Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ai e urren Shqipërinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ai e urren Shqipërinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ai e urren Shqipërinë

2 posters

Shko poshtë

Ai e urren Shqipërinë Empty Ai e urren Shqipërinë

Mesazh nga WebMaster Sun 16 Sep 2012 - 4:11

Ai e urren Shqipërinë Spahiu2


Nga Kreshnik Spahiu

Prej 22 vitesh jetën politike të Shqipërisë po e dominon një njëri, i
cili quhet Sali Berisha. Përveç emrit dhe mbiemrit të tij, shqiptarët
dhe opinioni i huaj kurrë nuk mësuan diçka më shumë. Ai ka preferuar të
heshtë. Për 22 vite ai kurrë nuk foli për prindërit e tij, origjinën,
arsimin, traditat, punësimin e tij, madje për më shumë, kurrë nuk e
dëgjuam të flasë asgjë për familjen ku u lind dhe u rrit, gjyshërit,
hallat, xhajat, vëllezërit dhe fisin e tij. Ne kurrë nuk arritëm të
njohim shtëpinë ku u lind dhe u edukua, shkollën dhe fëmijërinë e tij.
22 vite ne i mësuam emrin dhe mbiemrin dhe asgjë më shumë. Para tij
Shqipërinë e sundoi për disa vite Ramiz Alia, Enver Hoxha, Ahmet Zogu…

Në këndvështrimin kohor, por edhe në hapësirë, çdo lider shqiptar apo
botëror është objekt diskutimi, reklame, promovimi, krenarie tek
vendlindja, shtëpia dhe familja e liderit të çdo vendi. Në çdo vend të
botës populli njeh “me dhëmbë dhe dhëmballë” prindërit e njeriut që
drejton shtetin, origjinën dhe shkollimin e tyre, pasi ato janë pjesa e
krenarisë së një kombi, i cili zgjedh prijësin e vet. Në çdo vend të
botës dihet dhe katragjyshi i të parit të shtetit. Në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Britani të madhe, Itali, Francë, Gjermani apo
Belgjikë të gjithë krenohen me historinë e kryeministrit, presidentit,
mbretit, etj, etj, madje në shumë shtete sapo autostrada kur hyn në
kufirin e qytetit apo shtetit të kryeministrit do të gjesh parullën
“Welcome to home of…” (Mirësevini në shtëpinë e … x).

Të gjithë do dëshironim të ishte kështu edhe në Shqipëri, ashtu siç
Mati është krenuar me Ahmet Zogun apo Gjirokastra me Enver Hoxhën, të
gjithë do dëshironim që të ndodhte edhe këto 22 vite, por ai nuk foli
kurrë për origjinën e tij, prindërit dhe familjarët për shtëpinë e tij.
Ai duhet ta bënte atë pavarësisht nga punësimi, arsimimi apo niveli
ekonomik, pasi varfëria dhe mjerimi nuk janë turp, dhe të gjithë duhet
të jemi krenarë për prindërit tanë që na lindën, rritën dhe edukuan. Ai
duhet të kujdesej për shtëpinë ku u lind dhe u rrit se këtë e ka detyrim
çdo njeri, por askush sot nuk di si ku ndodhet. Askush nuk do e
paragjykonte sepse ata mund të kenë qenë njerëz të nderuar dhe të
respektuar, por ai preferoi të fliste për “soj e sorollop” të çdo
politikani shqiptar apo të huaj.

Realisht shumë nga të afërmit e tij janë njerëz të respektuar dhe
shumë miqësor, por ai kurrë nuk foli për ta. Ai u mor me biografinë e
çdo kundërshtari apo kolegu dhe kurrë nuk e bëri për veten e tij. Mjeti
kryesor i tij ishte denigrimi familjar dhe i jetës private të çdokujt,
të cilën e kishte strategji për të frikësuar dhe eliminuar çdo rival
politik.

Pas 22 vitesh mbi supet e këtij njeriu rëndojnë një mal me akuza për
vrasje, korrupsion, trafiqe armësh, vjedhje, mashtrime publike dhe deri
tek dorëzimi i pjesshëm i territorit të Republikës së Shqipërisë. Ai nuk
hezitoi të bëhej edhe pjesë e planit më ogurzi për shqiptarët, në
skenarin e Athinës për asimilimin e jugut të Shqipërisë dhe konvertimin e
mijëra shqiptarëve në grekë. Një vit më parë ai do të mbronte dhe
votonte me aleatët e tij censusin famëkeq, i cili falë ndërgjegjësimit
të lartë popullor, u bojkotua masivisht.

Ai tashmë nuk ndalet në asnjë marrëzi, por që në të vërtetë janë
pjesë e një strategjie anti shqiptare për të rrënuar pasuritë kombëtare
nëpërmjet shitjes me procedura privatizimi të gjithë burimeve
nëntokësore të Shqipërisë. Me qindra burime nafte, gazi dhe burime të
tjera minerare anembanë Shqipërisë lindën dhe i trashëguan me miliona
vite nga krijimi i këtij planeti dhe askush nuk guxoi t’i tjetërsonte.
Atdheu ka kaluar me mijëra sundimtarë, ashtu siç po kapërcen edhe këtë
sundimtar barbar, por askush më parë nuk guxoi të tjetërsonte dhe të
shiste diku larg dhe eskluzivisht nëntokën shqiptare, sepse ajo nuk
është pronë e qeverisë, por e kombit etnik shqiptar.

Qeveritë ndryshojnë dhe ato nuk janë pronare të aseteve, të tokës dhe
nëntokës, ato janë pjesë e pronësisë së publikut, që përkohësisht
zgjedh qeveri të ndryshme. Ai ka mundur të krijojë një Kuvend nga më të
turpshmit, duke i bërë pjesë të bashkëfajësisë dhe përgjegjësisë
kolektive, sepse ai ka frikë nga e nesërmja.

Çuditërisht ai në Kuvend mban edhe opozitën e sotme, ku shpesh
siguron edhe konsensus për vendime jetike si zgjedhjet apo përjashtimi i
votës së shqiptarëve në emigrim. Ky pushtet nuk meriton jo që të
bashkëpunosh, por ai ka humbur legjitimitetin e popullit që e ka votuar,
sepse ka shitur integritetin dhe sovranitetin e Atdheut. Ky kuvend dhe
kjo qeveri nuk duhet njohur më, sepse kërkon të qëndrojë në pushtet duke
pastruar paratë dhe tjetërsuar pasuritë kombëtare. Ai nuk është më për
ne Kryeministri Berisha, por shtetasi Sali Berisha, që duhet të ketë
statusin e të pandehurit. Mjerë ai që nuk e kupton fundin e kësaj
historie të turpshme.

Me të drejtë ka shumë që pyesin se si arriti në këtë ditë tragjike
njeriu, i cili na qeverisi këto 22 vite? Përgjigjja është e thjeshtë, ai
nuk ka mëshirë dhe dashuri për askënd, ashtu siç fshehu prindërit,
gjyshërit, fisin, arsimimin, traditat, kulturën dhe shtëpinë ku lindi
dhe u rrit, te e cila në këto 22 vite nuk ka shkuar as 2 herë për ta
vizituar, atëherë pse u dashka të na dojë ne, popullin apo Shqipërinë?
Të jetë frikë nga fëmijëria? Të jetë mungesë dhembshurie për çdokënd?
JO! Ai thjesht e urren Shqipërinë dhe shqiptarët.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ai e urren Shqipërinë Empty Re: Ai e urren Shqipërinë

Mesazh nga dajti modh Sun 16 Sep 2012 - 4:56

Me ne fund po zgjohet SHqiperia Happy
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi