Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sekretet në shesh, Wikileaks trazon botën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sekretet në shesh, Wikileaks trazon botën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet në shesh, Wikileaks trazon botën

2 posters

Shko poshtë

Sekretet në shesh, Wikileaks trazon botën Empty Sekretet në shesh, Wikileaks trazon botën

Mesazh nga Prada Wed 1 Dec 2010 - 0:54

Ditët e ardhshme pritet të publikohen edhe rreth 30 mijë mesazhe të tjera.Publikimet po krijojnë që tani vështirësi dhe turp në komunikimin e liderëve botërorë

Po dalin hollësi të tjera pas botimit të mijëra copëzave të mesazheve diplomatike amerikane nga faqja e internetit Wikileaks.
Dokumentet e publikuara nga Wikileaks përmbajnë gjithashtu vlerësime jo shumë të favorshme për udhëheqës të ndryshëm botërorë. Ditët e ardhshme pritet të publikohen edhe rreth 30 mijë mesazhe të tjera.

Çfarë janë dokumentet e zbuluara?

Ato mund të ndahen në tre grupe kryesore. Një kategori përfshin marrëdhëniet midis vendeve. Njoftimi se Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite i ka bërë thirrje Uashingtonit të shkatërrojë instalimet bërthamore të Iranit, futet në këtë kategori. Ka gjithashtu korrespondencë ku Izraeli u thotë zyrtarëve amerikanë se është konsultuar me Egjiptin dhe Autoritetin Palestinez para inkursionit në Gaza në vitin 2008.

Disa nga mesazhet flasin për operacionet amerikane të spiunazhit ndaj zyrtarëve të OKB-së. Në një grup tjetër futen referenca lidhur me qëndrimin e Kinës ndaj SHBA-së dhe në veçanti ndërhyrjet në rrjetet e internetit.
Një grup tjetër mesazhesh përfshin komente të pakujdesshme lidhur me udhëheqës politikë botërorë. Për shembull, presidenti afgan, Hamid Karzai, thuhet se është paranojak.

Dhe kancelarja gjermane, Angela Markel, përshkruhet si një person që shmang rreziqet dhe që rrallë herë është krijuese. Rusia përshkruhet si praktikisht një shtet mafioz. Një diplomat amerikan vë në dukje gjithashtu se koloneli Muammar Gaddafi i Libisë gjithnjë udhëton i shoqëruar nga një infermiere ndjellëse ukrainase.

Analistët paralajmërojnë se duhet pasur parasysh se këto janë mesazhe nga diplomatët që shpesh raportojnë ato që thonë njerëzit e tjerë, pra në një farë mase tregohet se çfarë thuhet e dëgjohet përreth. Por, nga ana tjetër, këto mesazhe vijnë nga burime me shumë autoritetet dhe ndonjëherë ka edhe njoftime për takime zyrtare.

Çfarë thotë themeluesi i Wikileaks?

Wikileaks është themeluar nga Julian Assange. Nuk dihet se ku është fshehur ai tashmë. Të dielën përmes një deklarate në video në internet, Assange mbrojti vendimin për publikimin e këtyre të dhënave.

Duke folur me një grup gazetarësh arabë nëpërmjet një lidhjeje videofonike, ai vuri në dukje një ndryshim shqetësues të administratës së presidentit Obama drejt asaj që ai e quajti “një regjim që nuk beson në lirinë e shtypit.” Zoti Assange kritikon Departamentin e Shtetit.

“Ai (Departamenti i Shtetit) e kupton se ne jemi një organizatë e përgjegjshme, kështu që po përpiqet ta bëjë sa më të vështirë që të jetë e mundur për ne që të botojmë gjëra në mënyrë të përgjegjshme me shpresën që të na bëjë ne që të mos botojmë asgjë, sepse po të mos botosh gjë do të thotë të mos botosh abuzimet nga ajo organizatë”, – thotë zoti Assange.

Reagimet

Departamenti i Shtetit e ka dënuar publikimin e mesazheve konfidenciale duke e quajtur veprim “të papërgjegjshëm”. Kongresmeni amerikan, Peter King, ka bërë thirrje që Wikileaks të shpallet si organizatë terroriste. Sipas tij, zbulimi i këtyre dokumenteve po vë në rrezik jetë amerikanësh.

Megjithatë, një ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, Aaron David Miller, i tha “BBC-së” se nuk mendonte se mesazhet e publikuara do të ndikonin në marrëdhëniet e SHBA-së me aleatët e tyre. “Asnjë dokument nga Wikileak nuk do të ndryshojë thelbësisht apo diametralisht marrëdhëniet që SHBA ka me aleatët në Lindjen e Mesme apo gjetkë”, – thotë ish-zyrtari amerikan.

“Megjithatë, këtu ka zbulime të procesit diplomatik, vëzhgimeve nga ambasadorët, të gjithë strukturës së raportimit, si dhe zbulime të bisedave konfidenciale me një numër udhëheqësish, që do të krijojnë vështirësi dhe turp”, – thotë zoti Miller.

Në një reagim tjetër, prokurori i përgjithshëm i Australisë, Robert McClelland, thotë se do të hetojë për të parë nëse këto dokumente përbëjnë shkelje të ligjit australian.

“Publikimi i këtij informacioni mund të paragjykojë sigurinë e njerëzve të përmendur në dokumente dhe mund të jetë në fakt në dëm të interesave të sigurisë kombëtare të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre, përshirë Australinë”, – thotë zoti McClelland.

Disa të tjerë mendojnë se këto zbulime janë në fakt faji i vetë Uashingtonit. Ish-ambasadori amerikan në Irak, Christopher Hill, thotë se disa nga këto informacione as nuk duhet të ishin shkruar fare në një telegram diplomatik.

“Duket një budallallëk i madh po të kihet parasysh fakti se të gjitha këto mesazhe janë dekonspiruar”, – thotë zoti Hill. “Duhet të them se si ambasador do të shmangia futjen e një pjese të këtyre informacioneve në një mesazh të shkruar”, – thotë ai. “Kjo është shumë dëmtuese dhe në të vërtetë është plotësisht e papërgjegjshme nga kushdo që është përfshirë”.

Iraku tha se këto dokumente të zbuluara nuk ndihmojnë aspak, përkundrazi. Pakistani kritikoi shprehjen e shqetësimeve amerikane se uraniumi shumë i pasuruar mund të përdoret për të ndërtuar armë dëmtuese. Por një zëdhënës izraelit tha se vendi i tij “kishte dalë shumë mirë” nga dokumentet.

KRYQËZATË MBI WIKILEAKS

Deputeti republikan amerikan, Peter Kings, ka kërkuar që ta kategorizojnë Wikileaks-in si “organizatë të huaj terroriste”. “Wikileaksi po e fut në gropë edhe qeverinë amerikane. Ajo po e cenon jetën e amerikanëve dhe jetën e atyre që bashkëpunojnë me ne. Ky publikim i të dhënave mund të krahasohet me një sulm terrorist”, – tha ashpër kongresmeni.
PËR ÇFARË BËHET FJALË

Dokumentet zbulojnë mendime të shprehura nga zyrtarë diplomatikë amerikanë për udhëheqës dhe ngjarje të ndryshme botërore, si dhe citojnë diskutime të nivelit të lartë me zyrtarë të vendeve të ndryshme. Pesë gazeta në vende të ndryshme i kanë botuar disa nga këto mesazhe. Botimi e fundit vlerësohet si grupi më i madh i dokumenteve që dalin në publik.

RUSIA DHE TURQIA

Priten veçanërisht reagimet e Rusisë dhe Turqisë. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdohan, tha me zgjuarsi se faqja nuk është e besueshme, por qëndrimet do të mbahen më pas: “Le të shikojmë, së pari, se çfarë saktësisht fsheh WikiLeaks nën lëkurë. Tani për tani po presim të shikojmë se çfarë kanë gjetur, më vonë do të bëjmë njoftimet e duhura”, – tha ai.

PROKURORIA E AUSTRALISË

Prokurori i Përgjithshëm i Australisë (themeluesi i Wikileaks është shtetas Australian), Robert McClelland tha: “Nxjerrja e këtij informacioni mund të dëmtojë sigurinë e njerëzve, të cilët iu referohen dokumentet, mund të dëmtojë interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Australia do të mbështesë çdo masë ligjore që mund të merret.”

SULMOHET FAQJA

Dje, WikiLeaks u bë objekt i një sulmi elektronik, por më pas u ribë e mundur të hyhej në faqe. Shkarkimi i dokumenteve mund të kërkojë muaj të tërë. Dokumentet përfshijnë aktivitetet, analizat dhe vlerësimet e pacensuruara të diplomatëve amerikanë në 300 ambasada, konsullata dhe misione ndërkombëtare, të cilat janë dërguar në Uashington nga viti 2004 deri në 2010-ën.

“SHUMË E RREZIKSHME”

Shefi i organizatës qytetare “Judicial Watch”, kritike ndaj qeverisë amerikane, Tom Fitton, ende pa i parë këto dokumente e kishte të qartë se me botimin e tyre do të hapet një kapitull shumë i rrezikshëm.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Botimi në masë i këtyre informacioneve për mua paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Amerikës.”

RRËNIM KREDIBILITETI

Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane Mike Mullen reagon në të njëjtën mënyrë. Për televizionin “CNN” ai deklaroi se kjo mund të rrënojë kredibilitetin e autoriteteve amerikane. “Një informacion shumë i vogël tani kombinohet me shumë informacione të tjera dhe në këtë mënyrë i jepet një domethënie tjetër.”

JA “TELEGRAMET DIPLOMATIKE” QË KANË DALË DERI TANI DHE JANË BOTUAR NË GAZETA, PËRFSHIRË NË GAZETAT “GUARDIAN” DHE “NEW YORK TIMES”
1
Disa udhëheqës arabë i kanë kërkuar SHBA-së që të sulmojnë Iranin. Duke iu referuar Iranit, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite njoftohet se u ka thënë amerikanëve të “presë kokën e gjarprit”.

2

Në këto publikime të fundit të platformës Wikileaks ka edhe njoftime për një operacion spiunazhi amerikan ndaj zyrtarëve të OKB-së, përfshirë edhe vetë Sekretarin e Përgjithshëm, Ban Ki Moon

3
Pritet që të dalin informacione ku përfshihen kritika amerikane ndaj kryeministrit britanik David Cameron, si edhe pretendimet që kanë të bëjnë me sjellje të pahijshme të një anëtari të Familjes mbretërore.

HUMBJE BESIMI TË SHBA-VE

Publikimi ka ndeshur kryesisht në refuzim. Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, tha se prej zbulimeve është minuar roli i diplomacisë në parandalimin e konflikteve. Ministri i Jashtëm irakian, Hoshjar Sebari, i përshkroi publikimet si të papërshtatshme dhe jokonstruktive. Rusia dhe Turqia u shprehën të përmbajtura. Fillimisht dokumentet duhet të shqyrtohen me kujdes, u tha në Moskë dhe në Ankara. Në dokumentet e publikuar prej Wikileaks Erdogan dhe qeveria e tij konservatore vlerësohen nga diplomatë amerikanë me skepticizëm, si aleatë të pasigurtë, pasi po e çojnë vendin drejt një të ardhmeje islamiste. Në dokumente bëhen pjesërisht vlerësime negative mbi politikanë ndërkombëtarë. Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, John Kornblum, u shpreh në televizionin gjerman, se sheh në fakt një humbje të besimit për diplomacinë amerikane, por ai beson në një përmirësim të shpejtë. Në platforma të ndryshme të internetit njoftohet edhe për shumë dokumente sekrete që kanë të bëjnë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe vendet tjera të Europës Juglindore.
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet në shesh, Wikileaks trazon botën Empty Re: Sekretet në shesh, Wikileaks trazon botën

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Nov 2012 - 5:50

aahaaahaaahaahaha edhe kta na dolen dallaveraxhinj
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi