Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ankthi monoton i luftës politike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ankthi monoton i luftës politike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ankthi monoton i luftës politike

2 posters

Shko poshtë

Ankthi monoton i luftës politike Empty Ankthi monoton i luftës politike

Mesazh nga WebMaster Wed 19 Jan 2011 - 1:07

Amarildo Pregapuca - Tashmë është tejkaluar kuptimi i frazës “shije e keqe” në ngjarjet e fundit të politikës Shqiptare. A është vërtet kjo ajo që ne prisnim ,a është kjo ëndrra jonë e filluar në dhjetor të vitit 1990, apo së shpejti do zgjohemi dhe do qeshim me turp nga cinizmi i saj. Nga njëra anë kemi një opozitë të “çmendur” që nuk pranon të hyjë në Parlament pa u hapur kutitë (të bëjë atë për çka ne e votuam), pa u bërë investigimi i zgjedhjeve, duke mos kërkuar ndryshim rezultati, ç ka në vetvete duket kërkesë elementare. Në krahun tjetër kemi një maxhorancë të betuar të mos “shkelë” ligjin. (Se di në ekziston një i tillë por dhe nëse ekziston nuk hyn tek më të suksesshmit dhe më të mirë menduarit duke ditur nivelin e demokracisë sonë). Por pikërisht në këtë moment gjërat komplikohen; ndodh çudia dhe çirret maska e shtetit ligjor nga vetë Maxhoranca . Si gjithmonë, si për çdo nismë të demokratëve, fjalën e parë e merr Kryeministri i cili e nis me monologun “Edvin Rama dhe Libri i Gjendjes Civile”, të mbajtur përpara Parlamentit tonë që u prit me duartrokitje dhe ovacione nga te pranishmit Mënyra dhe përmbajtja e fjalimit do ta vente këdo përpara një “përgjegjësie” në qoftë se do përdorej në ambientet shoqërore dhe një “problemi Familjar” po të përdorej nga anët që vjen bashkëfolësi. Shokues dhe tronditës për të gjithë popullin, por nga ana tjetër një mesazh i qartë . Për të vijuar më tej me një tjetër “zbulim”, luftën kundër mafies?! Veçse këta mafiozë s’ishin diku të fshehur në skutat e tyre të errëta apo të pa njohur e në ilegalitet, porse veprimtaria e tyre ishte perreth kryeministrisë dhe ne qendër te Tiranes dhe nuk mund te ish tjetër kush veçse opozitarët. Duke qenë se këto 5 vitet e fundit Berisha është kreu i qeverise dhe se në gjithë këtë periudhe kohore ai ka qene Njëshi i politikes shqiptare, kjo lloj deklarate duhet të vinte nga një keqdashës i kryeministrit dhe maxhorancës , për ta venë atë përpara një përgjegjësie e të jepte dorëheqjen e menjëhershme (siç ndodh ne te gjitha vendet demokratike) për paaftësi në luftën kundër Mafies. Por deklarata e bujshme vjen nga vetë ai duke na lënë të gjithëve me gojë hapur. Sa hap e mbyll sytë, fjalët e kryeministrit përhapen me shpejtësi, ministrat shndërrohen në zëdhënës të tij dhe administrata “shpërvesh mëngët” për goditje. Së pari e pëson një pallat 12 katesh diku në Tiranë duke shkelur ligjet dhe vendimin e gjykatës. Por dy gabime nuk bëjnë një të mirë.
Vetëm në një vend si Shqipëria mund të ndodhë që një ministër dhe mbi 50 forca policie do të vihen përballë 5 deputetëve dhe policisë bashkiake, dhe e gjitha kjo për të mbrojtur një pronë private. Nuk mund të gjejmë një rast tjetër kaq unikal në planetin tonë kur ligji të keqpërdoret kaq abuzivisht thjesht për interesa politikë dhe ku politikanët duhet të angazhohen edhe fizikisht për të kryer detyrën e një gjykate të papërfillur.
Por s’mbaron me kaq. Do të ish gjysma e së keqes nëse ndërsa dy forcat më të mëdha politike kacafyten me njëra tjetrën, punët e tjera të shkonin mbroth. Madje do i linim me dëshirë në duelin e tyre nëse ekonomia na shkon mirë, nëse nuk kemi frikë se në këtë kohë krize mund të mbetemi pa punë, nëse nuk kemi ankth për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëse tregu funksionon sipas rregullave dhe taksat e çmimet nuk na shtohen. Porse e vërteta e jetës së përditshme është një stres deri në monotoni dhe për të gjithë ne është e qartë se faji për këtë është i kësaj klase politike, që busullën e saj nuk e ka të orientuar nga obligimi ndaj nesh, qytetarit që i kemi votuar, por te interesat e ngushta personale. Ky vend, dhe bashkë me të edhe ne, banorët e saj, po shpërdorohemi në mënyrën më të paskrupullt e po na vidhet deri dhe shpresa. Nuk ka fushë të jetës ku të mos jemi cenuar. Le të fillojmë me energjinë, meqë në këto ditë është në fokus të vëmendjes. Një vend si yni, prodhues i energjisë elektrike e shet këtë industri tek një firmë çeke (nën hetim) dhe tani përballemi me një tjetër surprizë. Qeveria ka rënë dakord që kjo kompani të ngrejë çmimet periodikisht deri në vitin 2014. Lum si konsumatori ynë. Po kështu janë privatizuar edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit te mineraleve por vështirë të thuhet se minatorët janë të lumtur pas kësaj. Pra në 50 vjet komunizëm gjithçka që breza të tërë ndërtuan duke u paguar pak ose shumë pak, u është shitur firmave të huaja për pak ose shumë pak. Janë pasuruar firmat por duket se kjo nuk ka qenë në interes të vendit. Pasi kushtet e punës në këto 20 vjet janë njësoj apo më keq se përpara dhe e njëjta situatë ndeshet edhe në shëndetësi dhe arsim. Të gjitha këtyre u shtohen dhe plagë shoqërore si droga, prostitucioni, shkatërrimi i familjeve, kriminaliteti apo edhe aksidentet që na venë në statistika vdekjesh të njëjta me ato të shteteve në luftë.Sigurisht ne kemi fituar në këto vite diçka të shenjtë, Pluralizmin. Ne mund të flasim dhe të kritikojmë, të bëjmë protesta, të shkruajmë në shtyp dhe siç tha dhe zoti kryeministër, mund ta bëjmë këtë për 4 vjet se si behet vonë njeriu. Por në qoftë se jeni biznesmen, intelektual, mësues, nxënës apo gazetar, ju këshilloj mos ta bëni se do t’ju shkulen dhëmbë e dhëmballë ose s’do t’i ndjeni më të nevojshme. Pasi, sipas kryeministrit, kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë pengon liberalizimin e vizave dhe hyrjen tone ne BE. Popull trim e bujar ( që kujtohen të miklojnë kështu vetëm kur të kërkojnë votën), mos i jepni besën tuaj asnjë politikani lider apo “ heroi”, por kërkoni të drejtën tuaj për tu informuar për gjithçka, që nga kutitë tek lejet e ndërtimit, nga përdorimi i taksave qe paguani tek vendimet e gjykatave, nga vlerat e investimeve në rrugë, tunele apo TECE dhe gjithçka që del nga xhepat e tu. Nuk ka popull të majtë apo të djathtë, nuk ka popull maxhorant apo opozitar dhe mbi te gjitha nuk ka popull “tifoz”. Ka vetëm një popull që kërkon të jetojë i lumtur aty ku i ka rënë për hise të jetojë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ankthi monoton i luftës politike Empty Re: Ankthi monoton i luftës politike

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 20 Jan 2011 - 13:17

Tema zhvendoset tek nenforumi i politikes...

Ju faleminderit.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi