Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar!

2 posters

Shko poshtë

Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! Empty Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar!

Mesazh nga WebMaster Wed 29 Apr 2009 - 6:42

Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! 2637330-Tirane_Skenderbeg_square_19

Në një dokument venedikas që mban datën 17 prill 1418 thuhet "Privilegj i Pjetrit i të ndjerit Domenik nga Tirana e Shqipërisë". Ky, sipas dokumenteve të mbledhura, përbën edhe dokumentin më të vjetër, i zbuluar deri me sot, ku emri Tirana përmendet në formën e tanishme. Nga burimet e dorëshkrimeve greke e latine të shekujve të parë të erës sonë zbulohet edhe zanafilla e emrit
Zona rreth Tiranës së sotme, ka qenë e banuar në antikitet dhe vazhdimësi. Shumë autorë kanë ngritur gjithnjë hipotezën e ekzistencës së "Tiranës së dikurshme". Sipas të dhënave Xhamia e vjetër nuk është ndërtuar në tokë të virgjër, aq më tepër që këtë gjë nuk mund ta bënte një njeri i vetëm në një fushë të shkretë. Por, Sulejman Pasha me xhaminë që ndërtoi, hodhi gurin e themelit të qytetit, i cili në kuptimin klasik u bë i tillë në kohën e Ibrahim beut, nipit të tij.

Legjenda e emrit
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! SKENDER1

Barleti dhe Biemi përmendin Tiranën në veprat e tyre. Akoma më parë në një dokument venedikas që mban datën 17 prill 1418 thuhet "Privilegj i Pjetrit i të ndjerit Domenik nga Tirana e Shqipërisë". Ky sipas dokumenteve të mbledhura përbën edhe dokumentin më të vjetër , i zbuluar deri me sot, ku emri Tirana përmendet në formën e tanishme.Nga burimet e dorëshkrimeve greke e latine të shekujve të parë të erës sonë, mësojmë se kjo trevë quhej Theranda, që vendasit e quanin "te ranat", "terana" dhe së fundi "Ran-desia", që do të thotë tokë e formuar nga gërryerjet ujore me përberje ranore.Në këtë mënyrë si pasojë e "depozitimeve ranore argjirore dhe materialeve të tjera të ngurta, që zbrisnin dhe rrukulliseshin nga lartësitë, ky vend u emërua më qartë nga banorët "Te ranat" (te renat), që rrjedh nga pjesorja e foljes bie, e cila mbetet e ngirë në emrin "Te rana".Sipas një shpjegimi tjetër, krahina e Tiranës, që shquhej në prodhimin e qumështit, quhej kështu që në kohën kur grekët sundonin në Durrës. Latinisht "tyrosapo" greqisht "turos" do të thote "tlyn", djathë e kështu rrodhi fjala Tiranë. Në Itali, Tirano është vendi i përmendur për bylmet, ashtu si Tirana në Hungari.

Themelimi i qytetit
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! 400px-Tirana-2003Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! Sheshiskenderbej2je3

Të gjithë autorët (vendas dhe të huaj) deri më sot, themelimin e qytetit të Tiranës, e lidhin me Sulejman Pashën, dhe ndërtimin nga ai të Xhamisë së Vjetër. I vetëm Z. Shkodra mbron tezën se themelimi i qytetit është më i hershëm. Sipas tij "fshati i Tiranës ishte futur tashmë prej shumë kohësh , në rrugën e zhvillimit të tregut. Pra, zanafilla e tij, shkonte tej kufijve të dokumentit venedikas të vitit 1418, pra gati dy shekuj para ndërtimit të Xhamisë së Vjetër të Sulejman pashë Bargjinit".Gojëdhëna popullore thotë se këtu ekzistonin dhe dy xhami të tjera më të vjetra të qytetit ajo e Mujos dhe e Reçit, të vendosura në bregun e majtë të përroit të Lanës rreth 400 metra larg nga Xhamia e Sulejman pashë Bargjinit. Nga sa u tha më lart del se qyteti i Tiranës, në formën dhe përmasat e një vendbanimi të vogël ekzistonte para vitit 1614, pra para versionit zyrtar të njohur deri tani, - thekson Shkodra.Në vitin 1575, përmendet "fshati i Tiranës". Hahn dhe Hecquard tregojnë se, përpara se Sulejman Pasha të ndërtonte Xhaminë, Tirana ishte një fshat me 15 shtëpi. Në të vërtetë askush s'mund të thotë ekzaktësisht se kur "Tirana mori trajtat e qytetit", aq më tepër që normalisht ky ka qenë një proces gradual dhe i vazhdueshëm. Tek viti 1614 shihet më tepër akti simbolik i themelimit të Tiranës.

Sulejman Pasha
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! 244838089_f63009e552_m

Shpesh të dhënat dhe faktet mbi të nuk përputhen. Nuk ishte një "katundar modest". Sulejman Pasha ka qenë një njeri i shquar që kapërceu shekuj dhe arriti në trajtën e legjendës në ditët tona. Në kohën e Zogut, veç xhamisë, tyrbes mauzole që ai kishte në kryeqytetit, Sulejman Pasha quhej një lagje e Tiranës dhe po kështu quhej një shkolle. Sot emrin e tij e mban sheshi (kryqëzimi), pranë vendit ku ishte xhamia që ai ndërtoi.

Xhamia e Vjetër
Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! XhamiaeEthemBeut_4Tirana

Sipas të dhënave "Xhamia e Vjetër" është ndërtuar në vitin 1023 hixhri, nga Sulejman Pasha. Në lindje dhe veri ajo ka një portik. Minarja e ndërtuar nga Ahmet Pasha, i biri i Sulejmanit, zë anën veriperëndimore. “Hyja e xhamisë është nga Veriu. Vëren atje një Selvi shumë të bukur pranë një pusi.Brenda portikut shihen dy varre, bazamentet e të cilëve, kanë dekoracione të pasura. Katër kolona, të cilat formojnë rrjeshtin jugor, janë të pajisura me kapitele. Në Jug të Xhamisë gjendet tyrbja e hijeshme ku ndodhet varri i Sulejman Pashës themeluesit " thuhet në një studim francez. Xhamia bashkë me varrin e Sulejman Pashës u kthyen në një farë mauzoleumi, të cilat u rezistuan shekujve, por u dëmtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ajo lidhet me fillimin e qytetit. Dhe nëse në fushë ekzistonte ndonjë qendër e vogël e banuar (ose disa) Xhamia e Vjetër do të luante rolin e katalizatorit të zhvillimit, duke u bërë bërthama e qytetit të ardhshëm, që një ditë u bë kryeqendra e Shqipërisë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar! Empty Re: Sa i lashtë është kryeqyteti shqiptar!

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 26 Apr 2011 - 3:29

Tema duke qene se ka lidhje me Historine, zhvendoset nga Letersia Shqiptare ne kategorine e Historise Shqiptare...

Ju faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi