Malmstrom:Komisioni Europian miratoi heqjen e vizave per Shqiperine
Faqja 1 e 1
Malmstrom:Komisioni Europian miratoi heqjen e vizave per Shqiperine
UPDATE – Komisioni Europian ka miratuar propozimin e heqjes së regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Lajmi i mirë për të gjithë shtetasit shqiptarë është dhënë sot në mesditë nga Komisionerja për Çështjet e Drejtësisë në KE, Sesilia Malmstrom.
“Jam shumë e lumtur që KE-ja miratoi rekomandimin për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Tani i takon Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të marrin vendimin final”, tha Malmstrom në konferencën e posaçme për shtyp.
Ndërsa vijoi: “Ky propozim është një lajm i mirë për popujt e Shqipërisë dhe Bosnjës po kështu është pjesë shumë e rëndësishme e politikes brenda BE-së. Propozimi i sotëm vjen pas një pune të rëndësishme dhe të përgëzoj autoritetet e dy vendeve, sepse kanë bërë përmirësime në fushën e ligjeve. Megjithëatë ka ende disa kritere që duhet të plotësohen. Shqipëria duhet të ketë një strategji për riatdhesimin e shqiptarëve, duhet të forcohen kapacitetet për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po kështu edhe Bosnja”.
Se si do të plotësohen këto kritere mbetet për t’u parë gjatë muajve të verës. Komisionerja Malmstrom, sqaron se “Komisioni Europian do të monitorojë gjatë veres kriteret e vendosura Komisioni. Pas monitorimit do të ketë një tjetër vlerësim. Më lejoni të theksoj se duhet një përgjegjësi nga ana e këtyre dy vendeve për realizimin e kritereve”.
Më tej ajo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm nëse ka një afat përfundimtar, të parashikueshëm për hyrjen të fuqi të ligjit për regjimin e vizave për këto dy vende. Malsmtron theksoi se gjithçka do të shkojë sipas procedurave që janë ndjekur për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi një vit më parë. Pra do të vijë një ekip i KE-së gjatë muajve të verës në Shqipëri, që do të bëjë një raport në fillim të vjeshtës, lidhur me plotësimin e tre kritereve të mbetura. Pra, sipas saj, s’ka një datë fikse, por procedura të domosdoshme për t’u ndjekur deri në finalizimin e ligjit.
___________
26 Maj
Kolegji i Komisionereve ne Strasburg miratoi ne mbledhjen e sotme rekomandimin per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.
Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas “procedures se shkruar” dhe hyn ne fuqi te enjten ne oren 12:00.
Me heret, para se te zhvillohej mblehdja ishte thene se drafti për vizat pritej të ishte pozitiv, por i kushtezuar nga përmbushja e kritereve të mbetura.
Tre ishin rekomandimet qe priteshin nga nderkombetaret per vendin tone: 1- Zhvillimi i një politike dhe strategjie për të mbeshtetur integrimin e të riatdhesuarve shqiptarë; 2- Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e ligjit të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar; 3 – Zbatimi efikas i ligjit të ri për konfiskimin e pasurive të personave të botës së krimit.
Gjithsesi formulimi përfundimtar i rekomandimeve pritet të zyrtarizohet dhe të publikohet nga stafi i komisioneres Cecilia Mallmstrom.
Pas miratimit nga Kolegji i Komisionereve, draft – rekomandimi do t’i kalojnë për miratim Parlamentit Europian e me pas Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-së. Shqyrtimi i rekomandimit te Komisionit nga dy institucionet e tjera europiane shoqerohet me verifikimin ne terren te kritereve te mbetura per Shqiperine dhe Bosnjen nga ekspertet e BE-së për vizat.
___________________
Tre shtete, deklaratë BE: Edhe Ballkani perëndimor të bëhet pjesë e familjes
Rumania, Bullgaria dhe Greqia kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, me të cilën shprehin mbështetjen e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, tha ministri i Jashtëm rumun, Teodor Basonsçi.
“Ne kemi miratuar një deklaratë, duke theksuar angazhimin tonë të përbashkët në perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor”, tha Basonsçi, pas takimit me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Greqia.
Të tre zyrtarët, të cilët u takuan dhjetë ditë para samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sarajevë, në fillim të qershorit, i kanë dërguar një letër shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe komisionarit për zgjerim, Shtefan Fyle.
“Ne shprehëm interesimin e përbashkët për të ringjallur debatin për zgjerim me Ballkanin perëndimor”, tha ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mlladenov. (REL)
_________________
Pyetësori i KE-së, neni i kutive në pyetjet shtesë për Shqipërinë
Ministrja Bregu deklaroi se KE ka derguar, ne mes te 699 te tjerave, nje pyetje te re “persa i perket vendimeve te Gjykates Kushtetuese per objektin e hetimit te komisionit hetimor parlamentar”.
Bëhet fjale per interpretimin e Nenit 77(2) te Kushtetutes, te cilin kreu i egzekutivit S.Berisha e ka perdorur duke e interpretuar si “vendim i Gjykates per te mos hapur kutite”.
Neni 77, pika 2, e Kushtetutes thekson:
“Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një të katrës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore.”
Interpretimi i ketij neni nga Gjykata Kushtetuese:
“Çështje të veçanta” konsiderohen ato çështje, që hetohen në aspektin e kontrollit të zbatimit të ligjeve, të njohjes e verifikimit në thellësi të një fenomeni, ngjarjeve, apo veprimtarive dhe, që nxisin iniciativat për propozime, mendime apo miratime ligjesh, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative për shoqërinë e shtetin dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale.”
Euforia e qeverise së Tiranës per dergimin e pyetsorit u shoqërua me deklarata per “punë kolosale” dhe me thuajse mitizim të procesit.
E gjithë kjo sapo është rrezuar nga dergimi i pyetjeve shtese nga Komisioni Europian. Keto pyetje vijne pas nje shqyrtimi ne kohe rekord, nga ekspertet e komisionit sikur ata deshen ti pergjigjeshin sfides qe i leshoi zonja Bregu ne momentin e dorezimit te pyetsorit kur u shpreh se ‘dhenia e opinionit varet dhe nga koha qe do ti marre komisionit leximi dhe shqyrtimi i pergjigjeve”.
Si ne asnje rast tjeter me pare, pra shume shpejt pas marrjes se pyetsorit, nga burime nga Brukselit marrim informacion se Shqiperia ka marre nje pakete me pyetje shtese.
Edhe paketa eshte krejt e vecante per nga sasia e pyetjeve te rikthyera. Ajo permban nje numer te konsiderueshem pyetjesh, (rreth 700 deri 900), te cilat perbejne rreth 40-45% te numrit paketes se pare te pyetjeve – pra te 2000 pyetjeve te pyetsorit te derguar ne mes te Dhjetorit 2009.
I pyetur rreth ketij zhvillimi, avokat Alban Mësonjësi, tha për Shekulli Online: ‘..Bie ne sy numri i madh i pyetjeve per kapitullin e Kriterit Politik. Janë më shumë se 90 pyetje shtese, nga 120 qe ishin derguar ne fillim. Mbase kjo sepse me te qeshur perfaqesuesit e qeverise deklaruan se nuk kishin pse te perfshinin krizën politike tek kapitulli ‘Kriteri Politik’, pasi nuk konsiderojnë se ka një te tillë..’
‘..Gjithashtu do te ndaleshim edhe tek pergatitja e pergjigjeve, me saktë tek subjektivizmi i atyre qe pergatiten pergjigjet e pyetjeve. Ka gjasa qe ky subjektivizem ka ndikuar ne numrin e madhe te pyetjeve shtese, i cili eshte nje numer rekord ne krahasim me shtetet qe kane kaluar kete proces, sidomos krahasuar me Maqedonine qe ne raundin e pare te pyetjeve shtese pati disa here me pak pyetje se Shqiperia, ose edhe duke krahasuar me Malin e Zi, i cili mori edhe ai shume me pak pyetje shtese se ne, – shtoi z.Mesonjesi./shekulli/
**Jeta**- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Always in you're heart....
Postime : 8276
Gjinia :
Anëtarësuar : 31/01/2010
Hobi : leximi,muzika...
Similar topics
» Raporteri për Shqipërinë në PE: S`ka më pengesa për heqjen e vizave
» Të hënën merret vendimi për heqjen e vizave
» Komisionerja e BE: Përshpejtim heqjes së vizave për Shqipërinë
» Komisioni çliron Gardën: Nuk ka faj
» Bie komisioni, kriza mbetet
» Të hënën merret vendimi për heqjen e vizave
» Komisionerja e BE: Përshpejtim heqjes së vizave për Shqipërinë
» Komisioni çliron Gardën: Nuk ka faj
» Bie komisioni, kriza mbetet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi