Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Me kë është amerikani? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Me kë është amerikani? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me kë është amerikani?

2 posters

Shko poshtë

Me kë është amerikani? Empty Me kë është amerikani?

Mesazh nga Prada Wed 1 Dec 2010 - 0:56

Ajo që pritej ndodhi. Bomba e “Wikileaks” plasi, duke i paraprirë një epidemie globale ethesh, kurioziteti dhe ankthi. Brenda disa orësh website-i i organizatës ku ndodheshin dokumentet komprometuese u mbingarkua aq shumë, saqë u kthye në nonsens edhe vetë ideja e publikimit të këtyre materialeve. Rrugët e komunikimit u zunë nga trafiku i atyre që udhëtonin përmes internetit për të mbërritur tek arkiva sekrete, kështu që pa pasur fare nevojë pezullimi apo bllokimi zyrtar, për orë të tëra askush nuk arriti të kishte më akses atje.

Kjo që ndodhi është një tregues sesa shoqëria e sotme ka etje për të vërtetën. E vërteta është një bekim në çdo rast, e megjithatë fatkeqësisht nuk mund të themi se pas publikimeve të “Wikileaks” bota po e bën gjumin më e qetë. Atë ndjenjë uniteti dhe bashkësie që zakonisht e krijon ndonjë kërcënim terrorist e më rrallë ndonjë transmetim i kampionatit botëror të futbollit, kësaj radhe po e ofron faqja e internetit e një 39-vjeçari nga Australia që thonë se fshihet poshtë një bunkeri.

Nga Nju Jorku në Tokio, nga Riadi në Buenos Aires mbizotërojnë ndërkohë ndjenja të përziera: nga njëra anë padurim dhe dëshirë për hakmarrje tek të privuarit e deridjeshëm të informacioneve sekrete; nga ana tjetër hutim dhe befasi tek ata të cilëve u referohet ai material që diplomatët amerikanë përdornin për komunikim mes vedi. E gjithë kjo i ngjan një skenari të kinematografisë futuriste.

E megjithatë, po ndodh e gjitha sot, këtu, dhe të gjithë ne të gjallët e vitit 2010 jemi dëshmitarë okularë. Gazetarë dhe publicistë e barazojnë zbulimin e dosjeve të “Wikileaks me atë të një thesari. Zyrtarë që vetëm ata e dinë se në ç’dollap i kanë fshehur skeletet, po djersijnë. Hakmarrja e Xhorxh Oruellit apo shpërthimi i brendshëm i një sistemi të ndërlikuar burokratik kontrolli duket se frymëzon shumë njerëz.

Sidoqoftë, jemi aktualisht në një nga momentet e rralla kur e ashtuquajtura “Perandori Globale” po ndjehet dhe merr frymë si një e tërë. Jehona botërore, kërshëria dhe pesha e ndikimeve që pasojnë valët e publikimeve të “Wikileaks” rikonfirmojnë Amerikën si lider të kësaj perandorie apo zemberekun që luhat lavjerrësin e humorit global.

Të gjithë duan të dinë se çfarë mendojnë amerikanët, sa seriozisht i marrin amerikanët, sa i urrejnë amerikanët apo në varganin e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve: në anën e kujt janë amerikanët? Kërkohen gjurmë cinizmi në dokumente. Kërkohen elementë që siç e do moda, të tregojnë dyfytyrësi amerikane, por shërbimi më i mrekullueshëm që “Wikileaks” mund t’i bëjë opinionit publik – të paktën në vende si Shqipëria – është zhveshja nga komplekset e vetë opinionit publik, heqja e dorezave dhe të folurit troç.

Shikoni, lakrori të cilit po i hapen petët me anë të “Wikileaks” është një punë e imtë. Para se të jetë një cisternë sekretesh, ai është një rrëfyes sesi duhet të punojë një shërbim diplomatik. Një shtet ka nevojë të ketë një opinion mbi shtetet e tjera në mënyrë që të dijë si të sillet me to. Të dijë ku i kanë ata pikat e dobëta, çfarë ua ndez emocionet dhe çfarë i dekurajon.

Ekzistojnë shërbimet sekrete, por ato janë vetëm njëra anë e medaljes. Informacioni është pushtet dhe ai është i mirëpritur nga cilidolloj burimi ardhtë. Edhe një pikëpamje zyrtari ambasade rreth zyrtarit vendas me të cilin atij iu desh të takohet, ka vlerë. Harrojini buzëqeshjet e stampuara që diplomatët mbajnë në fytyrë sa herë janë duke bërë punën e tyre. Edhe një përshtypje për mënyrën e sjelljes së një titullari gjatë takimit, shërben për të nxjerrë një përfundim.

Deri ku mund të shkojë përpunimi i informacionit? Përpunimi i informacionit mund të shkojë deri aty sa edhe këto të dhëna që vijnë nga njerëz fare periferikë të misioneve diplomatike mbi mënyrën sesi i shohin ata gjërat në vendin ku janë caktuar, të mblidhen, kategorizohen, përpunohen dhe t’i japin vlerë një pikëpamjeje më të madhe që institucioni ka mbi vendin në fjalë.

Ky është një gur ndihmës në mozaikun e pikturës rajonale e më pas globale që qeveria amerikane ndërton përpara syve të vet. Merret me mend që ata pastaj e krahasojnë këtë panoramë me planin e interesave amerikane (që për shumë kritikë nuk janë interesat e publikut amerikan, por ato të biznesit të atjeshëm). Prej këtu lindin pastaj miqësitë dhe zemërimet, ata që e ndiejnë dorën e ndihmës së Uashingtonit dhe ata që u përvëlohen mollëzat nga shuplakat.

Mrekullia është se, ndërsa ndodh i gjithë ky proces të gjithë janë shokë me të gjithë. Diplomatët buzëqeshin, thonë batuta dhe u rrahin shpatullat bashkëbiseduesve. Në mbrëmje, kthehen në zyrë dhe i dërgojnë Foggy Bottom-it (selisë së Departamentit të Shtetit) raportin e vet, të shkruar qartë, shkurt dhe me objektivitetin tipik të anglo-saksonizmit.

Zyrtari i korruptuar dhe i paaftë mund të jetë quajtur mik i shtrenjtë në takimin dypalësh. Në raport ai do të quhet pikërisht “i korruptuar dhe i paaftë”. A është apo jo në interes të Amerikës që ai të jetë i korruptuar e i paaftë, kjo është tjetër çështje. Rama dhe Berisha mund të fshikullohen të dy barabar në një deklaratë publike të ambasadës amerikane në Tiranë. Në shkresën “secret” që i vihet mbi tavolinë të dërguarit të Uashingtonit përpara se të bisedojë me ta, thuhet copë se kush po e çon vendin drejt greminës. A i volit Uashingtonit, kjo prapë tjetër mesele. Shqipëria dhe Greqia, thuhet zyrtarisht, nxiten të gjejnë gjuhën e përbashkët sa herë i skërmisin dhëmbët njëra-tjetrës në mërinë e vet shekullore. Në raportet e brendshme do të dalë qartë se kush po i bie më qafë kujt. Sërish, nuk mund të mësohet se a përfiton a humb Amerika nga kjo çështje.

Kjo punë e imtë e voluminoze, siç thamë, është gjithçka që ofron “Wikileaks”. Sigurisht, në materialet e rrjetit të dekonspirimit – siç quhet me një zhargon në krijim e sipër sajti i famshëm – nuk do të mund të gjejmë dot mënyrën sesi ky informacion përpunohet. Nuk do të mund të shohim dot shprehjen e fytyrës së zyrtarit të Uashingtonit që merr radiogramën sekrete nga Tirana, sesi ai e vendos atë në një renditje tok me informacione të tjera në një tip hit-parade sipas rëndësisë. Se si ato pastaj seleksionohen dhe formojnë raporte më të zgjeruara me të cilat ushqehen njerëzit e ngarkuar për t’u marrë me Shqipërinë. Të gjitha këto, ne duhet t’i marrim vetë me mend.

Burokracia, si e keqe e domosdoshme, ka edhe risqet e veta. Për hir dhe në sajë të këtij komoditeti që të jep të qenit nga ana tjetër e gardhit, qytetari i sotëm i botës mund t’i lejojë vetes lloj-lloj fantazimesh. Qofshin ato edhe të ngjashme me fiksionet e Xhorxh Oruellit.

Qytetari shqiptar ndërkohë, mund të shpresojë që tok me zbardhjen fletë-fletë të trafikut me korrespondencë diplomatike nga Tirana në Uashington, të shohë se perceptimet e tij ndaj njerëzve, ngjarjeve dhe dukurive që ia bëjnë jetën e vështirë këtu në atdheun e vet pro-amerikan, të përputhen me konstatimet e qytetarit amerikan që rastis të shërbejë si punonjës ambasade apo i dërguar diplomatik tek ne. Të zbulojë se përtej gjuhës diplomatike, buzëqeshjeve formale dhe interesave amerikane (të cilat, e përsërisim, disa ankohen se s’janë vërtet të qytetarëve amerikanë), çfarë mendon realisht vëllai i tij, rrogëtar zyre, që e kanë dërguar të kuptojë shqiptarët. Në një farë mënyre, shqiptari i zakonshëm, i lodhur, i mërzitur e i tradhtuar në luftën e tij të përditshme me keqpërfaqësuesit e vet, pret të zbulojë: me kë është amerikani?
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Me kë është amerikani? Empty Re: Me kë është amerikani?

Mesazh nga Vizitor Wed 1 Dec 2010 - 1:17

Amerikani eshte me njeriun, por njeriu don te jete koke me vete!... (E.J.K)
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Me kë është amerikani? Empty Re: Me kë është amerikani?

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Nov 2012 - 5:50

cna hyn npun amerikoni;ata tshofin punen e vet se mos hajn serish naj bomb nga ata te alkaedas
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Me kë është amerikani? Empty Re: Me kë është amerikani?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi