Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Besim te SHBA-të   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Besim te SHBA-të   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besim te SHBA-të

Shko poshtë

Besim te SHBA-të   Empty Besim te SHBA-të

Mesazh nga Alberti Fri 19 Nov 2010 - 20:58

Besim te SHBA-të

Përfaqësues shtetërorë të Kosovës, të partive opozitare dhe ata të shoqërisë civile, vlerësojnë se roli lehtësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit është i domosdoshëm për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi. Qytetarët po ashtu kanë më shumë besim te Washingtoni se sa të Brukseli në “ndarjen e drejtësisë” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarë të lartë amerikanë ritheksuan, ditë më parë, mbështetjen e Washingtonit për zhvillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo për Prishtinën, shndërrimi i kësaj mbështetjeje në një rol lehtësues të bisedimeve karshi atij të Bashkimit Evropian, është i domosdoshëm.

“Konsiderojmë se për të qenë më të lehta dhe më të besueshme, e më të suksesshme këto bisedime, si lehtësues do të ishin edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian edhe ata të Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Drejtori ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme, Yll Hoxha, ka thënë se nuk ka pasur asnjë proces të suksesshëm negociator në Ballkan pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara. Andaj, sipas tij, do të jetë i padiskutueshëm roli i Washingtonit në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Ish-anëtari i ekipit kosovar në negociatat e Vjenës, njëherësh nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Prishtinë-Beograd nuk do t'i dëmtojë interesat e Serbisë. Sipas Radios Evropa e Lirë, Gjini ka thënë se kërkesat e zyrtarëve serbë që flasin për futjen të faktorëve të tjerë, si Kombet e Bashkuara apo Rusia, në bisedimet ndërmjet palëve, vetëm se do t’i komplikonin punët.

Agjenda, formati dhe koha e bisedimeve për, siç thuhet, çështje teknike ndërmjet palës serbe dhe asaj kosovare, megjithatë nuk dihen. Në Beograd thonë se nisja e bisedimeve me Kosovën po zvarritet për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Por ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se pengesë në kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë historikisht ka qenë pala serbe, e jo ajo kosovare.

Qytetarët e Kosovës i shohin siç, siç u shprehën ata, ndarës të drejtësisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raportet ndërmjet Kosovës e shtetit serb. Bedri Mehmeti shpjegon pikëpamjen e tij: “Kosova ka pasur nevojë për drejtësi qysh prej shekujsh dhe besojmë se këtë radhë amerikanët po e ndajnë drejtësinë për Kosovën”. Mendim të ngjashëm shpreh edhe Nazmi Përvetica: “Sipas mendimit tim, janë ato (SHBA-të) që na përkrahin më shumë lidhur me drejtësinë në Kosovë, sesa Evropa”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi