MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
3 posters
Faqja 1 e 1
MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
Moisiu: Kosova është krahinë e Shqipërisë
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, ka vizituar komunën e Skënderajt dhe ka bërë homazhe te varri i komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë. Homazhe kanë bërë edhe shoqatat e dala nga lufta dhe drejtures të komunave Skënderaj dhe Drenas.
Ish-presidenti Moisiu tha, se çmon lart kontributin e familjes Jashari, e cila bëri një sakrificë të madhe për lirinë e Kosovës. “Pa këtë sakrificë dhe këtë gjak, nuk mund të arrish këto ditë që ka arritur Kosova. Liria nuk dhurohet, ajo fitohet dhe ajo paguhet me gjak. Për fat të keq shqiptarëve të Kosovës u ka takuar një fat i rëndë, gati një shekull kanë luftuar me pushtuesin serb, që nga vitet e para të pushtimit e derisa u çlirua. Megjithatë, duhet thënë që rreziqet nuk janë ato që kanë qenë, por rreziqet nuk janë zhdukur”, ka thënë Moisiu.
Ai ka ripërsëritur se Kosova është krahinë e Shqipërisë, “kështu ka qenë, nuk është se po e shpik unë”.
“Ky është një realitet. Nuk duhet të kemi frikë dhe nuk duhet të druhemi që ta themi, sepse kjo është një e vërtetë historike”, tha ish-presidenti Moisiu.
Ndërsa Muharrem Xhemajli, kryetari i OVL-së, përkujtoi se 5 Maji është Ditë e Dëshmorëve të Kombit, duke përsëritur kërkesat që edhe Kosova ta ketë një datë të dëshmorëve.
“Ne ende nuk kemi ditë të dëshmorëve të përcaktuar nga institucionet e Kosovës, prandaj ne jemi duke punuar vazhdimisht që kjo ditë të jetë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Edituar për herë të fundit nga Gjeto Gjetani në Thu 5 May 2011 - 21:17, edituar 1 herë gjithsej
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
Nderimet për dëshmorët i nisin nga Prekazi
Me rastin e 5 Majit - Ditës së Dëshmorëve të gjithë shqiptarëve, drejtuesit e organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së dhe ish- presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu kanë zgjedhur që homazhet për të përkujtuar dëshmorët e atdheut t’i nisin nga memoriali i Familjes Jashari në Prekaz. Edhe në këtë rast, Mosiu ka ritheksuar qëndrimin e tij se Kosova është krahinë e Shqipërisë dhe se këtë fakt nuk mund të ndryshojë askush.
Edhe pse 5 Maji nuk është festë zyrtare në Kosovë për shkaqe tashmë të njohura, së paku shoqatat e dala nga lufta e fundit kanë vendosur të nderojnë ata që kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.
Pasi vendosi kurora me lule tek Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ish- presidenti shqiptar Alfred Moisiu theksoi se vepra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe e gjithë të rënëve për liri, ka bërë që sot Kosova të gëzojë lirinë.
“Kjo është një sakrificë dhe një kontribut i madh i Familjes Jashari, ku kanë rënë 52 anëtarë të familjes. Por pa këtë sakrificë dhe këtë gjak nuk mund të arriheshin këto ditë që ka Kosova. Liria nuk dhurohet, por liria fitohet dhe ajo paguhet me gjak”, ka thënë ai.
Ai ka porositur lidershipin shqiptar si në Tiranë e Prishtinë që të angazhohen që tani me shkollimin e brezave të rinj të përballen me sfidat e radhës dhe që integrohen në familjen evropiane.
Edhe në këtë rast, Mosiu ka ritheksuar qëndrimin e tij se Kosova është krahinë e Shqipërisë, njëlloj sikurse që janë Mirdita apo Labëria dhe këtë fakt nuk mund të ndryshojë askush.
“Unë e kam thënë edhe herë të tjera se Kosova është një krahinë e kombit shqiptar, është një krahinë e Shqipërisë. Kështu ka qenë, nuk është se po e shpik unë. Ky është një realitet dhe ne s’kemi frikë dhe nuk duhet të druhemi që ta teni këtë, sepse kjo është një e vërtetë historike, të cilën do të shikojmë më vonë si do ta realizojmë”, është shprehur ai.
Kurse kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli ka shprehur nevojën që institucionet e Kosovës të zyrtarizojnë 5 Majin si Ditë të Dëshmorëve, në mënyrë që të rënëve t’u bëhet nderim në të njëjtën ditë në gjithë shqiptarinë.
“Data 5 Maj është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar dhe ne si Organizata të dala nga Lufta e UÇK-së jemi duke bërë përpjekje që edhe në Kosovë të shënohet kjo datë. Siç dihet faktikisht në Kosovë ende nuk ka një ditë të dëshmorëve, të përcaktuar nga institucionet e Kosovës dhe ne jemi duke punuar vazhdimisht që kjo ditë të jetë e përbashkët për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe të bëhen homazhe gjithkund në shqiptari”, ka thënë ai.
Krahasuar me Kosovën ku nderime për dëshmorët janë bërë vetëm nga shoqatat dhe ish- liderë, por jo edhe nga krerë të shtetit, në Shqipëri janë bërë nderime të larta shtetërore. Sidoqoftë për dëshmorët në Kosovë janë bërë homazhe nëpër shumë komuna, kurse për këtë ditë do të mbahet edhe një akademi përkujtimore./kosovapress/
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
Demaçi: Dita e dëshmorëve të mos shndërrohet në rutinë
Është shumë e rëndësishme që të kujtohen të rënët për liri dhe atdhe pasi pa sakrificat dhe gjakun e tyre do të ishte e pamundur që të jetohet në një Kosovë të lirë dhe demokratike, u tha në një akademi me rastin e 5 Majit, Ditës së dëshmorëve të kombit.
Organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të enjten mbrëma është mbajtur një akademi përkujtimore me rastin e Ditës së dëshmorëve të kombit.
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se duhet të gjenden forma të reja të festimit në mënyrë që kjo datë të mos shndërrohet në rutinë.
Ai theksoi se për të mbajtur gjallë kujtimin e dëshmorëve kjo datë duhet të festohet në të gjitha ato pjesë ku ranë, luftuan e qëndruan heronjtë e dëshmorët e vendit tonë.
“Besoj që do të gjenden format që të mos na ndodhë që kjo datë e kjo ditë të shndërrohet në rutinë, se boll e hoqëm një borxh ndaj atyre që luftuan edhe ranë për lirinë e kësaj toke, e për ne që mbetem gjallë duhet të bëjmë përpjekje që të gjejmë format e reja të ndryshme të festimit në të gjitha ato pjesë ku ranë, luftuan e qëndruan heronjtë e dëshmorët tanë në mënyrë që ta mbajmë të gjallë kujtimin por të gjithë këta që tokën tonë e lagën me gjakun e tyre”, ka thënë Demaçi.
Në emër të institucioneve vendore të pranishmit i ka përshëndetur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i cili tha se tashmë me Shqipërinë, Kosova ka bashkim sezonal nga qershori deri në shtator.
“Tani me Shqipërinë kemi bashkim sezonal qershor-shtator, kemi bërë rrugën, do të bëjmë hekurudhën. Dje promovuam bashkimin me rrymë ose transmetuesin e rrymës dhe besoj seriozisht që jemi në rrugë të mirë për t’u integruar përmbajtësisht suksesshëm, logjikshëm dhe ashtu siç kërkojnë të gjitha ato mendje dhe mendësi që janë racionalist të konsoliduar. Kemi përmendur kaherë një abetare të njësuar dhe se kemi akoma, do ta bëjmë me gjithë pengesat që kemi brenda nesh këndej dhe andej në Shqipëri”, ka thënë Buja.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu, tha se kujtimi për dëshmorët është shumë i rëndësishëm pasi pa sakrificat dhe gjakun e tyre do të ishte e pamundur që të jetohet në një Kosovë të lirë dhe demokratike.
“Është më se e drejtë që ju të mblidheni në këtë ditë të shënuar për dëshmorët shqiptarë dhe të kujtojmë trimëritë dhe gjakun e derdhur për arritjet e lirisë së trojeve tuaja pas një skllavërie të vërtetë afër 100-vjeçare. Është shumë e rëndësishme që të kujtohen të rënët për liri dhe atdhe pasi pa sakrificat dhe gjakun e tyre do të ishte e pamundur që të jetohet në një Kosovë të lirë dhe demokratike, ëndërr kjo e shumë brezave të shqiptarëve të këtyre viseve”, ka thënë Mojsiu.
Gjithashtu, Mojsiu ka thënë se është e rëndësishme që në të njëjtën ditë shënohet Dita e Dëshmorëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, e që sipas tij kjo tregon se kudo që janë shqiptarët janë një komb, një popull dhe kemi të njëjtat tradita dhe të njëjtat ditë të shënuara.
Më 5 maj në të gjitha komunat e Kosovës shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë zhvilluar veprimtari të caktuara për të nderuar të rënët për liri të atdheut. /kosovapress/

me vjen keq per Moisiun por edhe pse nuk jam personazh publik dua te them se ekam then une i pari kte shprehje se Kosova eshte krahin e shqiperise si te gjitha krahinat e tjera Cameria Laberia Myzeqeja malsia
tme japin dhe mua ndonje pik per postimet
qesh

Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
I ke,,,,,,,,,,,,Tonii shkruajti:me vjen keq per Moisiun por edhe pse nuk jam personazh publik dua te them se ekam then une i pari kte shprehje se Kosova eshte krahin e shqiperise si te gjitha krahinat e tjera Cameria Laberia Myzeqeja malsia
tme japin dhe mua ndonje pik per postimet
I do te bujshme???
Vlejne me shume keshtu
Per shen Naumin ka thene gje,apo pret te mbaroje ai dokument qe Zogu e dha me kocension????
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
hahahahahahahahahaha Bobo
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
Admiroj ate e te qenit drejtperdrejt Z Moisiu,edhe pse s'leverdis drejt politikaneve shqiptare mos u turbullohet uji helenkave,Gruevskit,edhe Tadic ,Popovic apo ky i dyti e ka mbyll misionin ne 1941
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
per hir te se vertetes Moisiu ka qen nje nga presidentet me te ndergjegjshem ne kto 20 vite
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
Pa hezitim me duhet te pajtohem 100%Tonii shkruajti:per hir te se vertetes Moisiu ka qen nje nga presidentet me te ndergjegjshem ne kto 20 vite
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Similar topics
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» ALFRED MOISIU-BASHKIMI I SHQIPËRISË ME KOSOVËN VEÇ ÇËSHTJE KOHE
» Pse Kosova nuk e shfrytëzon kodin telefonik të Shqipërisë?
» Kosova duhet ta ketë të drejtën që t’i bashkohet Shqipërisë
» Veriu i Shqiperise dhe Kosova shihen si nje unitet nga biznesi turistik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi