Berluskoni vdes në art
2 posters
Berluskoni vdes në art
Instalacioni i paraqitur ne pallatin "Ferrajoli" / Foto: Corriere della Sera
Me sytë mbyllur, i buzëqeshur, me kokën mbështetur në një jastëk sateni, i fjetur apo i vdekur. Mbi të gjitha i buzëqeshur, i mbyllur në një kuti qelqi. Mund ta ketë ëndërruar gjithmonë një statujë të vendosur jo shumë larg pallatit presidencial, por jo në këtë mënyrë.
Projekti quhet "Ëndrra e italianëve"� (emërtim që ka të bëjë me shprehjen e përdorur prej tij në telefonatat me të dashurat) dhe është realizuar nga artistët Antonio Garullo e Mario Ottocento, të cilët janë edhe çifti i parë gei që është martuar në Amsterdam në vitin 2002.
Kavalieri prej silikoni është paraqitur në pallatin "Ferrajoli"�, jo shumë larg selisë presidenciale, një zgjedhje kjo aspak rastësore.
Berluskoni i fjetur
Statuja prej silikoni është vendosur në një kuti qelqi, mbi një copë mëndafshi, si të ishte papë apo Bukuroshja e Fjetur e përrallave. Njëra dorë qëndron e vendosur mbi librin "Një histori italiane"�, ndërsa tjetra tek pantallonat e zbërthyera. / G.N.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Berluskoni vdes në art
mire do ishte po te vdiste edhe ne te vertete
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Berluskoni, miliarderi që u bë yll i politikës italiane
» Berluskoni nën hetim për shfrytëzim prostitucioni
» Milan barazon, tërbohet Berluskoni
» Si vdes dashuria?
» Vdes Amy Winehouse
» Berluskoni nën hetim për shfrytëzim prostitucioni
» Milan barazon, tërbohet Berluskoni
» Si vdes dashuria?
» Vdes Amy Winehouse
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi