Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Aleksander Moisiu People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Aleksander Moisiu People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksander Moisiu

Shko poshtë

 Aleksander Moisiu Empty Aleksander Moisiu

Mesazh nga Vizitor Sun 16 Jan 2011 - 4:27

Aleksandër Moisiu lindi më 2 prill 1879 në Trieste; vdiq më 22 mars 1935 në Vjenë. Ishte një aktor shqiptar.
Moisiu u rrit në Trieste* Kavajë dhe Durrës. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë* ku ai me ndihmën e Jozef Kainc ju përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrieren e vet si kompars (aktorë* që luajnë rol të vogël) në Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u festua Moisiu për rolin e Edipusit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit* duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit* të Edipusit* të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“)* të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanfolëse. Në kohën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohe vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit* apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave* 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935* pak kohë para vdekjes së tij* Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë* kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut* kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së* pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit* edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë si dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).

Filmografia

* "Das Schwarze Los"* 1913
* "Die Augen des Ole Brandis"* 1913
* "Kulissenzauber"* 1915
* "Sein einziger Sohn"* 1915
* "Pique Dame"* 1918* me Johanna Terwin
* "Der Ring der drei Wünsche"* 1918
* "Erborgtes Glück"* 1919* me Käthe Dorsch
* "Der Junge Goethe"* 1919* me Käthe Dorsch
* "Zwischen Tod und Leben"* 1919* me Maria Zelenka
* "Figaros Hochzeit"* 1920* Figaro* me Hella Moja* Eduard von Winterstein* Vera Schwarz* Gertrude Welcker
* "Die Nacht der Königin Isabeau"* 1920* mit Fritz Kortner*
* "Kean"* 1921* Kean* me Camilla Horn
* "Die Königsloge"* 1929* Edmund Kean* me Camilla Horn
* "Lorenzo de Medici"* 1935

Marre nga Wikipedia
 Aleksander Moisiu 220px-Alexander_moissi
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Aleksander Moisiu Empty Re: Aleksander Moisiu

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 23 Feb 2011 - 3:10

Tema kalon nga Letersia Boterore tek ajo Shqiptare...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi