Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Meditim per librin, si një dritare ku shpaloset jeta në Shqiperi, Kosovë e vise dhe në Diasporë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Meditim per librin, si një dritare ku shpaloset jeta në Shqiperi, Kosovë e vise dhe në Diasporë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditim per librin, si një dritare ku shpaloset jeta në Shqiperi, Kosovë e vise dhe në Diasporë

Shko poshtë

Meditim per librin, si një dritare ku shpaloset jeta në Shqiperi, Kosovë e vise dhe në Diasporë Empty Meditim per librin, si një dritare ku shpaloset jeta në Shqiperi, Kosovë e vise dhe në Diasporë

Mesazh nga WebMaster Fri 17 Jul 2009 - 7:11

Shqipja nuk është e ngjashme me ndonjë gjuhë tjetër dhe shqipja e folur për herë të parë vjen nga ilirët, paraardhës të shqiptarëve, mijra vite më parë »- theksohet në një enciklopedi britanike. Shqipja cilësohet si gjuhë indoeuropiane dhe është pjesë e asaj familjeje. Alfabeti shqiptar ka 36 gërma. Të gjitha gërmat janë si alfabeti latin, përveç « ç » dhe « ë ». Gërmat dyshe konsiderohen si një e vetme, për shembull th, dh, ll, gj, e të tjera por gjithsej janë 36. Anglishtja gjuha më e folur sot në botë ka disa ndryshime midis asaj që flitet në djepin e gjuhës në Britaninë e Madhe, me atë amerikane, por të dyja kanë 26 gërma. Edhe alfabeti frëng përbëhet nga 26 gërma dhe gjatë një pune mbi 40-të vjeçare, përveç të tjerave në lëmin e bukur, por tepër të vështirë me librin, përkthimet, tregimet, meditimet, të kthyera edhe në këto gjuhë, shpesh për shkak të mosdijenisë së një termi, që i përkiste dendrologjisëose iktiologjisë, më është dashur të shfletoj libra dhe fjalorë në disa gjuhë, për të gjetur fjalën e përshtatshme në shqip. Shpesh e kam pasur më të lehtë, pasi, shqipja duke më dhënë mundësinë të kem dhjetë gërma më tepër prej saj, fjala në gjuhën amtare ka dalë me shqiptim dhe kuptim të saktë. Jo pa qëllim, miku im i mirë dhe njohës i gjuhës dhe historisë shqipe, Gjergji, burrë me mustaqe, më dërgonte para disa kohësh mesazhin e mëposhtëm : « Gaius Plinius Secundus », i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.-para Erës sonë), natyralist romak që njihet botërisht, botoi në vitin 77 e.s., serinë madhështore prej 37-të vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar : »Natularis Historia ». Ai shkruan, ndër të tjera, në vëllimin e shtatë të veprës së tij madhore : « Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët ».

As nuk kam pretendim të vihem njësh me gjuhëtarët tanë të shquar që i kanë dhënë shqipes vendin që meriton në historinë e shkrimit botëror, si me Eqrem Cabej, Mahir Domi erudit, i pastër nga shpirti dhe zemërgjerë, Shaban Demiraj, si edhe me albanologë të përkushtuar të gjuhës sonë të lashtë që sa vjen e shtohen në numër. Gjenia e gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet kërkuar në radhë të parë në traditën e bukur gojore, brez pas brezi, sidomos tek Arbëreshët, Arbanasit etj. Proverbat e vjetra përbëjnë në vetvete, një traktat të fjalëve shqipe, të trashëguara brez pas brezi…Nuk kam qëllim në këtë shkrim t’i kundërvihem studimeve tepër të diskutueshme që shkojnë për hosh metodat dhe argumentat e biologëve të evolucionit. Kam respekt të veçantë për gjuhën dhe kombin e atij vendi të Ballkanit që ka pritur në gjirin e vet dhjetra mijra shqiptarë, sidomos pas barbarisë serbomadhe, ashtu siç kam respekt dhe mirënjohje për të gjithë kombet që përbëjnë Ballkanin, Europën dhe më tej që kanë pritur në tokën e tyre, qysh në kohën e lashta e në ditët tona, shqiptarë, arbëreshë, arvanitas, arbanas që u detyruan të largohen nga toka mëmë, e lashtë, për një jetë më të mirë, si rezultat i pushtimeve të huaja, apo e transzicionit të vendit drejt demokracisë. Por desha të theksoj se në krahasim edhe me dy dekada më parë, nga pikëpamja e informacionit, nga ana e gjuhëtarëve të « paguar » enkas nga përfaqësues gjuhësh që ose e kanë humbur hapësirën e tyre për shkak të migrimeve, asimilimit të bashkëkombasve të tyre në kombet e tjerë ku janë vendosur, apo edhe të papaguar por të përkushtuar, janë shfaqur një numër i madh konceptesh, teorish dhe referencash të reja. Linguistika nuk e ka më atë rol si shkencë kryesore që mund të përdorej nga shtete të mëdhenj për të bindur përfaqësuesit e kombeve më të vegjël, se përkatësia e tyre mbetet vetëm tek gjashtë gjuhët e përdorura në Kombet e Bashkuara, apo edhe në konferenca shkencore për probleme të mjekësisë, sëmundjeve gjenetike, shkencës, letërsisë, artit etj. Kam marrë pjesë gjatë 25 viteve të fundit në shumë konferenca ndërkombëtare dhe kam vënë re se konkurenca është e ashpër, si për botimet që shpërndahen aty, ashtu edhe në përkthimet direkte (simultane). Natyrisht, shpesh i lihet vend edhe gjuhës së vendit mikpritës, psh në Dubai, në konferencën e dhjetë ndërkombëtare për Talaseminë nga 7-10 janar 2006, gjuha e përkthyer në mënyrë të njëkohshme ishte në arabisht, anglisht, por edhe greqisht, pasi organizuesi kryesor ishte Federata Ndërkombëtare e Talasemisë (TIF). Në konferencën e Rhodesit të Greqisë, mbi vendet e Europës Juglindore, gjuha e përkthyer ishte anglisht por edhe frëngjisht. Në konferencën e Bazelit për Mjedisin disa vite më parë, përveç gjashtë gjuhëve të përdorura në Kombet e Bashkuara, ishte dhe gjermanishtja. Francezët, nëpërmjet « Frankofonisë », si edhe përfaqësuesve të tyre diplomatikë, pjesëmarrjes në Panaire ndërkombëtare të Librit kudo, janë më të përparuar në këtë drejtim, pasi gjuha frënge, megjithëse është përdorur nga Molieri, Balzaku, Alfons de Lamartine, Zhan Zhak Ruso, Volteri, Marcel Panjol, Stendali, Aleksandër Dyma, Albert Kamysi, Zhan Pol Sartrë, André Malro, Robert Shumani, Denis de Rougemo, Moris Dryon, Fransua Nurisié, Albert Kohenit, Nikola Buvié, Zhorxh Haldas, Marie-Luce Dayer, Liliane Perrin, Anne-Lise Thurler, André Clavel, Fransuazë Sagan, Patrik Puavrë D’Arvor e shumë të tjerë të shquar, nuk zë më atë vend që ka pasur gjatë shekullit të kaluar, në fillimet e shekullit të 20-të deri nga vitet 50-të. Gjuha angleze e Shekspirit, Hemingueit, Xhorxh Uashingtonit, Danielë Still, David Baldacit, Cërçillit, Kenedit, J.K.Rowling e « Hari Poter » , Dan Brown i « Kodi i Da Vinçit » etj., sot zë vendin e parë dhe ka shumë arsye që nuk ezaurohen me këtë artikull…Të drejtë kanë edhe gjermanët, japonezët, portugezët, ballkanasit, duke përfshirë edhe grekët fqinjët tanë, italianët, por dhe shqiptarët, pasi diaspora shqiptare flet dhe shkruan gjuhën shqipe, por duke respektuar edhe gjuhët e vendeve ku janë vendosur. Shqiptarët në Amerikë e duan librin shqip, bile edhe dy gjuhësh, pasi kështu fëmijët e tyre në vend që të thonë « How are You », të të drejtohen në shqip : « Si jeni », kur u shkon në vizitë në banesat e tyre dhe tek prindërit e tyre mikpritës. Kam kënaqësi të veçantë kur shkoj dhe përsëri do shkoj tek miqtë e mij që prej 25 vitesh si tek Shyqyri Selimaj, Gjyste dhe Gjergj Kalaj, tek Selajt, tek Naqot, Gjini, Zefi, Luani, Eli, Bardhyl Pustina, Bytyqët, Petro Papanikolla, Paparistot, etj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi