Zhdukja e vajzës 6-vjeçare, prindërit në prag të divorcit
Faqja 1 e 1
Zhdukja e vajzës 6-vjeçare, prindërit në prag të divorcit
Policia e Kukësit bëri të ditur se prindërit e Bleona Matës janë në prag të divorcit. Ndërsa kërkimet për gjetjen e vajzës së tyre kanë dështuar, prindërit e vajzës 6-vjeçare që humbi gjurmët prej muajsh, tashmë ndodhen në një krizë martesore e cila do të çojë në divorcin e tyre, pasi akuzojnë njëri-tjetrin si fajtorë për humbjen e vajzës.
Padia
Sipas informacioneve nga policia e Kukësit bëhet e ditur se Zamir Mata, babai i Bleonës, kërkon ndarjen nga e shoqja duke e akuzuar se ajo është fajtore për humbjen e vajzës së tyre. Sipas tij kjo vërtetohet edhe nga organet e policisë dhe prokurorisë. Zamir Mata thotë se kjo është arsyeja që ka kërkuar divorcin nga gruaja. Nga ana e saj Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës, hedh poshtë akuzat e bashkëshortit të saj duke thënë se “rëndësi për mua ka gjetja e Bleonës”. Në seancën e djeshme në gjykatë, togat e zeza u ofruan pajtimin dy bashkëshortëve, por ata kanë refuzuar.
Ngjarja
Bleona Mata, vajza 6-vjeçare nga fshati Zapot i rrethit të Kukësit është zhdukur që nga 22 maji 2010, dhe vazhdojnë kërkimet për të gjetur çfarë ka ndodhur me të vërtetë me të. Prindërit e vogëlushes ngulin këmbë që vajza e tyre nuk është ka patur ndonjë aksident por dyshojnë në rrëmbimin e saj për trafikim ose birësim. Dyshimin e tyre ata e mbështesin në faktin e dy “historive ” kontradiktore të dhëna nga vajzat që ishin me të në momentin e fundit para zhdukjes së saj. Bleona, atë ditë që është zhdukur, ka qenë në pyll në përiferinë e fshatit duke kullotur lopët me vajzat e tjera kështu që është e pamundur që ato të mos dinë gjë. Dyshimin për këtë ngjarje Prokuroria e Krimeve të rënda e ka shtrirë jo vetëm tek dy vajzat dhe që ishin me Bleonën në pyll, midis të cilave halla e Bleonës, por dhe tek njerëzit e tjerë të dyshimtë në këtë çështje. Për këtë arsye, janë marrë në pyetje veç e veç halla vajzës, 23-vjeçarja Alketa Mata dhe shoqja e saj që kanë deklaruar se Bleona ka qenë me to gjatë gjithë kohës dhe papritur është zhdukur sapo është ndarë nga ato. Sigurisht që këto deklarata nuk janë të mjaftueshme e të pranueshme nga policia dhe nga prindërit e Bleonës të cilët presin me padurim me tepër informacion për fatin e vajzës së tyre. Gjithashtu janë marrë në pyetje, përveç dy vajzave që kanë qenë me Bleonën në ditën e zhdukjes se saj, edhe njerëz të tjerë, të afërmit e prindërve të saj. Kërkimet nga ana e Prokurorisë së krimeve të rënda janë shtirë jo vetëm në territorin e Shqipërisë, por dhe në vendet fqinjë si Kosovë, Maqedoni dhe Greqi, për mundësinë e një trafikimi ose një birësimi siç dyshojnë prindërit e Bleonës. Ndërsa kjo çështje mbetet ende një enigmë e pazgjidhur.
Lushnje, kapet duke vjedhur 16-vjeçari
Një adoleshent, 16 vjeçar me inicialet B.B, banor i fshatit Tërbuf të po këtij rrethi, është kapur në flagrancë nga policia e Lushnje duke vjedhur lokalin e shtetasit Arqile C. I riu 16 vjeç pasi ka marrë një TV, dhe artikuj të tjetër të konsumit nga ky lokal, nuk ka mundur ta finalizojë misionin e tij, pasi është prangosur nga policia. Nga burimet zyrtare mësohet se 16-vjeçari ka qenë dhe më parë i dënuar për veprën penale të “Vjedhjes”. Në fshatin Zham të Lushnjës, nga persona ende të paidentifikuar janë shkulur dhe vjedhur 150 rrënjë ullinj, pronë e shtetasit Eduart M. Ky i fundit kishte vetëm tre muaj që i kishte kultivuar fidanët në tokat e tij dhe ende ishin pa prodhim. Një fakt i tillë ka çuar policinë në përfundimin se ndoshta kjo vjedhje ka patur si qëllim dëmtimin e pronës së Eduart M, sesa një vjedhje e mirëfilltë me prapaskenë përfitimin monetar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, të akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes”.
Itali, 49-vjeçarja nga Shqipëria shtypet nga një makinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Itali ku viktima është sërish një shqiptare. Një autoveturë ka aksidentuar 49-vjeçaren Marika Prenga. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Savonës, kur Prenga ka qenë duke kaluar në rrugë, në zonën për këmbësorët dhe është goditur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Gramshi” dhe mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një shtetas nga Rumania. Gruaja ka pësuar një traumë në kraharor si pasojë e goditjes. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin Shën Paolo, dhe mjekët kanë deklaruar se është në gjendje të rëndë për jetën. Dy ditë më parë një aksident tjetër ka ndodhur në Itali. Ku një 42-vjeçar shqiptar është shtypur nga një kamion i rëndë transporti. Pas goditjes nga kamioni, trupi i shqiptarit ka ngecur mes rrotave dhe mjeti i rëndë transportues e ka tërhequr zvarrë atë për më shumë se 100 kilometra.
Gjirokastër, gjenden çantat me drogë, por jo personat
Operacioni i Policisë Kufitare Shqiptare ka mundur të gjejë dy çanta me 30 kilogramë hashash. Policët kanë vërejtur me anë të dylbive se në zonën e Gjelbër të Kufirit dy shtetas ishin duke transportuar dy çanta në kufirin grek. Ndjekja ndaj tyre ka nisur në fshatin Peshkëpi e Sipërme të rrethit Gjirokastër. Pas sinjalizimit të parë ka nisur dhe organizimi i forcave të kufirit së bashku me Policinë e Gjirokastrës. Në momentin kur të dy trafikantët kanë parë afrimin e forcave të policisë janë larguar duke braktisur dy çantat. Pas kontrollit që ka bërë policia rezultojë se në secilën prej çantave janë gjetur 30 kilogramë hashash. Drejtuesit e Policisë Kufitare të Gjirokastrës kanë kontaktuar me homologët e palës greke për të bërë të mundur kapjen e dy personave. Gjithashtu policia e Gjirokastër bëri të ditur se personat që transportonin lëndën narkotike janë dy të rinj nga Libohova, ku për arsye hetimi nuk bëjnë me dije gjeneralitetet e tyre
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Zhdukja e Bleones,policia:Hetimet per gjetjen e vajzes po vzhdojne
» Marsden drejt divorcit
» Pas divorcit kërkon 10 milionë $ nga Kardashian
» Greqia - Sherri i Evropës - Në prag të një katastrofe
» Gripi, prag epidemie, 37 raste me AH1N1
» Marsden drejt divorcit
» Pas divorcit kërkon 10 milionë $ nga Kardashian
» Greqia - Sherri i Evropës - Në prag të një katastrofe
» Gripi, prag epidemie, 37 raste me AH1N1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi