Shkodër, përmirësohet situata
Faqja 1 e 1
Shkodër, përmirësohet situata
Ndërprerja e reshjeve dhe ulja e shkarkimeve nga Vau i Dejës kanë sjellë një përmirësim modest të situatës në Shkodër.
Ujrat në Harkun e Bërdicës nuk janë më të shumta dhe aty, sipas Ministrisë së Transporteve mund të kalohet me mjete.
Ndërsa në qytet uji nuk ka pasur tendencë rritje si ditët më parë, madje në disa zona të qytetit niveli ujit ka pësuar rënie.
Sipas Shtabit të Emërgjencave niveli i ujit në përgjithësi ka rënë me 25 centimetra, e cila gjithësesi është shumë pak për nivelin e lartë të ujit që ka pushtuar qytetin dhe zona të tjera.
Ndërkohë gjatë gjithë ditës policia dhe ushtria vazhduan evakuimin e banorëve. Më problematike situata është në fshatrat e Komunës Dajç, në fshatin Obot, në fshatin Mali i Jushit, Bërdice, Velipojë dhe lagjet periferike të qytetit buzë, Liqenit të Shkodrës.
Në komunën rrethina janë 185 familje të izoluara në fshatin Zus 50 familje u evakuuan. Deri sot në mbrëmje në mjediset e vënë në dispozicion për strehimin e të evakuuarve ishin sistemuar 1612 familje, ndërsa gjithsej kapaciteti është për 2326.
Nga hidrocentralet shkarkimet vazhdojnë të jenë të larta. Edhe pse kuotat kanë pësuar një rënie shumë të vogël. Aktualisht nga hidrocentrali i Vaut të Dejës shkarkohen, së bashku me gjithë agregatet 1410 metra kub ujë në sekondë.

Similar topics
» Permbytjet, permiresohet situata ne NenShkoder
» Përkeqësohet situata në Shkodër
» Shkodër, vijon situata dramatike
» Ruli: Situata në Shkodër, kritike por jo alarmante
» Topi: Situata aktuale, e patolerueshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi