Nje lutje meshirueshme
2 posters
Faqja 1 e 1
Nje lutje meshirueshme
Ora po shënonte tetë pa njëzet minuta.Ajo ish e veshur e gjitha me të zeza, teksa zbriti ngadalë nga furgoni i linjës Lekbibaj-Bajram Curri dhe me fëmijën shtrënguar në duar afër gjoksit,mundohej të tërhiqte një çantë të fryrë dhe të lidhur në krye,nga ato çantat e vjetra ushtarake që mbanin zboristat dikur.Një pasagjer,bashkëudhëtar me gruan me të zeza,ia afroi çantën dhe ajo e hodhi ngarkuar mbi shpinë.
Pastaj gruaja e veshur me të zeza,me fëmijën shtrënguar,diç fjalosi me shoferin,ku u dëgjua vetëm fraza e fundit " nuk kam asnjë lekë tjetër", e ndërkohë mori rrugën nga spitali i vetëm i qytetit. Sapo arriti te dera kryesore,Egzoni i vogël 3 vjeçar i kërkoi ujë për të pirë.Në mes të asaj rrokopuje të bezdisshme, e djersitur,e lodhur dhe e raskapitur nga pagjumësia,rruga e gjatë,e mbi të gjitha sëmundja e fëmijës, e cila e kishte sjellë në qytet,ngjiti shkallët dhe u fut në pavionin e pediatrisë.Në koridor e ndesh ballë për ballë me një grua rreth të dyzetave me një bluzë të bardhë njolla-njolla hedhur krahëve.E pyeti për mjekun,por ajo i tha se nuk ndodhet në pavion,por vjen pas pak.Pas më shumë se një orë,mjeku pediatër arriti në zyrën e tij të vizitave,në pavionin e pediatrisë. Ai vinte nga klubi ku që në mëngjes herët rrëkëllente njëra pas tjetrës gotat e konjakut,në mëngjesin e kësaj dite me vapë të pranverës.Radha u bë e gjatë.Gruaja me të zeza dhe me fëmijën në prëhër,ish ulur në një stol të drunjtë dhe po pajtonte Egzonin që qante papra.
-Mbani radhën,pajtoni fëmijën,se doktori është në vizitë,-u dëgjua zëri i infermieres.Kishte dhe nja dy tre gra përpara nënës së Egzonit,i cili tashmë nuk qante,por mundohej me mendjen e tij ta bindte nënën që mos t'i bëjnë gjilpëra. Ajo hyri në vizitë e fundit.Mjeku pediatër i bëri vizitën Egzonit shpejt e shpejt,e pasi ndezi një cigare,u drejtua së ëmës:- Fëmija ka ftohje.Ne nuk kemi kushte as mundësi për ta shtruar.Me këtë recetë do të blesh ilaçet në farmacinë...dhe belbëzoi emrin e farmacistit që kishte kthyer gllënkat e konjakut mëngjesin e asaj dite.
-Aman doktor,vij nga larg dhe djalin e kam tash dhjetë ditë të sëmurë dhe duhet të ma shtroni në spital.Nuk kam lekë për t'i blerë ilaçe dhe atje në fshatin tonë nuk ka infermiere.Ik,ik.Kaq kemi për detyrë,tha mjeku dhe filloi të numëronte lekët që kish grumbulluar në tavolinë nga vizitat e atij mëngjesi. Gruaja me të zeza me lotë në sy përseri iu lut mjekut,por ai mr shpejtësi mbylli derën dhe u drejtua në kafene për të vazhduar ritualin e përhershëm me xhepat e fryrë nga vizitat e atij mëngjesi pranveror./autori: Gjon Necaj/

Re: Nje lutje meshirueshme
Të kujtoj me mall
Nuk
po të shkruaj për të të thënë se të dua shumë, jo as për të të thënë se
për ty po derdh lot në këto momente. Ajo që sot më shtyn të shkruaj
është malli që kam për ty, vërtet në këto momente po ndjej mall...
Mallin e respektoj, respekti për ty është e vetmja që më ka mbetur
brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli në këto momente nuk po më
lë vërtetë të qetë.
Sot më erdhën në mendje kujtimet dhe ëndrrat që
thellë i kam varrosur në shpirt, ato miliona ëndrrat që vërtet kanë
kohë që kanë filluar të treten, por sot vetëm malli po më shtyn të të
shkruaj, më bën që “të takoj” edhe një herë si një mikeshë të vjetër që
kurrë nuk arrita t’ia hap vërtet zemrën, e vetmja ndjenjë që vërtet për
ty nuk e kam shuar është respekti, po sot...
Kjo ndjenja po më çon
në mallin që kam për ty, malli që kam për të parë dhe të të shtrëngoj
një herë fort pas vetes, dhe të ulem me ty në një vend... për të kaluar
disa çaste të bukura bashkë, thjesht si miq të vjetër.
Dhe ndërsa u
ktheva me fytyrë nga muri më dolën dy pika loti nga sytë e mi, nuk e
kuptova përse po qaja, po vetëm kur lotët më pikuan kuptova se ishin
duke bërë rrugën e tyre që kishin kohë pa e bërë. Pra vetëm ajo ndjenjë e
mallit më bëri të shpalos edhe një herë tërë kohën, eja dhe më përqafo
të të jap lumturi, o zemër, do ishim një trup që rrezohej nga dielli e
ndriçohej nga hëna.
Shikoheshim
por nuk shiheshim, verbimi bie si një hije e zezë - trishtim, zemra
ndjen puthjen e zjarrtë që valonte në ëndrrën e majit, ajo ëndërr më
bëri që të jetoj me ty aty ku askush nuk dinte ku jemi, do ta ndjeja
kraharorin tënd aty kur mund të shikoja jetën në sytë e tu, përse shkove
me ëndrrën, mbeta me kujtimin e zemra më thotë “se të dua”.
Duhet
dikur ta kuptojmë se kemi lindur për njëri-tjetrin, kujtoj zërin tënd,
ndjej atë ngrohtësi, nuk e di a të pëlqen kjo që unë mendoj apo jo. Po
këtë unë e dëshiroj tani...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Lutje Zotit
» Një lutje për ata që ju është mërzitur jeta
» Enver Hoxha, lutje sovjetikëve për të bërë filmin “Skënderbeu”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi