Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lamtumirë shesh e Skënderbe! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lamtumirë shesh e Skënderbe! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lamtumirë shesh e Skënderbe!

3 posters

Shko poshtë

Lamtumirë shesh e Skënderbe! Empty Lamtumirë shesh e Skënderbe!

Mesazh nga T_o_n_i Thu 3 Nov 2011 - 6:13

Artan Lame - Më në fund pas 30 vjet përpjekjesh titanike, ja dolëm ta shkatërrojmë
dhe zhdukim sheshin “Skënderbej”. Vërtet na u deshën shumë përpjekje,
por tani mund të themi me krenari se vepra e filluar 90 vjet më parë nuk
ekziston më.


Dy fjalë histori. Sheshi
“Skënderbej” u ideua për herë të parë gjatë pushtimit austro-hungarez të
qytetit, në vitet e Luftës I Botërore. Asokohe u krijua emri sheshi
“Skënderbej” dhe u fillua lirimi i hapësirës që ishte i zënë me dyqane,
baranga, rrënoja, ferra e plehra.

Në kalim midis viteve
‘20-’30, në kuadër të planit rregullues të qytetit, arkitekti elegant
Italian Florestano de Fausto, hartoi projektin e sheshit, që i dha
formën e përgjithshme që ai ruan ende sot (ose, që e ruante). Mbi këtë
plan u ndërtua lulishtja midis ministrive, u planifikua vendosja e një
statuje të Skënderbeut (aty ku u vendos më pas, në vitin 1967) dhe u hap
sheshi para bashkisë me një shatërvan të madh rrethor në mes.

Gjatë pushtimit italian, arkitekti tjetër italian, Gherardo Bosio, nga
më të famshmit e kohës, u mor sërish me sheshin “Skënderbej”. Ai bëri
disa ndërhyrje në favor të zmadhimit të tij dhe, duke menduar zmadhimin e
shpejtë të qytetit, hodhi idenë e shkatërrimit të bashkisë në favor të
zmadhimit të sheshit.

Pas lufte, përgjithësisht u ruajt dhe u
ndoqën linjat e planeve italiane, duke vijuar me kufizimin e sheshit në
njërin krah me Pallatin e Kulturës.

Ndërhyrja më e fortë
mund të konsiderohet prishja e bashkisë së vjetër dhe ndërtimi në vend
të saj i Muzeut Historik, si edhe më pas ngritja e pakuptimtë e statujës
së Komandantit si të mos mjaftonte statuja e Heroit Kombëtar.

Pastaj vijojnë vitet e trazirave, pastaj të kioskave, pastaj të
amullisë, pastaj më në fund shqiptarët u kthyen seriozisht të merren me
të.

Në vitin 2003 u miratua studimi francez, i cili kishte të
mirat e veta, por edhe ca bishta nga pas, pasi parashikonte ndërtimin
brenda sheshit të disa godinave që, ndonëse jo të larta dhe periferike, e
prishnin siluetën dhe tërësinë e tij.

Për fat të mirë, vetëm
pak vjet më pas, më 2008-n, u miratua studimi përfundimtar i sheshit, i
quajturi projekti belg, i cili jo vetëm që rregullonte gabimin e
mëparshëm, duke anuluar të gjitha ndërtimet në shesh, por krijonte
përfundimisht një hapësirë të madhe, të vetmen e këtij lloji në të
gjitha trojet shqiptare.

Filluan punimet, që ndoshta u
zgjatën ca si shumë kur... papritur, me ndryshimin e kreut të bashkisë, i
pari që e hëngri në brinjë qe sheshi.

Sot. Thonë se pas ca
ditësh do të përurohen punimet e kryera. E gjithë hapësira e dikurshme e
sheshit do të jetë e zënë me shtigje rrugore të asfaltuara, copëra
trotuaresh, pemë të mbjella kuturu, dhe mbi të gjitha, me një kodër të
madhe dheu bash në mes të tij. Gjen gjithçka aty, përveç sheshit. Ka
leje s’ka leje, kush e bëri projektin, ku dhe kush e ka miratuar, ku u
gjendën paratë, a hapi gojë Instituti i Monumenteve, po Inspektorati i
Mjedisit, kush po i financon punimet, cila firmë po punon në shesh, me
çfarë tenderi, kush...? Të gjitha këto dhe të tjera pyetje të dalin
menjëherë përpara, por s’kam ndërmend të merrem me to. As janë ndalur
ndonjëherë barbarët me pyetje, e as që bën vaki të ndodhë këtu, ku
barbarët kanë zënë me pushkë në dorë derën e kryeqytetit. Thjesht dua të
ndaj me ju o lexonjës, keqardhjen që ndiej përbrenda, pasi nga sheshi
tani do të mbetet vetëm emri, pasi vetëm shesh nuk ka më aty.


Na u deshën 500 vjet që ta zbresim Skënderbenë nga mali dhe ta kthejmë
në një hero të qytetërimit, duke e vendosur midis një sheshi, ndërsa
tani këta, me atë kodrën që kanë ngritur përpara kalit të tij dhe me
pemët që e kanë mbuluar, na i kthyen sërish Heroin midis maleve nga kanë
zbritur vetë, pa mësuar asgjë nga shekulli në të cilin rrojnë.

S’kanë faj, subkoshienca e malit nga kanë zbritur nuk i lë të qetë të
ndjehen mirë midis një sheshi ku diskutohet dhe … e gjejnë zgjidhjen, e
bëjnë sërish sheshin të ngjajë si mal e pyll.

Sinqerisht, nuk
e kam hallin të demaskoj a të bëj qesharake qeverisjen e sotme, se s’ka
nevojë ajo që t’i ndih unë në këtë punë, por vërtet besoj në këto që
them. Sipas meje, është thjesht frika instiktive e njerëzve të pyllit të
ardhur në pushtet dhe që nuk e durojnë dot hapësirën hapur. Epo ka
nevojë Tirana për gjelbërim, të thonë. Po, është e vërtetë, por nuk
mbillet sheshi kryesor i vendit, por shtohen parqet e qytetit! Të paaftë
të shtojnë parqet e lulishtet, përpiqen të na trajtojnë si njerëz të
egjër, që mezi presim të hipim nëpër pemë.

Të zësh sheshet me
pemë, në një farë mënyre është kthim pas, ashtu si shekuj më parë, kur
Perandoria Romake u shemb nën peshën e dyndjeve barbare dhe sheshet e
mermerta të qyteteve për shekuj me radhë i mbuloi bari dhe ferrat. Në
rastin e Romës, kishim barbarizim të shoqërisë nga poshtë, ndërsa në
rastin tonë, kemi tharje të jetës për shkak të barbarizimit të politikës
nga lart. Sheshet e qyteteve kanë lindur si pika qendrore të polis-it,
ku mblidheshin njerëzit, diskutonin, shkëmbenin idetë dhe madje edhe
protestonin. Ky ka qenë e vazhdon të jetë në botën e qytetëruar, roli i
sheshit të qytetit. Të përpiqesh ta zësh me pemë, tregon që përveç se je
impotent në krijimin e hapësirave të reja urbane, por je edhe i lig e
frikacak, se i trembesh grumbullimit të qytetarëve të tu. Mirë na e
bëjnë, që kurse i mbajmë mbi kurriz!

Me zhdukjen e sheshit
‘Skënderbej’, zhduket edhe një tjetër simbol, shatërvani qendror i tij.
Që kur ka qenë konceptuar sheshi, ai ka pasur një shatërvan në qendër, i
cili i ndërtuar në vitet ‘30, i mbijetoi edhe gjermanëve, që vendosën
aty një tank gjatë ditëve të çlirimit të Tiranës. Pastaj shatërvani u
rivendos në punë, për t’u prishur përfundimisht në vitet ’70, kur u
zëvendësua me atë shatërvanin tjetër të cilin e kujtojmë edhe ne. Madje,
edhe plani belg e ruante konceptin e ujit në shesh përmes rrjedhjeve
dhe baseneve që do vendoseshin nëpër të. Tani, me malin e ngritur para
hundës së Skënderbeut, edhe ky koncept u varros. Jo më kot po zgjatem
tek shatërvani, pasi ata nga pikëpamja sociale më tepër se zbukurime,
konsiderohen si simbole.

Shatërvanët janë një nga simbolet e
qytetërimit të zhvilluar. Arsyeja është e thjeshtë. Për të bërë një
shatërvan duhet të kesh ose të krijosh një shesh, të bësh projektin, të
kesh një skulptor a artist që t’i japë formën e një vepre arti, të
sjellësh një burim uji që ta furnizojë paprerë, por pastaj, pas
ndërtimit, duhet edhe ta mirëmbash, se i gjithë ky impiant është
delikat. Për më tepër, vlente kjo gjë dikur, kur uji duhej të vinte e të
hidhej përpjetë me rënie të lirë e jo me sistem pompash. Vini re për
shembull, asnjë nga shatërvanët e ngritur e ringritur në Tiranë në
gjysmëshekullin e fundit nuk funksionon ose janë shkatërruar. Më jepni
një arsye, që një historian a sociolog në këtë pikë, të mos shkruajë
nesër se qytetërimi shqiptar bëri kështu edhe një hap pas.


Për elemente të veçanta unë e kam pas kritikuar edhe projektin belg të
Edi Ramës për sheshin dhe kjo është e natyrshme. E natyrshme, sepse çdo
qytetar ka të drejtë të ketë mendimin e vet dhe për më tepër kur beson
se realisht mund të japë kontribut përmirësues. Por asokohe flisnim për
elemente e për finesa, të pamendueshme tani që këta po i bien me top e
me kazmë të gjithës, duke na i zhdukur për fare sheshin e duke na i
kthyer në mal, si ato malet nga të cilat kanë zbritur duke mbetur po aq
të pazbutur si kur ishin atje lart.

Edhe një element tjetër
që ndoshta e keni harruar. Jetë e mot sheshi ‘Skënderbej’ ka qenë
shtruar me plloça asfalti, si i gjithë bulevardi. Edhe ky ishte një
element që për sa e zbukuronte sheshin, kërkonte kujdes e mirëmbajtje të
vazhdueshme. Tani e shtruan me asfalt rifuxho, ashtu sikundër edhe
rrugën a rrugicën më të rëndomtë të provincës. Aman Tan, do më thoni,
edhe me bajga le ta shtrojë, veç ta shtrojë, se na çmendi dhe na
shkatërroi makinat! Po pra, kjo është një tjetër shpikje perverse e
politikës shqiptare: Lëri gjërat të venë keq e më keq, që kur të bësh
ndonjë punë sado të vogël, t’u duket njerëzve sikur ke bërë kushedi se
ç’ë. E kini vënë re se me sa ngadalë punohet në veprat publike në
Shqipëri!? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Është një mënyrë për t’u
dukur sikur punohet. Duke e zgjatur punën tërkuzë, e tërkuzë, e tërkuzë,
e para krijohet një imazh sikur këtu vazhdimisht punohet; e dyta, edhe
në qoftë se nuk i ke paratë e mjaftueshme, duke e zgjatur me vite të
tëra, një ditë do t’i gjesh; dhe e treta, i jep elektoratit imazhin se
po bën vepra të mëdha. Se, ç’vepër e madhe do të ish ajo që mbarohet në
një muaj apo dy!?

Fantazi. Kryetari i bashkisë më thërret në
zyrë dhe më thotë: “Zoti Lame, nuk më pëlqen projekti i Edi Ramës për
sheshin ndaj dua të bëj një tjetër. Po ta ngarkoj ty këtë projekt”. Ç’do
bëja unë? Do ikja me vrap e do merrja malet duke bërtitur: “Po pse ore,
kështu bëhet sheshi kryesor i Tiranës, duke ja ngarkuar kujt të do
mideja ty?”. Po ta zëmë se nuk ika me vrap, ç’do bëja? Do ulesha e do
nxirrja nga dollapët gjithë projektet e dikurshme të sheshit, do
përpiqesha të kuptoja arsyet e atyre arkitektëve të shquar të së
shkuarës kur i kanë dhënë formë sheshit, do pyesja lart e posh, do
takoja e kë nuk do takoja, do përpiqesha që të risillja në jetë në mos
të tërën, pjesë të projekteve të vjetra, që kështu të kishte vazhdimësi
historike dhe në fund, do i shkoja kryetarit t’i thosha se: “Unë mendoj
kështu e kështu, por e mira është t’i kthehesh mendjes së të vjetërve,
se dinin më shumë”. Kështu unë, që pretendoj se diç di nga e shkuara e
këtij qyteti!

Por jo, kuraja e të padijshmit është e paparë.
Projektin që po zbatohet e ka bërë, nuk e di askush se kush, dhe me
ç’kurajë e ka marrë përsipër një barrë të tillë. Sheshi kryesor jo
thjesht i një qyteti, as sheshi kryesor i një kryeqyteti, por bash
sheshi me emrin e Heroit Kombëtar të një kombi që është njëkohësisht
edhe sheshi i të 8 milionë anëtarëve të këtij kombi!!!. Ufaa, nuk ja
vlen të shtoj më as pikëçuditëse.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë shesh e Skënderbe! Empty Re: Lamtumirë shesh e Skënderbe!

Mesazh nga Durrsaku Thu 3 Nov 2011 - 6:14

po me SKENDERBEUN cpaten xhanem
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë shesh e Skënderbe! Empty Re: Lamtumirë shesh e Skënderbe!

Mesazh nga T_o_n_i Thu 3 Nov 2011 - 6:16

ehhh se mos eshte hera e pare
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë shesh e Skënderbe! Empty Re: Lamtumirë shesh e Skënderbe!

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 3 Nov 2011 - 6:22

si njerez te pa pune qe jemi....skemi me cfare meremi per zotin...grrycemi kot se koti ku je
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë shesh e Skënderbe! Empty Re: Lamtumirë shesh e Skënderbe!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi