“Çohu” reagon ndaj deklaratës së ambasadorit Dell
Faqja 1 e 1

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell, ka ripërsëritur se nuk e ka ndërmend ta vizitojë Lëvizjen “Vetëvendosje”. Ai ka dhënë një sqarim për këtë, duke thënë se Lëvizja “Vetëvendosje” nuk po tregohet se është duke u angazhuar për procese demokratike dhe se nuk e ka nënshkruar as Kodin e Mirësjelljes.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar organizata për dinjitet dhe antikorrupsion “Çohu”, duke thënë se Dell ka ndërhyrë ashpër me këto veprime në integritetin e procesit zgjedhor duke favorizuar njërën parti dhe duke anashkaluar, në këtë rast, Lëvizjen “Vetëvendosje”.
“Preferencat e shprehura në mënyre kaq të vrazhdë besojmë se cenojnë barazinë e konkurrencës së subjekteve politike, marrë parasysh pushtetin ekzekutiv që ka zyra civile ndërkombëtare mbi institucionet e Kosovës”, ka thënë Avni Zogiani i “Çohu”.
“Këtë vit zgjedhjet në Kosovë janë duke u mbajtur në rrethana shumë të rënda, praktikisht nën një pushtet një-partiak, me një situatë shumë fragjile brenda subjekteve politike opozitare, të gjendura përballë presioneve të mëdha për shkak të përdorimit të resurseve publike të partisë në pushtet. Prandaj ndërhyrjet e ndërkombëtarëve mund të jenë vendimtare dhe të ndikojnë në mënyrë jodemokratike në zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë”.
Ndërkohë në emisionin Rubikon të KTV-së, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se është i hapur dhe i gatshëm të takojë cilindo përfaqësues ndërkombëtar, por vetëm si partner të barabartë.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Maqedonia nuk reagon ndaj kritikave të DASH
» Dell largohet për t’u bërë zëvendëskomandant në Gjermani
» Më shumë jepen femrat ndaj pasurise apo ndaj dashurisë?
» Dell heq dorë nga netbook-ët
» Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi