Zhdukja e Bleones,policia:Hetimet per gjetjen e vajzes po vzhdojne
Faqja 1 e 1

Policia e Kukësit ka përgenjeshtruar sot disa pretendime sipas të cilave 6 vjecarja Bleona Mata, e zhdukur më 22 maj 2010 në fshatin Zapod është gjetur e vdekur.
Kreu i Policisë së Kukësit, Sadri Ramçaj, ka deklaruar se hetimet po vazhdojnë për gjetjen e vajzës. “Nuk ka asgjë të vërtetë në informacionet e përhapura të cilat rezultojnë të rreme”- ka thënë ai.
Reagimi i policisë së shtetit ka ardhur pasi persona ende të pa identifikuar kanë përhapur informacione të rreme në Facebook, duke pretenduar se vajza e zhdukur Bleona Mata ishte vrarë dhe policia e kishte gjetur të vdekur, ndërkohë që halla e saj ishte e implikuar.
Ndërkohë, pas këtij lajmi, gjyshi i vogëlushes gjatë një komunikimi televiziv ka bërë apel për gjetjen e vajzës. “Duam vajzën, më tej me hetimet të merren organet përkatëse”- ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka dyshime në përfshirjen e hallës së vajzës në këtë ngjarje.
Nje muaj nga zhdukja e vajzes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, u shpreh dje se hetimet do të vazhdojnë pa ndërprerje për të patur rezultate konkrete. Sipas tij, angazhimi i hetuesve më të mirë për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes së vogëlushes 6- vjeçare nga Kukësi, është bërë me qëllimin për të bërë më të mirën e mundshme.
Kreu i policisë shqiptare foli në lidhje me zhdukjen e Bleona Matës, pas një takimi të organizuar dje nga Garda e Republikës, me rastin e 82- vjetorit të krijimit të saj. “Për të bërë të mundur gjetjen e vajzës së zhdukur janë angazhuar ekspertët më të mirë të vendit. Ekspertët e Policisë dhe të Prokurorisë janë vendosur në Kukës për të bërë më të mirën më të mundshme për të gjetur vajzën e zhdukur Bleona Mata,- tha kryepolici Hysni Burgaj.
Bleona Mata, u zhduk më 22 maj të këtij viti, dhe që nga kjo datë nuk ka asnjë gjurmë për fatin e saj. Ajo u zhduk në kohën që kishte qenë duke kullotur bagëtitë me hallën e saj dhe disa kushërira të tjera. Asnjë prej vajzave nuk rezulton të ketë dijeni mbi shkakun e zhdukjes së vajzës së vogël. Këto të fundit kanë mohuar të kenë dijeni mbi zhdukjen e saj, pavarësisht disa deklarimeve kontradiktore të tyre në polici dhe në prokurori. Sipas dëshmive të familjarëve të së miturës, vajza e vogël ka qenë duke kullotur bagëtinë në një lëndinë rreth 500 metra larg shtëpisë, por nuk është parë më që nga ai moment.
Familja e vajzës, pasi vogëlushja 6-vjeçarje nuk u kthye në shtëpi, ka dhënë alarmin, duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj. Fotoja e saj është shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ndërkohë që në hetimin e zhdukjes janë përfshirë edhe policitë e vendeve fqinje, Kosovës dhe Maqedonisë. Bleona Mata 6- vjeçare, banuese në Zapod të Kukësit, megjithë kërkimet e policisë, asnjë gjurmë e saj nuk është gjetur.
_____________________
________________________
11 qershor
Zhdukja e vajzës 6 vjeçe, babai dyshon për të motrën
TIRANE – Prokuroria për Krime të Rënda n kryeqytet, përveç hetimit te çështjes brenda territorit shqiptar ka zgjeruar kërkimet edhe në territorin e Kosovës, duke marr në pyetje disa banor të zonës kufitare me fshatin Zapod të Kukësit, ku 20 ditë më parë u zhduk pa asnjë gjurmë vajza 6 vjeçe Bleona Mata. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të institucionit të akuzës, të cilët theksuan se prokurori i çështjes Anton Martini i shoqëruar nga hetuesit e çështjes dhe drejtues të Policisë kanë kryer një sërë veprimesh hetimore e procedurale në Kukës, Prizren dhe në fshatrat kufitar me Shqipërinë të Komunës së Sharrit (Dragash). Sipas këtyre burimeve, gjatë dy ditëve të qëndrimit në rrethin e Kukësit, mësohet se prokurori dhe hetuesit e çështjes, kanë marrë në pyetje mbi 50 persona të ndryshëm, familjar, fshatarë të zonës në Shqipëri e Kosovë si dhe disa efektiv të policisë që kanë gjurmuar vendin e zhdukjes me qen kufiri. Të gjithë këta persona, janë pyetur me cilësinë e deklaruesve dhe personave që kanë dijeni për ngjarjen, ku disa prej tyre edhe janë shoqëruar brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë në Kukës për të dhënë shpjegime të hollësishme. “Që nga marrja e dosjes nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë kryer një sërë verifikimesh dhe procedurash hetimore për të gjitha pistat e mundshme të ngjarjes. Si ajo e rrëmbimit nga trafikantët dhe kafshët e egra, rrëmbimin nga ndonjë maniakë seksual, hetimin mbi dyshimet ngritura nga babai i vajzës për vajzat që e shoqëronin 6 vjeçaren në mal dhe të gjitha pistat e tjera të mundshme. Për të gjitha këto pista po kryet verifikimi i nevojshëm dhe për pak ditë do të selektohen disa prej tyre, pasi pritet të sqarohen dyshimet e ngritura”-thuhet nga burimet e prokurorisë. Gjithashtu, mësohet se prokurori i çështjes i shoqëruar nga drejtues të Policisë, kanë kryer edhe një sërë takimesh me Policin e Prizrenit, Sharrit si dhe prokuror e drejtues të institucioneve të akuzs në këto dy qytetet. Sipas këtyre burimeve, mësohet se janë aktivizuar në kërkim të 6 vjeçares efektivë të tre policive të rajonit, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, ku këta të fundit kanë organizuar për kërkim edhe Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK-n). Ndërkohë, babai i vajzës 6 vjeçare vazhdon të ngrejë dyshime të forta mbi motrën dhe mbesat, të cilat kanë qenë dhe personat e fundit që kanë pasur kontakt me të miturën para zhdukjes së mistershme. Ai dyshon se vajzat po mbajnë diçka të fshehur, duke dyshuar në ndonjë lidhje të tyre intime të zbuluar rastësisht nga 6 vjeçarja, pistë kjo e cila po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këta të fundit, theksuan se Policia e Kukësit, pak ditë më par ka marr dy telefonata nga fshati fqinj, Bele, banorë të së cilës kanë njoftuar se u është dukur se po dëgjohej një e bërtitur fëmije, diku në periferi të fshatit të tyre, ku nga kontrolli i zonës ka rezultuar i pavërteta.
Sipas akuzës, vajza 6-vjeçare, humbi 20 ditë më parë krejt papritur në një kullotë 500 metër sipër shtëpisë së tyre të banimit. Pesë vajzat, nga 14 deri në 22 vjeç, të gjitha anëtare të familjes Mata, zakonisht kullotnin lopët dhe bagëtitë e familjes në një kodër rreth 20 minuta larg banesave të tyre. Rreth tri javë më parë, konkretisht m 22 maj dita kur humbi 6-vjeçarja Bleona Mata kishte shkuar për herë të parë pas tyre. Pasi kanë ngrënë ushqimin që kishin marrë me vete, vogëlushja ka kërkuar ujë, ndërsa vajzat janë ndarë nga njëra-tjetra, secila për të mbledhur bagëtinë e saj, duke lënë Bleonën e vogël te vendi ku kishin ngrënë ushqimin të mbështjellur me xhup. Brenda pak çastesh vajzat janë futur në një pyll me shkurre aty pranë, duke humbur fushëpamjen. Kur janë kthyer, brenda pak minutash ato deklarojnë se nuk e kanë gjetur vajzën, ndërsa pohojnë se nuk kanë parë apo dëgjuar gjë edhe pse sandalet e vajzës ishin n vendin ku e kishin lën duke ngrënë bukë.

**Jeta**- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Always in you're heart....
Postime : 8276
Gjinia :
Anëtarësuar : 31/01/2010
Hobi : leximi,muzika...
Similar topics
» Zhdukja e vajzës 6-vjeçare, prindërit në prag të divorcit
» Tiranë, bie nga ura në lumë, nisin kërkimet për gjetjen e trupit
» Tahiri: Hetimet pengohen nga njerëzit me imunitet
» Rrëmbimi Griseldës, hetimet mbi mjekët e taksistin
» David Beckham dadoja e vajzës së tij

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi