magazinat. Ky ishte një rast i mirë për të udhëtuar aq më tepër që unë kisha lidhur miqësi me grekun dhe gruan e tij çifute Sheba që ai e kishte marrë me vete në një udhëtim që ajo e konsideronte turistik.
Një nga këto net të gëzueshme u njoha me një tregtar grek, Jorgon Mavromatisin, i cili më tha se kishte ardhur të blinte verë në Stamboll dhe për disa ditë do të nisej bashkë me ngarkesën për në Selanik. Pavarësisht nga konsumi i tavernave të natës, fermani i Sulltanit e kishte kufizuar shumë shitjen e verës dhe tregtarëve të Stambollit i kishin mbetur mijëra fuçi, të cilat kishin nisur t’i shisnin badihava për të zbrazur magazinat. Ky ishte një rast i mirë për të udhëtuar aq më tepër që unë kisha lidhur miqësi me grekun dhe gruan e tij çifute Sheba që ai e kishte marrë me vete në një udhëtim që ajo e konsideronte turistik.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"
U nisëm më 29 maj 1753.
Pikërisht atë ditë, treqind vjet më parë turqit kishin pushtuar Kostandinopojën.
Të tre: unë, greku dhe e shoqja ishim mbi kuvertë kur anija u shkëput nga porti i Stambollit. Shtëpitë e bardha, të shtrira në të dy kodrat mbi Bosfor filluan të zvogëlohen ndërsa minaret e shumta holloheshin në largësi, aq sa dukeshin si shtiza, të cilat gratë i ngulin mbi qëndisjet e tyre, që të mos humbnin nëpër shtëpi.
Çfarë do të mund ta kishte ndaluar Sulltan Mehmetin të mos e pushtonte këtë qytet para treqind vjetësh, thoshte Jorgo, duke parë në horizont. Asgjë, përgjigjej Sheba, që dukej sikur fliste me vete. Kostandinopoja kishte rënë shumë vjet përpara se të vinin turqit, që kur perandorët e saj kuptuan se krishterimi ishte një farë që nuk mund të hidhte rrënjë në Azi. Ata u dembelosën derisa hoqën dorë, siç bën çdo njeri që provon më kot të mbjellë një qiparis në shkretëtirë. Myslimanët, të cilët nuk kërkojnë diell, por vetëm hije, e mbuluan shkretëtirën me çallmën e tyre dhe një cep i saj kaloi detin dhe mbeti këtu. Në përgjithësi, Sheba i jepte një shpjegim poetik historisë gjë që nuk e bindte burrin e saj, i cili, për shkak të natyrës së tij tregtare, besonte se çdo dështim e ka burimin në paaftësinë për t’i ofruar dikujt një marrëveshje të leverdishme shkëmbimi. Krishterimi dhe Islami mund ta kishin ndarë botën me marrëveshje, këmbëngulte Jorgo, por pas një mijë vjetësh kaluar në qejf dhe intriga, bizantinët ishin aq të lodhur sa ç’është një tregtar, i cili, pas një nate të gjatë me verë dhe femra, në mëngjes ia këput gjumit dhe nuk shkon në Pazar. Po të ishin vendosur fatet e botës në Pazar, siç thua ti, çifutët do kishin një perandori të përjetshme, thoshte Sheba duke psherëtirë dhe rregullonte shallin e verdhë që ia merrte era. Udhëtuam kështu për gati një javë nga Bosfori në Canakala. Deti ishte i qetë dhe brigjet që shtriheshin në të dy anët e anijes sonë të krijonin përshtypjen sikur po lundronin në një lumë të shurdhët. Natën nxirrnim karriget mbi kuvertë dhe pinim verë me havjar dhe fruta të thata dhe arra të vogla të lyera me bojë që Sheba i kishte blerë në Stamboll.
Jorgo dhe Sheba kishin pesë vjet që ishin martuar, por muaji i mjaltit, siç thoshin ata, akoma nuk kishte mbaruar. Ai kishte pasur një histori të shëmtuar me gruan e parë me të cilën ishte ndarë. Jorgo ishte pesëdhjetë e pesë vjeç, ndërsa Sheba i kishte kaluar të dyzetat, por lëkura e saj e zeshkët dhe hunda e vogël e tregonin më të re. Nuk kishin fëmijë dhe vazhdimisht Sheba bëhej nervoze kur i shoqi, për ta qetësuar, thoshte se zakonisht fëmijët lindin pas muajit të mjaltit. Kur të arrijmë në Selanik kjo fara e hurmës do të ketë mbirë në barkun tënd, i thoshte Jorgo duke ndarë një hurmë përgjysmë që ia afronte asaj te goja.
Sa kaluam ngushticën e Canakalasë qielli u prish. Dallgët mbushën kuvertën dhe fuçitë e verës ulërinin si të dehura nga era e tyre. Kapiteni tha se anija ishte shumë e ngarkuar dhe se duhej të ndalonim diku për të pritur përmirësimin e motit. Ishulli më i afërt ishte Lesbosi dhe në mëngjes, pasi kishim lodhur zorrët gjithë natën, ankoruam me vështirësi në qytetin e Mitilinës. Në mes të shiut dhe vetëtimave të Egjeut zbritëm nga anija, të lagur deri në mish. Sheba dhe Jorgo futën paratë e tyre në një qese të vogël, por plaçkat dhe dhuratat që kishin psonisur në Stamboll i rregulluan me kujdes dhe i lanë në anije. Edhe unë e lashë baulen time me të tyret, ndërsa arkën me eshtrat e tim eti e mora me vete. Pasi gjetëm një hotel të vogël, kapiteni i anijes erdhi dhe kërkoi Jorgon. Të duan në port, i tha. Doganierët po kontrollojnë anijen. Jorgo u nis me të shpejtë dhe pasdite Sheba erdhi e irnosur në fytyrë dhe më tha se i shoqi kishte përfunduar në burgun e qytetit. Gjatë kontrollit të anijes, doganierët kishin gjetur ngarkesën e verës. Lesbosi ishte ishull i pushtuar nga turqit dhe fermani i Sulltan Osmanit, që më kishte njohur me Jorgo Mavromatisin, në një tavernë ku pihej verë kontrabandë, ishte në fuqi. Për Jorgon, kapitenin dhe tetë marinarët u lëshuan urdhër arrestet që u zbatuan menjëherë. Anija dhe vera u sekuestruan. Shebën nuk e lanë të merrte as baulet e veta me rroba dhe unë falënderova Zotin që kisha marrë me vete arkën ku prehej babai im. Kur ajo u përpoq t’i bindte autoritetet e limanit se vera ishte nisur për në Selanik dhe jo për në Lesbos ata i thanë se kjo e bënte njëlloj fajtor burrin e saj, sepse edhe Selaniku ishte nën hyqmin e Portës së Lartë dhe fermani i Sulltanit vepronte dhe atje. Jorgo Mavromatisi u dënua me tre vjet burg për shkelje të fermanit si dhe për mashtrim me dashje të doganës turke. Të tjerët morën dënime më të vogla pasi dëshmuan se Jorgo nuk u kishte treguar se fuçitë ishin të mbushura me verë, por me vaj ulliri.

Mitilina ishte një qytet i vogël që shihte nga brigjet aziatike dhe grekët që ishin aty prej kohësh kishin humbur njerëzillëkun dhe ishin bërë mizorë si turqit që i mbanin ata të robëruar. Sheba u trondit nga burgosja e Jorgos, por si një çifute e shkathët, e ushqeu veten me shpresën se do të mund ta blinte lirimin e tij me para. Pas disa ditësh në hotel, ne vendosëm të banojmë në një shtëpi, në të cilën zumë me qira dy dhomat e katit të dytë, ndërsa të zotët u ngushtuan në të parin.
Për dy muaj, pa u lodhur, Sheba harxhoi një pjesë të parave që kishte, me dhurata dhe bakshishe për të gjithë turqit dhe grekët që ajo mendonte se mund të ndikonin në uljen e dënimit të Jorgos. Grekët i merrnin paratë duke i thënë se ato ia jepnin turqve, ndërsa turqit i thoshin Shebës se ajo duhej të priste dhe pak që fermani i verës të anulohej, pasi edhe në Stamboll ai kishte krijuar shumë pakënaqësi. Bashkë me të, prisja dhe unë, duke fjetur mbi eshtrat e babait që i mbaja poshtë shtratit. Sheba nuk ma kërkoi kurrë, por unë mendoja se do të ishte poshtërsi që ta lija atë grua vetëm në një ishull armiqësor që i kishte marrë burrin. Kur ajo shkonte të takonte Jorgon, të cilit i thoshte se duhej të bënte pak durim sepse fermani mund të zhbëhej nga dita në ditë, unë shkoja buzë detit dhe shikoja anijet që kalonin përballë. Në këtë ishull nuk mund të bëje miq, por mua më dukej se grekët aty ishin mësuar me njerëz si ne, që shpenzonin para duke pritur lirimin e të burgosurve dhe kjo i kishte bërë ata më të pashpirt.
Lesbosi është ishulli i parë, pasi kalon ngushticën e Canakalasë për të dalë në Egje. Edhe Bizanti, edhe Perandoria Turke e kishin përdorur shpesh ishullin si vend internimi. Perandorë të mundur dhe sulltanë të rrëzuar ishin sjellë në Lesbos gjatë shekujve dhe shumë kishin vdekur atje në mjerim dhe harresë. Unë nuk dija asgjë për historinë e këtij vendi. Një natë të nxehtë korriku, duke shëtitur përgjatë bregut të mbushur me gurë të bardhë dhe leshterikë, Sheba më tregoi për Safon, poeteshën e shquar të Greqisë së lashtë, e cila e kishte bërë të njohur Lesbosin. Safoja dashuronte gratë dhe prej emrit të këtij ishulli, një grua që dashuron një grua, quhet lezbike. Pas dy muajsh që kaluam bashkë Sheba ishte më e çlirët. Për shkak të moshës dhe pa e kuptuar, unë kisha fituar aftësinë për të dëgjuar gjë që nuk e kam pasur në rininë time. Sheba më tha se aftësia për të dëgjuar, sipas çifutëve, ishte cilësi e njerëzve që duan të njohin botën. Edhe unë këtë kam bërë, i thashë. Kam njohur botën duke ndjekur babanë tim. I tregova Shebës historinë e familjes sime. I thashë sesi u vendosën Komnenët e parë në Shqipëri, pastaj sesi emigroi Arianit Komneni në Itali bashkë me nëntë vajzat dhe djemtë e tij, pastaj sesi babai im u nis në kërkim të Komnenëve në Stamboll dhe në fund sesi unë vetë u nisa në kërkim të tij. Kur unë flisja, sytë e zinj të Shebës nguleshin fort mbi ballin tim, sikur aty ajo donte të gjente një arsye të veprimeve të mia. Më ndërpriste vazhdimisht dhe më pyeste:

Similar topics
» Romani me i fundit i Ben BlushiT' TE JETOSH NE ISHULL'
» Nuk duhet të përpiqesh të jetosh gjatë,por të jetosh vërtetë.
» 50 vjet i vetëm në një ishull
» Blushi: Zoti i krijoi prindërit e tij e pastaj i vrau
» Cfar do mendonit po te jetonit vetem ne nje ishull :P

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi