Erdogan, shqetësime pas publikimeve të Wikileaks
Faqja 1 e 1

Kryeministri turk ka kërcënuar se do të ngrejë akt-padi, pas publikimit të fundit nga faqja Wikileaks të komunikimeve nga burime diplomatike. Një vit para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, informatat që përmbajnë këto dokumente mund t’i dëmtojnë pozitat politike të zotit Erdogan. Dorian Jones njofton nga Stambolli: Një mesazh i dërguar nga Eric Edelman, në atë kohë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Turqi, ku ngrihet pretendimi se kryeministri turk Reçep Tajip Erdohan ka 8 llogari bankare në Zvicër, duket se u bë molla e sherrit.
Në komentet para përkrahësve të tij, zoti Erdogan nuk u përpoq ta fshihte revoltimin: “Ata që kam njollosur emrin tonë, do të shkatërrohen nga vetë pesha e këtyre pretendimeve, do të zhduken”, tha ai. Kryeministri vazhdoi më tej me kërcënime të tjera: “Miqtë e mi po punojnë kundër këtyre diplomatëve, në përputhje me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. I kemi diskutuar këto çështje me administratën amerikane. Ata kanë kërkuar falje, por nuk mjafton. Ata duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme kundër këtyre diplomatëve”. Udhëheqësi i forcës kryesore opozitare, Kemal Kilicdaroglu, ka bërë emër duke ekspozuar korrupsionin e pushtetarëve. Që nga koha kur mori në duar drejtimin e partisë së tij, ai është përqendruar tek zoti Erdogan dhe tani beson se ka ardhur momenti i së vërtetës.
Z. Kilicdaroglu thotë se po pret që kryeministri të ngrejë akt-padi për njollosje të figurës publike kundër Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që këto pretendime të dalin në skenën ndërkombëtare. Analistët thonë se zoti Kilicdaroglu beson se tani kryeministri dhe partia e tij gjenden në një pozitë të vështirë, pasi po demaskohet korrupsioni i tyre.
Komentatori politik Murat Yetkin thotë se qeveria mund të përballet së shpejti me probleme edhe më të thella: “Nëse dalin në dritë akuza të reja për korrupsion nga “WikiLeaks”, Qeveria do të gjendet në pozitë të vështirë. Qeveria është tepër e ndjeshme ndaj këtyre akuzave dhe po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga akuzat për korrupsion tek politika e jashtme”. Por disa zyrtarë qeveritarë i analizojnë ndryshe pretendimet e ngritura në dokumentet sekrete. Një zëdhënës i qeverisë ngre idenë se bëhet fjalë për një komplot nga qeveria izraelite kundër Turqisë. Këtë dyshim e përsëriti edhe Presidenti Abdullah Gyl, i cili tha se Izraeli po përfiton nga këto dokumente të publikuara. Në rrugët e Stambollit, ka njerëz që shprehin dyshime për vërtetësinë e akuzave. “Nuk kam parë me sy ndonjë llogari bankare apo dokumente që vërtetojnë ekzistencën e tyre. Pra s’mund të them që pretendimet janë me bazë”. “Erdogani është i pasur, por nuk mendoj se ka llogari bankare në Zvicër”. Ndërkohë që mbetet më pak se një vit deri në zgjedhjet e përgjithshme, analistët thonë se dokumentet e publikuara i kanë tronditur pozitat e kryeministrit. Por ata paralajmërojnë gjithashtu se duhet të priten mijëra dokumente të tjera që mund të publikohen gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Të gjitha këto e kanë shndërruar këtë vit në një periudhë shqetësuese për qeverinë.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Erdogan: Paqja kërcenohet nga Izraeli
» Rama: Takimi im 2 orë e 30 minuta me Erdogan dhe ministra
» Rexhep Tajjip Erdoğan ka kërcnuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit
» Sekretet në shesh, Wikileaks trazon botën
» Arrestohet themeluesi i Wikileaks Julian Assange

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi