Maqedonia nuk reagon ndaj kritikave të DASH
Faqja 1 e 1
Maqedonia nuk reagon ndaj kritikave të DASH
Qeveria maqedonase ende nuk ka reagur ndaj raportit te DASH-it |
Në këtë raport për Maqedoninë thuhet se mbështetja qeveritare për ndërtimin e kishës ortodokse në sheshin e Shkupit ka nxitur tensione ndër fetare dhe ndër etnike.
Ndërtimi i kishës është pjesë e projektit "Shkupi 2014" dhe ka shkaktuar debat të fuqishëm në vend si dhe ka hyrë edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut.
Raporti evidenton ndërhyrjen e qeverisë në çështje fetare, ndërkohë që në Maqedoni feja është e ndarë nga shteti.
Tensionet mes maqedonasve dhe shqiptarëve, vë re raporti, janë reflektuar edhe në fushat e arsimit, punësimit apo edhe në politikë.
Asnjë zyrtar në Maqedoni nuk ka komentuar për raportin vjetor për të drejtat e njeriut, të DASH-it, që përmend edhe situatën në burgje, të cilat thuhet se janë të stërmbushura dhe me kushte tejet të këqija.
Ndërkohë thuhet se autoritetet nuk kanë hetuar rrahje të raportuara apo dhe keqtrajtime të të burgosurve nga policia ose rojet e burgjeve.
Polica përmendet se nuk ka bërë sa duhet as për të garantuar të drejtën për t'u tubuar.
Shqetësim shprehet edhe për diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara dhe romëve.
Ndërkohë për sa i përket zgjedhjeve lokale dhe presidenciale të vitit 2009, përcillet vlerësimi i OSBE-së se ato ishin kryesisht të lira dhe të drejta dhe sipas standardeve ndërkombëtare.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» “Çohu” reagon ndaj deklaratës së ambasadorit Dell
» Parandalimi i Dhunes Ndaj Femres Nuk funksionon .Drejtesia ndaj Tyre vonohet.
» Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS
» PD: Raporti i DASH, pozitiv për qeverinë
» Raporti, DASH: Shqipëria vend tranzit për kalimin e narkotikëve
» Parandalimi i Dhunes Ndaj Femres Nuk funksionon .Drejtesia ndaj Tyre vonohet.
» Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS
» PD: Raporti i DASH, pozitiv për qeverinë
» Raporti, DASH: Shqipëria vend tranzit për kalimin e narkotikëve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi