Berluskoni nën hetim për shfrytëzim prostitucioni
Faqja 1 e 1

ROME Prokuroria e Milanos ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj kryeministrit Silvio Berluskoni, për akuzat e favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit minoren. Lajmi u bë i ditur gjatë mesditës nga gazeta italiane "Corriere della Sera". Një ditë më parë, Gjykata e Lartë ndryshoi një ligj, që pengonte hetimin e tij, mbi bazën e imunitetit. Përveç shfrytëzimit seksual të minoreneve. Kryeministri dyshohet se ka përdorur influencën e pozicionit të tij për të liruar një 17-vjeçare marokene, të quajtur Karima El Mahroug, nga një komisariat në Milano. Akuza e favorizimit nëpërmjet autoritetit shtetëror dënohet 4-12 vjet sipas kodit penal italian, ndërsa ajo e shfrytëzimit të prostitucionit minoren dënon 6 muaj-3 vjet kush kryen aktin dhe 14-18 vjet kush shfrytëzon viktimën.
Disfata
Ndryshimi i ligjit konsiderohet një disfatë për Berluskonin, i cili është aktualisht i pandehur në dy gjyqe, por ato janë pezulluar për shkak të ligjit të miratuar në parlament. Nga ana e tij kreu i ekzekutivit të Italisë ka mohuar të ketë kryer ndonjë veprim të gabuar apo akt korruptiv, ndërsa pati thënë se do ta shpërfillë vendimin e gjykatës dhe se qeveria nuk do të ndikohej nga asnjë vendim. Ligji që i garantonte anëtarëve të qeverisë imunitet nga procedimi penal deri në 18 muaj, u miratua marsin e kaluar, pavarësisht kundërshtimit të fortë të opozitës italiane. Ligji u jepte imunitet katër zyrtarëve më të të lartë të shtetit, presidentit, kryeministrit dhe kryetarëve të dy dhomave të parlamentit. Ai u miratua me 171 vota pro ndaj 128 kundër nga Senati. Opozita deklaroi në atë kohë se ligji është prerë për Berluskonin 71-vjeçar, që është paditur disa herë për korrupsion, evazion fiskal dhe financime të paligjshme. Berluskoni, që nuk është dënuar asnjëherë, i ka kritikuar çështjes gjyqësore, duke thënë se ato janë rezultat i "gjuetisë së shtrigave" të gjyqësorit kundër tij. Kryeministri italian pretendon se që kur ka hyrë në politikë 14 vjet më parë, ka marrë pjesë në 2500 seanca gjyqësore, është vizituar 587 nga policia dhe ka shpenzuar rreth 174 milionë eurosh për fatura gjyqësore.
Akuzat
Berluskoni akuzohet se i ka dhënë ryshfet avokatit britanik Devid Mills, për dëshmi të rreme në vitin 1997, me qëllimin për të mbrojtur interesat e biznesit të tij. Ai akuzohet gjithashtu për evazion fiskal në blerjen e të drejtave televizive të perandorisë së tij. Kryeministri italian, i mbijetoi në mes të dhjetorit një mocioni mosbesimi ndaj tij në të dy dhomat e parlamentit në vend. Rezultati i votimit në dhomën e ulët të parlamentit ishte shumë i ngushtë. Qeveria shpëtoi nga rrëzimi vetëm me tre vota. Pozita e Berluskonit është dobësuar pas një serie skandalesh rreth jetës së tij private dhe pasi u braktis nga ish-partneri i tij në qeveri, Gianfranco Finni. Sidoqoftë, shefi i qeverisë i ka paralajmëruar kritikët se largimi i tij nga posti, do ta zhyste Italinë në krizë financiare. E ardhmja e tij politike në afat të shkurtër është e sigurt, por në afat të gjatë, presioni që do të ushtrohet mbi të ka

Similar topics
» Droga dhe Prostitucioni!! ..Trafikimi dhe prostitucioni i femrave!!
» Torturë dhe shfrytëzim në rrugë 2 vajzave, në pranga 3 tutorë
» Berluskoni vdes në art
» Pasaporta me identitet të rremë, dy në hetim
» Holande, hetim prifterinjve pedofile

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi