E kthyen Shqipërinë në kënetë …
Faqja 1 e 1
E kthyen Shqipërinë në kënetë …
Në kënetë pritet të kthehet veriu i Shqipërisë dhe pasojnë rrethet e Durrësit,Gjirokastrës,Vlorës,Korçës etj.
Për fat të keq asnjë politikan nuk ka marrë përsipër fajin për përmbytjet që paralizuan Shqipërinë,ndërsa të gjithë ata që na drejtojnë thonë se është një fatkeqësi natyrore.
Por pyetja është nëse është fatkeqësi natyrore,apo është fatkeqësi e shqiptarëve që nuk kanë as qeveri e as opozitë të aftë.
Vitin e kaluar Shkodra kaloi të njëjtat probleme dhe kryeministri kishte thënë se kjo nuk do përsëritet pasi është fenomen që ndodh çdo 100 vjet.
Katastrofa e ditëve të fundit i rikujtoi kryeministrit fjalët që ka thënë vitin e kaluar dhe gjithashtu i kujtoi masat që duhet të merrte për të parandaluar këtë fatkeqësi që gjeti Shqipërinë dhe kryesisht veriun e vendit,krenarinë e Shqipërisë,Shkodrën e kulturës dhe turizmin e saj.
Sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga Ministria e Brendshme bëhet fjalë për 13.950 ha tokë të përmbytur.Të rrethuara nga uji gjenden 4.597 shtëpi,ndërsa të përmbytura gjenden 2.561 shtëpi.Numri i banorëve të evakuuar është 11.023 persona nga 2.623 familje
Dmth që 13.950 ha tokë nuk do të prodhojnë për disa vite me radhë,që do të thotë se aty do të jetë një kënetë e mbuluar nga uji dhe që do të sjelli sëmundje të rënda që janë shfaqur në Kili apo në vende të tjera.
Për përmbytjet në Shqipëri përgjegjësi kryesor është qeveria Berisha dhe sigurisht përgjegjësi të madhe ka edhe opozita, e cila ka më shumë se një vit që luan me nervat e popullit ,duke kërkuar një herë hapjen e fletëve të votimit dhe tashmë i është kthyer kërkesës për materialet e votimit,gjë që e kishte kërkuar Berisha disa muaj më parë.
Me pak fjalë qeveria dhe opozita luajnë me njëri-tjetrin,ndërsa shqiptarët po i drejtohen vetëflijimit nga varfëria dhe po mbyten në ujrat që po risjellin në mend kënetat që kanë qenë 60 vite më parë.
Akoma nuk dihet se sa njerëz të tjerë do të evakuohen dhe akoma nuk dihet se sa njerëzit e evakuuar do të qëndrojnë nëpër konvikte,akoma nuk dihet sa kohë do të mbeten të mbyllura shkollat.
Bëhet fjalë që jemi në fillim të muajit dhjetor dhe përkeqësimi i motit sapo ka filluar.Aq e paorganizuar është qeveria shqiptare,sa nuk mundi të parandalojë asgjë,përveç një argjinature që ndaloi dje,e cila ishte duke u shembur dhe nëse ajo shembej ,atëherë Lezha do të lundronte në ujë.
Bashkia e Shkodrës ka publikuar dje disa llogari bankare për të përmbyturit.Pyetja është se kush mund të ndihmojë.Përveç politikanëve shqiptarë dhe disa biznesmenëve të paktë,nuk ka njeri të pasur në Shqipëri.
Shqetësimi nga Shkodra kaloi në Vlorë,dje ishte në Gjirokastër,pardje në Durrës ku autostrada u bllokua për shumë orë,ndërsa radha i ka erdhur edhe fushës së Korçës,ku njerëzit janë tmerruar pasi kjo e fundit është mjaft delikate dhe përmbytet shumë shpejt, për shkak të mungesës së punimeve në kanalizime etj.
Me pak fjalë Shqipëria rrezikon të kthehet në kënetë dhe urojmë të merren masa në shëndetësi ,pasi rrezikohet të hapet sëmundje e rëndë,emri i së cilës nuk më bën zemra ta shkruaj pasi është sëmundje katastrofike.
Similar topics
» “Ilaçet kundër tullacllëkut më kthyen në … femër”
» PE: Ç’të bëjmë me Shqipërinë?
» Si po e “ha” deti Shqipërinë
» Frika greke për Shqipërinë
» Ai e urren Shqipërinë
» PE: Ç’të bëjmë me Shqipërinë?
» Si po e “ha” deti Shqipërinë
» Frika greke për Shqipërinë
» Ai e urren Shqipërinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi