Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqia - Sherri i Evropës - Në prag të një katastrofe    People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqia - Sherri i Evropës - Në prag të një katastrofe    People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqia - Sherri i Evropës - Në prag të një katastrofe

Shko poshtë

Greqia - Sherri i Evropës - Në prag të një katastrofe    Empty Greqia - Sherri i Evropës - Në prag të një katastrofe

Mesazh nga WebMaster Sun 6 Nov 2011 - 7:16

Greqia nuk do të marrë më ndihma nga Evropa, si pjesë e paketës për shpëtimin ekonomik të vendit, për derisa Athina nuk zbaton marrëveshtjet e arritura me vendet e eurozonës javën e kaluar. Këjo deklaratë u bë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi pas deklaratës së papritur dhe të njëanshme të kryeminstrit grek Jorgos Papandreu në fillim të kësaj jave për mbajtjen e një referendumi në lidhje me marrëveshjen që vendi i tij arrijti me udhëheqsit e vendeve të eurozonës për marrjen e masave të forta shtërnguese që nevojiten për shpëtimin ekonomik të vendit.
Kancelarja gjermane dhe presidenti francez qenë shumë të prerë në deklaratat e tyre. Kancelarja Merkel tha se vendimi i Greqisë për një mbajtjen e një referendumi – i cili shkaktoi panik në tregjet financiare dhe monetare ndërkombëtare -- , ’’Në esencë nuk është gjë tjetër përveçse t’i përgjigjet pyetjes nëse Greqia dëshiron të jetë pjesë e eurozonës, po ose jo.’’ Ndërsa presidenti Sarkozi deklaroi se fondet që ishin aprovuar për t’iu dhënë Greqisë këtë muaj nuk do t’i jepen, duke thënë se ‘’ne dëshirojmë të bashkpunojmë me Greqinë, por rregullat janë rregulla dhe është e papranueshme që këto rregulla të mos përfillen.’’Kryeminisitri i Luksemburgut dhe kryetari i mledhjeve të eurozonës, Xhan Klod Jukker e cilësoi referendumin si shumë të ‘’rrezikshëm’’.
Edhe takimi dy ditësh që po zhvillohet në Kanë të Francës, i udhëheqësve botërorë dhe financiarë të grupit G-20 të vendeve të industrializuara, duket se po dominohet nga këjo këthesë e fundit që ka marrë kriza ekonomike greke, si rrjedhim i shpalljes se papritur të referendumit nga kryeministri grek. Pritej që në këtë takim, udhëheqësit evropianë, të paraqisnin marrëveshjen e re me Greqinë si një shembull për tu përballuar me krizën financiare, por siç duket tani, ky plan është në rrezik të mos zbatohet, gjë që do të çojë vetë Greqinë në një katastrofë ekonomiko-financiare dhe të afektoj negativisht edhe ekonomitë e tjera më të mëdha të Evropës, si Italia dhe Spanja, dhe në këtë mënyrë të shkaktojë fillimin e një ngadalësimi tjetër të veprimtarive dhe zhvillimit ekonomik, jo vetëm në zonën e euros, por anë e mbanë botës.
Me këtë krizë financiare, që ka ardhur si rrjedhim i shpenzimeve të paprefenuara buxhetore, Greqia jo vetëm që rrezikon vet-veten dhe mirëqenjen e e shtetasve të saj, por në të njëtën kohë po bëhet sherri i Evropës dhe botës. Dyshimet në lidhje me aftësitë e Evropës për të përmbajtur dhe minimizuar krizën e borxheve kanë shkaktuar nervozizëm dhe shqetsime të mëdha në tregjet botërore dhe kanë venë rishtas në shënjestër problemet ekonomike të Italisë, Spanjës, Portogalisë e ndoshta edhe vendeve të tjera të eurozonës. Falimentimi financiar e monetar i Greqisë, që do të pasohej me një falimentim të njëjtë ekonomik në Itali, Spanjë e më gjërë, do të shënonte fillimin e mbarimit të Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian është një bashkim shtetesh sovrane dhe çdo vend anëtar mund të largohet nga ky komunitet dhe nga zona e monedhës euro kur t’i teket, nëqoftëse detyrimet të cilat i imponon antarësimi në të, janë të pa-përballueshme.
Është ende heret për të parë nëse kriza financiare greke dhe mundësia e rrëximit të qeverisë së Papandreut do të shkaktojë dëme serioze në zonën e euros. Por një gjë është e sigurt, se e gjithë zona e euros është duke kaluar nepër një periudhë të ngadalësimit të thellë të veprimtarive ekonomike –si rezultat i borxheve të mëdha publike -- dhe se imponimi i masave të rrepta të kursimit nga ana e qeverive të ndryshme do të shkaktonte protesta dhe turbullira civile të mëdha anë e mbanë Evropës. Dhe jo vetëm anë e mbanë Evropës, por edhe anë e mbanë botës, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, ku qeveria dhe populli amerikan janë duke u përballuar me problemet e lindura nga borxhet publike dhe nga shpenzimet pothuaj të pa kufizuara të qeverisë federale.
Disa analistë evropianë pyesin se çka mund të premtojë presidenti Obama në takimin e Kanës për të ndihmuar në kapërcimin e krizës financiare në Evropë. Përgjigja është se përveç ndihmës morale, presidenti amerikan në këtë kohë nuk mund të ofrojë asnjë ndihmë financiare. Presidenti Obama dhe vendi i tij, janë në hall për veten. Unë kam frikë se shumë shtete anë e mbanë botës shikojnë fatin e Greqisë dhe fatkeqsisht shohin të ardhmen e tyre. Sepse, nëqoftëse nuk vendoset autoriteti moral dhe disiplina financiare, së bashku me shkurtime masive të shpenzimeve të kota, agonia ekonomike me të cilën përballet sot bota, do të vazhdojë.
Por, përsa i përket Greqisë, në fundi të fundit, siç tha edhe kryetari i Dhomës së Tregëtisë greke, Konstantinos Michalos, edhe nëqoftëse kryeminsitri Papandreu, ndërkohë, ndryshon qendrimin e tij në lidhje me referendumin, besimi i Evropës dhe ndoshta edhe i botës ndaj Greqisë ka pësuar humbje të pariparueshme.


WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi