Ndërron jetë Riçard Hollbruk
Faqja 1 e 1
Ndërron jetë Riçard Hollbruk
Mbrëmë, në moshën 69-vjeçare, ka vdekur diplomati amerikan, Riçard Hollbruk. Lajmi u njoftua nga diplomatë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Uashington. Hollbruk iu nënshtrua 3 ditët e fundit një operacioni kirurgjikal pas shqetësimeve që kishte me aortën.
Së fundmi, ai ishte i dërguar special i presidentit Barak Obama për Afganistanin dhe Pakistanin. I ndjeri Hollbruk ishte arkitekt i Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë-Hercegovinë. Në fund të viteve të 90-ta, ai u kthye në Ballkan, në kohën kur në Kosovë shpërtheu lufta ndërmjet forcave serbe dhe shqiptarëve. Në mars të vitit 1999 ai shkoi në Beograd për t’i dhënë ultimatumin final, ish presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, se NATO-ja do të bombardojë nëse agresioni ndaj Kosovës nuk ndalet. Millosheviqi nuk i pat dëgjuar këto vërejtje.
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Hollbruk ishte “gjigant i vërtetë i politikës së jashtme amerikane”. “Riçard Hollbruk e ka shërbyer vendin tonë me nder për afro 50 vite, nga një oficer i ri i jashtëm në Vietnam, e deri tek arkitekti i marrëveshjeve që i ndalën masakrat në Ballkan. Ai i avanconte përpjekjet tona rajonale si përfaqësues special në Afganistan dhe Pakistan. Ai thjesht ishte një nga gjigantët e politikës së jashtme amerikane”, tha Barak Obama. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, në deklaratën e saj tha se Amerika e ka humbur njërin prej “kampionëve të saj më të fuqishëm dhe shërbyesin më të dedikuar
''

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Ndërron jetë deputeti Gëzim Dibra
» Kosovë, ndërron jetë polici
» Ndërron jetë Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror
» Ndërron jetë Lucio Dalla
» 19-vjeçarja ndërron jetë në muajin e 5-të të shtatzanisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi