Si do të jetë bota pas 40 viteve?
2 posters
Faqja 1 e 1
Si do të jetë bota pas 40 viteve?
Sipas parashikimeve të një prej analistëve më të njohur amerikanë, Alvin Toffler, brenda 40 viteve të ardhshme femrat do të udhëheqin botën si asnjëherë më parë, do të shtohet emigrimi i myslimanëve në Perëndim dhe do të hiqet domosdoshmëria e shkuarjes në punë.
Alvin Toffler bashkë me ekipin e tij përgatiti një raport, në të cilin parashikohet zhvillim i rëndësishëm ekonomik në Afrikën e Jugut dhe çrregullime në Lindjen e Mesme për shkak të lëvizjeve fetare dhe etnike.
Sipas raportit të titulluar “40 parashikime për 40 vitet e ardhshme”, të prezantuar në kryeqytetin e SHBA-ve, theksohet se me kalimin e kohës do të ketë më shumë njerëz të cilët do të kultivojnë vete zarzavatet dhe produktet e tjera ushqimore për të zhdukur vartësinë ndaj prodhuesve të mëdhenj.
Një internet super i shpejtë do të bëhet diçka standarde dhe falë kësaj veçorie me përhapjen e video-konferencave nuk do të jetë e nevojshme të shkosh në zyrë, Pra, pavarësisht vendit ku ndodhen njerëzit nëpër botë do të mund të bëjnë punën e tyre.
Ndërkohë që shtete të vogla si Koreja e Veriut dhe Irani do të vazhdojnë të vlerësohen nën emrin “shtete pirate”, Kina e cila do të kthehet në fuqinë më të madhe ekonomike në botë do të nënshkruajë marrëveshje me Venezuelën dhe disa shtete të Afrikës për të ulur normat e interesit dhe përballuar nevojat energjetike me Brazilin dhe Indinë.
SHBA-ja do të varet nga Kina
Sipas parashikimit të 40 viteve të ardhshme edhe SHBA-ja do të varet nga Kina për shkak të metaleve të reja shumë të shtrenjta të cilët shërbejnë për të rinovuar sistemet energjetike, radarët dhe për të prodhuar armë.
Në raportin ku parashikohet se për shkak të zhvillimit të formave alternative energjetike Arabia Saudite, Irani, Iraku, Rusia dhe Venezuela do të jenë “të humburit e botës pas lëndëve djegëse fosile”. Parashikohet përhapje e krishterimit në gjysmësferën veriore dhe një rritje e emigrimit të myslimanëve në vendet Perëndimore.
Sipas parashikimeve të Tofflerit, ndryshimet klimaterike do të ndezin diskutime të nxehta ndërsa shkrirja e akullnajave do të mundësojë zbulimin e pasurive të reja minerale dhe burimeve të naftës. Rritja e nivelit të ujit do të hapë rrugën e largimit grupe-grupe të njerëzve që jetojnë afër brigjeve të detit.
Duke thënë se me plakjen e vazhdueshme të popullsisë, shpenzimet për përkujdesjen e të moshuarve do të rriten 4 herë dhe sistemet e siguracionit nuk do të funksionojnë si në ditët e sotme, Toffler thekson se nuk dihet sesi do të jetë sistemi i ri i siguracionit por parashikohet të jetë në përshtatje me kërkesat e shoqërisë.
Sipas parashikimit të 40 viteve të ardhshme, femrat do të zënë pozicione shumë të rëndësishme pune si asnjëherë më parë.
Petabyte në vend të gigabyte
Me rritjen e shpejtësisë së transmetimit të informacionit Toffler dhe ekipi i tij parashikojnë se në vend të gigabyte, njësisë së depozitimit të informacionit do të përdoret “universi Petabyte”, një fuqi e vërtetë informatike.
Në librin e tij “Çudia e së ardhmes”, Alvin Toffler thekson se shkenca dhe teknologjia do të ecin me hapa shumë të shpejtë, për këtë arsye shumica e njerëzve do ta ketë të vështirë përthithjen e gjithë këtij informacioni dhe rrjedhimisht do të mundohen të këpusin lidhjet me jetën reale.
Dhe parashikime të tjera të bëra në librin e Tofflerit si rritja e shpejtësisë së informacionit, shtimi i martesave të një seksi dhe shtimi i fatkeqësive natyrore kanë dale të vërteta.
Libri i përkthyer në shumë gjuhë ka shitur më shumë se 6 milionë kopje deri sot./Zaman-Start/Aisa Kokiçi/

LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Re: Si do të jetë bota pas 40 viteve?
ou,cfare nuk po degjojm edhe ne keto diteve te fundit
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
» Forbes: Bota pas 10 viteve
» Martohen në moshën 80-vjeçare, pas 17-viteve fejesë
» Per nostalgjiket e viteve te mia...dmth te para '90-tes.
» Gjatë 25 viteve xhiroi fëmijët duke u lëshuar për shkallë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi