Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Katastrofa ne Shkoder 11500 banore lene shtepite People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Katastrofa ne Shkoder 11500 banore lene shtepite People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Katastrofa ne Shkoder 11500 banore lene shtepite

Shko poshtë

Katastrofa ne Shkoder 11500 banore lene shtepite Empty Katastrofa ne Shkoder 11500 banore lene shtepite

Mesazh nga WebMaster Sun 5 Dec 2010 - 5:53

Policia dhe ushtria ne gatishmeri evakuohen edhe 2600 familje. Fillojne permiresimet e motit mesi i javes se ardhshme parashikon rifillimin e reshjeve
Situata e renduar nga perkeqesimi i motit vazhdon ndonese ne disa qytete ne mesdite ka pasur nderprerje te reshjeve dhe hapje te kohes. Parashikohet qe ne ditet ne vazhdim te kete nje permiresim te dukshem te motit dhe nderprerje te shirave te cilat pritet te fillojne nga mesi i javes se ardhshme. Megjithate ne qarkun e Shkodres situata mbetet e rende dhe per shkak te shirave eshte zgjeruar harta e permbytjeve afro 14 ha nderkohe qe ne zonat me problematike vazhdon evakuimi i banoreve nga ushtria dhe policia. Por vihet re qe prej dites se djeshme ka pasur disi nje renie te nivelit te ujit ne disa zona qe deri dy dite me pare ishin ne gjendje te veshtire.
Burime zyrtare nga Qendra Kombetare Operacionale e Emergjencave Civile bejne te ditur se rreth 1000 efektiva te Policise se Shtetit dhe afro 500 efektiva te Forcave te Armatosura kane vijuar punen per evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura. Banoret e evakuuar jane strehuar ne objektet e vena ne dispozicion nga pushteti vendor ose prane te afermve ne zonat qe nuk jane prekur nga permbytja. Nga zonat e permbytura jane evakuuar 2623 familje me 11023 persona. Siperfaqja e tokes se permbytur rezulton 13 950 ha. Te rrethuara nga uji gjenden 4597 shtepi nderkohe jane te permbytura 2561 shtepi njoftoi dje ne mbremje Shtabi i Emergjences.
Efektivat e Policise se Shtetit dhe te Forcave te Armatosura qe po veprojne ne terren krahas evakuimit te banoreve po kryejne edhe furnizimin me ushqim uje te pijshem e veshmbathje te banoreve te evakuuar e po keshtu po angazhohen per perforcimin e argjinaturave. Strukturat policore kane marre te gjitha masat per garantimin e rendit dhe sigurise publike ne te gjithe territorin e vecanerisht ne zonat e permbytura. Situata shendetesore eshte nen kontroll dhe eshte koordinuar puna me strukturat policore dhe ushtarake per transportimin e ekipeve mjekesore. Drejtoria Rajonale e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder kane vendosur shenjat dhe kufizimet ne akset rrugore problematike.
Gjendja e rrugeve
Gjendja e disa akseve rrugore ne qarkun e Shkodres vazhdon te jete problematike. Eumlshte i bllokuar aksi i rruges nacionale Shkoder ndash Tirane tek Harku i Berdices. Aksi rrugor Shkoder ndash Velipoje eshte i pakalueshem ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit. Tek Ura e Bunes eshte kufizuar qarkullimi i mjeteve per shkak te rritjes se nivelit te ujit siper dyshemese se ures. Unaza e re nga vendi i quajtur shkolla Sallo Halili Ndocej deri tek Bexhisteni kalohet vetem me mjete te larta pasi ne rruge eshte rritur niveli i ujit. Aksi rrugor nga Pesekateshi me ure ne Xhabie deri tek Ura e Bunes lokali Freskia kalohet vetem me mjete te larta. Rruga e Shirokes eshte e pakalueshme. Rruga per ne komunen Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet vetem me mjete te larta. Aksi rrugor Shkoder ndash Velipoje eshte e pakalueshme ne te dy krahet. Rruga per ne komunen Dajc eshte e pakalueshme ndersa aksi rrugor Shkoder ndash Kir ndash Mali i Shoshit ndash komuna Shale levizja kryhet me veshtiresi. Aksi rrugor Boge ndash Theth eshte i pakalueshem ne Qafe-Terthore ka rreth 1 m bore ndersa aksi rrugor Breg Lumi ndash Theth eshte e bllokuar si pasoje e shembjes se rruges nga reshjet.
Ne komunen Dajc jane demtuar argjinaturat ne Rrushkull Belaj Samrisht Pentar dhe Luarze. Situata paraqitet e veshtire edhe ne Malesine e Madhe. Nga te dhenat zyrtare behet e ditur se aksi rrugor Tamare ndash Vermosh kalohet me veshtiresi ne Qafe te Bordolecit ndersa aksi rrugor Tamare ndash Vukel eshte i bllokuar nga shembja e dheut dhe po punohet per zhbllokimin e kesaj rruge. Akset e tjera rrugore jane te kalueshme nga automjetet. Disa shembje dheu ka pasur edhe ne disa akse rrugore ne Puke. Me konkretisht aksi rrugor Fushe Arrez ndash Iballe eshte i bllokuar nga shembja e dheut si pasoje e reshjeve te rena dhe po punohet per zhbllokimin e rruges.
Aksi rrugor Fierze ndash Tropoje eshte i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit te Fierzes pasi ka gerryerje prane ures nga vershimi i ujit. Akset e tjera rrugore jane te kalueshme nga automjetet.
Ne qarkun e Lezhes forcat policore dhe ushtarake ne bashkepunim me Bordin e Kullimit po punojne per perforcimin e argjinatures se Torovices. Ne qarkun e Korces mesohet se nga reshjet e shiut ne fushen e Maliqit ka prezence uji ne ngastra te vecanta te saj.
Me e mire paraqitet situata ne qarkun e Durresit ku ne Fushe-Kruje niveli i ujerave ne shtratin e lumit Zeze ka rene duke lejuar pastrimin e aluvioneve nga banesat. Po kryhet pastrimi i kanaleve siperfaqesore dhe rrugeve ne mes te qytetit. Prezence uji por ne nivele te uleta vazhdon te kete edhe ne disa lagje dhe rruge te brendshme te Bashkise Durres. Ndersa ne qarkun e Fierit si pasoje e daljes nga shtrati te lumit Gjanica ka prezence uji ne disa banesa ne qytetin e Fierit.
Evakuimet ne Shkoder
Komuna Ana e Malit 53 familje 240 persona
Komuna Dajc 330 familje 1550 persona
Komuna Berdice 768 familje 3306 persona
Komuna Bushat 500 familje 2000 persona
Komuna Gur i Zi 320 familje 1300 persona
Komuna Velipoje 70 familje 350 persona
Komuna Rrethina 20 familje 102 persona
Bashkia Shkoder 562 familje 2175 persona
Parashikimi i motit deri me 8 dhjetor
Dje aktiviteti i fushes me presion te ulet atmosferik ka ardhur duke u dobesuar. Si rezultat parashikohet qe te mbizoteroje mot i karakterizuar nga alternime vranesirash te shoqeruara me shira me intensitet te ulet dhe kthjellimesh. Era do te fryje e lehte ne bregdet mesatare me shpejtesi deri ne 36 km/ore nga kuadranti i veriut. Temperaturat ekstreme te ajrit pritet te luhaten ne vendet malore minimalja do te arrije 3oC ndersa maksimalja deri ne 6oC ne vendet e uleta temperatura minimale do te jete 9oC ndersa maksimalja deri 12oC dhe ne bregdet temperatura minimale do te jete 10oC ndersa maksimalja do te regjistrohet deri ne 14oC. Ndersa diten e sotme ne daten 5 dhjetor pritet permiresim i kushteve te motit. Do te mbizoteroje mot i kthjellet me kalime vranesirash te crregullta te cilat ne bregdet mund te shoqerohen me ndonje shi te dobet te izoluar. Era me shpejtesi deri ne 36 km/ore do te fryje nga kuadranti i veriut. Temperaturat ekstreme te ajrit pritet te luhaten ne vendet malore minimalja do te arrije -1oC ndersa maksimalja deri ne 6oC ne vendet e uleta temperatura minimale do te jete 8oC ndersa maksimalja deri 12oC dhe ne bregdet temperatura minimale do te jete 9oC ndersa maksimalja do te regjistrohet deri ne 13oC. Ne daten 5-6-7 dhe 8 dhjetor ne pergjithesi do te mbizoteroje mot i kthjellet me kalime vranesirash te crregullta te cilat mund te sjellin ndonje reshje te dobet me karakter lokal. Reshjet pritet te fillojne perseri ne daten 9 dhjetor.
Gjirokaster disa rruget te bllokuara nga shembjet
Moti i keq ka perfshire te gjitha qarqet ne vend por ne disa prej tyre fatmiresisht nuk ka bllokime rrugesh dhe akset rrugore raportohen te kalueshme. Burime zyrtare nga Gjirokastra bejne te ditur se si pasoje e moti te keq ne kete qark gjendja e rrugeve paraqitet e mire. Ne rrethin e Gjirokastres te gjitha akset rrugore nacionale si Gjirokaster ndash Sarande dhe Gjirokaster ndash Tepelene jane plotesisht te kalueshme dhe deri tani ska asnje veshtiresi per qarkullimin e automjeteve. Ne aksin rrugor nacional Gjirokaster ndash Tepelene ne vendin e quajtur Hormove ka pasur here pas here renie guresh ne rruge por qe skane bllokuar qarkullimin pasi ne kete vend eshte instaluar nje fadrome e Ndermarrjes Rajonale Rruga-Ura e cila ben pastrimin e herepashershem te ketij aksi. Akset rurale qe lidhin komunen Lunxheri me Gjirokastren dhe komunen Antigone me Gjirokastren jane te bllokuara pasi ne nje segment prej 100 metra ka dale uji i lumit Drino mbi asfalt ku automjetet e vogla nuk qarkullojne fare por edhe automjetet e medha qarkullojne me shume veshtiresi. Ne aksin rrugor rural Gjirokaster ndash Lunxheri ne vendin e quajtur Ura e Aznakut rreth ores 08.30 te mengjesit te ndjeshem nje automjet eshte bllokuar mbi ure si pasoje e ujit. Eumlshte nderhyre menjehere nga Reparti Zjarrfikes dhe Patrulla e Pergjithshme e Policise ku eshte bere e mundur nxjerrja nga uji e automjetit dhe e personave qe ishin brenda ku ska pasur asnje problem per jeten e tyre. Si pasoje e daljes se lumit Drino nga shtrati eshte nen uje edhe nenstacioni elektrik i qytetit Gjirokaster
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi