Bie komisioni, kriza mbetet
Faqja 1 e 1
Bie komisioni, kriza mbetet
Komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit është përfundimisht letër e vdekur. Parlamenti i rifilloi punimet të hënën në mbrëmje, ashtu siç ishte fiksuar pas seancës maratonë të së enjtes. (UPDATE)Por megjithë negociatat gjatë fundjavës, por edhe përpara fillimit të kësaj seance, dy partitë kryesore nuk arritën një kompromis për objektin hetimor të komisionit.Fatmir Xhafaj që e mori fjalën në fillim tha se socialistët ishin tërhequr nga kërkesa e tyre për fletët e votimit pikërisht për të paraqitur një projekt sa më konsensual.“Këta katër elementë, së pari ngritja e Komisionit Hetimor në mënyrë të menjëhershme, 2 shumicë sipas rezolutës së PE ta ketë opozita, drejtimin sipas ligjit opozita duke vënë në dispozicion hetimin e materialeve zgjedhore dhe përfundimet e këtij komisioni hetimor parlamentar të ishin baza për të ndërtuar rishikime, përmirësime të mundshme në kuadrin ligjor ekzistues”, tha deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.Kurse kryetari i grupit Gramoz Ruci akuzoi kryeministrin Berisha se nuk e donte komisionin hetimor, për të fshehur maskaradën e zgjedhjeve të shkuara.“Vetë ditën e enjte shqiptarët e shikojnë qartë se ky njeri ka dy halle madhore siç e deklarove dhe radhën e parë, nuk që t’i tregohet në sy të diellit maskaradën elektorale të qershorit 2009 dhe e di që nuk fiton kurrë prandaj kërkon që jo vetëm kjo e vërtetë të mos dalë, por në pragzgjedhjet e ardhshme të bëjë absolutisht të njëjtën gjë”, tha Ruci.Gjatë tërë kohës kryeministri Berisha argumentoi se në objektin e kërkesës së socialistëve mungonin faktet dhe provat, ashtu sic parashikohet në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese shton se objekti i hetimit të argumentuar qartë dhe në mënyrë të mjaftueshme në kërkesë duhet të përmbajë, fakte të përcaktueshme ose kompleks faktesh. Këtu qendron të dashur qytetarë shkaku se pse këta zotërinj vënë maskat dhe vijnë këtu nga hetim në kontroll. Këtu qendron fakti se këta zotërinj kanë frikë të tmerrshme nga faktet, kanë frikë të tmerrshme nga provat, se këta kërkojnë të vendosin në këtë vend një standard që nuk ekziston kurrë në një vend të lirë, dhe s’mund të ekzistojë. Nesër këta zotërinj në pushtet, nëse e imagjinoni të votohet në këtë parlament për hetim pa fakte, do vendosin për t’u bërë gjëmën ju shtëpi për shtëpi”, tha Berisha.
Pas një seance ku nuk munguan as shpotitë dhe as diskutimet e lira për çështje pa lidhje me rendin e ditës, projektvendimi i socialistëve për komisionin hetimor u hodh poshtë me 69 vota kundër. Kurse me 70 vota pro, demokratët miratuan projektrezolutën e tyre për integrimin europian, që ata kishin paraqitur të enjten në mocionin me debat të kërkuar nga socialistët.
“Po shkel procedurën parlamentare. Mocionin e kemi bërë ne, rezolutën e kemi bërë ne. Ju keni të drejtë të bëni amendime, ju keni bërë një rezolutë alternativë, ju duhet të hidhni rezolutën e propozuar nga nismëtarët e mandej të miratoni rezolutën që keni thënë juve”, reagoi Ruci.
“Sipas pikës 4 hidhen amendamentet që ishte rezoluta e PD, por që edhe kjo është në përputhje me rregulloren. Me votimin e kësaj rezolute ju falenderoj dhe ju uroj Vitin e Ri”, u përgjigj Topalli.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Komisioni çliron Gardën: Nuk ka faj
» Komisioni hetimor, mblidhet konferenca e kryetarëve
» Berisha: Të finalizohen projektet e financuara nga Komisioni Evropian
» Malmstrom:Komisioni Europian miratoi heqjen e vizave per Shqiperine
» Tension jashte salles se KQZ-se, Berisha: Komisioni te finalizoje perllogaritjet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi