Ngjyra ideale e flokëve zgjidhet nga nuanca e tenit dhe dukja e flokëve
2 posters
Faqja 1 e 1
Ngjyra ideale e flokëve zgjidhet nga nuanca e tenit dhe dukja e flokëve
Ngjyra e gështenjës është ideale për flokët e dëmtuara, ngase arrin që mjaft mirë t’i mbulojë defektet dhe mungesat e saja. Flokët e kuqe i shkojnë përshtati tenit rozë të fytyrës, ndërsa tek biondinat duhet pasur kujdes.
Dimri është koha ideale për freskimin e dukjes, që është shumë e thjeshtë dhe shumë e lirë ta bëni me ndryshimin e ngjyrës së flokëve. Para se t’i zgjidhni nuancat e përsosura, kini kujdes për ngjyrën natyrale.
Ngjyra gështenjë në mënyrë të përsosur do t’i përshtatej ngjyrës natyrale, që anon kah e hirta, por i mungon intensiteti që do ta bënte atë të shkëlqejë. Nëse keni një stil me vija të egra, atëherë zgjidhni ngjyrën e gështenjës. Po ashtu sugjerohet që majat e flokut të jenë pakëz më të ndritura nga pjesa tjetër e flokëve, në mënyrë që të theksohet stili i prerjes së flokëve. Si më të popullarizuarat floktarët propozojnë nuanca më të errëta të ngjyrës gështenjë, që nga pak tërheqin nga ngjyra e mjaltit.
Tek ndryshimet e ngjyrës që bëhen në shtëpi më së shumti gabohet gjatë zgjedhjes së ngjyrës, e cila duket ‘shumë e ngrohtë’, ngase jo rrallë jep një shkëlqim ngjyrë portokalli. Nëse dëshironi të arrini një nuancë me ngjyrë ari-gështenjë, floktarja e të famshmëve Meri Robinson sugjeron të blini dy tuba me ngjyrë dhe t’i përzieni, njëra e artë-gështenjë, ndërsa tjetra neutrale-gështenjë. Për nuancë më të mbyllur gështenje, më së miri duhet ta vizitoni profesionistin, ngase në shtëpi është shumë e vështirë për të fituar një ngjyrë të tillë.
Këshilla grimi për ezmere
Theksoni sytë me disa shtresa të maskarës së zezë. Shtresat mund të jetë të ngjyrave dramatike, ngase ngjyrat e mbyllura bartin më shumë grim në sy.
E kuqe e zjarrtë
Edhe pse disa floktarë mendojnë se ekziston nuanca e vërtetë e ngjyrës së kuqe për secilën femër, ajo më së shumti u përshtatet femrave me ngjyrë rozë, përderisa atyre me ten të verdhë vështirë t’u gjendet një nuancë e kuqe, që u përgjigjet. Marrë parasysh në intensitetin e ngjyrës, fermat të cilat e zgjedhin duhet ta mbajnë me dinjitet, ngase ngjyra e kuqe është e lehtë për të tërhequr vëmendjen.
Ngjyrosja në nuanca të kuqe kërkon flokë të shëndetshme, në të kundërtën ngjyra nuk do të shkëlqejë. Po ashtu, duhet shmangur pastrimin e flokëve me shampo agresivë, si ata që largojnë zbokthin, ngase munden të shkatërrojnë shkëlqimin e ngjyrës. Për ngjyrosjen e parë në të kuqe sugjerohet shkuarja tek floktari profesionist.
Këshilla grimi për flokëkuqet
Shmangni grimin me ngjyra të mbyllura. Nuancat rozë dhe buzëkuqi do t’i përgjigjet theksimit të bukurisë suaj. Përdorni shtresa me ngjyrë gështenje në mënyrë që të theksoni vetullat.
Biondinë e dukshme
Ngjyra e verdhë do t’ju shkojë përshtati, nëse edhe si fëmijë keni qenë biondinë. Këtë ngjyrë duhet ta mbani gjithmonë, që do të thotë ngjyroseni çdo tre apo katër javë. Keni frikë ta bëni një gjë të tillë vetëm në shtëpi, zgjidhni nuanca të ftohta të ngjyrës së verdhë, sesa ato ngjyrë ari apo mjalti. Shmangni prodhimet për flokë që në vete përmbajnë alkool, xhel, apo llak, ngase do t’u thahen flokët.
Nëse edhe më tuje hezitoni që flokët t’i ngjyrosni në shtëpi dhe keni drojë, atëherë më së miri do të ishte ta kërkoni ndihmën e profesionistit.
Këshilla grimi për biondinat
Grimi me tone të pjeshkës në mënyrë të hatashme u shkojnë biondinave. Nëse ju pëlqen buzëkuqi me ngjyrë të kuqe, kufizojeni vendosjen e tij vetëm për mbrëmje, ndërsa gjatë ditës zgjidhni diçka më të thjeshtë. Maskara ngjyrë gështenje u shkon përshtati më mirë biondinave, se sa ajo e zeza, e cila në kontrast me flokët duket shumë artificiale

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ngjyra rozë
» Zgjidhet kryesuesi i KK të Gjilanit
» Nga ngjyra e kuqe në të zezë
» Korçë, zgjidhet kreu i Omonias
» Kambovski zgjidhet kryetari i ASHAM
» Zgjidhet kryesuesi i KK të Gjilanit
» Nga ngjyra e kuqe në të zezë
» Korçë, zgjidhet kreu i Omonias
» Kambovski zgjidhet kryetari i ASHAM
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi