Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Faqja 1 e 1
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Ndihma e parë është një veprim kompleks me qëllim të mënjanimit të drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e keqësojnë gjendjen shëndetësore të sëmurit ose të lënduarit.
Mr.Sc.Dr. Basri Lenjani M.D.
Specialist i Mjekësisë Emergjente
Drejtor i Qendrës Emergjente - QKUK
Ndihma e parë - kuptojmë zbatimin e ndihmës mjekësore në vendin e ngjarjes të të sëmurit apo të të lënduarit, gjatë transportit si dhe në institucionin shëndetësor përkatës, me qëllim të mënjanimit të drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e keqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurit ose të të lënduarit. Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë transportit deri në vendosjen e të lënduarit dhe të sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse.
Ndihma e parë duhet të zbatohet brenda 10 minutave të art dhe në mënyrë përkatëse.
Qëllimi kryesor i ndihmës së parë është që t’i sigurojë të sëmurit, të lënduarit dhe të helmuarit ventilim të shpejt të mushkërive dhe perfuzionin sistemik, të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë shëndetësore deri në Entin shëndetësor. Shpëtimtari duhet të kërkojë ndihmë, të përcaktojë kohën e saktë të ndërprerjes së punës së zemrës dhe të lënduarin ta vendosë horizontalisht mbi një sipërfaqe të fortë. Kjo mund të jepet vazhdimisht si një pasqyrë.
Me ndihmë të shpejtë ofrojmë njohuri elementare për shpëtimin e jetës, në raste emergjente të rrezikimit të shëndetit të njeriut, duke zvogëluar dhembjen, minimizimin e ndërlikimeve të të lënduarit dhe sëmundjeve të befasishme, deri sa të arrijë ndihma mjekësore profesionale. Ndihma e shpejt mjekësore nuk ka për qëllim të përcaktojë llojin e sëmundjes, shërimit, lëndimit apo të helmimit, po të ofrojë ndihmë të parë themelore. Qëllimi i shpëtimtarit është të mbizotërojë mirë masat e reanimacionit kardiopulomnal në rast të sëmundjeve apo aksidenteve (frymëmarrja artificiale, masazh zemre, fashimi, ndalja e gjakderdhjes. Imobilizimi, mobilizimi, lëvizjen e të lënduarit dhe vlerësimin teorik dhe praktik. Nëse infermieri-ja jep ndihmën e shpejtë mjekësore, vlerësohet si ndihmë e parë profesionale mjekësore. Ndihma e shpejtë joprofesionale mjekësore, nënkuptohet dhënia e ndihmës së shpejtë nga personat laikë. Çdo person që i jep vetvetes ndihmën e parë, nënkuptohet si ndihmë vetes, ose shokut të vet në formë të ndihmës së shpejtë mjekësore reciproke. Ndihma e parë është e nevojshme vazhdimisht në jetën e përditshme, dhe sidomos atëherë kur nuk mund të presim ndihmën mjekësore profesionale në vendin e fatkeqësisë. Këto raste ngjajnë shpesh dhe çdo ditë kudo në botë. Vetëm brenda territorit të Kosovës ngjajnë 5000-7000 aksidente brenda vitit. Aftësia e sa më shumë qytetarëve për të ofruar ndihmën e parë, ka rëndësi të posaçme, sidomos kur numri i të lënduarve është me përmasa të mëdha, siç ndodhë gjatë katastrofave elementare natyrore e të tjera, në kohën e paqes si dhe gjatë luftës. Në kushte të luftës numri i të plagosurve dhe i të sëmurëve është më i madh dhe gjithnjë vjen duke u shtuar. Kushtet e punës dhe të shërbimit shëndetësor, janë të pa përshtatshme si pasojë e mungesë së stafit shëndetësor dhe pajisjeve konkretizuese. Ndihma e parë ofrohet për të plagosurit që janë të rrezikuar nga sulmet e agresorit. Në këto rrethana të vështira ndihma e shpejtë mjekësore, që e japin qytetarët ka rëndësi të posaçme. Ndihma e parë duhet të jetë e shpejtë dhe me cilësi.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe
» Seldi Qalliu ft. Mimoza Shkodra - Pare pare (Official Video)
» Afro 150 mijë skamnorë “kërkojnë” gjysmë euro rritje të ndihmës
» Falët dhe (pa)rëndësia e tyre
» Rëndësia e të qenit i ndershëm

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi