Racizmi, ish-presidenti Moisiu: Greqisë po i del ushtria nga duart!
Faqja 1 e 1

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka dënuar ashpër dje skandalin e radhës së ushtrisë
greke, duke e cilësuar atë si pasqyrën e frymës që ekziston në shtetin helen. Moisiu ka pohuar se ka ndjekur me shumë vëmendje thirrjet raciste të ushtrisë greke ndaj shqiptarëve, por edhe fqinjëve të tjerë të si Maqedonia dhe Turqia. Paradoksi më i madh, sipas tij, është se këto thirrje bëhen kundër dy ushtrive që janë pjesë e të njëjtin koalicion, NATO-s. Duke parë situatën aktuale në Greqi, gjeneral Moisiu, bazuar edhe në njohuritë e tij të mëdha në fushën e ushtrisë, ka hedhur dyshimet se Greqisë po i del ushtria nga duart.
"Është një akt i paprecedent, sidomos kur bëhet fjalë për një vend anëtar të Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Kjo nuk është një gjë rastësore, pasi bëhet fjalë për një paradë ushtarake zyrtare të organizuar përpara presidentit në ditën e festës kombëtare të vendit. Mendoj se Greqisë, në këtë kohë krize, po i del ushtria nga duart", - tha president Moisiu. Ai shpjegoi se ushtria, në asnjë rast, nuk mund të bëjë veprime të tilla, aq më tepër në një ceremoni zyrtare. "Shteti i tyre duhet të reagojë, këtyre gjërave u duhet dhënë fund. Nuk mund të ketë më thirrje raciste të ushtrisë ndaj shqiptarëve", - tha dje President Moisiu.
Sipas tij, jemi përpara një akti skandaloz dhe që nuk duhet parë si i veçuar nga shumë ndodhi të tjera. "Kjo që ndodhi tregon frymën që ekziston në Greqi. Nuk flas për frymën e qeverisë dhe shtetit, por për frymën e njerëzve. Kjo tregon kushtet ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Në një shtet të BE-së dhe NATO-s këto gjëra nuk duhet të ndodhin, por në fund të fundit turpi është për ta", - tha dje President Alfred Moisiu.
Ndërkohë, ekspertë të ushtrisë hodhën dyshime të forta në lidhje me bashkëpunimin që mund të kenë në të ardhmen me ushtrinë greke. "Jemi të dy vende anëtare të NATO-s dhe në të ardhmen mund të ndodhë që të jemi pjesë e të njëjtit mision në vende në konflikt. Si mund të qëndrojnë ushtarët shqiptarë pranë atyre grekë në një kohë kur këta të fundit këndojnë këngë për të vrarë ushtarët shqiptarë, çfarë sigurie do të kenë djemtë tanë për të shkuar në mision përkrah atyre që i cilësojnë si armiq?", - thanë dje ekspertët e ushtrisë shqiptare.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
» Presidenti që na duhet dhe Presidenti i politikës
» Aleksander Moisiu
» Ushtria intervenon në Ohër
» Shqiptaret te prekur nga racizmi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi