Nuk kam besim tek meshkujt dhe humba nje mundesi
3 posters
Faqja 1 e 1
Nuk kam besim tek meshkujt dhe humba nje mundesi
Jam nje vajze 26 vjeçe. Po ju tregoj historinë time, e cila është paksa e ngatërruar, por edhe vetë nuk i kam idetë e qarta lidhur me atë që po ndodh. Pothuajse një muaj më parë kam njohur një djalë dhe kemi bërë dashuri në takimin e parë zyrtar. Ishim takuar edhe dy herë më parë, por nuk ishim takuar si dy njerëz që pëlqehen, thjesht shoqëri. Megjithatë ai gjatë këtij muaji që kemi qenë të lidhur bashkë ka qenë gjithmonë i qetë, më telefonon gjithmonë ai, unë nuk e marr asnjëherë në telefon, ose shumë rrallë qëllon që i bëj ndonjë mesazh. Ai më kërkon gjithmonë të takohemi dhe ankohet pse unë nuk e telefonoj. Edhe pse i premtoja se do ta merrja në telefon nuk e bëja, por përsëri flisnim se më merrte vetë. Disa herë jemi zënë, por në rastet më të shumta për fajin tim. Jam e vetëdijshme se nuk e kam respektuar gjithmonë dhe ka pasur raste kur ai është ndjerë vërtetë keq, sepse unë kam parë meshkuj të tjerë, apo më ka pëlqyer kur meshkuj të tjerë kanë treguar interes për mua, apo më kanë hedhur sytë. Shpeshherë i bëj indiferenten dhe në të vërtetë sillem keq me të. Ai më bën dhurata dhe unë nuk i kam thënë as “faleminderit” dhe nuk kam treguar ndonjëherë dashuri, apo interes të madh për të. Edhe kur më thotë fjalë të bukura nuk është se ngazëllehem, apo nuk ia kthej në të njëjtën mënyrë. Gjithsesi, ditët e fundit kam nisur të mendoj seriozisht për këtë situatë. Më vjen keq për mënyrën sesi e kam trajtuar deri tani, por nuk jam shumë e sigurt për interesin e tij. Kam dyshime nëse ai më pëlqen vërtetë dhe më do dhe për këtë arsye më kërkon gjithmonë dhe duron edhe sjelljen time, apo thjesht kërkon seks nga unë, gjë që nuk ka munguar deri tani. Një ditë më parë duhet të dilnim për darkë, por unë i thashë “jo” për të tretën herë. Jo vetëm, sepse nuk doja ta takoja, por kam edhe një vajzë dhe isha pak e lodhur. Ai më tha se doli me një shokun e tij, por kur është kthyer në shtëpi nuk u bë më i gjallë, as nuk më telefonoi dhe as një sms. Në mëngjes i bëra unë një mesazh ku e pyesja se i kishte kaluar dhe i thashë se një mesazh mund të ma niste kur të kthehej në shtëpi, por nuk prishte punë. I thashë se po shkoja në punë dhe e puthja. Ai më telefonoi menjëherë, por unë i thashë se isha duke ikur në punë dhe se po bëhesha vonë. Pas një ore i rashë telefonit të tij, por ai nuk u përgjigj. U habita dhe mbeta keq në fakt. Ende nuk kemi folur dhe më vjen keq, sepse unë e kam ndihmuar dhe i kam bërë të kuptojë shumë gjëra mbi femrat dhe mendoj se ai po përfiton nga unë. Veç të tjerave unë jam shumë krenare dhe një natë ai bëri disa batuta shumë vulgare për shoqet e mia. U ndjeva shumë keq, aq sa e ndoqa nga shtëpia, por ai donte që të sqaroheshim dhe nuk iku. Çfarë nuk më shkon në mendje për të edhe gjëra që nuk dua t’i mendoj, sepse kam dëshirë që të kem një jetë më të qetë. Megjithatë nuk po mundem që të qetësohem, jam në ankth, pasi kam kuptuar që pavarësisht të gjithave, ato që kam bërë kundrejt tij i kam bërë pa dashje, në kuptimin që jam shumë e zhgënjyer nga meshkujt, sepse ish-bashkëshorti im më la me një vajzë të vogël për të ikur me një tjetër dhe jam gjithmonë në mbrojtje. Mendoj mos është prekur nga sjellja ime dhe është mërzitur me mua, por unë nuk kam besim tek qëllimet e tij dhe se çfarë kërkon nga unë. Nuk di çfarë të mendoj më.
Burimi: Gazeta Game Over
Burimi: Gazeta Game Over
Re: Nuk kam besim tek meshkujt dhe humba nje mundesi
Me vjen shum keq per kete vajze,cti bejsh pasi shpesh here ne jete na ndodh dicka e tmerrshme,dhe nuk kemi besim tek asgje tjeter edhe pse munjd te na ndihmoje.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Nuk kam besim tek meshkujt dhe humba nje mundesi
e vertete keshtu e ka dashuria e dashur;esht shum e veshtire te gjesh ndonje njeri interesant ne ditet e sotme
Sasha- I/e Përjashtuar
- Postime : 261
Gjinia :
Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha : 29
Similar topics
» Humba mendjen pas bixhozit.
» Libri: Si e humba virgjërinë me Xhon Kenedin ...
» Besim te SHBA-të
» Më shumë besim dhe vullnet...
» Besim, jo thjesht fjalë.
» Libri: Si e humba virgjërinë me Xhon Kenedin ...
» Besim te SHBA-të
» Më shumë besim dhe vullnet...
» Besim, jo thjesht fjalë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi