Zbardhet skema e vrasjes së taksistit. Ekzekutimi u bë nga 16-vjeçari
Faqja 1 e 1

Agjentët e krimeve të rënda në drejtorinë e Policisë Elbasan kanë arritur të zbardhin brenda tri ditësh vrasjen e 35-vjeçarit Fredi Talelli duke sjellë edhe arrestimin e tre të rinjve të dyshuar si autorë të krimit. Trupi i Talellit u zbulua menjëherë pas arrestimit të tre të rinjve në një kanal në afërsi të fshatit Koritë. Ka qenë 19-vjeçari Domeniko Kumria me banim në lagjen “28 Nëntori” që ka rënë i pari në prangat e policisë dhe pas dëshmisë së tij edhe dy të tjerët Elkero Adrian Ravani, 21 vjeç, banues në Bilisht, kushëri i parë me Kumrian dhe A.Xhaçka, 16 vjeç, banues në Bilisht, shok me dy të parët. Ndërkohë policia ka arritur të gjejë targat e automjetit në Lezhë në një kanal, si dhe armën tip automatik tek një kushëri i 16-vjeçarit Xhaçka. Mësohet se janë shoqëruar edhe tre persona të tjerë nga Laçi që mund të kenë dijeni për krimin, pasi kanë bashkëpunuar për të fshehur provat siç ishte arma e krimit dhe targat e vërteta të mjetit.
Hetimi
Zbulimi i makinës në ujërat e përroit të Kushës ka qenë zanafilla për zbulimin e krimit të vrasjes së 35-vjeçarit Talelli. Sipas hetimeve të policisë, tre të rinjtë janë nisur me mendimin për ta vrarë shoferin e taksisë pasi ata kanë qenë të pamaskuar dhe me qëllim që të shisnin automjetin e tij për të përfituar paratë. Ka qenë dëshmia e Domeniko Kumrisë, i cili njihej si një kontigjent, por për krime të vogla në Elbasan, që ka sjellë edhe zbulimin e krimit. Kumria ishte nga Elbasani dhe pas zbulimit të automjetit informacionet për ata që tentuan ta shisnin dhe më pas e hodhën në ujë, mbërritën shumë shpejt tek agjentët e hetimit. Kështu, një natë më pare, policia e Elbasanit ka trokitur në shtëpinë Kumria duke shoqëruar 19-vjeçarin Domeniko Kumria. Sapo hetuesit i kanë zënë me gojë makinën, ai ka pranuar se ka tentuar ta shiste, por ia kishin sjellë për ta shitur nga Korça dhe nuk e dinte se kujt i përkiste. Pasi ka treguar emrat e personave që ia kishin sjellë, që gjithashtu kishin bashkëpunuar me të për krimin, agjentët e policisë së Korçës kanë mbërritur tek shtëpitë e tyre duke i vënë në pranga. Pyetja e tyre ka çuar në plotësimin e skemës së krimit. Autorët e njihnin viktimën e tyre. Ata, sipas hetuesve, kishin planifikuar gjithçka, madje edhe vrasjen e shoferit. Tre të rinjtë nuk kanë qenë të maskuar. Kishin armë dhe duhet të largonin shoferin për të marrë makinën, pasi taksisti nuk kishte para. Gjithashtu, ata kishin edhe një motiv tjetër për ta vrarë, taksisti i njihte dy prej tyre. pasi e kanë dërguar në një zonë të pabanuar, 16-vjeçari A. Xhaçka ka qëlluar viktimën me armë zjarri automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas kësaj e kanë braktisur në një kanal dhe kanë marrë makinën duke u nisur drejt Elbasanit. Në një zonë larg syrit të njerëzve i kanë ndërruar targat dhe më pas kanë kërkuar blerësin. Do të mjaftonin 2 mijë euro për ta shitur, por nuk e kanë menduar mirë faktin se blerësi do t’u kërkonte dokumentet, e pikërisht kështu ka ndodhur. Kur iu janë kërkuar dokumentet, të rinjtë kanë ndërruar mendje për ta shitur dhe kanë vendosur ta hedhin në ujë.
Dëshmia
Makina e taksistit ka qenë edhe objekti i përfitimit të tre të rinjve, por edhe ajo që solli zbardhjen e krimit. “Pasi nuk e shitëm dot se na kërkuan dokumentet, vendosëm ta hedhim në ujë ku edhe do të mbytej. Menduam në përrua pasi makinën do ta merrte uji dhe do të mbulohej pa e gjetur dot njeri. I hapëm xhamat dhe me çelësat e hodhëm në një përrua që kishte shumë ujë. Makina do të mbulohej me ujë e me rërë dhe askush nuk do ta gjente. Nuk menduam që do të dilte në sipërfaqe e do të ngecte”,- ka dëshmuar Kumria para agjentëve gjatë pyetjeve. Të rinjtë kanë shtuar edhe më tepër detajet për krimin. Ka qenë pikërisht 16-vjeçari, i cili edhe mendohet se ka shkrepur armën, që ishte ngarkuar të zhdukte targat dhe armën. Ai i kishte dërguar tek një kushëri i tij në Laç për t’i fshehur. E pikërisht kur u publikua lajmi për makinën, kushëriri nga Laçi i ka hedhur në një kanal ku edhe janë gjetur pas angazhimit të policisë së zonës. Mësohet se janë shoqëruar edhe tre persona nga Laçi, që dyshohen si bashkëpunëtorë të krimit. Të gjithë këta persona akuzohen për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Policia ka tashmë mjetin, armën e krimit dhe targat si prova materiale për vrasjen e 35-vjeçarit Fredi Talelli. Ky i fundit u deklarua i zhdukur nga familja e tij që të dielën e kaluar.
Operacioni “Lumi i Turbullt”
U mbyll me sukses operacioni “Lumi i Turbullt”, në kuadër të të cilit u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i plotë ligjor i vrasjes së shtetasit Fredi Fiqiret Talelli, 36 vjeç, i cili punonte si taksist në rrethin e Devollit, si dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, përkatësisht: Domeniko Idajet Kumria, 19 vjeç, banues në Elbasan, Elkero Adrian Ravani, 21 vjeç banues në Bilisht dhe A. Xhaçka, 16 vjeç, banues në Bilisht. Nga të dhënat e grumbulluara dhe hetimet e kryera u arrit të zbardhet dhe motivi i kësaj ngjarjeje, nga ku rezultoi se shtetasi Fredi Talelli është vrarë me armë zjarri dhe më pas i është grabitur automjeti tip “Benz C-klas”, së bashku me dy aparate telefonike celularë dhe sende të tjera personale. Në kuadër të hetimeve të kryera, rezultoi se autorët e këtij krimi në Bilisht i kanë kërkuar viktimës t’i merrte si pasagjerë, dhe në afërsi të fshatit Koritë shtetasi A.Xhaçka ka qëlluar viktimën me armë zjarri automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas autorët e kanë zbritur viktimën nga automjeti, duke e hedhur në kodrat e fshatit Koritë dhe janë larguar në drejtim të qytetit të Elbasanit, me qëllim shitjen e mjetit të vjedhur në një shumë prej 2000 eurosh. Ky mjet është gjetur i braktisur nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan në vendin e quajtur Përroi i Kushës. Për këtë ngjarje nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet hetimore në ngarkim të shtetasve A.Xhaçka, Elkero Ravani dhe Domeniko Kumria i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan nën akuzën e kryerjes së veprave penale “vjedhje me armë me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Prada- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime : 7718
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha : 112
Hobi : Ndihmes Bageri
Similar topics
» I lë taksistit 300 mijë euro
» Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit
» Punonjësja e seksit u vinte gjoba klientëve, zbulohet skema
» Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës”
» Hakmarrja në Mamurras, Shkreta: Të zbardhet çështja ose do bëj vetëgjyqësi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi