Kosovë, ndërron jetë polici
5 posters
Faqja 1 e 1
Kosovë, ndërron jetë polici
Ndërron jetë një nga policët e plagosur në veri të Kosovës.Polici Enver Zymberi ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.32-vjeçari nga Dubovci i Vushtrrisë u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë.Pas marrjes nën kontroll të pikave 1 e 31 në veri të vendit nga njësitë speciale të Kosovës, ROSU, situata duket se është tensionuar sërish.Pak orë pas njoftimeve se nga Bërnjaku ka filluar tërheqja eforcave speciale, vijnë të tjera informacione, se forcat jo vetëm janë rikthyer, por edhe se kanë rënë sërish pre e zemërimit serb. Një autokolonë e policisë është sulmuar dhe ka të plagosur në radhët e policisë.
Të paktën një polic është shoqëruar së pari në Mitrovicë e më pas Prishtinë pasi mori plage nga një sulm gjatë rrugës Zubin Potok - Leposavic. Mediat lokale nga Zubin Potoku njoftojnë se dëgjohen të shtëna në fshatrat Varag dhe Zhupq ku besohet se forcat e KFOR-it kane shkembyer zjarr me grupe serbesh qe kane bllokuar rrugen.
Nga zyra kryeministrit Hashim Thaci hidhen poshtë ndërkohë informacionet se është arritur kompromis me Serbinë.
Sic njofton televizioni publik i Kosovës, Thaci konfirmon vendimin se Njësia Speciale e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në pikat kufitare 1 dhe 31.
Ashton: Aksioni në veri, jo i duhur
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Cathrin Ashton deklaroi se Bashkimi Evropian nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve në Kosovë për të ndërmarrë aksionin në veri të vendit.
"Është thelbësore tani që të qetësojmë situatën dhe të kthehemi aty ku ishim”, ka thënë Maja Kocijançic, në një intervistë për radion Europa e Lirë. Sipas saj, EULEX është i gatshëm të ndihmojë autoritetet në Kosovë për ta bërë një gjë të tillë.
Zëdhënësja thotë se cështja e vulave dhe tregëtisë duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve.
Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian është i mendimit se as vendimi për embargon nuk ka qenë i dobishëm.
BE, KFOR dhe EULEX kritikojnë operacionin
Faktori ndërkombëtar në Kosovë nuk e ka mirëpritur operacionin e njësive speciale për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.
Misioni EULEX, përmes një komunikate për shtyp ka deklaruar se cështje të tilla duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut.
“Është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. EULEX po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për të ruajtur sigurinë”, thuhet në komunikatë.
Në këtë njoftim, misioni evropian për rendin dhe ligjin mohon cdo përfshirje të tijin në këtë operacion të Policisë së Kosovës.
“EULEX dhe BE e kanë bërë të qartë se cështja e vulave dokanore duhet të zgjidhet vetëm përmes dialogut Prishtinë-Beograd”, thuhet më tej në komunikatë.

Re: Kosovë, ndërron jetë polici
Ngushllime familjes po ndjej keqardhje te thell per vdekjen e kti Herojt te Atdheut, me vjen inati per vdekje se si eshte e mundur prap shkau me na vra. Humbje e madhe per familjen dhe te gjith neve.Ngushllime lot lot lot lot
Re: Kosovë, ndërron jetë polici
Ngushllime Per Familjen Enver Zymberit vertet me pikelloj shumm ky lajm ...
Medina- Princeshë
- Vendbanimi : Te engjulli im mbrojtes
Postime : 1046
Gjinia :
Anëtarësuar : 03/09/2010
Mosha : 35
Hobi : Leximi
Re: Kosovë, ndërron jetë polici
Gjynah amon,sa mu dhimbt
Ngushllime Familjes
Ngushllime Familjes
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Kosovë, ndërron jetë polici
Kush ka vdekur per atdhe nuk ka vdekur por ka le
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Similar topics
» Ndërron jetë Lucio Dalla
» Ndërron jetë deputeti Gëzim Dibra
» Ndërron jetë Riçard Hollbruk
» Ndërron jetë “xhelati” i hebrenjve
» 19-vjeçarja ndërron jetë në muajin e 5-të të shtatzanisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi