Kopenhagën, Kryeqyteti i Danimarkës
Faqja 1 e 1
Kopenhagën, Kryeqyteti i Danimarkës
Kopenhagën është kryeqytet estetik, i kënaqur me qetësinë e tij, pa paragjykime dhe disi moskokëçarës me iluzionet e madhështisë, që i kanë vuajtur qytetet e tjera europiane. Qendra e qytetit është një labirint tërheqës me rrugë të rehatshme, të mbushura me kafene dhe dyqane të kohës. Lagjet periferike janë zona të qeta, ku banorët e Kopenhagënit mund t’i shohësh në ambientin e tyre të zakonshëm. Kullat Eiffel dhe Big Ben, të cilat i mungojnë qytetit, kompensohen nga përzierja e veçantë e ndërtesave historike me kompozimin ultramodern. Gjatë muajve të verës, turma turistësh amerikanë, të hutuar nga flota e anijeve turistike (Kopenhagën është destinacioni i tretë lundrues më i angazhuar në botë), mund të shihen duke u endur rrugëve pa e ditur se çfarë duhet të shikojnë. Së fundmi, mund të enden rrugëve pa u shqetësuar, pasi pjesa më e madhe e qendrës së qytetit është përcaktuar si zonë për këmbësorët. Rruga shtrihet nga Town Hall Square e deri te Nyhavn në port.
Me fuqizimin e monedhave të tjera europiane, qyteti nuk është aq i shtrenjtë sa ishte ikur. Blerja e artikujve të ndryshëm konsiderohet një argëtim, ndërkohë që merresh me zbulimin e arkitekturës moderne, si Shtëpia e re e Operës, apo ndërtesa Black Diamond, të cilat ndodhen që të dyja në port. Projektimi shpesh është konsideruar si eksporti më i madh kulturor i Danimarkës, kështu që ata punojnë shumë për të. Mënyra më e mirë për të lëvizur në qytet është me biçikletë. Qyteti mburret me rrjetin më të zhvilluar të Europës për rrugët e biçikletës. Nëse do ta provoni, nuk keni për të qenë vetëm: 37 për qind e banorëve të Kopenhagënit shkojnë çdo ditë me biçikletë në punë ose në shkollë, duke e bërë reputacionin e Holandës, si kombi i biçikletave, që të zbehet. Por, nëse ju dëshironi të shikoni një qytet super të madh, atëherë Kopenhagën do t’ju zhgënjejë. Më pas, do të shihni statujën Little Mermaid mbi shkëmb, në port, për të cilën breza të tërë turistësh kanë shprehur të njëjtën vërejtje: “Ajo është shumë e vogël!”. Pasi e dëgjon këtë shprehje, një banor i Kopenhagënit, thjesht do të mbledhë supet dhe do komentojë: “Ajo është njësoj si e vërteta”. Motoja e përkryer për Kopenhagënin është padyshim origjinaliteti. Një ego për të konkurruar çdo kryeqytet tjetër, por një ego e mbështjellë me një qetësi nordike, e cila, çdo vizitë në qytet e bën një përvojë tërheqëse, estetike, shumë të këndshme e të qetë.
Pamja më e mirë, Rundertarnet
Termi “shikim” është relativ në një qytet që e ka të ndaluar ndërtimin e qiellgërvishtësve me referendum, që nga viti 1970. Për të pasur pamjen e syrit të një zogu, duhet të bësh pak alpinizëm. Rundertarnet apo Kulla e Rrumbullakët është një relike e së kaluarës në qendër të qytetit. Një variant tjetër është maja e kishës “Shpëtimtari ynë”, në lagjen Christianshavn, e cila është unike për shkallët e saj në formë spiraleje që ndodhen jashtë kullës. Nëse këpucët tuaja janë bërë për të ecur, atëherë jeni gati për gjithçka.
Më e mira, që mund të bësh falas, ndërrimi i rojeve
Edhe në një parajsë të ndërtimeve moderne, në krye të progresit teknologjik, është akoma argëtim të shohësh ushtarët që marshojnë. Në pallatin e mbretëreshës Amalienborg, ndërrimi i rojeve ndodh çdo ditë në orën 12 të mesditës. Kapela prej lëkure ariu, që lëshohet deri te thembrat, është gjithmonë e pëlqyeshme. Është argëtuese të shohësh një grup ushtarësh që mbajnë automatikë të mbushur, si dhe një polic që ecën ngadalë, i armatosur me një pistoletë, si të ishte truproja e tyre.
Ta shohësh botën të kalojë, një kafe në Amagertorv
Zgjidh një shesh, çfarëdolloj sheshi. Si në çdo qytet tjetër europian, bota kalon përmes shesheve të qytetit. Banorët e Kopenhagënit e kanë mësuar përmendësh se në çfarë ore dielli shkëlqen në sheshe, dhe kështu ata lëvizin sipas “forcës së rëndesës” drejt vendeve me diell. Merr një kafe ose te “Cafe Norden”, ose te “Cafe Europa” në Amagertorv (torv, në gjuhën daneze do të thotë shesh), që ndodhet në zemër të qytetit, dhe vështroje botën tek kalon.
Lokalet e jetës së natës, Vega
Vendasit, me tendenca hipish, mbajnë lagjet periferike dhe e vizitojnë qytetin gjatë natës. Në Vesterbro, skaji më i largët i Istedgade, do të gjeni klubin e natës “Vega”. Ky është vendtakimi i zgjedhjes së grupeve muzikore vizitore dhe klubi i natës që pret DJ udhëtues. Shkoni atje para orës 01.00 të mëngjesit, në mënyrë që të evitoni radhët që formohen, pasi kafenetë mbyllen në orën 02.00 të mëngjesit.
Pjesa kulturore më e rëndësishme, kopshtet Tivoli
Walt Disney ishte aq shumë i dhënë pas kopshteve Tivoli saqë u frymëzua të ndërtojë Disneyland-in. Këtu mbarojnë ngjashmëritë. Tivoli është një vend që duhet parë, nëse jo për shëtitjet moderne, atëherë për të kuptuar mentalitetin pragmatik danez. Mos prisni një përvojë argëtuese nga parku. Bëhuni gati të endeni me nge, të thithni veçantinë e tij dhe kënaqësitë e thjeshta, një gotë birrë të ftohtë, ndërkohë që ushqeni peshqit në liqen dhe një kafshatë për të ngrënë vetë. Sigurisht, duhet të shkoni njëherë te pista e guximit Demon, me makina të hapura, ose te një nga vendet e reja për shëtitje, por kujtohuni të bëni edhe një rrotullim në pistën e vjetër të lëkundshme Odin Express apo te rrota e vjetër Ferris. Të gjitha këto, nën rrezen e dëgjimit të kambanave nga gjykata e qytetit. Është një përvojë klasike daneze.
Koha për dashuri, Kongens Have (Kopshtet e Mbretit)
Ende nuk dihet se çfarë i bën stolat që të tërheqin çifte. Veçanërisht në verë, stolat janë shpesh të zëna nga çifte të dashuruarish në faza të ndryshme të lidhjes së tyre të dashurisë. Drita jetëgjatë e verës nordike siguron një ndriçim hollivudi. Është i preferuar çdo stol me shikim nga uji ose provoni Kopshtet e Mbretit. Ky nuk është krejtësisht aktivitet i verës. Për pak kontrast më të fortë, rekomandohet një tavolinë me pak ndriçim në qoshen e klubit të jaaz-it Lafontaine, ku pëshpërimat e dashurisë hedhin valle midis gotave të uiskit para jush. Është klubi më i vjetër i kësaj rryme në qytet dhe luan muzikë jaaz, nga e premtja në të diel.
Sekreti më i mirëruajtur (deri tani), parku ujor Amager
Është sekret më tepër, sepse fotot satelitore të Google Earth janë aq të vjetra sa ai as që ekziston. Riviera e re e Kopenhagënit, parku ujor Amager, u inaugurua këtë vit dhe ka një hapësirë të madhe çlodhjeje me plazhe, laguna dhe aktivitete në natyrë, vetëm 15 minuta larg nga qyteti me biçikletë. Një ishull arti ngrihet mbi det drejt Suedisë, nga ishulli i Amagerit, në jug të Kopenhagënit që, padyshim, do të bëhet destinacion i kërkuar veror. Qytetit nuk i mungojnë plazhet e mëdha. Në Jug ka vija të gjata bregdetare dhe Veriu është me plazhe moderne, por plazhi i ri është një përpjekje mbresëlënëse për të krijuar hapësira të reja argëtuese për çlodhje pranë qytetit.
Hapësira e gjelbër, Dyrehaven
Për shekuj me radhë, banorët e Kopenhagënit kanë bërë udhëtime ditore drejt Dyrehavenit ose Parkut të Drerit, në veri të qytetit. Udhëtimi nuk kërkon as kalë e as karrocë. Vetëm hipni në klasin C të trenave S, dhe drejtohuni nga fundi i linjës në stacionin Klampenborg. Që aty ju jeni vetëm pak metra larg nga hyrja kryesore. Mbreti Frederiku III e përcaktoi Dyrehaven-in si një zonë gjuetie për djalin e tij, Christian V, më 1670-n. Atje ndodhen akoma qindra drenusha dhe drerë, fushat dhe pylli prej 1000 ha i parkut. Në vjeshtë mund të dëgjoni drerët energjikë që hingëllijnë fort. Ky është edhe oazi i fundit për njerëzit e qytetit.

Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Kopenhagën, Kryeqyteti i Danimarkës
Udhëtim në kryeqytetin e Danimarkës. Nga treni pa makinist te kanali i famshëm. Plot krenari na shpjegon shpikjen e fundit, se drejtuesi i trenit, i kësaj shpikjeje të shekullit të 18-të, është zëvendësuar me një kompjuter qendror, shpikje kjo e shekullit të 21-të. Dyert mbyllen vetvetiu sapo futet pasagjeri i fundit, treni niset sapo është siguruar gjithçka.
Të jesh shqiptar dhe të hipësh në trenin e metrosë në Kopenhagen, vetja të duket si në romanet fantastiko-shkencorë të Zhyl Vernit. Ngurojmë të hedhim hapin brenda në vagon dhe njëkohësisht kërkojmë makinistin. Sytë gati na dalin nga orbita. Makinisti nuk është as në fillim, as në fund dhe natyrisht as në mes. Kemi parë metro në Londrën që praktikoi për herë të parë trenin e nëndheshëm. Kemi parë në Boston e Nju Jork që përdorin nga 3 dhe 5 kate nën tokë. Por, këtë çudi kurrë s'na e kishin parë sytë. Pyesim një pasagjer: Where's the driver? Is he lost? (Mos ka humbur gjë shoferi?) Dhe djaloshi i gjatë, biond, me sy me ngjyrë, si shumica e njerëzve këtu, vë buzën në gaz.
Plot krenari na shpjegon shpikjen e fundit, se drejtuesi i trenit, i kësaj shpikjeje të shekullit të 18-të, është zëvendësuar me një kompjuter qendror, shpikje kjo e shekullit të 21-të. Dyert mbyllen vetvetiu sapo futet pasagjeri i fundit, treni niset sapo është siguruar gjithçka. Rrit shpejtësinë dhe e zvogëlon atë kur duhet të marrë kthesë. Ndalon fiks në stacion, hap derën dhe lumi i njerëzve hipën e zbret duke hequr nga fjalori fjalët: "O shofer mbaje pak", "Prit një minutë se është duke ardhur një shoku im", "Ndaloje pak këtu se më doli një punë", e të tjera si këto. Dhe ne na mbetet të bëjmë analogjinë me Shqipërinë. Nuk dihet se ç'duhet të kenë menduar një duzinë makinistësh të Kopenhagenit kur u thanë se u shkurtohej vendi i punës. Së paku janë ndjerë të lehtësuar se në vend të tyre nuk do ishin kushërinjtë, çunat e xhajës, të dajës apo të iks ministri siç e kemi rregullin ne në Shqipëri. Që nga viti 2005 një kompjuter i regjistruar shërben si makinist për të gjithë trenat dhe ata danezë që mbetën pa punë, sot mund të jetë vetëm pasagjerë nostalgjikë. Kur tani ata hipin në këtë shpikje alla daneze vetëm mund të thonë: Eh, kur i drejtonim ne këta trena!
Shqiptarët e Danimarkës
Sapo lëmë aeroportin, kontaktin e parë e bëjmë me taksinë e parë. Nja 200 makina të vëna me radhë presin njëra-tjetrën. Ne na bie të futemi te ajo që është më afër. Një mesoburrë gjithë mirësjellje na merr bagazhet. Rehatohemi brenda dhe pa një pa dy shoferi ynë nis udhëtimin. Duhet të jetë nja 15 minuta kjo rrugë deri në hotel. Me Lutfiun dhe Almën shkëmbejmë po ato pyetje që mund të bëjë çdokush që futet për herë të parë në një qytet të pashkelur. Por shoferi na shtang: Mos jeni gjë shqiptarë ju? Ne qeshim dhe habitemi njëkohësisht. Të jesh në Athinë, në Londër, në Romë apo edhe deri në SHBA, e të kesh një koincidencë të tillë, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Por të vish në Danimarkë dhe njeriu i parë që të del është shqiptar, ky është kulmi. Xhelal Hasani është nga shqiptarët e Tetovës të ardhur në Kopenhagen që në vitin 1988. Është danizuar plotësisht.
Madje, ka marrë edhe çehre prej vendaliu. Ka marrë pasaportë vendase, ka familjen aty dhe dy fëmijë, që sipas tij janë bërë krejt danezë. Por ky djalë punëtor dhe i mirë bëhet cicëroni ynë i parë. Na tregon se vetëm në Kopenhagen janë 10 mijë shqiptarë. Janë të Tetovës, por ka edhe nga Shqipëria nja 100 vetë. Madje, sipas tij, disa prej tyre janë edhe biznesmenë të rëndësishëm aty.
Dhe Xhelali vazhdon të na lërë pa mend kur na tregon një rrugë në kryeqytetin danez që ka emrin Shqipëri. Epo ky është kulmi. Në çdo rrethanë, në çdo situatë ne nuk kemi pasur e nuk mund të kemi rrugë me emër Danimarkë. Por nuk e kuptojmë kurrë të kundërtën. Është po Xhelali që si një mik i mirë na fton edhe ne të shikojmë ndeshjen e Kombëtares. Një klub që u ngjan atyre të çështjeve kombëtare se sa një vend për të shikuar një ndeshje futbolli. Dhe aty shqiptarët e Tetovës konfirmojnë se janë shumë më tifozë të Kombëtares se ne shqiptarët e Shqipërisë. Ndërsa Qani Jakupi është një tjetër zbulim i yni. Edhe ky një dashamirës dhe punëtor, na çudit teksa na tregon për vete, familjen, por mbi të gjitha për shqiptarët që ndonëse pak, janë me vlera shumë. Por çuditë e Danimarkës nuk mbarojnë.
Një kryeqytet në ishull
Mu kujtua se zysha e Gjeografisë që e mbante si ushtrim me yll pyetjen: Kush është ai shtet në botë që pjesën më të madhe e ka në gadishull dhe kryeqytetin në ishull. Shumica e klasës kruante kokën pas kësaj. Ndërsa pas kaq vjetësh një ish-nxënës i asaj klase është bash në ishullin kryeqytet Sjaelland ose Kopenhagen. Është 88 kilometra katrorë, ka një popullsi rreth 1 milion banorë dhe mund të quhet nga çuditë e botës. Peshkatarët e parë ndërtuan një fshat aty në 1200-n. Në 1300-n u bë qytet dhe në 1445-n u bë kryeqytet. Nja 100 vjet më parë danezët hapën një kanal të madh mes për mes ishullit. Uji i detit vërshoi brenda në qytet dhe që nga ajo kohë pamja e ishullit është më shumë se piktoreske. Është një lloj venecie, ku varkat dhe anijet e vogla prekin gjysmën e territorit të vendit. Ndërsa për turistët një guidë e tillë është nga më bukurat në botë. Është edhe zili të mendosh se ky popull në shekuj ka fituar betejën me detin. Dhe një popull që fiton betejën me detin, ka fituar për vete dhe për tërë brezat që do vijnë.
Gjysma mbi biçikleta
Çudia tjetër daneze na kalon përpara syve. Një tufë çiklistësh vërshojnë tek sa në semafor ndizet jeshilja. E habitshme akoma. Çdo rrugë këtu ka edhe korsinë e veçantë për biçikletat. Është pak më e ngritur se çdo korsi e makinistëve, por më e ulët se e trotuarit. Dhe i madh, i vogël aty shpejton jo duke vozitur makinën, por biçikletat. Si ia dalin me parkimin pyesim ne shqiptarët. Nëse do flasim me gjuhën tonë, ato i lënë si një mall pa zot. Nuk kanë kavo dhe kyç për t'i lidhur dhe mjafton të të shkojë në mendje se duhet të shkosh diku, merr një biçikletë dhe ikën. Mbaro punë, s'ka problem, parkoje në vendin më të afërt dhe stafeta daneze e biçikletave është e pafund. Është gati për tërë jetën.
Por kur pyesim pse kaq të varfër këta danezët, përgjigjja vjen nga një shqiptar. E para, na thotë ai, taksa për makinat aty është 52 për qind dhe askush nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se gjysmën e të kapardiset në timon. Po ec e bëja këtë po deshe shqiptarëve. A e mendojmë për një çast, që shqiptarët të lënë X5-at, "Benz"-at dhe "Hummer"-at dhe të hipin në biçikleta? Gjë që s'bëhet. Ne jemi shumë të varfër. Dhe imagjinojmë që këtë e bën Danimarka, populli më i pasur në botë si individ. Po ana sociale. Fantastike. Shteti i siguron shtëpi çdo personi që mbush 18 vjeç. Lëre pastaj që kur dikush del në pension, mund të jetojë ku të dojë në qendra sociale shumë të përparuara.
Një popull i bukur
Danezët janë popull qytetar. 88 për qind e tyre jetojnë vetëm në qytet. Pjesa tjetër është që derdh djersën në ferma dhe pyje. Të rritur me një klimë të ftohtë dhe me sfidën e punës, danezët përherë kanë qenë popull i pashëm. Na krijohet shumë shpejt ideja se një djalë apo vajzë nga Danimarka janë së paku 1.80 centimetra, biondë, sy të kaltër ose jeshil, elegantë. Më së shumti ky është danezi që takojmë, shikojmë dhe bisedojmë. Të gjithë pothuajse kanë këtë portet. Nuk e teprojmë të themi se janë populli më i bukur në botë. Ç'duhet të ketë më shumë kjo cilësi për bukuri, që pothuajse në çdo konkurs bukurie ata janë finalistë të padiskutueshëm.
Dhuna ndaj fëmijëve
Ne e falënderojmë disa herë drejtorin e Institutit të Medias, zotin Remzi Lani, i cili na ftoi dhe na mundësoi këtë kontakt me kolegët e Danimarkës. Në fakt është një bashkëpunim edhe me zyrën e UNICEF-it në Tiranë dhe një gatishmëri plot politesë e ambasadës daneze në Tiranë, dhe konkretisht e ambasadorit Niels Severin Munk, që ne të shohim nga afër se si punojnë atje OJQ-të dhe media në raport me fëmijët. Personalisht bombardohesha me pyetje kur u thosha gazetarëve atje se "Tirana Observer" është e para gazetë në Shqipëri që ka një suplement për fëmijë. Në fakt më shumë se suplement dhe shkrime në gazeta, danezët kishin një shoqëri të tërë që merreshin me një edukim mjaft të kujdesshëm për fëmijët. Dhe kur i tregonim një danezi me shaka se në Shqipëri ka ekzistuar dikur një shprehje "kush të rreh, të do", ilariteti ishte me të vërtetë i madh.
Fëkenhagen-Kopenhagen
Eshtë një vend të Malit me Gropa prapa malit të Dajtit që quhet Fëken. Në komunizëm aty studentë dhe të rinj shqiptarë bënin zborin e famshëm, por edhe më të rrezikshmin e jetës. Prova duhej që zbori të zhvillohej në palcën e dimrit, në shkurt dhe dëbora aty ishte disa metra, ndërsa i ftohti shkonte edhe në minus 25 gradë. Kur një ortek i madh u rrëzua dhe vdiqën disa studentë, shokët jo vetëm u thurën një këngë, por për t'i dhënë sa më shumë kuptimin e një vendi të ftohtë e quajtën Fëkenhagen. Por, ditët e sotme prapashtesa Hagen nuk ka të njëjtën vlerë. Ngrohja globale ia ka hequr këtë vlerë kryeqytetit danez. Këtu është ngrohtë si në pranverë. Por çudia nuk është ky fenomen. Jemi në fillim të qershorit dhe këtu kanë nisur netët e bardha. Ora është 23:00 dhe në Kopenhagen është ditë. Gdhihet në orën 03:00 dhe dita nuk ka ndërmend të mbyllet. Por vendasit na tregojnë se e kundërta ndodh në dimër. Ka 18 orë natë dhe vetëm katër orë ditë. Jemi në veri dhe ky fenomen i çuditshëm për ne nuk është këtu. Rruga që përshkon dielli është e tillë që shkakton fenomene si netët polare apo netët e bardha.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Similar topics
» Kryeqyteti i shqiperise !
» Ruzhdia, kryeqyteti i politikes
» Londra, kryeqyteti i femrave obeze
» Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar!
» Kryeqyteti i Zelandës së Re tri javë me emër tjetër
» Ruzhdia, kryeqyteti i politikes
» Londra, kryeqyteti i femrave obeze
» Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar!
» Kryeqyteti i Zelandës së Re tri javë me emër tjetër
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi