Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veshjet për çdo grua elegante  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veshjet për çdo grua elegante  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veshjet për çdo grua elegante

4 posters

Shko poshtë

Veshjet për çdo grua elegante  Empty Veshjet për çdo grua elegante

Mesazh nga LaDescarada Thu 23 Dec 2010 - 2:59

Të hapësh gardërobën e një gruaje vërtet elegante, do ngeleshe pa fjalë nga numri i vogël i veshjeve që ajo ka aty brenda. Një grua elegante di se si të kombinojë veshjet me njëra-tjetrën dhe të vërë theksin tek detajet që e kthejnë një veshje nga klasike në ‘trendy’.
Ja pse dhjetë veshjet e mëposhtme nuk duhet të mungojnë në gardërobën tënde.

Fustani i vogël i zi
Që kur Audrey Hepburn e veshi në filmin e famshëm “Mëngjes tek Tiffany”, fustani i zi tub u kthye në simbol të elegancës super-klas. Por është edhe një nga veshjet më demokratike që ekzistojnë: u shkon të gjithave, mjafton të zgjedhësh modelin e duhur. Sepse është fustani që, kur e veshim, na bën të ndihemi të sigurta, edhe pse nuk jemi, duke ndjekur tendencat e stinës. Pastaj ka edhe një avantazh: ndryshon sipas aksesorëve. Që nga filli klasik i perlave deri tek bizhuteritë etnike, vlen gjithçka. Gjatësia vlen deri tek gjuri, por mund të mbahet edhe në versionin longuette (pak nën gju) ose mini (mbi gju). Ndalohet rreptësisht të vishet me çizme. Shkon në mënyrë perfekte me décolletés ose sandale me takë 11 cm, mundësisht ngjyrë ari ose argjendi.

Veshjet për çdo grua elegante  Audrey_hepburn


Këmisha
Është e pamungueshmja e gardërobës. Sepse një këmishë e bardhë të shpëton nga çdo dilemë. E hekurosur në perfeksion, reflekton një imazh të pastër, thjeshtësi dhe elegancë formale ose informale, kjo varet nga kombinimet. Përshtatet më së miri me pantallonat stil mashkullor dhe taka shumë të larta, është perfekte me fund të zi deri tek gjuri, zhdramatizohet me një kostum të qepur, duket trendy me një palë xhinse dhe çizme dhe është e parezistueshme sipër një kostumi banje.

Forever jeans
Në një prej rafteve janë palosur ato të preferuarat: të konsumuara deri në grisje, me vrima e me fije të dala, shoqëruese të dhjetëra aventurave dhe veshja ideale që të ka nxjerrë kaq e kaq herë nga situata kur s’ke ditur ç’të veshësh. Çdo stinë është e mirë për të kërkuar një palë xhinse: komode dhe seksi, perfekte me taka të larta apo balerina, që i kombinon me gjithçka. Nëse gjen ato që të pëlqejnë, bli të paktën dy palë. Nuk do të pendohesh. Pavarësisht modës (që në pranverë kërkon xhinse të zbardhura), është e këshillueshme që të qëndrosh në territorin e njohur të blusë së errët ose denim i çngjyrosur.

Xhaketa e lëkurës
Një xhaketë lëkure është një veshje që vishet kudo dhe zgjat me vite të tëra. Nëse zgjedh një material të mirë dhe cilësor, sa më shumë vite kalojnë, aq më e bukur bëhet. Një xhaketë e tillë në version sportiv ose frymëzuar nga vitet ’60 mund të kombinohet edhe me një look klasik (pantallona të zeza dhe këmishë e bardhë), por edhe me një fustan dite. Kurse një xhaketë cope, si klasikja me tre kopsa, mund të bëjë serioz çdo look.

T-shirt për të gjithë
Një T-shirt është baza e çdo gardërobe: kushton pak, gjendet praktikisht kudo dhe mund të zgjedhësh mes qindra variantesh. Ajo e bardha shërben si një bazë, që pastaj personalizohet me aksesorë: spila me gurë të vërtetë ose falsë, shall i hollë ose i trashë, supervarëse me ngjyra, një shirit peliçeje. Pastaj bluza e bardhë është veshja më themelore që mund të mendohet: perfekte kur të kap paniku i dress code-it. T-shirt-et me ngjyrë mund të vishen nën xhaketa, kurse ato me shkronja, stil çupëline, është mirë që të lihen për momente sportive.

Kur thua kashmir, ke thënë investim
Është nga ato veshje që kur i blen, quhen investim, sepse të hyn aq shumë në punë, sa nuk do të pendohesh kurrë: dhjetë herë më i lehtë dhe më i ngrohtë sesa leshi, është një përkëdhelje mbi lëkurë, një must për çdo stinë. Në verë (përzier me mëndafshin) të mbron nga ajri i kondicionuar, kurse në dimër nuk të lë të ngrish nëse e vesh nën pallto. Në versionin twin-set të bën të dukesh zonjë, kurse me jakë V mund të vishet me xhinse.

Pantallona... të zeza
Një palë pantallona të zeza elegante nuk duhet të mungojnë kurrsesi. Para së gjithash, sepse e zeza të tregon më të dobët dhe është e lehtë të kombinohet me çdo gjë. Me një palë pantallona të zeza, je e sigurt se nuk gabon kurrë. Më mirë zgjidh modele klasike dhe jo shumë të ngjitura pas trupit, material jo sintetik. Rri sa më larg pantallonave të zeza prej lëkure false, që rrinë shtrënguar pas kofshëve. E veshur me to, edhe Victoria Beckham do dukej e shëndoshë.

Ditë fustanesh
Shumica prej nesh kalon thuajse pjesën më të madhe të ditës me pantallona, por ca raste kërkojnë një fustan dite. Një nga ata të thjeshtët me mëngë treçerekëshe ose pa mëngë fare, i përdorshëm si në dimër, ashtu edhe në verë. Në stinën e nxehtë është perfekt me sandale të sheshta dhe bizhuteri etnike, në dimër vishet me pallto të mëdha të trikotuara, geta të trasha dhe çizme të buta. Mos u limito në ngjyra, por kujdes me gjatësinë. Me një fustan deri në gju, nuk gabon kurrë.

Ethe prej mëndafshi
Një këmishë e mëndafshtë është e nevojshme. Përveç kënaqësisë që të jep mëndafshi në lëkurë, sepse i bën veshjet të rrëshqasin mbi të, një këmishë e tillë mund të jetë idealja për të fjetur. Perfekte në ngjyrat e shampanjës dhe fildishit: një kënaqësi për lëkurën dhe shikimin.

Moda shkon e vjen, por kostumi ngelet!
Në versionin xhaketë-fund ose xhaketë-pantallona, është një veshje e domosdoshme femërore. Nëse do që të zgjasë më shumë sesa një sezon, zgjidh materiale cilësore dhe një prerje klasike. Një Armani është investim që zgjat në kohë. Një alternativë e vlefshme është ta qepësh me porosi tek një rrobaqepës burrë: janë mjeshtër të prerjeve dhe qepjeve. Për sa u përket ngjyrave, me klasiket – e zezë, gri dhe ngjyrë miu – je e sigurt. Të përshtatshme janë edhe bluja në pranverë ose e bardha, si për verë, ashtu dhe për dimër.



LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshjet për çdo grua elegante  Empty Re: Veshjet për çdo grua elegante

Mesazh nga kasperi Thu 6 Oct 2011 - 9:43

Veshjet për çdo grua elegante  A9ab9e0e226c3b298997999
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshjet për çdo grua elegante  Empty Re: Veshjet për çdo grua elegante

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:49

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshjet për çdo grua elegante  Empty Re: Veshjet për çdo grua elegante

Mesazh nga Arabela Sun 18 Mar 2012 - 3:26

sado e bukur te jete nje rrobe kur kalon nje fare kohe te merzitet dhe nuk et vishet me,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshjet për çdo grua elegante  Empty Re: Veshjet për çdo grua elegante

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi